Categories
Lajme

Chiara Ferragni është një ikonë e rrjeteve sociale, sa fiton ajo nga Instagrami?

Sipërmarrësja dhe influencuesja Chiara Ferragni duket se e kthen në ar çdo gjë që prek (ose më saktë, të gjitha kompanitë me të cilat ajo bashkëpunon), dhe ndërkohë rrit “perandorinë” e saj financiare.

Shembulli i fundit erdhi kur Safilo Group njoftoi një marrëveshje shumëvjeçare për prodhimin e koleksionit të parë të syzeve të markës Chiara Ferragni, aksionet e grupit u rritën në Piazza Affari, duke fituar 13% të vlerës. E njëjta gjë ndodhi edhe në prillin e kaluar me Tod’s, kur ndikuesja u bashkua me bordin e drejtorëve dhe aksionet e kompanisë luksoze Marche të udhëhequr nga Diego Della Valle regjistruan një rritje prej 14%, ose ndryshe një rritje prej 132 milionë eurosh.

34-vjeçarja ka arritur të krijojë një markë dhe të ndërtojë një besueshmëri ndër vite që shkon përtej marketingut dhe tendencave kalimtare. Dhe tani ajo ka një perandori të vogël financiare që vlen aktualisht rreth 40 milionë euro. Një shifër e madhe, duke pasur parasysh se Forbes, vetëm 4 vjet më parë, e vlerësoi pasurinë e influencueses 9 milionë dollarë.

Burimi më i dukshëm i të ardhurave për Chiara Ferragni-n janë mediat sociale. Falë 24.8 milionë ndjekësve në Instagram dhe 4.5 milionë fansave në TikTok, ajo kërkon nga 60 deri në 85 mijë dollarë për secilin postim të sponsorizuar, sipas DeRev dhe HopperHQ.

Por përveç biznesit që lidhet me mediat sociale, ajo fiton edhe prej tre kompanive që në vitin 2020 arritën të ardhura gati 20 milionë euro. E para sipas renditjes së fitimeve është Tbs Crew, që menaxhon blogun dhe markën The Blond Salad, te të cilat Chiara ka shumicën e aksioneve. E dyta është Sisterhood, një kompani që merret me konsulencë për marketing, evente dhe menaxhim të të drejtave të imazhit të talenteve. Dhe e treta është Fenice, e cila ka markën Chiara Ferragni Collection në portofolin e saj.

Por përtej numrave është Chiara dhe aftësia e saj në biznes dhe fakti që di ku të bëjë investime dhe bashkëpunime.

Categories
Lajme

Chiara Ferragni poston foto me të brendshme dhe duket sikur i humbi të gjitha pikët

Chiara Ferragni po tërheq vëmendjen e ndjekësve të saj dhe këtë herë jo për postimet me Leo-n apo Vittoria-n.

Ndjekësit, sot morrën një postim tundues nga Chiara. Para pasqyrës, në dollapin e saj të mirënjohur (ai që të gjithë do të donin ta kishin), Chiara u shfaq me të brendshme plotësisht transparente të brand-it të cilin e reklamon. Pati një ortek komentesh. Sigurisht nuk mungon komenti i partnerit të saj, Fedez, i cili shkruan ‘Wellaaaaaaaa’.

Shumica e ndjekësve e mbështesin, por pati dhe nga ata që nuk e pelqyen aspak, duke e cilësuar si një foto ‘vulgare’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Pastaj ka edhe nga ata që marrin rolin e moralistit dhe përpiqen të kthejnë një nga femrat më të sukseshme në Itali, në rrugën e duhur duke i kujtuar rolin e saj si nënë, dhe ata që e hedhin ironi dhe kritika: “Nga tani na ke treguar gjithçka”.

Për Chiara Ferragni e gjithë kjo është vetëm punë, por prej kohesh ajo është bërë një fenomen i vërtetë shoqëror, për shkak të aftësisë së saj për të krijuar thashetheme në çdo postim. Asaj i pëlqen të tregojë veten dhe nuk fshihet para asgjëje. Një gjë është e sigurt, trupi i saj është kthyer në formën më të mirë të mundshme, pas lindjes së Vittoria-s!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Categories
Lajme

Chiara Ferragni na befason të gjithëve: Shkoj një herë në javë te psikologu, ndryshe s’ia dal

Chiara Ferragni, në orët e fundit, është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të disa deklaratave të papritura! Në një bisedë me ndjekësit në Instagram, Ferragni ka zbuluar se shkon te një psikolog një herë në javë.

Influencuesja me mbi 24 milionë ndjekës, duke folur për eksperiencën e saj, është munduar të ndihmojë për të thyer një tabu gjithnjë të pranishme që lidhet me çrregullimet mendore dhe me rrugët e terapisë dhe trajtimit. Ajo ka thënë në rrjetet sociale se vuan nga ankthi, ndërsa në të kaluarën është përballur edhe me sulme paniku.

“Unë kam bërë shumë punë për veten time, gjithmonë jam përpjekur të përballem me frikën time dhe ta kuptoj mendjen time ngadalë”. Pastaj ajo shtoi: “Në tre vitet e fundit i kam dhënë vetes një nga dhuratat më të mëdha për të kuptuar veten: Unë shkoj te një psikolog një herë në javë, një përvojë që ua rekomandoj të gjithëve”.

Si një sipërmarrëse e suksesshme dhe influencuese e mediave sociale, njerëzit mund të prisnin siguri absolute dhe zotërim total të emocioneve të saj nga Chiara, por ja që nuk është kështu. Edhe një njeri si Ferragni mund të vuajë nga ankthi dhe sulmet e panikut.

Ajo tregoi se ka vuajtur nga sulmet e panikut, kur ishte në Los Anxhelos, larg njerëzve më të dashur. Chiara tha se arriti t’i kapërcejë frikërat vetëm duke u përballur me to, por sqaroi se “çdo përvojë është e ndryshme”. Tani, është më e vetëdijshme dhe në gjendje t’i menaxhojë ato.

“Tani kur jam pak në ankth (duke qenë se jam prind ndodh shpesh), përpiqem të përqendrohem në punë ose në gjëra të tjera dhe të mos përqendrohem në të njëjtën ndjenjë,” -u shpreh ajo. Chiara tha se edhe tani nuk është 100% Chiara që do të donte, por është një punë e përditshme dhe ajo është shumë e lumtur për personin që është bërë dhe po bëhet.

Categories
Lajme

Shkoi për të lindur në maternitet me make up në fytyrë, Chiara Ferragni shpjegon arsyen

Chiara Ferragni dhe Fedez u bënë prindër për herë të dytë pak ditë më parë. Ata mirëpritën vajzën, Vittoria duke e bërë djalin, Leo një vëlla të madh. Mirëpo, pas lindjes blogerja ndau menjëherë foto të vogëlushes por ndjekësit nisën ta kritikonin për një detaj.

Ata nisën ta sulmonin se kishte shkuar për të lindur me make up, dhe sipas tyre nuk kishte arsye pse të grimohej dhe rregullohej. Lidhur me këtë ka reaguar dhe vetë blogerja përmes një videoje në Instastory, e cila ka treguar se përpara se t’i nisnin dhimbjet e lindjes ishte duke xhiruar.

“Po punoja të hënën pasdite rreth orës 6. Në po filmonim dhe në 9 fillova të kem kontraktime. Mjeku më tha të shkoja menjëherë në spital”.

“Nuk e hoqa grimin, shkova siç isha e veshur dhe e krehur. Make up-i qëndroi ashtu siç ishte. Në shtatzëninë time të parë isha djersitur dhe lodhur. Lindja e dytë ishte shumë e shpejtë, zgjati katër orë. Ishte vërtet fantastike. “, u shpreh Chiara.

Categories
Lajme

Chiara Ferragni na befasoi! Pse vogëlushja e saj u vendos në një dhomë me drita vjollcë

Blogerja e njohur Chiara Ferragni po priste me padurim lindjen e vajzës së saj (fëmija i dytë) bashkë me reperin Fedez. Vogëlushja erdhi në jetë paksa më vonë nga sa pritej nga mjekët, më 23 mars. Fotoja e saj e parë u shkrep në një dhomë me drita në ngjyrë vjollcë.

Nëse mendonit se bebushja e quajtur Vittoria ishte në një dhomë të tillë rastësisht, e keni gabim. Anabel shkruan se arsyeja pse dritat janë në ngjyrë vjollcë lidhet me një praktikë që po përdoret gjithnjë e më shumë nga mjekët, veçanërisht në rrethana të caktuara. E njohur gjithashtu si kromoterapi, terapia e ngjyrave bazohet tek ideja se ngjyrat dhe dritat me ngjyra mund të ndihmojnë në trajtimin e shëndetit fizik ose mendor. Sipas kësaj ideje, ato shkaktojnë ndryshime në gjendjen tonë.

Sot, terapia e ngjyrave shihet kryesisht si terapi plotësuese ose alternative e mjekësisë. Për shembull, disa llixha ofrojnë sauna me kromoterapi dhe pretendojnë se ato ofrojnë përfitime për klientët. Njerëzit mund të zgjedhin dritën blu nëse duan të pushojnë ose të ndihen të qetë, ose rozën nëse duan të detoksifikohen.

“Ngjyrat kanë efekte të caktuara biologjike dhe psikologjike tek njerëzit dhe mendoj se është koha që ne të fillojmë t’i shfrytëzojmë,” thotë për Healthline Mohab Ibrahim, Profesor i Asociuar i anesteziologjisë në Kolegjin e Mjekësisë të Universitetit të Arizonës, Tucson.

Studimet thonë se duke simuluar rrezet e diellit, drita vjollcë rregullon ritmin e zemrës dhe ciklet e gjumit-zgjimit. Dritat e buta ndihmojnë që të çlirohet oksitocina, një hormon që luan rol të rëndësishëm në lidhjet shoqërore, riprodhimin, lindjen e fëmijës dhe periudhën pas lindjes, si në rastin e Chiara-s këto dy të fundit. Kjo ngjyrë përdoret për të qetësuar sistemin nervor, për të qetësuar organet dhe relaksuar muskujt (kujtojmë se Chiara solli në jetë Vittoria-n përmes një lindjeje natyrale).

Terapia e ngjyrave ka një histori të gjatë. Të dhënat tregojnë se është praktikuar dikur në Egjiptin e Lashtë, Greqi, Kinë dhe Indi. “Marrëdhënia jonë me ngjyrat ka evoluar krahas kulturave, feve dhe jetës sonë,” tha për Healthline ekspertja e terapisë Walaa Al Muhaiteeb. “Ngjyra si shfaqje e dritës ka patur status hyjnor për shumë njerëz. Shëruesit egjiptianë vishnin parzmore me ngjyrë blu për të shënuar shenjtërinë e tyre,” shtoi ajo.