Categories
Këshilla

Ndiheni të këputur dhe pa energji, ju jap 10 arsyet e ndjenjës së lodhjes

Shkaku nr.1 – Gjumë i pamjaftueshëm – Kjo gjë ka efekte negative në përqëndrim dhe shëndet. Për të rriturit është e nevojshme të paktën 7- 8 orë gjumë çdo natë. E rëndësishme është vendosja e një programi të rregullt për gjumin.

Një këshillë e thjeshtë, largoni Laptopin, celularin apo televizorin nga dhoma juaj e gjumit. Nëse këto masa nuk sjellin ndonjë përmirësim, atëherë kërkoni ndihmën e mjekut specialist për ndonjë çrregullim të gjumit.

Shkaku nr.2 :Apnea e gjumit – Në disa raste, njerëzit mendojnë se flenë mjaftueshëm, por ata nuk janë të vetëdijshëm se disa episode të apnesë kanë shoqëruar gjumin e tyre. Apnea e gjumit është ndërprerje e shkurtër e procesit të frymëmarrjes gjatë natës.

Edhe pse gjatë këtij episodi dikush mund të zgjohet për disa çaste, ai nuk është në dijeni të këtij fenomeni. Si rezultat gjumi është i deprimuar edhe pse koha e kaluar në shtrat është relativisht e gjatë. Prej masave të thjeshta që mund të ndërmirren për të evituar ose të paktën reduktuar episode të apnesë, janë: rënia në peshë, lënia e duhanit etj.

Shkaku nr.3 : ”Furnizim i pamjaftueshëm – Ngrënia e pakët shkakton lodhje sikurse edhe ngrënie e ushqimeve të papërshtatshme. E rëndësishme është marrja e një diete të balancuar duke plotësuar kërkesat e organizmit për glukozë pasi rënia e nivelit të glukozës në gjak është shkaktuar nga ndjenjës së dobësisë apo lodhjes.

Është i domosdoshem konsumimi i përditshëm i vaktit të mëngjesit si edhe plotësimi i nevojave për glukozë e proteina në çdo vakt. Është e pëlqyeshme të konsumohen vakte të vogla të ndërmjetme për të mbajtur një nivel bazik të energjisë.

Shkaku nr.4 : Anemia – Anemia është një nga shkaqet më të shpeshta të dobësisë te gratë. Kjo vjen më së shumti nga humbja e gjakut menstrual që shkakton një deficit në jonin e hekurit, gjë që sjell një ulje absolute të rruazave të kuqe që shërbejnë për transportin e oksigjenit në inde.

Në të tilla raste është e rëndësishme marrja e hekurit suplementar, konsumimi i ushqimeve të pasura me hekur sikurse mishi, mëlçia, peshk, fasule, drithëra të pasuruara etj.

Shkaku nr.5 : Depresioni – Depresioni nuk është thjesht një çrregullim afektiv, por influencon edhe në shumë simptoma fizike, si psh: lodhja, dhimbja e kokës, anoreksia. Ndjesia e lodhjes dhe gjendja e rënë psikologjike për mbi 2 javë duhet të nxisë për një konsultë me psikologun.

Shkaku nr.6 :Hipotiroidizmi – Tiroideja është një gjendër endokrine me funksion kontrollin e metabolizmit. Kur gjendra ka nënfuksion, personi do të ndjejë dobësi, lodhje si edhe do të fillojë të shtojë në peshë. Nëse nëpërmjet dozimit të hormoneve të tiroides vërehen nivele të ulëta, është i nevojshëm zëvendësimi terapeutik i hormoneve.

Shkaku nr.7 : Konsumi i tepruar i kafesë. – Kafeina në doza të reduktuara mund të përmirësojë koncentrimin dhe vigjilencën. Por kur konsumohet në sasi të madhe shkakton rritje të ritmit të zemrës, rritjen e presionit të gjakut, nervozizëm, lodhje etj.

Zgjidhja është reduktimi gradual i konsumit të kafesë, çajit, çokollatës, dhe çdo medikamenti që përmban kafeinë. Lënia e menjëherëshme e konsumit të këtyre produkteve mund të shkaktojë simptoma të tërheqjes [abstinencës]dhe rritje të ndjenjës së lodhjes .

Shkaku nr.8: Infeksionet e fshehta urinare – Shpesh herë simptoma e vetme e një infeksioni urinar është lodhja. Bërja e një testi urinar konfirmon infeksionin. Me përdorimin e antibiotikëve zakonisht fashitet edhe lodhja.

Shkaku nr.9: Diabeti – Tek diabetikët, edhe pse konsumimi i ushqimit është i mjaftueshëm glukoza nuk arrin deri në brendësi të qelizës ku do të konvertohet në energji, dhe kështu organizmi do ndjejë lodhje dhe dobësi.

Nëse ndjesia e lodhjes persiston në mënyrë të pashpjegueshme, është e arsyeshme dozimi i glukozës në gjak. Në trajtimin e diabetit përfshihet: ndryshimii stilit të jetesës, dieta, ushtrime fizike, terapia me insulinë etj.

Shkaku nr.10 : Dehidrimi – Lodhja mund të jetë shenja e parë e dehidrimit.Irekomandueshëm është konsumimi i të paktën 2 gotave ujē në orë sidomos gjatë stinës së nxehtë ose gjatë një aktiviteti fizik.

Categories
Këshilla

Kujtesa dhe përqëndrimi, ja si ndikon uji në shëndetin tuaj

Shpeshherë kemi hasur në këshillën se duhet t’i pimë tetë gota ujë në ditë, të përkujdesemi që urina mos të merr ngjyrën e verdhët të mbylltë dhe të kufizojmë pijet me kafeinë sepse na dehidratojnë.

Këshilla të tilla ditore tregojnë se dehidratimi është problem i zakonshëm. Sidoqoftë, një studim i ri i publikuar në The American Journal of Clinicial Nutrition tregon se funksioni i trurit mund të komprometohet nga vetëm një shkallë e vogël e dehidratimit.

Studime të mëhershme kanë zbuluar se nëse ka mungesë uji për rreth 2 për qind të peshës së trupit, atëherë kujtesa, përqendrimi dhe disponimi e pësojnë. Kjo ndërlidhet edhe me periudhat e zgjatura të aktivitetit fizik.

Duhet pasur parasysh se uji e përbën dy të tretën e trupit dhe është vlerë esenciale dhe e domosdoshme për të gjitha aspektet e funksionimit të trupit, përfshirë shpërndarjen e oksigjenit dhe vlerave tjera ushqyese, heqjen e produkteve të panevojshme, si dhe për rregullimin e temperaturës.

Rëndësia e vet shpeshherë ilustrohet edhe me atë se një person vdes përbrenda për tri deri në pesë ditë nëse nuk pinë ujë. Megjithatë, trupi mund të pësojë nga dehidratimi edhe shumë më herët para se të vijë deri tek vdekja.

Është fakt i pranuar se performanca e atletëve do të jetë më e dobët nëse humbin shumë lëngje. Gjatë një ndeshje të vetme, një futbollist mund të vrapojë 12 kilometra ose më shumë dhe të humbë mbi 3 për qind të peshës së trupit. Nëse fillimisht kanë peshuar 75 kg, atëherë ata do t’i kenë humbur 2.25 kg – gjë që pasqyron në humbjen e gjysmë galloni me ujë.

Por, humbja e lëngjeve është karakteristike e përditshme e jetës dhe nuk ndodhë vetëm atëherë kur kemi aktivitet fizik. Shkencëtarët kanë zbuluar se mungesa e ujit në trup fillon të ketë ndikime në trup shumë më herët para se të vijë deri tek 2 për qindshi i humbjes së lëngjeve që ndërlidhet me aktivitetet e stërzgjatura fizike.

Studimi, përmes aktiviteteve të ndryshme ka zbuluar se personat përjetojnë kujtesë dhe përqendrim më të dobët vetëm me humbjen e 0.22% të peshës së trupit, ndryshim i cili mund të ndodh gjatë ditëve të nxehta, kur jeni fizikisht aktiv ose kur nuk konsumoni mjaftueshëm ujë.

Veç kësaj, kur humbja e peshës së trupit kishte arritur në 0.72 për qind, pjesëmarrësit e studimit kishin raportuar të kenë më pak energji dhe të jenë më të shqetësuar. Këto zbulime tregojnë se funksioni i trurit të të rriturve të shëndetshëm ndikohet edhe nga nivelet më të vogla të dehidratimit.

Categories
Këshilla

Dhjetë arsyet se pse ju ndiheni të lodhur vazhdimisht

Shkaku nr.1 – Gjumë i pamjaftueshëm – Kjo gjë ka efekte negative në përqendrim dhe shendet. Për te rriturit është e nevojshme të paktën 7- 8 orë gjumë cdo natë. E rëndësishme është vendosja e një programi të rregullt për gjumin. Një këshillë e thjeshtë, largoni Laptopin, celularin apo televizorin nga dhoma juaj e gjumit. Nëse këto masa nuk sjellin ndonjë përmirësim atëherë kërkoni ndihmën e mjekut specialist për ndonjë crregullim të gjumit.

Shkaku nr.2 :Apnea e gjumit – Në disa raste, njerëzit mendojnë se flenë mjaftueshëm, por ata nuk janë të vetëdijshëm se disa episode të apnesë kanë shoqëruar gjumin e tyre. Apnea e gjumit është ndërprerje e shkurtet e procesit të frymëmarrjes gjatë natës. Edhe pse gjatë këtij episodi dikush mund të zgjohet për disa caste, ai nuk është në dijeni të këtij fenomeni.

Si rezultat gjumi është i deprimuar edhe pse koha e kaluar në shtrat është relativisht e gjatë. Prej masave të thjeshta që mund të ndërmirren për të evituar ose të paktën reduktuar episode të apnesë, janë: rënia në peshe, lënia e duhanit etj.

Shkaku nr.3 : ”Furnizim i pamjaftueshëm – Ngrënia e pakët shkakton lodhje sikurse edhe ngrënie e ushqimeve të papërshtatshme. E rëndësishme është marrja e një diete të balancuara duke plotësuar kërkesat e organizmit për glukozë pasi rënia e nivelit të glukozës në gjak është shkaktuar e ndjenjës së dobësisë apo lodhjes është i domosdoshem konsumimi i përditshëm i vaktit të mëngjesitsi edhe plotësimi i nevojave për glukozë e proteina në cdo vakt.është e pëlqyeshme të konsumohen vakte të vogla të ndërmjetme për të mbajtur një nivel bazik të energjisë

Shkaku nr.4 : Anemia – Anemia ēshtë një nga shkaqet më të shpeshta të dobësisë të gratë. Kjo vjen më së shumti nga humbja e gjakut menstrual që shkakton një deficit në jonin e hekurit, gjë që sjell një ulje absolute të rruazave të kuqe që shërbejnë për transportin e oksigjenit në inde. Në të tilla raste është e rëndësishme marrja e hekurit suplementar, konsumimi i ushqimeve të pasura me hekur sikurse mishi, mëlçia, peshk, fasule, drithëra të pasuruara etj.

Shkaku nr.5 : Depresioni – Depresioni nuk është thjesht një crregullim afektiv, por influencon edhe në shumë simptoma fizike, si psh: lodhja, dhimbja e kokës, anoreksia. Ndjesia e lodhjes dhe gjendjae rënë psikologjike për mbi 2 javë duhet të nxisë për një konsultë me psikologun.

Shkaku nr.6 :Hipotiroidizmi- Tiroideja është një gjendër endokrine me funksion kontrollin e metabolizmit. Kur gjendra ka nënfuksion, personi do të ndjejë dobësi, lodhje si edhe do të fillojë të shtojë në peshë. Nëse nëpërmjet dozimit të hormoneve të tiroides vërehen nivele të ulëta, është i nevojshëm zëvendësimi terapeutik i hormoneve.

Shkaku nr.7 : Konsumi i tepruar i kafesë. – Kafeina në doza të reduktuara mund të përmirësojë koncentrimin dhe vigjilencën. Por kur konsumohet në sasi të madhe shkakton rritje të ritmit të zemrës, rritjen e presionit të gjakut, nervozizëm, lodhje etj. Zgjidhja është reduktimi gradual i konsumit të kafesë, cajit, cokollatës, dhe cdo medikamenti që përmban kafeinë. Lënia e menjëherëshme e konsumit të këtyre produkteve mund të shkaktojë simptoma të tërheqjes [abstinencës]dhe rritje të ndjenjës së lodhjes .

Shkaku nr.8: Infeksionet e fshehta urinare – Shpesh herë simptoma e vetme e një infeksioni urinar është lodhja. Bërja e një testi urinar konfirmon infeksionin. Me përdorimin e antibiotikëve zakonisht fashitet edhe lodhja.

Shkaku nr.9: Diabeti – Tek diabetikët, edhe pse konsumimi i ushqimit është i mjaftueshëm glukoza nuk arrin deri në brendësi të qelizës ku do të konvertohet në energji, dhe kështu organizmi do ndjejë lodhje dhe dobësi. Nëse ndjesia e lodhjes persiston në mënyrë të pashpjegueshme, është e arsyeshme dozimi i glukozës në gjak. Në trajtimin e diabetit përfshihet: ndryshimii stilit të jetesës, dieta, ushtrime fizike, terapia me insulinë etj.

Shkaku nr.10 : Dehidrimi – Lodhja mund të jetë shenja e parë e dehidrimit.Irekomandueshëm është konsumimi i të paktën 2 gotave ujē në orë sidomos gjatë stinës së nxehtë ose gjatë një aktiviteti fizik.