Categories
Këshilla

Koolesteroli mund të kuptohet dhe nga dhimbjet e gjoksit dhe këmbëve

Dhimbja në gjoks ose këmbë është një paralajmërim që nivelet e kolesterolit janë shumë të larta, sipas ekspertëve mjekësorë. Kolesteroli i lartë është emri që u jepet niveleve të larta të një lënde yndyrore në gjak, e cila mund të rezultojë në bllokim të enëve të gjakut, duke e bërë një person të ndiejë se një gjë e keqe po ndodh në gjoks ose këmbë.

Dhimbja e kraharorit në të majtë mund të jetë rezultat i një sulmi në zemër ose një gjendje tjetër kërcënuese për jetën, sipas “WebMed”. NHS thotë: “Shumica e dhimbjeve në gjoks nuk janë një shenjë e një sëmundjeje të rëndë, por personi duhet të vizitojë një mjek”.

Mjekët thonë se dhimbja, ngërçet, mpirja ose lodhja e këmbëve gjatë ecjes ose qëndrimit në këmbë zhduken pasi të pushoni.

Disa njerëz me dhimbje në këmbë për shkak të kolesterolit të lartë raportuan se kishin një ndjenjë të rëndë, lodhje ose djegie në njërën ose të dy këmbët. Sipas mjekëve, kolesteroli i lartë nuk shkakton ndonjë simptomë të rëndësishme, prandaj është shumë e vështirë të dish nëse e ke apo jo.