Categories
Lajme

Nga rrushi te fiqtë – a e dini cilat janë frutat me më shumë sheqer?

Frutat janë shumë të mira. Ka fibra dhe lëndë ushqyese të tjera që ju nevojiten. Por gjithashtu ka sheqer natyral, dhe disa kanë më shumë se të tjerët.

Mango: Për shembull, një mango ka 45 gram sheqer, nuk është zgjedhja më e mirë nëse po përpiqeni të humbni peshë. Ndoshta shijoni disa feta vetëm, por jo një të tërë.

Rrushi: Një filxhan prej tyre ka rreth 23 gram sheqer. Cka do të thotë se është shumë. Mund t’i hani ato më ngadalë nëse i prisni përgjysmë dhe i ngrini. Ato do t’ju ngjajnë si një ëmbëlsirë.

Qershi: Ato janë të ëmbla dhe kanë sheqer: Një filxhan prej tyre ka 18 gram. Nëse mbushni një tas të madh me to, mund të harroni se sa hani, duke qenë se janë shumë të shijshme, kështu që tregoni kujdes.

Dardha: Një dardhë e mesme ka 17 gram sheqer. Nëse po përpiqeni të mbani dietë, mos e hani të gjithën, thjesht vendosni disa feta dhe shoqërojini me kos.

Shalqi: Një fetë e mesme ka 17 gram sheqer. Ai përmban 70% ujë dhe ka minerale të veçanta të quajtura elektrolite që janë pikërisht ato që i nevojiten trupit. Thjesht mos hani më shumë se dy feta shalqin.

Fiq: Dy të mesme kanë 16 gram sheqer. Nëse po përpiqeni të mbani një sy mbi përdorimin e sheqerit, shpërndani djathë mbi to përpara se ti konsumoni.

Banane: Një banane e mesme ka 14 gram sheqer. Copëtojeni gjysmën e bananes duke e shoqëruar me gjalpë kikiriku.

Categories
Këshilla

Çfarë nuk dini për dardhat, ju tregoj disa truqe në lidhje me këtë frut

Dardhat janë të pasura me lëndë ushqyese si fibra, antioksidantë, minerale dhe vitamina, ndërsa kanë pak kalori, aciditet të ulët dhe efekt shumë të ulët alergjik. Ato janë një burim i mirë i fibrave dietike, pasi 100 g dardhë sigurojnë 3.1 g fibra.

Dardhat janë një burim i mirë i mineraleve si bakri, hekuri, kaliumi, mangani dhe magnezi, si dhe vitamina B. Ato janë të pasura me pektinë, e cila ul ndjeshëm nivelin e kolesterolit “të keq” (LDL). Është i pasur me flavonoide si β-karoteni, luteina dhe zeaksantina.

Dardhat gjenden në nuanca të ndryshme si jeshile e hapur, jeshile-verdhë, e verdhë, e verdhë e hapur/e artë, jeshile me të kuqe në varësi të varietetit.

Mirëmbajtja – Ideali është që t’i lini të piqen në temperaturën e dhomës së pari dhe më pas t’i vendosni në frigorifer, pa i larë. Ato do të zgjasin të paktën një javë. Rregulli i përgjithshëm është se freskia ngadalëson maturimin e tyre dhe nxehtësia e përshpejton atë.

Ruani ato në frigorifer veçmas nga frutat/perimet e tjera, pasi lëshojnë etilen i cili shpejton shumë pjekjen dhe zvogëlon ditët e ruajtjes së perimeve dhe frutave të tjerë.

Dardhat kur korrren në fazën e duhur të pjekurisë mund të ruhen për disa muaj nëse ruhen në depo të ftohtë pas korrjes në -1oC dhe lagështia relative 90-95%.

Në varësi të varietetit, koha e mirëmbajtjes varion nga 2-8 javë. Në çdo kohë gjatë periudhës së ruajtjes frutat mund të lënë frigoriferët dhe të ekspozohen ndaj temperaturave prej 20-21oC që të piqen, gjë që arrihet në 4-5 ditë.

Categories
Shëndeti

Si t’i zgjidhni dhe ruani dardhat

Dardhat janë të pasura me lëndë ushqyese si fibra, antioksidantë, minerale dhe vitamina, ndërsa kanë pak kalori, aciditet të ulët dhe efekt shumë të ulët alergjik. Ato janë një burim i mirë i fibrave dietike, pasi 100 g dardhë sigurojnë 3.1 g fibra. Dardhat janë një burim i mirë i mineraleve si bakri, hekuri, kaliumi, mangani dhe magnezi, si dhe vitamina B. Ato janë të pasura me pektinë, e cila ul ndjeshëm nivelin e kolesterolit “të keq” (LDL). Është i pasur me flavonoide si β-karoteni, luteina dhe zeaksantina.

Dardhat gjenden në nuanca të ndryshme si jeshile e hapur, jeshile-verdhë, e verdhë, e verdhë e hapur/e artë, jeshile me të kuqe në varësi të varietetit.

Mirëmbajtja – Ideali është që t’i lini të piqen në temperaturën e dhomës së pari dhe më pas t’i vendosni në frigorifer, pa i larë. Ato do të zgjasin të paktën një javë. Rregulli i përgjithshëm është se freskia ngadalëson maturimin e tyre dhe nxehtësia e përshpejton atë. Ruani ato në frigorifer veçmas nga frutat/perimet e tjera, pasi lëshojnë etilen i cili shpejton shumë pjekjen dhe zvogëlon ditët e ruajtjes së perimeve dhe frutave të tjerë.

Dardhat kur korrren në fazën e duhur të pjekurisë mund të ruhen për disa muaj nëse ruhen në depo të ftohtë pas korrjes në -1oC dhe lagështia relative 90-95%. Në varësi të varietetit, koha e mirëmbajtjes varion nga 2-8 javë. Në çdo kohë gjatë periudhës së ruajtjes frutat mund të lënë frigoriferët dhe të ekspozohen ndaj temperaturave prej 20-21oC që të piqen, gjë që arrihet në 4-5 ditë.

Categories
Këshilla

Arsyet se pse duhet të konsumoni dardhat, numëroj 7 prej tyre

Dardha jeton rreth 300 vjet. Ngrënia e frutave të dardhës ndikon në përmirësimin e shëndetit të njeriut. Antioksidantë – Frutat e dardhës kanë përmbajtje të lartë të antioksidantëve të cilat mbrojnë qelizat nga dëmtimet e radikalëve të lirë.

Kontrollon peshën trupore – Një ushqim me dardhë mban të ulët sasinë e sheqerit në gjak si dhe përmbajtja e lartë e fibrës ndikon për të ulur peshën trupore.

Ul presionin e gjakut – Anti oksidantët që përmban dardha ndihmojne edhe në uljen e presjonit të gjakut si dhe goditjeve në tru. Ul kolesterolin – Përmbajtja e lartë e pektinës në frutin e dardhës ndihmon për të ulur nivelin e kolesterolit.

Ndikon te problemet e tretjes – Pirja e lëngut të dardhës ndihmon gjithashtu edhe në lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës. Shërben veçanërisht kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.

Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla. Ndikon te osteoporoza – Dardhët përmbajnë nivele të larta të mineralit të borit. Bori ndihmon për të mbajtur kalciumin e kockave.

Anti-alergjike – Dardha shpesh nga mjekët rekomandohet si një ushqim anti-alergjik. Një dietë tillë me lëng dardhe rekomandohet veçanërisht për ushqimin e fëmijëve. Aftësitë kuruese të dardhës janë: Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.

Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.

Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku. Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.

Dardhat janë një fryt shumë i pasur më fibra. Ushqimi i pasur me fibra ndihmon në parandalimin e fryrjes, rruajtjen e nivelit të shëndetshëm të koleterinës, ndërsa fibrat janë të ndërlidhura edhe me rrezikun e reduktuar të kancerit të gjirit, sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2.

Dardhat janë burim i një vargu të tërë të vitaminave, C, K, B2, B3 dhe B6. Për gratë shtatzëna apo nënat që janë me fëmijë në gji, është e dobishme informata se dardhat përmbajnë acid folik. Sa i përket mineraleve, dardhat përmbajnë kalcium, magnez, kalium, bakër dhe mangan.

Vitamina C dhe bakri janë antioksidant, kështu që ngrënia e dardhës bën mrekulli për imunitetin tuaj. Dardhat përmbajnë edhe mineralin bor, i cili i duhet trupit tonë për ta absorbuar kalciumin. Prandaj dardhat janë të lidhura me efektin pozitiv, kur bëhet fjalë për osteoporozën.

Këtij fruti i shfrytëzohen kokrrat, gjethet, rrënjët dhe lëkura e degëve apo e trungut (gjethet mund të përdoren edhe gjatë dimrit si të thata, nëse mblidhen në verë dhe thahen në hije). Ky frut shëron rrugët urinare dhe prostatën.

Categories
Këshilla

Dieta me bazë sallatat, Anila Kalleshi ju tregon sekretin e humbjes së kilogramëve

Kjo dietë do t’ju japë shumë energji, perimet e freskëta dhe frutat përmbajnë në fakt shumë minerale dhe vitamina. Sallata përmban pak kalori, prandaj mund të hani racione më të mëdha.

Natyrisht që edhe me këtë dietë është e rëndësishme të pish shumë ujë (edhe kafe e çaj do të ishte shumë mirë, por në doza të kufizuara). Kujtohuni ta përdorni këtë dietë vetëm për periudha të shkurtra kohore.

Mëngjesi – Sallatë frutash – Qëroni gjysëm papaje (frut ekzotik me fara) (200gr). Pastrojeni nga farat dhe priteni në copa të vogla. Qëroni 100gr kivi dhe priteni në feta. Përziejini frutat dhe shtoni 200 gr manaferra dhe 50ml lëng portokalli. Rreth 150 kalori

Paraditja: Sallatë me kastraveca – Lani 200 gr tranguj dhe 100 gr rrepa. Pritini në copa dhe përziejini. Shtoni disa gjethe çikore. Aromatizojeni me një lugë të vogël majonezë dhe një lugë të vogël me erëza. Rreth 50 kalori.

Dreka: Sallatë me domate dhe kërpudha – Lani 250 gr domate, një qepë, 100 gr kërpudha, 30 gr sallatë jeshile. Shtoni 30 gr proshutë të pjekur të ndarë në kubikë të vegjël. Aromatizojeni sallatën me një lugë të vogël majonezë dhe me erëza. Rreth 200kalori.

Pasditja. Sallatë papaje – Prisni 200 gr papaje në kubikë të vegjël dhe shërbejini mbi një shtresë gjethesh sallate. Përzieni 50 gr kos me pak lëng limoni dhe shtojani papasë. Rreth 50 kalori

Darka. Sallatë specash dhe selinoje – Lani një spec të kuq (150 grë), 100 gr selino dhe 100 gr tranguj. Pritini perimet në feta dhe shtoni 40 gr djathë dhe 50 gr bizele. Aromatizojeni sallatën me pak majonezë dhe me erëza. Rreth 200 kalori. Të ndihmon të eliminosh dhjamrat dhe toksinat dhe të rigjesh freskinë.

DITA 1 – Mbushe frigoriferin me sallatë, karrota, kos. Mëngjes – Një gotë lëng portokalli, 3 feta buke të thekura me marmalatë frutash Dreka – Makarona me salcë dhe 2 feta ananas. Darka – Pak proshutë, sallatë domatesh, një mollë.

DITA 2. Ha me ngadalë: në këtë mënyrë do të ndiesh një gjendje të ngopuri. Mos hezito të përdorësh erëza aromatike (borzilok, koper) për t’i dhënë sa më shumë shije pjatës.

Mëngjes – Një kos, një pjatë me qumësht dhe me kornflakes dhe një lugë të vogël mjalt për të shtuar energjinë. Dreka – Një pjatë oriz, perime të zgarës, karrota të grira, një dardhë. Darka – Peshk të zgarës, sallatë jeshile me majonez, një bistek rrush.

DITA 3. Ngrihu nga tavolina sapo të kesh mbaruar vaktin. Bëj një shëtitje gjatë konsumimit të ëmbëlsirës. Mëngjes – Një gotë qumësht dhe pak mjaltë. Dreka – Supë me oriz dhe zarzavate, sallatë me ullinj dhe pak limon, tre mandarina. Darka – Biftek viçi, një pjatë sallatë jeshile, tre kivi.

DITA 4 – Mundohu të hash në orare fikse për të mos çrregulluar orën tënde biologjike. Mëngjes – Një kafe me pak sheqer, tre feta bukë me pak gjalp. Dreka – Spageti me salcë domate, pak spinaq dhe një mollë. Darka – Dy feta të holla proshute, një pjatë sallatë, një banane.

DITA 5 – Për të lejuar që organizmi yt të lirohet nga toksinat e shumta duhet të pish sa më shumë ujë. Mëngjes – Një lëng frutash, disa biskota me pak marmalatë. Dreka – Kotoletë pulë, një pjatë me kunguj të fërguar, një portokalle. Darka – Një pjatë sallatë me domate kastraveca dhe dy feta bukë.

DITA 6 – Mëngjes – Një tas me korflakes, kos, një kafe ose çaj me pak sheqer. Dreka – Patate të fërguara me pak ton peshku , sallatë jeshile, qershi. Darka – Peshk në tavë, sallatë me domate pak bukë.

DITA 7 – Mundohu të shtosh aktivitetin fizik, ec të paktën 30 minuta. Nëse nuk ke humbur as një kile, atëherë zgjaye dietën edhe një javë. Mëngjes – Lëng molle, tre biskota me marmalatë. Dreka – Picë me kërpudha, sallatë me misër dhe vaj ulliri, një mollë. Darka – Një biftek zgare, sallatë domate, një dardhë.

Categories
Këshilla

Anila Kalleshi ka një sugjerim për ju: Shtatë arsye se pse duhet të konsumoni dardha

Dardha jeton rreth 300 vjet. Ngrënia e frutave të dardhës ndikon në përmirësimin e shëndetit të njeriut. Antioksidantë – Frutat e dardhës kanë përmbajtje të lartë të antioksidantëve të cilat mbrojnë qelizat nga dëmtimet e radikalëve të lirë.

Kontrollon peshën trupore – Një ushqim me dardhë mban të ulët sasinë e sheqerit në gjak si dhe përmbajtja e lartë e fibrës ndikon për të ulur peshën trupore.

Ul presionin e gjakut – Anti oksidantët që përmban dardha ndihmojne edhe në uljen e presjonit të gjakut si dhe goditjeve në tru. Ul kolesterolin – Përmbajtja e lartë e pektinës në frutin e dardhës ndihmon për të ulur nivelin e kolesterolit.

Nikon te problemet e tretjes – Pirja e lëngut të dardhës ndihmon gjithashtu edhe në lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës. Shërben veçanërisht kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.

Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla. Ndikon te osteoporoza – Dardhët përmbajnë nivele të larta të mineralit të borit. Bori ndihmon për të mbajtur kalciumin e kockave.

Anti-alergjike – Dardha shpesh nga mjekët rekomandohet si një ushqim anti-alergjik. Një dietë tillë me lëng dardhe rekomandohet veçanërisht për ushqimin e fëmijëve. Aftësitë kuruese të dardhës janë: Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.

Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.

Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku. Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.

Dardhat janë një fryt shumë i pasur më fibra. Ushqimi i pasur me fibra ndihmon në parandalimin e fryrjes, rruajtjen e nivelit të shëndetshëm të koleterinës, ndërsa fibrat janë të ndërlidhura edhe me rrezikun e reduktuar të kancerit të gjirit, sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2.

Dardhat janë burim i një vargu të tërë të vitaminave, C, K, B2, B3 dhe B6. Për gratë shtatzëna apo nënat që janë me fëmijë në gji, është e dobishme informata se dardhat përmbajnë acid folik. Sa i përket mineraleve, dardhat përmbajnë kalcium, magnez, kalium, bakër dhe mangan.

Vitamina C dhe bakri janë antioksidant, kështu që ngrënia e dardhës bën mrekulli për imunitetin tuaj. Dardhat përmbajnë edhe mineralin bor, i cili i duhet trupit tonë për ta absorbuar kalciumin. Prandaj dardhat janë të lidhura me efektin pozitiv, kur bëhet fjalë për osteoporozën.

Këtij fruti i shfrytëzohen kokrrat, gjethet, rrënjët dhe lëkura e degëve apo e trungut (gjethet mund të përdoren edhe gjatë dimrit si të thata, nëse mblidhen në verë dhe thahen në hije). Ky frut shëron rrugët urinare dhe prostatën.

Categories
Shëndeti

12 ushqime që ju mbajnë të ngopur për orë të tëra

Të gjithë dëshirojnë të ndihen të ngopur për orë të tëra pasi të hanë drekën dhe të mos ndihen të fryrë. Por si?! A ka ndonjë mundësi të tillë?

Epo, ka një zgjidhje që nuk është tamam seksi, por funksionon. Fibrat ndihmojnë në mbajtjen e zorrëve të rregullta, natyrisht ulin kolesterolin tuaj dhe ju bëjnë të ndiheni më të ngopur. Dietat me fibra të larta gjithashtu janë të lidhura me norma më të ulëta të kancerit të zorrës së trashë.

Por që të funksionojë mos hani fibra pa e menduar sasinë sepse do t’ju shkaktojnë fryerje dhe diarre. Dhe mos harroni të pini të paktën tetë gota ujë në ditë për të ndihmuar organizmin. Këto 12 ushqime me fibra të larta që kanë të paktën pesë gram fibra do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimin tuaj…

1.Argjinare – Argjinaret janë një burim i madh fibrash, por shumë të vështira për t’u përgatitur. Për ta bërë më të lehtë sugjerohet shtimi i tyre sallata ose fruta.

2.Fasule lima – Të ngrira ose të konservuara janë opsioni më i mirë për të marrë të gjitha fibrat e fasuleve lima.

3.Thjerrëzat – Nga kjo lëndë vegjetariane ju do të merrni “tonë” me fibra dhe proteina. Vetëm me pak ujë thjerrëzat janë gati për 30 minuta.

4.Fasulet e zeza – Përzijini fasulet e zeza me patate të ëmbla dhe djathë dhe do të përgatisni një sanduiç me super fibra.

5.Makarona me grurë – Makaronat janë një ushqim çuditërisht i lartë me fibra. Merrni makaronat dhe gatuajini me salcë domatesh, vaj ulliri dhe limon dhe do të keni një vakt të pasur me fibra.

6.Mjedra – Sezoni i mjedrës është pikërisht vera dhe ato janë shumë të kushtueshme. Por ju mund t’i shijoni edhe jashtë stinës nëse i blini të ngrira dhe i bëni smothie.

7.Qiqra – Ato janë shumë të buta dhe janë plot me fibra. Nëse i gatuani me selino dhe karrota do të keni gati një sallatë plot fibra dhe proteina.

8.Elb – Elbin mund ta gatuani me brokoli, qepë dhe speca të kuq për një supë të mbushur me fibra.

9.Dardha – Dardha është një nga frutat më të pasur me fibra dhe janë një vakt i shëndetshëm.

10.Avokado – Një tjetër ushqim i pasur me fibra janë avokadot, të cilat nëse i kombinoni me një fetë bukë do të keni gati mëngjesin e shëndetshëm me fibra.

11.Manaferra – Manaferrat ashtu si mjedrat mund t’i merrni të ngrira dhe t’i konsumoni si smothie që të merrni fibrat e tyre.

12.Kikirikët – Kikirikët kanë një sasi të habitshme të lartë të fibrave për madhësinë e vogël që kanë.

Categories
Këshilla

Dardhat ju parandalojnë kilogramët e tepërt, 35% më pak shanse të bëheni obez

Studimi i ri zbulon se dardha është e lidhur ngushtë, me peshë të ulët të trupit. Hulumtuesit kanë gjetur se, personat që konsumojnë dardha, kanë 35 për qind më pak shanse të bëhen obez.

Po ashtu thuhet se konsumi i rregullt i dardhës, është i lidhur me kualitet të lartë të dietës. Dardhat janë “burim i përkryer” me fibra, si dhe të mbushura me vitaminë C.

Vetëm një dardhë e vetme, përmban 24 për qind fibra, që janë të rekomandueshme në baza ditore – kurse ka vetëm 100 kalori. Ky frut nuk ka yndyrë, kolesterol dhe natrium – ndërsa përmban 190 miligram kalium.

Në studimin e botuar në “Nutrition and Food Science”, thuhet se njerëzit që hanë dardha, janë më të shëndetshëm dhe me shumë pak mundësi, të jenë me mbipeshë apo obez.

Pirja e lëngut të dardhës ndihmon gjithashtu edhe në lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës. Shërben veçanërisht kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.

Categories
Këshilla

Frut jashtëzakonisht i shëndetshëm. 5 arsyse pse duhet të hani sa më shpesh dardha

“Një mollë në ditë, mban larg doktorin”, thotë një shprehje e vjetër. Edhe pse e dimë që nuk mund të krahasojmë mollët me dardhat, ne e bëjmë, sepse dardhat janë jashtëzakonisht të shëndetshme. Më poshtë gjeni 5 arsye pse duhet të hani sa më shpesh dardha.

1. Dardhat janë të shkëlqyera për zemrën dhe enët e gjakut

Dardha është e mirë për shëndetin e zemrës sepse ka shumë fibra. Ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe presionit të gjakut.

2. Ul shanset e prekjes nga diabeti i tipit 2

Përveç fibrave, dardhat kanë gjithashtu flavanole dhe anticid. Këto të tre bashkohen për të ulur rrezikun e diabetit të tipit 3. Kjo ndodh për shkak të aftësisë së tyre për të rritur rezistencën ndaj insulinës, gjë që e bën të lehtë për trupin të thithë insulinë dhe glukozë në qarkullimin e gjakut.

3. Sistemi imunitar më i fortë

Dardhët janë plot antioksidantë si vitamina C dhe bakri. Këto antioksidantë ndihmojë sistemin tuaj imunitar që të funksionojë më mirë, duke ju mbrojtur më mirë nga sëmundjet. Gjithashtu, dardhat ndihmojnë të shëroheni më shpejt.

4. E mirë për zorrën tuaj

Një dardhë mesatare përmban rreth 20% të fibrave që na duhen në ditë. Siç mund ta dini, fibrat janë të mira për sistemin tuaj tretës. Fijet në dardha qëndrojnë të pandryshuara derisa kalojnë në sistemin tuaj tretës. Një përfitim i kësaj është ushqyerja e baktereve të shëndetshme në zorrë dhe pastrimi i zorrëve nga brenda. Dardhat gjithashtu veprojnë si një laksativ i butë i cili mund të ndihmojë me kapsllëkun.

5. Lëkurë më e mirë

Kush nuk dëshiron të ketë një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim? Të gjithë apo jo. Epo duhet të harroni fillimisht kremrat dhe maskat, dhe të filloni të hani dardha. Fibrat e dardhës sigurojnë që niveli i sheqerit në gjak të mos luhatet shumë, duke lënë kolagjenin në lëkurë të pandryshuar. Dardha gjithashtu përmban antioksidantë, si vitamina C, vitamina K dhe bakri, të cilat ndihmojnë lëkurën tuaj të mbetet e butë dhe e shëndetshme./Abcnews