Categories
Këshilla

Anila Kalleshi feston datëlindjen, urimi special nga stafi: Faleminderit për gjithçka!

11 korriku është një ditë e veçantë, pasi Anila Kalleshi feston datëlindjen e saj. Nuk po flasim shumë për Anilën si profesioniste në fushën e saj, pasi rezultatet “na e mbyllin gojën” të gjithëve. Anila është padyshim numri një në Shqipëri që dominon tregun me meritë absulute, punë të gjatë dhe vullnet të hekurt.

Fjalët tona janë të pavlera, çmimet e fituara tashmë nuk numërohen. Në punën me Anilën mëson shumë, pasi ajo është një enciklopedi e gjallë. Një ndër shprehjet që na ka mbetur në mendje nga Anila është: “Punë, punë dhe vetëm punë. Nuk duhet të kënaqeni asnjëherë me pak, por të kërkoni gjithmonë maksimumin për vete dhe të investoni në dijen tuaj për të arritur qëllimet që i keni vendosur vetes”. 

Anila përveç se një profesioniste e shkëlqyer është dhe një njeri me parime të forta. Në bisedat e shumta me të, gjithmonë na këshillon të duam vendin tonë e të mundohemi të përmirësojmë veten, në këtë formë jemi individë më të mirë dhe për shoqërinë. Ndryshimi fillon nga vetja!

Nuk mund të mos themi dhe dy fjalë për Anilën si familjare. Një nënë e jashtëzakonshme për djalin e saj, një bashkëshorte fantastike dhe një vajzë e shkëlqyer për prindërit e saj. Ka arritur shumë, por gjithmonë qëndron me këmbë në tokë dhe e gatshme të ndihmojë çdo person.

Asgjë nuk është e falur dhe askush nuk të jep mundësinë pa e merituar. Anila është shembulli përfekt se si ëndrrat mund të realizohen. Atë që donte, e arriti. Prandaj, faleminderit Anila për shembullin që na jep çdo ditë dhe u bëfsh 100 vjeçe me plot shëndet dhe lumturi. Je një person që na frymëzon çdo ditë me këmbënguljen tënde dhe faktin që nuk lodhesh kurrë. Shumë përqafime, stafi yt!