Categories
Këshilla

Cili është ushqimi kryesor, nëse dëshironi të reduktoni yndyrën e barkut

Yndyra e trupit nuk është domosdoshmërisht e keqe. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, yndyra e trupit jo vetëm që ndihmon në mbajtjen e trupit tuaj të ngrohtë, por është gjithashtu thelbësore për përthithjen e lëndëve ushqyese dhe prodhimin e hormoneve të rëndësishme. Megjithatë, ekziston një lloj yndyre që është e dëmshme për shëndetin tuaj dhe që është viscerale.

Yndyra viscerale është një lloj yndyre trupore që ruhet në zgavrën e barkut dhe mbështillet rreth organeve të brendshme, mëlçisë, stomakut dhe zorrëve. Edhe pse yndyra viscerale nuk është e dukshme, është lloji i yndyrës që mund të ndikojë negativisht në shëndet, duke rritur presionin e gjakut dhe rrezikun e disa sëmundjeve (p.sh. sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, diabeti, rezistencën ndaj insulinës).

Një mënyrë për të reduktuar yndyrën e barkut është të bëni disa rregullime dietike. Dhe një nga ushqimet më të mira që mund të hani është kosi. Hulumtimet kanë treguar se ushqimet e pasura me proteina, kalcium dhe vitaminë D mund të lidhen me më pak yndyrë viscerale. Prandaj, kosi është ushqimi kryesor që duhet të shtoni në dietën tuaj nëse dëshironi të reduktoni yndyrën e barkut.

Categories
Lajme

Fakt i pakundërshtueshëm: Përzierja e mjaltit me kanellën shëron shumë sëmundje

Është konstatuar se përzierja e mjaltit me kanellë shëron shumë sëmundje. Ne po renditim listën vijuese të sëmundjeve që mund të shërohen me mjaltë dhe kanellë sipas hulumtimit të disa shkencëtarëve të perëndimit.

Sëmundjet e zemrës – Përgatitet një qull nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, lyeje bukën me të, në vend të xhelatinës dhe marmelatës dhe haje rregullisht për mëngjes. Ajo zvogëlon kolesterolin në arterie dhe e shpëton pacientit nga sulmi në zemër. Po ashtu atyre që tashmë e kanë përjetuar atakun kardiak, nëse ata e marrin këtë ilaç për çdo ditë, atyre ua parandalon sulmin tjetër në zemër.

Përdorimi i rregullt i ilaçit të përmendur më lart normalizon frymëmarrjen dhe forcon të rrahurat e zemrës. Në SHBA dhe Kanada, shtëpi të ndryshme të shëndetit kanë trajtuar me sukses pacientët dhe kanë konstatuar se pasi arteriet e vjetra dhe venat e humbin fleksibilitetin e tyre dhe bllokohen, mjalti dhe kanella i rigjallërojnë arteriet dhe venat e tilla.

Artriti reumatik – Pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit mund ta marrin këtë ilaç për çdo ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, një gotë uji të nxehtë me dy lugë mjaltë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle. Nëse ata e marrin këtë rregullisht madje edhe artriti kronik mund të shërohet.

Në studimet e fundit të kryera në Universitetin e Kopenhagës, është konstatuar se kur mjekët kanë trajtuar pacientët e tyre me këtë lloj ilaçi të përzier (një lugë mjaltë dhe gjysmë luge pluhur kanelle) para mëngjesi, ata kishin vënë re se brenda një jave nga 200 njerëz 73 pacientëve krejtësisht ju kishin pushuar dhembjet dhe brenda një muaji, shumica e pacientëve që nuk kanë mundur me ecin më parë ose të lëvizin përreth për shkak artritit kanë filluar të ecin pa ndier më dhimbje.

Infektimet – Merrni dy lugë gjelle me pluhur kanelle dhe një lugë çaji mjaltë dhe vendosi në një ujë të vluar, ose të vakët dhe pije atë. Ajo përzierje (ilaç) i shkatërron mikrobet në fshikëzën e urinës.

Dhimbja e dhëmbit – Përgatisni një pastë nga një lugë çaji pluhur kanelle dhe pesë lugë çaji mjaltë dhe vendosi në dhëmbin që të dhemb. Kjo procedurë mund të aplikohet tri herë në ditë deri sa të ndalet dhimbja e dhëmbit.

Kolesteroli – Dy lugë çaji mjaltë dhe tri lugë çaji pluhur të kanellës, të përzier në 450 gramë në ujë çaji, i jepet pacientit që vuan nga niveli i lartë i kolesterolit, është vërejtur se ia zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak 10 % brenda 2 orëve. Siç u përmend te pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit, nëse përdoret tri herë në ditë, shërohet cilido lloj kolesteroli.

Ftohjet – Ata njerëz që vuajnë nga ftohjet e zakonshme apo të mëdha duhet ta marrin një lugë të vakët me mjaltë me 1/4 e lugës pluhur kanelle në ditë në kohëzgjatje prej 3 ditësh. Ky procesmarrja e ilaçit në këtë mënyrë do të shërojë shumicën e ftohjeve kronike dhe do t’i pastrojë sinuset.

Dhimbjet e barkut – Mjalti kur të merret me pluhur kanelle, shëron dhimbjet e stomakut dhe gjithashtu e pastron stomakun nga ulcerat që nga rrënjët.

Sistemi imun – Përdorimi i përditshëm i mjaltit me pluhur kanelle forcon sistemin imun dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale. Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalti përmban vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltit i forcon rruazat e gjakut për t’i luftuar bakteret dhe sëmundjet virale.

Humbja e peshës – Përdorimi i përditshëm në mëngjes gjysmë ore para mëngjesit, në stomakun e zbrazët dhe në mbrëmje para fjetjes, pini mjaltë dhe pluhur kanelle të vluar në një gotë uji. Nëse këtë e përdor rregullisht, kjo ta zvogëlon peshën madje edhe personave më të shëndoshur. Gjithashtu pirja e kësaj përzierje rregullisht nuk lejon të akumulohet dhjamë-yndyrë, madje edhe nëse ai person merr kalori të mëdha.

Categories
Lajme

5 pijet që do t’ju sheshojnë barkun, provojini dhe shihni ndryshimin

Pijet e ëmbla mund t’ju ëmbëlsojnë mëngjesin ose freskojnë gjatë ditës, por nuk i bëjnë asnjë favor belit tuaj. Një gotë limonadë mund të përmbajë 250 kalori dhe 68 gramë sheqer. Fatmirësisht, ka shumë lëngje të tjera që mund t’i pini pa u shqetësuar, pasi, ato jo vetëm ju freskojnë, por ju ndihmojnë të bini edhe në peshë.

Çaji jeshil – Përveçse ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, çaji jeshil përmban antioksidues që studime të ndryshme kanë treguar se mund të ndihmojnë në djegien e dhjamit. Nëse pini çaj jeshil para stërvitjes, këto përbërës mund t’ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori gjatë ushtrimeve aerobike.

Lëng me çokollatë të zezë – Por, e vërtetë, çokollata – sidomos ajo e zeza- ju ndihmon të dobësoheni sepse largon oreksin dhe ul dëshirën për të ngrënë ushqime të shpejta.

Si ta përgatisni: Hidhni në një shtrydhëse ½ filxhan qumësht soje ose të skremuar, 170 ml kos, ¼ filxhan çokollatë të zezë, 1 filxhan me luleshtrydhe të freskëta dhe pak akull. I shtrydhni mirë të gjithë përbërësit derisa të formohet në një masë homogjene. Më pas e hidhni në gotë dhe e shërbeni menjëherë.

Çaji i mentes – Ky çaj është jo vetëm freskues, por edhe shumë efektiv për sheshimin e barkut. Ai ndihmon stomakun të përpunojë shpejt ushqimet e pasura me shumë yndyra dhe që janë shumë të vështira për t’u tretur, duke parandaluar kështu fryrjen e barkut.

Lëngu i shalqirit – Sa kohë që nuk përzihen me sheqer, lëngjet janë mënyra më e mirë për t’u hidratuar. Shalqiri është hidratuesi më i mirë natyral, jo vetëm për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit, por edhe të pasurit me vlera ushqyese, si likopene që lufton kancerit, apo aminoacide të njohura si arginine. Një studim i publikuar tek “Journal of Nutrition” ka treguar se ky aminoacid mund të ul dhjamin në bark dhe të rrisë masën muskulore.

Frape me ananas – Kjo pije ka një shije shumë të mirë dhe përmban dy ingredientë që ndihmojnë për t’u dobësuar: 1 lugë gjelle vaj nga farat e lirit, të cilat përmbajnë acide yndyrore të pangopura, të provuara që sheshojnë barku, dhe ananasi vetë përmban enzimën bromelain, e cila zbërthen proteinat, lehtëson tretjen dhe parandalon fryrjen e barkut.

Burimi: Women’s Health

Categories
Lajme

Problemet me barkun kanë zgjidhje, këtu gjeni disa kura 100% natyrale

Në një fazë të jetës të gjithë kanë patur probleme me barkun. Disa nga simptomat më të përhapura përfshijnë fryrje, kriza të muskujve të barkut dhe në raste më serioze diare e vazhdueshme.

Problemet me barkun zakonisht kuptojnë se organizmi po kalon në një shqetësim të sistemit gastrointensinal apo tretës. Shkaqet e këtyre shqetësimeve janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga virozat e stinës, infeksionet bakteriale apo përdorimi i antibiotikëve.

Por shpesh këto probleme lindin edhe si pasojë e helmimit nga ushqimi dhe ujit që konsumojmë në përditshmëri. Problemet e barkut që vijnë si rezultat i infeksioneve, janë më të përhapura tek fëmijët e vegjël dhe shkaktohen nga virozat. Ndërsa ato që shkak kanë helmimin vijnë si pasojë e ruajtjes jo në mënyrën e duhur të ushqimit. Ju sjellim disa metoda efektive të cilat arrijnë të ndihmojnë trupin në normalizimin e krizave të barkut.

Hidratimi: Dehidratimi është një nga pasojat që shkaktojnë problemet me barkun, dhe në disa raste diçka e tillë është fatale. Prandaj është shumë e rëndësishme që të konsumohen lëngje natyrale dhe ujë. Ato që duhen të shmangen janë aklooli, qumështi dhe pijet me kafeinë, pasi mund të përkeqësojnë simptomat.

Probiotikët: Probiotikët ju duhen. Ato janë burimi kryesor i baktereve të mira të cilat ndodhen në mukozën e organeve të sistemit tretës. Këta janë praktikisht organizma të gjallë të cilët jetojnë në disa ushqime. Këtu përfshihen djathi i bardhë, kosi, kefiri, ullinjtë jeshil, çokollata e zezë, lakra dhe kastravecët turshi. Bakteret e mira që jetojnë në organet e sistemit tretës janë thelbësore në mbrojtjen e tyre nga infeksionet. Kur organizmi bie në kontakt me antibiotikë të ndryshëm, apo preket nga viruse, probiotikët ndihmojnë në ekuilibrimin e funksioneve të sistemit tretës.

Ushqimet që duhen konsumuar
Ushqimet të cilat ndihmojnë në kontrollimin e simptomave të problemeve me barkun përfshijnë: bananet, orizin, pure molle dhe bukë të thekur. Këto ushqime bëjnë të mundur që shëndeti i organeve të sistemit tretës të mos përkeqësohet. Ushqime të tjera që mund të konsumoni janë: tërshëra, patate të zjera apo të pjekura pa lëkurë, mish pule e pjekur pa lëkurë dhe supë pule.

Ushqimet që duhet të shmangni
Ushqimet e skuqura apo me yndyrë të tepërt ndikojnë në përkeqësimin e simptomave të problemeve me barkun. Ju këshillojmë që të mos konsumoni as ushqime me nivel të lartë fibrash. Këtu futen frutat dhe perimet pasi ndikojnë në fryrjen e stomakut. Gjithashtu ushqime të tjera që duhen shmangur janë: alkooli, bishtajorët, brokoli, lakra e gjallë, lulelakra, misri, qiqrat, akullorja, kumbullat, çaji e qumështi. Por nëse simptomat zgjasin për një kohë të gjatë, është e këshillueshme që të konsultoheni me mjekët e fushës për trajtime më të forta.

Categories
Lajme

8 pijet që na shkaktojnë fryrje barku, koha për të hequr dorë

“Pse jam kaq i fryrë?” Këtë pyetje e kemi bërë të gjithë të paktën njëherë në jetë, kur jemi ndjerë sikur barku ynë do të plasë nga momenti në moment. Ka shumë ushqime dhe pije që ndikojnë për keq në sistemin tonë të tretjes, madje dhe ato që janë të preferuarat tona. Ja një listë të atyre lëngjeve që duhet të shmangni nëse doni një bark të sheshtë.

Kafeja
E dimë që nuk e pritët mirë këtë lajm, por kafeja është një nga pijet kryesore që shkakton fryrje. Ajo inkurajon lëvizjen e zorrës së trashë dhe efektet e saj në zorrën e trashë janë të krahasueshme me ato të një vakti me 1000 kalori. Ajo nxit lirimin e gastritit dhe sekretimin e acidit në stomak.

Qumështi
Intoleranca ndaj laktozës ndodh kur njerëzit kanë mangësi të laktazës, një enzimë që zbërthen qumështin në dy forma të thjeshta sheqeri: glukozë dhe galaktozë të cilat thithen në gjak. Pra, kur laktoza (sheqeri në qumësht) udhëton përmes sistemit tuaj të tretjes, ajo tërheq ujin nga zorra, gjë që shkakton gaz, fryrje dhe dhimbje.

Alternativat e qumështit
Kur je intolerant ndaj laktozës, mund të konsumosh alternativat e tjera të qumështit si smoothie, që janë kremoze dhe shijojnë më shumë. Por arsyeja përse janë kremoze është se ato kanë një përbërës të quajtur carrageenan, një ekstrakt nga algat e detit, që mund të ndikojë në funksionin e zorrëve.

Lëngu i mollës
Mollët përmbajnë një sheqer të natyrshëm, por gjerësisht të patretshëm që quhet sorbitol, i cili lidhet me diarrenë, gazin dhe fryrjen. Disa lëngje molle mund të jenë ëmbëlsuar artificialisht me sorbitol kimik, i cili mund të përthithet me vështirësi nga zorra.

Pijet me gaz
Çdo pije e gazuar (qoftë edhe ujë) mund të shkaktojë fryrje. Flluskat në pijet e gazuara janë në të vërtetë gaz, të cilat mund të bien në barkun tuaj dhe të bëjnë të ndiheni sikur të jeni mbushur me helium.

Pijet dietike
Sheqeruesit artificialë që përdoren në pijet dietike janë të lidhura me çështjet e tretjes. Sheqernat janë zbuluar gjithashtu për rritjen e oreksit, të cilat mund të çojnë në probleme me stomakun.

Alkooli
Alkooli i tepruar shkakton prishjen e sistemit natyror mbrojtës të stomakut dhe çon në gastrit, një inflamacion. Plus, nëse kombinoni pije me sodë të gazuara (sidomos sodë dietike), keni më shumë faktorë negativë që ndikojnë në problemet me stomakun.

Çdo pije me pipë
Çdo pije që pihet me pipë mund të shndërrohet në një shkak të fryrjes pasi përmes saj ju thithni ajër që nëse do të pinit me gotë nuk do ta thithnit. Plus, pipat janë një ndotës i madh që prish ekosistemet tona, kështu që duhet të hiqni dorë prej tyre.

Categories
Këshilla

Kjo pije para gjumit ju ndihmon të eliminoni dhjamin e barkut

Dhjami i barkut është konsideruar si dhjami më i vështirë për t’u eliminuar nga trupi si dhe shkaktar i shumë problemeve shëndetësore, të tilla si sëmundje kardiovaskulare, hipertension, diabet tip 2 dhe probleme me gjumin. para gjumit. Për njerëzit të cilët nuk kanë mundësi të bëjnë aktivitet të rregullt fizik, kjo pije mund të jetë zgjidhje e përkryer.

Ajo stimulon detoksifikimin dhe eliminimin e toksinave dhe mbeturinave të tepërta nga trupi, duke lejuar thithjen e duhur të ushqyesve nga ushqimi. Gjithashtu, ajo do të mbrojë trupin nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira dhe komponimet e tjera toksike që mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin tuaj.

Përbërësit e nevojshëm: ½ limon, 1 kastravec, një tufë majdanoz, 1 lugë çaji xhenxhefil, 1/3 gotë ujë.

Si ta përgatisni dhe kur ta konsumoni: Përzieni mirë të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash e perimesh. Konsumojeni çdo natë para se të flini.

Categories
Këshilla Lajme

Pas të 30-ave shtohet dhjami në bark: 5 këshilla për ta parandaluar!

Pas te 30-ave vihet re nje shtim i mases dhjamore ne zonen abdominale! Ky dhjame qe vendoset rreth barkut llidhet me inflamacion ne organizem. Prezenca e ketij dhjami ne zonen abdominale rrit tensionin dhe kolesterolin.

Ne kete faze te jetes hormoni i rritjes fillon te pakesohet. Per ta parandaluar, shtoni ne dieten tuaj konsumin e perimeve jeshile, fasuleve, bishtajoreve dhe frutave. Evitoni konsumin e sheqerit te bardhe, embelsirat, pijet alkolike.

Shmangni yndyrat e ngopura duke i zevendesuar ato me yndyrnat me burime cilesore si vaj ulliri, avokado, vaj lini, fara, arra. Beni cdo dite 30 minuta ecje maratone. Flini gjume rreth 8 ore

Categories
Lajme

Fruti që ndihmon direkt për fryrjen e barkut si asgjë tjetër

Fryrja e barkut është një shqetësim që na prek të gjithëve. Por para se të provoni ndonjë ilaç të veçantë, kthehuni nga natyra pas papaja është fruti që do t’ju ndihmojë. Sipas dietologëve, papaja është ilaçi perfekt natyral për fryrjen e barkut.

Përmban enzimën papain që ndihmon tretjen, dhe veçanërisht në tretjen e proteinave. Kjo lëndë ushqyese e veçantë është aq e fuqishme sa shpesh përfshihet në shumë shtesa dietike që premtojnë tretje më të mirë dhe zvogëlojnë urthin.

Përveç kësaj, papaja është shtesa perfekte për dietën tuaj ditore, pasi është super hidratuese dhe e pasur me vitamina dhe fibra. Ajo gjithashtu përmban B-karotinë, e cila promovon shëndet të mirë të lëkurës dhe syve.

Categories
Lajme

10 ushqimet që ‘zhdukin’ yndyrën e zonës së barkut

Shumë njerëz përballen me yndyrën e zonës së barkut. Ju mund të keni një peshë ideale, por yndyra e tepërt e akumuluar në zonën e barkut mund t’ju shqetësojë. Disa njerëz i drejtohen kirurgjisë, por para se të shkoni atje, provoni metodat natyrale. Njëra prej tyre është të përfshini këto ushqime në dietën tuaj të cilat janë një armë e vërtetë në luftën kundër yndyrave abdominale.

1. Agrumet – Vitamina C në frutat si limonat, qitrot e portokajt ndihmon trupin të përpunojë yndyrat më shpejt, gjithashtu eliminon insulinën duke parandaluar shtimin në peshë. Konsumojini këto fruta në vaktin e mëngjesit.

2. Pjepri dhe shalqiri – Këto fruta janë shumë të pasura me kalium i cili rregullon nivelet e kripës duke reduktuar fryrjen e barkut.

3. Arrat – Herën tjetër që do të bëni sallatë, shtojini edhe një grusht arra pasi janë të shkëlqyera për të luftuar yndyrën e zonës së barkut. Përveçse janë të shijshme, ato përmbajnë Omega-3 të cilat ju ndihmojnë në disa mënyra si p.sh në rregullimin e stresit hormonal, si kortizoli dhe parandalimi i akumulimit të yndyrave. Mos hani shumë, ju mjaftojnë 4 arra në ditë.

4. Bajamet – Është mirë të konsumoni deri në 10 bajame në ditë. Për shkak të indeksit të tyre glicemik, kontrollojnë nivelet e sheqerit në trupin tuaj dhe aktivizojnë metabolizmin. Gjithashtu, për shkak të përmbajtjes së lartë të kalciumit, proteinave, fibrave dhe Omega-3, ato ju mbajnë të ngopur gjatë ditës.

5. Kafeja jeshile – Kafeja jeshile ka një famë botërore në eliminimin e yndyrave të zonës së barkut. Kur janë jeshile ato përmbajnë acid klorogjenik, një komponent që redukton absorbimin e sheqernave në traktin gastrointestinal si dhe djeg yndyrën e akumuluar. Ky acid gjithashtu stimulon aktivitetin metabolik të mëlçisë, e cila do të djegë edhe më shumë yndyra.

6. Tërshëra – Ky ushqim është një burim natyral fibrash dhe proteinash dhe kjo është arsyeja pse rekomandohet për mëngjes ose darkë. Ndihmon në rregullimin e kolesterolit dhe pastron gjakun. Ajo eliminon yndyrat e barkut duke larguar toksinat nga trupi, kështu që përpiquni ta integroni në dietën tuaj herë pas here.

7. Perimet e pasura me shumë fibra – Është e rëndësishme të dini se ju bën mirë të hani disa porcione perimesh të gjalla në ditë: karota, perime me gjethe jeshile, etj. Si rezultat, trupi juaj do të aktivizohet më mirë dhe do të djegë më shumë yndyra. Duhet të hani gjithashtu edhe perime shumë të larta në fibra si spinaqi dhe brokoli. Nutrientët e tyre janë në gjendje të përthithin më pak yndyrë në zorrë.

8. Frutat e pyllit – Këto fruta të shijshme si luleshtrydhet, mjedrat, boronicat dhe manaferrat kanë përmbajtje të lartë fibrash dhe pak kalori. Falë flavonoideve, ato rregullojnë nivelet e sodiumit në trup. Gjithashtu përmbajnë antocianina, në gjendje për të parandaluar asimilimin e yndyrave dhe sheqernave.

9. Salmoni – Është një burim thelbësor i Omega 3 dhe proteinave, gjithashtu aktivizon metabolizmin dhe parandalon grumbullimin e dhjamit në zonën e barkut. Mund të hani një porcion prej këtij peshku deri në dy herë në ditë.

10. Vaj ulliri – Shoqëruesi më i mirë i sallatave tona. Mos nguroni ta përdorni sa më shumë në tryezë sepse përmirëson përthithjen e nutrientëve në trup dhe redukton kolesterolin. Është gjithashtu një aleat i mirë në rregullimin e yndyrave të barkut.

Categories
Lajme

Barku i fryrë kur zgjoheni në mëngjes po ju jep dy mesazhe kryesore për shëndetin

Eshtë normale që një stomak plot para gjumit shkakton parehati, prandaj shpesh sugjerohet që vakti i darkës të mbyllet herët, por ka diçka tjetër edhe më të sikletshme. Të zgjohesh me ndjesinë e të qenit e fryrë. Pse ndodh kjo?

Sipas ekspertëve ndjesia e një barku të fryrë që në mëngjes shkaktohet nga ushqimet të cilat trupi nuk i absorbon mirë gjatë natës që mund të jenë qumështi, apo gjithçka që përmban gluten. Gazrat e mbledhura që shkaktojnë fryrjen përveç të tjerave janë gjithashtu rezultat i frymëmarrjes me gojë gjatë natës.

“Procesi i sistemit digjestiv gjatë natës nis të ngadalësohet, që do të thotë se nëse keni konsumuar një vakt të rëndë në darkë ka gjasa të ketë ende ushtrime të patretura në stomakun tuaj. Zakonisht ndjesia e fryrjes është më e lartë nëse keni konsumuar ushqime me shumë fibra.”- është shprehur për Pop Sugar mjekja Tamara Freuman.

Një tjetër faktor sipas saj mund të jetë edhe kafja e mëngjesit. Embëlsuesit artificialë nuk treten plotësisht nga stomaku, gjë që çon në rritjen e ndjesisë së fryrjes.

Si mund ta minimizojmë këtë lloj parehatie?

Për t’u ndjerë më të lirshëm, mjekët rekomandojnë përdorimin e vajit të mentes dhe aktivitet fizik ndonëse më e mira do të ishte parandalimi. Ndarja e saktë e kohës së vakteve dhe një darkë e hershme do të shmangnin fryrjen, por nëse kjo ndjesi është e përhershme dhe bëhet e paevitueshme, ekspertët rekomandojnë takimin me një mjek.