Categories
Këshilla

Mënyrat alternativa dhe argëtuese për të vendosur trupin në punë

Ka dy lloje njerëzish në këtë botë: Ata që duan të vrapojnë dhe ata që do bënin gjithçka vetëm që të mos vraponin. Nëse jeni duke kërkuar mënyra kreative për ta vënë trupin në lëvizje, pa “vuajtjet” që ju duket se ju jep vrapi, ka shumë gjëra që mund të bëni. Me ngrohjen e temperaturave dhe lehtësimin e kufizimeve të Covid nuk ka kohë më të mirë për të dalë jashtë dhe për të bërë një stërvitje të vogël. Më poshtë gjeni 5 ide për t’u djersitur pak, duke u argëtuar:

1. Çiklizëm – Ecja me biçikletë është një formë efektive kardio dhe shumë praktike gjithashtu. Mund ta përdorni brenda në qytet apo në periferi. Do të ndiheni shumë mirë më pas dhe nuk do ta ndjeni as lodhjen!

2. Tenis – Vëmë bast se loja e tenisit do t’ju pëlqejë: Përveçse do djersiteni, do të keni veshur dhe një nga uniformat më me stil që lojërat sportive kanë patur ndonjëherë. Cilido qoftë motivimi juaj, një dozë tenisi do ju mbajë trupin dhe mendjen e shëndetshme. Në fakt, hulumtimet kanë treguar se pjesëmarrja e rregullt në këtë sport gjatë gjithë jetës mund të ulë ndjeshëm ankthin dhe depresionin.

3. Patinazh – Nxirrni në pah fëmijën tuaj të brendshëm, vishni patinat dhe argëtohuni! Nëse nuk e keni idenë si të ecni me patina, vazhdoni të praktikoheni. Shumë shpejt do të shihni sa e thjeshtë do jetë për ju.

4. Hiking  – Zbuloni fuqinë shëruese të natyrës me hiking – ecja të gjata me vështirësi të lehtë, mesatare ose të lartë në natyrë. Një studim i botuar nga Frontiers in Psychology zbuloi se të rrethosh veten me natyrë për 20-30 minuta mund të zvogëlojë nivelet e hormonit të stresit, kortizolit, me 21%.

5. Volejboll – Mblidhni disa miq ose njerëz të rastësishëm në plazh dhe organizohuni për lojën e radhës! Ky sport ekip inkurajon komunikimin dhe përqendrimin, dhe pasi të ndiqni disa hedhje të egra topi, do të ndiheni sikur mbaruat një stërvitje intensive.