Categories
Lajme

A duhet t’ua shpojmë veshët bebeve? Rreziqet që duhet të merrni parasysh

Kur prindërit pyesin pediatrit për shpimin e veshëve te të porsalindurit, si duhet të përgjigjen? Asistentja e pediatrisë Suzanne Rossi e kishte dëgjuar pyetjen më shumë se një herë nga prindërit e të porsalindurve: “Kur mund t’ia shpoj veshët fëmijës tim? A ka ndonjë rrezik?”

E painformuar plotësisht, ajo pa literaturën mbi këtë temë dhe ndau gjetjet e saj. Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP), vuri në dukje ajo, ka një rekomandim të madh: Shtyni shpimet e veshit derisa fëmija të jetë mjaft i rritur për t’u kujdesur vetë për vendin e shpuar.

“Kjo është pa dyshim mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infeksionit,” tha Rossi. Pavarësisht rreziqeve, për arsye kulturore dhe të tjera, shumë familje vazhdojnë me shpimin e veshit. Në këto raste, vuri në dukje Rossi, AAP rekomandon që të përdoren vathët e arit për të reduktuar rrezikun e një reaksioni alergjik dhe inflamacionin në zonën e shpimit. Një tjetër rekomandim është që alkooli të aplikohet në zonë tri herë në ditë për disa ditë për të reduktuar rrezikun e infektimit. Prindërit duhet ta lënë vathin pa hequr për 4 deri në 6 javë dhe ta rrotullojnë butësisht çdo ditë. AAP rekomandon që procedura të bëhet nga një profesionist i trajnuar në kushte sanitare.

Shpimi i veshëve mund të sjellë komplikime si: gjakderdhje, alergjitë e kontaktit, lëndime post traumatike, më e zakonshme me vathët e varur, deformim i veshit, më i zakonshëm me shpime në pjesën e sipërme të veshit, enjtje, infeksion dhe rrjedhje purulente, e cila ndodh në 24 për qind të të gjitha shpimeve të veshit.

Rossi gjithashtu vuri në dukje se pediatrit duhet të jenë të vetëdijshëm për disa grupe pacientësh, si fëmijët me sëmundje kongjenitale të zemrës (CHD), në të cilat pasojat e një infeksioni të lidhur me shpimin e veshëve mund të jenë shumë më serioze. Midis një grupi mjekësh që kujdesen për adoleshentët dhe të rriturit me CHD, 53 për qind nuk e miratuan shpimin e veshëve.

Categories
Lajme

Nëse hani bajame çdo ditë, do të keni 4 përfitime për shëndetin

Ngrënia e bajameve mund të shpëtojë jetën tuaj. Konsumimi i ulët i bajameve rrit shanset për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Ndër frutat e thata, bajamet janë të preferuarat jo vetëm për shijen e tyre, por edhe për përfitimet që i japin trupit tonë. Ju rendisim më poshtë 4 përfitime:

Redukton aknet – Bajamet janë të mbushura me vitaminë E dhe antioksidantë që mund t’ju ndihmojnë të kuroni aknet dhe të rigjeneroni lëkurën tuaj nëse mund t’i “rezistoni” niveleve të larta të omega-6.

Ju ndihmon të trajtoni diabetin – Ky studim tregoi se pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2 ka të ngjarë të shohin që gjendja e tyre fizike të përmirësohet duke ngrënë bajame në baza ditore. Jo vetëm që ato ndihmojnë në bllokimin e arterieve duke ulur “kolesterolin e keq”, por ato gjithashtu kontribuojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak falë mineraleve të tyre.

Ju ndihmon ta merrni veten më shpejt pasi keni lindur – India ka një traditë të gjatë të ngrënies së bajameve si një ilaç natyral për të rregulluar florën e zorrëve dhe për të fituar energji. Bajamet janë një përbërës thelbësor në dieta dhe shpesh u rekomandohen grave pas lindjes për t’i ndihmuar ato të shërohen shpejt dhe të shmangin shenjat e strijave.

Mund t’i bëjë bebet tuaja më të zgjuara – Bajamet mund të përmirësojnë aktivitetin e trurit. Ngrënia e 74 gram bajameve në javë mund ta bëjnë fëmijën tuaj më të zgjuar, sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët spanjollë që vëzhguan 2,208 gra shtatzëna. Fëmijët u monitoruan atëherë kur ishin 1, 5 dhe 8 vjeç. Fëmijët, nënat e të cilëve hanin bajame gjatë shtatzënisë morën më shumë pikë në testet e tyre të inteligjencës.

Si mund t’i konsumoni bajamet? – Mund t’i konsumoni të gjalla, por edhe si pjesë e recetave të ndryshme. Vlerat që marrim prej tyre në të dyja rastet janë thuajse njëlloj.

Categories
Lajme

Nuk kishte ndodhur kurrë, lind foshnja 6.5 kg në Kosovë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ka lindur një bebe me peshë afro 6.5 kg.

Lindja e një foshnje me një peshë të tillë përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë në Kosovë.

“Mes vështirësive, të cilat i ka krijuar Pandemia COVID-19, sidomos ditëve të fundit, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami, realizuan suksesshëm lindjen me operacion”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Categories
Lajme

Pse të porsalindurit buzëqeshin kur flenë, edhe pse nuk ëndërrojnë?

Buzëqeshja e një foshnjeje të porsalindur është aq e veçantë sa shpesh njihet edhe si “buzëqeshja ëngjëllore”. Për shumë prindër, ky është momenti që kompenson gjithë lodhjen dhe orët pa gjumë, por pse dhe si ndodh? A po ëndërron fëmija? A po rikujton kohën në barkun e nënës?

Buzëqeshin edhe para se të lindin – Nëse keni pasur fatin të shihni fëmijën tuaj duke buzëqeshur në ultratinguj, mos mendoni se po imagjinonit gjëra të pavërteta. Një studim që vëzhgoi mbi 500 gra shtatzëna me ultratinguj 4D, zbuloi se deri në 31 fetuse ishin duke buzëqeshur për një kohë mesatare prej 3.21 sekondash secila. Në këtë mënyrë, shkencëtarët përcaktuan se buzëqeshjet spontane ndodhin edhe kur foshnjat janë ende në bark, shumë kohë para lindjes së tyre. Rreth javës së 26 të shtatzënisë, foshnjet mund të buzëqeshin dhe madje edhe të qajnë brenda mitrës.

Buzëqeshjet e para, të pavullnetshme – Siç e përmendëm më herët, këto veprime të kryera nga foshnja në mitër konsiderohen si veprime “refleksive”. Kjo do të thotë se ato janë një përgjigje e menjëhershme ndaj një stimuli, i cili në rastin e foshnjave është zakonisht një ndjenjë e mirëqenies së brendshme. Ndryshe nga shumë prej nesh, ka shumë të ngjarë që foshnjat në të vërtetë nuk janë të vetëdijshme se janë duke buzëqeshur, kështu që ne po flasim për një lëvizje të pavullnetshme të muskujve të tyre, si në rastet kur thithin gishtin e madh.

Kur fle, një i porsalindur normalisht kalon në 2 faza të gjumit: gjumë aktiv dhe gjumë të thellë. Faza aktive, e njohur edhe si REM, e cila është një akronim për “Rapid Eye Movement” (lëvizja e shpejtë s syve), mendohet se prodhohet nga aktiviteti intensiv i trurit. Kjo ndodh afërsisht 60-90 minuta pasi t’ju ketë zënë gjumi. Gjatë kësaj faze, ka më shumë gjasa që t’i shohim foshnjat duke buzëqeshur apo duke bërë veprime të tjera të pavullnetshme.

Buzëqeshja si reagim/përgjigje – Meqë nuk mund të flasin, të qeshurit dhe të qarat janë mjetet kryesore të komunikimit të foshnjeve. Kjo është arsyeja pse buzëqeshjet e tyre mund të jenë gjithashtu një përgjigje ndaj ndjenjave pozitive ose ndjesive qetësuese të tilla si një përkëdhelje në faqe apo një ninullë.

Të porsalindurit nuk ëndërrojnë – Ndërsa shihni një foshnjë që buzëqesh teksa fle, mund të mendoni edhe se ajo po sheh ndonjë ëndërr, por kjo nuk ka shumë gjasa të ndodhë. Një foshnjë e porsalindur nuk ka ende përvoja të mjaftueshme për të kujtuar apo aftësi për të imagjinuar.

Fjetja në javët e para të jetës ka disa funksione shumë specifike të cilat përfshijnë ndihmën e foshnjave për të zhvilluar trurin e tyre, për të përpunuar informacionin dhe për të konsoliduar kujtesën, e cila fillon të marrë formë në barkun e nënës. Kjo e fundit, në fakt, mund të vërtetohet duke vëzhguar se si foshnjat mund të njohin zërin e nënës ose babait të tyre vetëm disa orë pasi kanë lindur.

Categories
Lajme

13 muaj në terapi intensive, vogëlushja që lindi 212 gramë kthehet në shtëpi!

Një foshnjë, që mendohet se ka lindur me peshën më të vogël në botë, ka dalë nga spitali në Singapor pas 13 muajsh në terapi intensive. Vogëlushja Kwek Yu Xuan peshonte vetëm 212 gramë kur lindi, sa madhësia e një molle dhe gjatësia e saj ishte 24 cm. Ajo lindi në javën e 25-të për shkak të një komplikacioni gjatë shtatzënisë së nënës së saj.

Mamaja e të voglës iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak se u diagnostikua me pre-eklampsia, një gjendje shtatzënie që karakterizohet nga presioni i lartë i gjakut që mund të shkatërrojë organet vitale dhe mund të jetë fatale për të dy si fëmijën dhe nënën.

Pas lindjes mjekët nuk u dhanë prindërve të vajzës shumë shpresë për mbijetesë. “Megjithë vështirësitë dhe komplikacionet, e vogla frymëzoi të gjithë njerëzit përreth me këmbënguljen dhe rritjen e saj, gjë që e bën atë një fëmijë të jashtëzakonshëm- një rreze shprese mes trazirave të Covid- 19″, tha spitali Universitar Kombëtar i Singaporit (NUH) në një deklaratë.

Categories
Këshilla

Dëshiron lëkurë të pastër si bebe? Provo një nga këto 5 pije verore

Ne jemi çfarë pimë dhe çfarë hamë. Dhe të gjithë e dimë se mënyra më e mirë për të pastruar organizimin tonë është të konsumojmë pijet e duhura. Këtu keni një listë të pijeve që mund t’i përgatisni në shtëpi:

1.Pija ABC – Lëngu me mollë, panxhar dhe karrot njihet si “Pija magjike”. Prezantuar fillimisht nga specialistët kinezë si një luftuese e kancerit, ky lëng është i njohur për pastrimin e lëkurës, pastrimi e sistemit tonë dhe rrit energjinë.

2.Pija xhenxhefil dhe limon – Nuk ka asgjë për të cilën xhenxhefili nuk është i mirë. Është si një paketë me lëng ushqyese dhe vitamina. Limoni ka vitaminë C dhe disa multi-vitamina të tjera esenciale. Kjo është një pije që pastron sistemin, mbron dhe ndihmon në shëndetin e lëkurës.

3.Pija me karrotë – Karrotat kanë vitaminën B dhe Kalium. Një gotë në ditë parandalon aknet, ju mban larg plakjes dhe kontrollon dëmet nga dielli.

4.Pija me shalqi – Shalqiri ka vitaminën A dhe antioksidant. Duke marrë në konsideratë faktin që ky frut ka 92% ujë, është një nga pijet më shkëlqyese dhe të shëndetshme. Përbërja e tij kontrollon yndyrën në lëkurën tuaj, parandalon dëmet nga dielli dhe është një kurë shumë e mirë kundër plakjes.

5.Pija me portokall – Portokalli ka vitaminën C dhe ky lëng përmirëson cilësinë e lëkurës suaj. Në këtë mënyrë siguron një lëkurë të tendosur dhe pa rrudha.

Categories
Këshilla Lajme

7 rreziqe që i kanosen një foshnje nga puthja – shumicën nuk i dini

Në momentin që shohim një foshnjë të vogël gjithçka që duam është ta puthim dhe përqafojmë (flasim në periudha normale, jo pandemie). Të gjithë e njohim mirë këtë ndjesi. Megjithëse e bëjmë thjesht nga dashuria, një veprim i tillë mund të jetë shumë i dëmshëm për fëmijën. Është zbuluar se puthja e një foshnje në buzë ose në zonën afër gojës mund të rezultojë e rrezikshme për një të porsalindur. Megjithatë, nuk është vetëm puthja e foshnjës afër buzëve që mund të paraqes një problem. Puthjet në duar ose në pjesë të tjera të trupit, të cilat më pas do të vijnë në kontakt me gojën e fëmijës, janë po aq shqetësuese.

Një nga pikat kryesore që duhet të merrni në konsideratë është të mos lejoni askënd të puthë fëmijën tuaj në zonën afër gojës, veçanërisht gjatë tre muajve të parë të lindjes. Pse? Arsyet i gjeni më poshtë.

1. Plagët e buzëve

Fëmija juaj mund të rrezikohet kur puthet nga një i rritur që ka plagë në buzë, të njohura si flluska temperature ose herpes oral. Prandaj, puthja e foshnjës (madje edhe në pjesët e tjera të trupit të tyre, si duart) duhet të shmanget plotësisht nëse personi ka një plagë të tillë.

2. Sëmundjet e frymëmarrjes

Ekzistojnë sëmundje të frymënarrjes (veç Covid-19) që janë ngjitëse dhe nëse dikush i infektuar afrohet dhe puth fëmijën, virusi do të kalojë tek ai. Te bebet, tubat e ajrit për frymëmarrje janë të një madhësie të vogël dhe shumë të hollë, kështu që inflamacioni i shkaktuar nga infeksioni mund të rezultojë i rrezikshëm.

3. Alergjitë ushqimore

Shumë fëmijë dhe të rritur përballen me alergji që vijnë nga ushqime ose produkte të caktuara. Njerëzit mund të mos jenë në dijeni të glutenit të pranishëm në buzëkuqin e tyre, i cili mund të jetë i dëmshëm për një fëmijë që ka sëmundje celiake. Është mirë të tregoheni të kujdesshëm, sepse nuk mund të jeni kurrë të sigurt se çfarë ushqimesh mund të ketë konsumuar personi që puth fëmijën tuaj, dhe pjesë të këtyre ushqimeve mund të kenë mbetur akoma në gojën e tij.

4. Rreziku i ekspozimit ndaj kimikateve toksike

Produktet e kujdesit për lëkurën dihet që përmbajnë kimikate që ndihmojnë burrat dhe gratë të duken të rinj dhe të freskët. Produkte të tilla mund të përmbajnë paraben, formaldehid, ngjyra artificiale dhe shumë më tepër. Prandaj, është e këshillueshme që njerëzit që përdorin produkte të tilla të shmangin puthjet ndaj fëmijëve. Në këtë mënyrë, ju mund të mbroni fëmijën tuaj nga ekspozimi ndaj kimikateve të tilla toksike.

5. ‘Sëmundja e puthjes’

‘Sëmundja e puthjes’ është një nofkë që i jepet termit ‘mononukleozë’, një infeksion i cili kalon përmes pështymës, shpesh përmes puthjes. Edhe pse dihet që ndodh më shpesh në mesin e adoleshentëve dhe të rriturve, mund të prekë edhe foshnjat. Kjo është ngjitëse dhe mund të kalojë te fëmijët dhe të rriturit e tjerë shumë lehtë.

6. Kavitete

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për faktin se mosmbajtja e higjienës orale mund të çojë në kavitete të dhëmbëve. Një fakt më pak i njohur është se puthjet që i jepen një foshnje mund të çojnë gjithashtu në kavitete të dhëmbëve të fëmijës. Bakteret e quajtura streptokok mutans të pranishme në pështymën e dikujt, kur i kalohen fëmijës, mund të çojnë në kavitete të dhëmbëve të tij të vegjël. Dikush mund të kalojë pa dashje mikrobet te fëmija përmes një puthjeje ose gjatë ndarjes së ushqimit me fëmijën. Për të qenë të sigurt, duhet të siguroheni që të mos spërkatni pështymë ndërsa fryni në ushqimin e fëmijës për ta ftohur.

7. Sistemi imun i dobësuar

Bebet janë më të prekshme ndaj sëmundjeve gjatë disa muajve të parë kur bakteret e tyre në zorrë janë akoma në fazën e zhvillimit. Për këtë arsye, çdo fëmijë ose i rritur që është në kontakt me foshnjën duhet të ketë larë mirë duart dhe të mos ketë ndonjë shenjë sëmundjeje. Mund të ketë raste kur një i rritur ose fëmijë, pa dijeni për sëmundjen, puth foshnjën. Në muajt e parë, trupi i tyre ka imunitet të papërfillshëm dhe është shumë i ndjeshëm ndaj mikrobeve. / Anabel

Categories
Lajme

“Kush e ka beben më të madhe?”, lojën e fiton kjo nënë në TikTok!

Një nënë ka postuar në rrjetet sociale videon e të porsalindurit të saj buçko që peshon 6.4 kg, peshë që është afërsisht dy herë më e madhe nga mesatarja e të porsalindurve të tjerë.

Përdoruesja e TikTok me emrin @shans1588 tregoi historinë e saj të pabesueshme të lindjes javën e kaluar, ndërsa iu përgjigj një “loje” që u kërkonte prindërve të ndanin peshën e foshnjës së tyre më të madhe, për të parë se kush kishte fëmijën më të rëndë.

“Duam të luajmë kush ka beben më të madhe? Fitoj unë ”, tha ajo në fillim të videos së saj virale, e cila është parë më shumë se 29 milionë herë.