Categories
Lajme

A e dini se bebja e syrit tregon inteligjencën tuaj?

Shkencëtarët besojnë se madhësia e bebëzës së syrit të njeriut ndërlidhet me inteligjencën më të madhe fluide, kontrollin e vëmendjes dhe, në një masë më të vogël, kapacitetin e kujtesës që punon, gjë që tregon një marrëdhënie të pabesueshme midis trurit dhe syrit.

Kërkimet e kryera në laboratorin e Institutit të Teknologjisë në Xhorxhia të SHBA-së tregojnë se madhësia e bebëzës është e lidhur ngushtë me ndryshimet individuale në inteligjencë. Sa më të mëdha bebëzat, aq më e lartë inteligjenca, vëmendja dhe kujtesa, shkruan Scientific America.

Në fakt, tre studimi kanë zbuluar se ndryshimi në madhësinë e bebëzës midis njerëzve që kanë rezultatet më të mira në testet njohëse dhe atyre që kanë rezultatin më të keq është mjaft i madh për t’u parë nga “syri i pastërvitur”.

Zgjerimi i bebëzës u përdor si tregues i përpjekjes, një teknikë e popullarizuar nga psikologu Daniel Kahneman në vitet 1960 dhe 1970. Në atë kohë, u zbulua lidhja midis madhësisë së bebëzës së syrit dhe inteligjencës, por ai nuk mund të thoshte me siguri se rregulli ishte i zbatueshëm për të gjithë.

Studiuesit e intriguar kryen disa studime të mëdha që përfshinin më shumë se 500 njerëz të moshës 18 deri 35-vjeç nga Atlanta. Ata matën madhësinë e bebëzave të syrit të pjesëmarrësve duke përdorur një pajisje për ndjekjen e syve, e cila regjistron reflektimin e dritës nga bebëzat dhe kornea duke përdorur një aparat fotografik dhe një kompjuter të fuqishëm.

Ata matën bebëzat e pjesëmarrësve në qetësi ndërsa ata vështronin në ekranin e zbrazët të kompjuterit për katër minuta. Gjatë asaj kohe, pajisja regjistroi bebëzat e subjekteve dhe më në fund llogariti madhësinë mesatare të bebëzave të secilit prej tyre.

Madhësia e bebëzës i referohet diametrit të hapjes rrethore të zezë në qendër të syrit. Mund të shkojë nga rreth dy deri në tetë milimetra. Bebëza është e rrethuar nga një zonë shumëngjyrëshe e njohur si iris, e cila është përgjegjëse për kontrollimin e madhësisë së bebëzës. Ndërsa bebëzat ngushtoheshin në përgjigje të dritës së ndritshme, të gjitha dritat në laborator ishin të errësuara.

Është zbuluar se bebëza e madhe e syrit shoqërohet me inteligjencë më të madhe fluide, kontroll të vëmendjes dhe, në një masë më të vogël, kapacitet të kujtesës që punon, duke treguar një marrëdhënie interesante midis trurit dhe syrit.

Përgjigjja për këtë pyetje lidhet me proceset që ndodhin në tru. Madhësia e bebëzës shoqërohet me aktivitetin në locus coeruleus, bërthama e vendosur në rrjedhën e sipërme të trurit me lidhje nervore të gjera me pjesën tjetër të trurit.

Locus coeruleus çliron norepinefrinën, e cila vepron si një neurotransmetues dhe si një hormon në tru dhe trup, rregullon procese të tilla si perceptimi, vëmendja, të mësuarit dhe kujtesa, në mënyrë që rajonet e largëta të trurit të mund të punojnë si një ekip në një larmi detyrash dhe qëllimesh.

Mosfunksionimi i locus coeruleus është i ndërlidhur me sëmundjen Alzheimer dhe çrregullimin e hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes.