Categories
Këshilla

Ky është ushqimi më ideal për zemrën, gjakun dhe trurin

Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe mendjes sonë. Boronica ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën. Antioksidantët që gjenden te boronicat, sidomos ato që rriten të egra në tokat shqiptare, neutralizojnë radikalet e lira që nxisin disa sëmundje si ato të zemrës apo tumoret.

Studimet thonë se ngrënia e një filxhani çaji me boronica (ose 200 gramë) çdo ditë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Kjo sasi boronicash arrin të përmirësojë funksionin e enëve të gjakut dhe të ulë nivelet e tensionit sistolik të gjakut.

Këto studime janë bazuar në eksperimente të kryera tek burra dhe gra. Ata kanë konsumuar këtë sasi boronicash çdo ditë për një muaj me radhë. Tensioni i gjakut përmirësohet në vetëm 2 orë pas konsumit të boronicave në formë të plotë ose si lëng.

Boronicat janë një burim i shkëlqyer mangani. Ky mineral luan një rol të madh në konvertimin e karbohidrateve dhe yndyrnave në energji. Boronicat përmbajnë dhe shumë vitaminë C.

Ajo ndihmon në formimin e kolagjenit dhe ndihmon për të pasur mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm. Gjithashtu boronicat, së bashku me luleshtrydhet mendohet se kanë një ndikim shumë pozitiv në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiake tek femrat.

Kur nuk është sezoni i tyre mund t’i blini edhe të ngrira. Boronicat përgjithësisht vendosen në ngrirje kur janë në stadin e tyre më të mirë, gjë që i bën ato po aq të ushqyeshme sa kur janë të freskëta.

Categories
Lajme

Këshilla ime për sot ka vetëm një emër: kos me boronica

Një prej kombinimeve më të shijshme por edhe me një pasuri të jashtëzakonshme vlerash është ai i kosit me boronica. Ekspertët thonë se këto dy ushqime nxjerrin në pah më të mirën e njëri tjetrit.

Boronicat janë shumë të pasura me fibër. Një filxhan çaji me boronica përmban thuajse 4 gramë fibër. Kosi nga ana tjetër është shumë i pasur me baktere të shëndetshme, ose siç njihen ndryshe si probiotikë. Fibra dhe ushqyesit e tjerë që ofrojnë boronicat, ndihmojnë probiotikët në rrugëtimin e tyre drejt aparatit tretës, duke i bërë ato më efikase.

Kur probiotikët mbërrijnë në sistemin tretës, ato lehtësojnë përthithjen e fibrës që ofrojnë boronicat. Ky kombinim fitues është i domosdoshëm jo vetëm për sistemin tretës, por edhe për shëndetin e zemrës, trurit, rënien nga pesha dhe qarkullimin e gjakut.

Hani boronica 3 herë në javë – Një studim i universitetit të Harvardit, thonë se konsumi i rregullt i boronicave përmirëson ndjeshëm shëndetin e zemrës. Sipas studimit, gratë që hanë më pak fruta pylli, e në veçanti boronica, janë më të rrezikuara nga ataku në zemër. Ekspertët e Harvardit këshillojnë që njerëzit të hanë tre ose më shumë racione boronicash, luleshtrydhesh dhe frutash pylli në javë për të marrë përfitimet maksimale për shëndetin e zemrës.

Arsyet përse duhet të hani kos çdo ditë – Kosi është fantastik për shëndetin, sidomos nëse keni marrë një kurë antibiotikësh. Këto të fundit shkatërrojnë bakteret e këqija, por nuk kursejnë as ato të mirat, ndaj kosi vjen në ndihmë me probiotikët e pasur. Kosi nxit prodhimin e vitaminës B e cila ju mbron nga sëmundjet autoimunitare dhe ato nervore.

Kosi vendos ekuilibrat e sheqernave në gjak. Ai përthithet ngadalë në stomak dhe zorrë dhe rrjedhimisht ka një ndikim të ulët në rritjen e nivelit të sheqernave në gjak. Acidi laktik tek kosi parandalon prodhimin e qelizave kancerogjene dhe lehtëson fuqizimin e sistemit imunitar. Ai e bën më të fortë të gjithë sistemin tretës dhe e pastron atë nga bakteret e këqija. Kombinimi i këtyre vlerave në një filxhan të vetëm është mburoja që ju duhet kundër sëmundjeve.

Categories
Lajme

Del rezultati, këto janë dy produktet shqiptare më të kërkuara në treg

Në vitin e pandemisë COVID-19, kërkesa për produkte të shëndetshme u rrit në mënyrë dramatike dhe këtë interes e ndjeu sidomos industria e bimëve aromatike e medicinale. Një studim i mbështetur nga GIZ dhe Ministria e Bujqësisë tregon se dy nga produktet shqiptare më të kërkuara në tregje ishin boronica dhe molla e egër, por për tregtarët kjo kërkesë në disa raste u shoqërua me humbje. Një pjesë e mirë kishin lidhur kontrata për boronicën me çmime më të ulëta sesa në fakt e blenë atë në tregun e brendshëm ku prodhimi ishte më i ulët sesa parashikohej. Studimi në fakt analizon të gjithë elementët për bimët medicinale si sektor duke e parë në këndvështrimin e nxitjes që mund t’i jepet sektorit përmes masave të IPARD III.

“Mbledhja dhe kultivimi i bimëve aromatike dhe medicinale për prodhimin e vajrave esencialë është rritur në mënyrë të konsiderueshme viteve të fundit. Gjethet e dafinës, lule makthit, sherebela, dhe kokrrat e dëllinjës janë kryesoret nga bimët aromatike dhe medicinale nga të cilat merret vaji esencial” thuhet në studim.

I njëjti vlerëson se mes luleve çaji i malit është ai që përfaqëson një nga prodhimet kryesore. Ai kultivohet kryesisht në zonën jugore dhe juglindore.

“Megjithatë, kultivimi i çajit të malit (Sideritis) nuk ka qenë shumë i suksesshëm. Humbja e cilësisë, jetëgjatësia e shkurtër e bimës së kultivuar në disa zona (p.sh. Devoll) (për shkak të niveleve të larta të lagështisë së tokës), dhe rënia e çmimit ka bërë që fermerët të braktisin kultivimin. Kultivimi qenë më mirë në zonat malore pranë Prespës dhe Gjirokastrës” raportohet në studim sipas përshtypjeve të marra nga palët e interesit.

“Një trend i vënë re kohët e fundit në zonat e Ersekës, Dibrës dhe Kelmendit është kultivimi i aguliçes. Intervistat me përfaqësuesit e agjencive shtetërore dhe fermerët tregojnë se bimë është fitimprurëse krahasuar me disa kultura të tjera më të zakonshme, veçanërisht në zonat me tokë joproduktive.

Ndër frutat e eksportuara vlen të përmendet molla e egër, dëllinja e zakonshme dhe e kuqe, boronica. Kërkesa për dëllinjë në vitin 2020 u rrit ndjeshëm, duke nxitur konkurrencë të ashpër midis kompanive eksportuese shqiptare. Si rezultat, çmimet janë rritur ndjeshëm. Në mënyrë të ngjashme, çmimet e boronicës u rritën në vitin 2020 për shkak të prodhimit të ulët. Disa eksportues shqiptarë humbën para pasi çmimet e kontraktuara me blerësit e huaj ishin më të ulëta se ato të brendshme” thuhet në studim.

Ky dokument bën edhe një analizë SËOT duke paraqitur kështu pikat e forta e të dobëta si dhe mundësitë e kërcënimet që ka sektori. Sa i takon mbështetjes nga IPARD III nënvizohet se do të ketë një vend të rëndësishëm për financimin në sektor duke dedikuar masa specifike.

Sa i takon profilit të Shqipërisë në sektorin e bimëve medicinale dhe aromatike vlerësohet se 15 për qind e specieve kanë të tilla veti. Sektori ka një traditë 60 vjeçare ndërkohë që të përfshirë direkt apo indirekt duke marrë të ardhura nga ky sektor llogariten 100 mijë persona. Të paktën 20 mijë janë të angazhuar në mbledhje dhe 4 mijë në kultivim. Të paktën 95 për qind e bimëve që mblidhen eksportohen. Vetëm vajra esencialë u eksportuan në 2020 në vlerën 4.6 milionë euro. (Burimi: Monitor)

Categories
Shëndeti

Çaji natyral i boronicës së thatë: Si ta përgatisni dhe përdorni për imunitetin

Çaji boronicës së thatë është i pasur me antioksidantë, të cilët jo vetëm ulin nivelin e yndyrnave por edhe mbrojnë shëndetin e organizmit. Këshilloj konsumin e rregullt të tij, sidomos në këto ditë të ftohta virozash kur imuniteti i njeriut është më i dobët. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për pasurinë e vlerave të çajit të boronicës së thatë dhe gjetheve të saj.

Antioksidantët – Fruti i boronicës dhe gjethet e saj janë të pasur me antioksidantë. Ato ndihmojnë në zbutjen e simptomave të sëmundjeve nervore. Këto substanca mirëbërëse përmirësojnë funksionet e trurit dhe kujtesën.

Diabeti – Antioksidantët tek çaji i boronicës së thatë treten në ujë dhe përthithen lehtë nga organizmi. Ekspertët thonë se këto antioksidantë dhe në veçanti anthocianina ul rrezikun e diabetit të tipit 2 si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.

Acidi galik – Çaji i boronicës përmban acid galik, një antioksidant natyral dhe unik. Ky acid lufton me efikasitet inflamacionin dhe alergjitë.

Efikasiteti i çajit të boronicës është në varësi të temperaturës së ujit dhe kohës që i lejohet frutave dhe gjetheve të qëndrojnë në ujë. Kjo periudhë do të ndikojë jo vetëm tek vlerat e çajit por edhe shija e tij. Zakonisht, një filxhan çaji ujë kërkon 2 lugë çaji me fruta dhe gjethe të thata. Kjo sasi ofron një sasi optimale antioksidantësh të rëndësishëm për shëndetin. Frutat dhe gjethet e thata duhet të hidhen në ujë pak përpara se ai të valojë.

Pas vlimit për rreth 2-3 minuta, hiqeni nga zjarri dhe lereni të pushojë për rreth 10-15 minuta. Nëse dëshironi të bëni disa filxhanë çaji boronice ju mund të dyfishoni ose trefishoni sasinë e gjetheve dhe frutave të thata. Çaji i boronicës mund të pihet dhe shijohet i ngrohtë ose i ftohtë. Çajin mund ta bëni edhe vetëm me frutat e thata të boronicës. Ju mund ta ëmbëlsoni atë me pak mjaltë për më shumë shije.

Categories
Lajme

Kos me boronica, arsyet themelore pse ka dobi për shëndetin

Një prej kombinimeve më të shijshme por edhe me një pasuri të jashtëzakonshme vlerash është ai i kosit me boronica. Këto dy ushqime nxjerrin në pah më të mirën e njëri tjetrit. Boronicat janë shumë të pasura me fibër. Një filxhan çaji me boronica përmban thuajse 4 gramë fibër.

Kosi nga ana tjetër është shumë i pasur me baktere të shëndetshme, ose siç njihen ndryshe si probiotikë. Fibra dhe ushqyesit e tjerë që ofrojnë boronicat, ndihmojnë probiotikët në rrugëtimin e tyre drejt aparatit tretës, duke i bërë ato më efikase. Kur probiotikët mbërrijnë në sistemin tretës, ato lehtësojnë përthithjen e fibrës që ofrojnë boronicat. Ky kombinim fitues është i domosdoshëm jo vetëm për sistemin tretës, por edhe për shëndetin e zemrës, trurit, rënien nga pesha dhe qarkullimin e gjakut.

Një studim i universitetit të Harvardit thonë se konsumi i rregullt i boronicave përmirëson ndjeshëm shëndetin e zemrës. Sipas studimit, gratë që hanë më pak fruta pylli, e në veçanti boronica, janë më të rrezikuara nga ataku në zemër. Ekspertët e Harvardit këshillojnë që njerëzit të hanë tre ose më shumë racione boronicash, luleshtrydhesh dhe frutash pylli në javë për të marrë përfitimet maksimale për shëndetin e zemrës.

Kosi është fantastik për shëndetin, sidomos nëse keni marrë një kurë antibiotikësh. Këto të fundit shkatërrojnë bakteret e këqija, por nuk kursejnë as ato të mirat, ndaj kosi vjen në ndihmë me probiotikët e pasur. Kosi nxit prodhimin e vitaminës B e cila ju mbron nga sëmundjet autoimunitare dhe ato nervore.

Kosi vendos ekuilibrat e sheqernave në gjak. Ai përthithet ngadalë në stomak dhe zorrë dhe rrjedhimisht ka një ndikim të ulët në rritjen e nivelit të sheqernave në gjak. Acidi laktik tek kosi parandalon prodhimin e qelizave kancerogjene dhe lehtëson fuqizimin e sistemit imunitar.

Ai e bën më të fortë të gjithë sistemin tretës dhe e pastron atë nga bakteret e këqija. Kombinimi i këtyre vlerave në një filxhan të vetëm është mburoja që ju duhet kundër sëmundjeve.

Categories
Lajme

Çfarë ndodh me tensionin e gjakut nëse konsumoni boronica për 1 muaj

Një studim i publikuar më herët këtë vit shpjegon se boronicat janë ndër frutat më të mira për uljen e tensionit të gjakut. Studimi në fjalë zbuloi se konsumi i një filxhani çaji me boronica në ditë, ndihmon ndjeshëm në përmirësimin e tensionit të gjakut. Një sasi 200 gramëshe me boronica përmirëson funksionin e enëve të gjakut dhe ul tensionin sistolik të gjakut.

Ç’ndodh me gjakun nëse konsumoni 200 gr boronica për një muaj? – Studiuesit analizuan shëndetin e 40 pjesëmarrësve në studim të cilët për një muaj konsumuan lëngun e 200 gramë boronicave në ditë për një muaj të tërë. Ata kryen rregullisht analizat e gjakut dhe mbajtën nën monitorim shëndetin e zemrës. Në fund të studimit, studiuesit zbuluan se konsumi i boronicave për një muaj të tërë ofronte shumë përfitime për gjakun dhe zemrën.

Së pari, në vetëm dy orë, konsumi i boronicave zgjeronte me 2 përqind enët e gjakut. Efekti zgjerues i enëve të gjakut ishte i qëndrueshëm edhe një muaj pas konsumit të boronicave, thanë ekspertët. Për më tepër, tensioni sistolik i gjakut pësonte një ulje prej 5 mmHg. Sipas ekspertëve, ky ndikim ishte i njëjtë me atë të medikamenteve kundër tensionit të lartë të gjakut.

Antioksidantët – Të gjitha frutat e pyllit janë shumë të pasura me antioksidantë dhe anthocianinë, por boronicat kanë nivelin më të lartë të kësaj substance në krahasim me frutat e tjera. Anthocianina përmirëson funksionin e qelizave që veshin sipërfaqen e enëve të gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin e tij. Kjo e bën boronicën një aleate të njerëzve që jo vetëm duan të mbajnë qarkullimin e gjakut në nivelet më të mira por duan të shmangin edhe tensionin e lartë të gjakut. Përveç antioksidantëve, ky frut përmban acide organike, taninë, vitamina C dhe B, beta karoten, proteina dhe fibër.

Categories
Këshilla

8 ushqime që duhet të konsumoni, nëse jeni me diabet

Diabeti shfaqet kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose kur trupi nuk mund ta përdorë insulinën që prodhon në mënyrë efikase. Insulina rregullon sheqerin në gjak. Pra, pa të, niveli i sheqerit në gjak bëhet shumë i lartë.

Dieta është një mënyrë për të mbajtur nën kontroll sheqerin në gjak. Nuk ka asnjë qasje të vetme për dietën kur bëhet fjalë për diabetin, por ka ushqime që mund të ndihmojnë në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak, si dhe të kontribuojnë në një peshë të shëndetshme dhe të zvogëlojnë rrezikun e komplikimeve, të tilla si sëmundjet e zemrës ose sëmundjet e veshkave.

1.Bishtajoret – Shpesh harrojmë fasulet, thjerrëzat, bizelet dhe bishtajoret. Bishtajoret janë një burim i shkëlqyer i proteinave, të pasura me hekur dhe fibra. Pikërisht për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave, ato lidhen me një rrezik më të ulët të diabetit të tipit 2. Dhe për ata që tashmë janë diagnostikuar me këtë gjendje, konsumimi i fasuleve, qiqrave dhe thjerrëzave do të ndihmojë në kontrollin e glukozës në gjak, pohon një studim kanadez i publikuar në revistën JAMA.

2.Peshku – Të gjithë duhet të hanë të paktën dy racione peshk në javë, duke përfshirë një porcion peshk të yndyrshëm, si salmoni, sardelet dhe skumbri. Peshku me vaj është i pasur me acide yndyrore omega-3 që ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës. Për njerëzit me diabet, peshku ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve të veshkave.

3.Arra – Përfshirja e arrave në dietën tuaj të përditshme mund të jetë çelësi për menaxhimin e diabetit. Dy racione me arra në ditë (bajame, shqeme, lajthi, arra dhe fëstëkë) mund të ulin dhe stabilizojnë nivelet e sheqerit në gjak te njerëzit me diabet të tipit 2 dhe kolesterol të lartë.

4.Boronica – E vogël por plot përfitime. Po, ato janë boronica. Ato kanë më shumë antioksidues sesa frutat ose perimet tipike. Ato mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të niveleve të sheqerit në gjak, sepse jo vetëm që janë burim fibrash, por kanë një indeks të ulët glicemik.

5.Patate të ëmbla – Nëse keni diabet, ju e dini që duhet të kujdeseni për marrjen e karbohidrateve. Patatet janë një karbohidrate, që do të thotë se ato do të rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Ka një indeks glicemik mesatar deri në të lartë. Megjithatë, patatet e ëmbla kanë një indeks glicemik më të ulët se e bardha. Kungulli, karotat dhe majdanozi janë gjithashtu alternativa të mira.

6.Tërshëra – Eshtë një superushqim për njerëzit me diabet të tipit 2 për shkak të indeksit të ulët glicemik. Tërshëra gjithashtu ka një përmbajtje të mirë fibrash, të cilat janë çelësi për ruajtjen e peshës trupore dhe shëndetin e tretjes.

7.Domate – Në vitin 2010 se domatet mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës te njerëzit me diabet të tipit 2. Diabetikët kanë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, sepse nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të dëmtojnë enët e gjakut me kalimin e kohës. Një mënyrë për ta parandaluar këtë është mbajtja e niveleve të presionit të gjakut të qëndrueshme. Studimi tregoi se njerëzit me diabet që hanin rreth 200 gramë domate të freskëta në ditë kishin presion më të ulët të gjakut pas tetë javësh.

8.Kos grek – Është zbuluar se kosi grek përmirëson karakteristikat e sindromës metabolike, duke përfshirë rezistencën ndaj insulinës, presionin e gjakut dhe yndyrën.

Categories
Lajme

5 ushqime të shëndetshme që ju bëjnë dëm nëse i konsumoni më shumë seç duhet

Mund të mendoni se gjërat që ju bëjnë mirë, ju bëjnë vetëm mirë, por jo. Gjithçka ka masë dhe nëse masa nuk respektohet, përballemi me efektin e kundërt. Nëse mendoni se mund të konsumoni pafund fruta, perime dhe fibra sa të doni, gaboheni! Ka disa ushqime që sado mirë t’ju bëjnë nëse i konsumoni më shumë nga ç’duhet mund t’ju bëjnë dëm.

1.Bananet – Duke ngrënë më shumë banane seç duhet, do të keni probleme me dhëmbët! Njësoj si sheqeri, ky frut mund të prodhojë një lloj bakteri që shkakton prishjen e dhëmbëve. Nëse jeni fansa të tyre, duhet të dini që numri i artë është deri në 2.

2.Tërshërë – Nëse e teproni me tërshërën, mund të keni ndjesi fryrjeje dhe probleme me zorrët. Madje, një tjetër studim ka arritur në përfundimin se shumë tërshërë në dietën tuaj limiton përthithjen e kalciumit, magnezit dhe zinkut. Shumë tërshërë e kombinuar me elementë të tjerë mund t’ju bëjë të shtoni në peshë, prandaj tregohuni të kujdesshëm me sasinë.

3.Djathi – Askush s’do ta donte ta shihte në këtë listë, por e vërteta është kështu. Porcionet e mëdha dhe të shpeshta të djathit rrisin rrezikun e problemeve me zemrën.

4.Orizi – Pavarësisht shijes dhe vlerave ushqyese, orizi përmban shumë pak vitamina. Nëse konsumoni shumë, e limitoni veten nga marrja e llojeve të tjera të vitaminave. Zakonisht niorma e duhur është rreth 90 gram oriz i pagatuar.

5.Boronica – Boronicat mund të ulin sheqerin në gjak përtej vlerave normale, gjë që është e rrezikshme për diabetikët. Në të njëjtën kohë, konsumimi në masë i tyre hollon gjakun, prandaj bëni kujdes, aq më tepër nëse jeni duke marrë ilaçe dhe i kombinoni me to. Mund të vini re frymëmarrje të pazakontë, duke qenë se boronicat janë të pasura me vitaminë K.

Categories
Lajme

Cilat janë 4 ushqimet më të mira që ju ngopin pa shtuar asnjë kilogramë

Të cilësuar edhe si superushqime ato ndihmojnë në forcimin e metabolizmit, parandalojnë disa sëmundje, si të zemrës, kancerit dhe infarktin. Më poshtë po ju rendisim katër ushqimet më të shëndetshme për organizmin e njeriut:

Boronicat – Parandalojnë infeksionet në rrugët urinare, forcojnë metabolizmin dhe ulin rrezikun ndaj llojeve të ndryshme të kancerit.

Farat e kungullit – Përmbajnë proteina në nivele të larta, magnez, fibra dhe fosfor. Përmirësojnë gjumin, rritjen e qelizave dhe shëndetin e syve dhe të lëkurës.

Qershitë – Përmbajnë antioksidantë që përmirësojnë gjumin, ulin inflamacionin dhe përshpejtojnë procesin e rigjenerimit nga dëmtime të ndryshme.

Avokado – Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës si dhe mban nën kontroll kolesterolin.

Categories
Lajme

A e njihni këtë frut? Ju ndihmon 100% nëse jeni mbipeshë

Boronica e kuqe është një nga frutat më të nënvlerësuar në mesin e të gjitha frutave të tjera të pyllit. Ajo është e pasur me antioksidantë dhe fibër dhe ofron një larmi përfitimesh shëndetësore duke nisur nga tretja e deri tek sheqernat në gjak. Këto fruta të vogla bëjnë një punë të jashtëzakonshme në organizëm dhe u vijnë në ndihmë atyre që vuajnë nga zemra por edhe atyre që vuajnë nga mbipesha.

Boronicat e kuqe janë ndër frutat e paktë që ofrojnë vitaminë E. Bashkë me vitaminën C dhe K, këto ushqyes e bëjnë boronicën e kuqe të domosdoshme jo vetëm për mbrojtjen e zemrës por edhe kundër mbipeshës, obezitetit dhe diabetit të tipit 2. Arsyet përse duhet të konsumoni më shumë boronica të kuqe kundër mbipeshës:

Boronicat e kuqe janë të shkëlqyera – Ato janë ndër frutat me më pak sheqer që mund të gjejmë në treg. Këto fruta janë të jashtëzakonshme në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, sidomos nëse keni konsumuar një vakt të yndyrshëm e të rëndë.

Shëndeti i sistemit tretës – Boronicat e kuqe janë të vogla, por bëjnë një punë të madhe në sistemin tretës. Ato janë shumë të pasura me fibër, e cila është e domosdoshme për një tretje të mirë. Një filxhan me boronica të kuqe ofron 5 gramë fibër. Kjo sasi përmirëson lëvizjen e zorrëve dhe shmang konstipacionin. Fibra është gjithashtu e mirë për mbajtjen nën kontroll të peshës sepse ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe pengon ushqyerjen e tepërt.

Boronicat kanë pak kalori – Boronicat e freskëta kanë jashtëzakonisht pak kalori. Një filxhan çaji me boronica të kuqe përmban vetëm 50 kalori. Një banane ofron 110 kalori dhe i njëjti racion me boronica ofron 80 kalori. Fakti që boronicat e kuqe kanë kaq pak kalori por nga ana tjetër kaq shumë ushqyes, i bën ato të jashtëzakonshme për rënien nga pesha.

Boronicat e kuqe mund t’i konsumoni në mënyra të ndryshme – Për mëngjes, ato mund t’i hani me tërshërë ose kos. Mes vakteve ju mund t’i tresni në ujë ose t’i përfshini në lëngje të përziera me fruta dhe perime. Për drekë mund t’i kombinoni me mish dhe në darkë mund t’i hani si sallatë më fruta të tjera.