Categories
Lajme

Debati i ditës nga Fatma Haxhaliau: Prindër pse i lini fëmijët e zhveshur në plazh?!

Temperaturat e larta të ditëve të fundit Për shumë arsye jo pak fëmijë në plazhe prindërit i lënë lakuriq. Fatma Haxhialiu përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan e indinjuar se kjo nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë.

Statusi i saj merr shkas nga një ngjarje e ndodhur në plazh, ku sipas moderatores, një nënë ia kishte hequr me zor rrobat e banjës të bijës 5 vjeçare. Ja çfarë shkruan Fatma: “Me ca logjike keta prinder lene femijet lakuriq ne plazh?

“Jam kurioze te di arsyen, si e mendojne? Pse duhet femija te rri mes 400 syve ashtu i zhveshur dhe i ndrojtur, sepse eshte ndryshe nga femijet dhe te rriturit e tjere? A e kuptojne qe eshte gjymtuese per femijen?

“Pse vet jane te mbuluar dhe respektojne privatesine e tyre, ndersa femijet i ekspozojne edhe me dhune ( nje vajze 5 vjec i ulerinte te emes, po mos mi hiq moj rrobat, me ulerima e te qara). Pse? Pse? Pse?

“Kjo eshte teme debati nga ato qe duhen bere e uleritur me te madhe, psikologe ju lutem flisni!!!! Ne bote eshte me tabele te madhe, as bebet nuk lejohen pa pampersa ne ambjente publike!!!!”, thuhet në statusin e moderatores.