Categories
Këshilla

Dieta një javore me rezultate të larta, Anila Kalleshi e publikon për ju

Nëse kërkoni të humbisni peshë dhe po kërkoni një regjim të caktuar ushqimor me të cilin e keni të sigurtë rënien nga pesha Anila Kalleshi ju sugjeron këtë menu. Është e këshillueshme që ky regjim , të shoqërohet dhe me trajtime të veçanta për trupin, të cilët do t’ju mundësojnë të humbni kile, por të krijoni një trup të tonifikuar dhe pa lëkurë të lëshuar.

Dietë 1500 kcal/ditë. Karbohidrate 50 për qind, proteina 20 për qind, yndyrna 30 për qind, kolesterol 150 mg/ditë. Vaktet është mirë të konsumohen në këto orare: Mëngjesi: 8:00-9:00, Paradreke: 11:00, Dreka: 13:00, Pasdite: 17:00, Darka: 20:00.

E hënë: Mëngjesi: 1 fetë bukë e zezë (30 gr) me 1 vezë të zier pak, 30 gr djathë të bardhë pa yndyrë. Paradreke: 1 portokall të shtrydhur. Dreka: 1 kupë oriz me kërpudha ose perime, ose 60 gr peshk ton ose një gjoks pule, 1 fetë bukë e zezë, sallatë me barishte të ziera ose jeshile.

Pasdite: 1 dardhë dhe 1 grusht qershi. Darka: Sallatë greke (domate, kastraveca, speca) 125 ml kos pa yndyrë, 1 fetë bukë e zezë (30 gr), 60 gr djathë pa yndyrë (rikota).

E martë: Mëngjesi: 1 filxhan qumësht me 3 lugë tërshërë. Paradreke: 10 kokrra bajame. Dreka: 1 racion bishtaja, sallatë me domate dhe kastraveca, 60 gr mish pa dhjam, 1 fetë bukë e zezë. Pasdite: 1 banane e vogël Darka: sallatë me brokoli, 1 fetë bukë e zezë, 60 gr mish pule, 40 gr djathë.

E mërkurë: Mëngjesi: 1 fixhan kos me ½ filxhan drithëra me fibra
Paradreke: 1 kokërr mollë. Dreka: 150 gr mish pule, sallatë jeshile, 1 kupë oriz kaf me salcë zarzavatesh. Pasdite: 1 banane e vogël. Darka: Sallatë me brokoli, 1 fetë bukë e zezë, 60 gr mish pule, 40 gr djathë.

E enjte: Mëngjesi: 1 filxhan qumësht me 2 lugë musli. Paradreke: 1 kokërr pjeshkë. Dreka: 1 racion bishtajore (fasule) sallatë me spinaq të freskët me vaj ulliri dhe limon, 1 fetë bukë e zezë. Pasdite: 1 kajsi. Darka: Supë pule me perime, kos pa yndyrë, 1 fetë bukë e zezë, sallatë me perime të ziera.

E premte: Mëngjesi: 1 kokërr vezë e zier. Paradreke: 1 grusht qershi
Dreka: 2 patate të pjekura, 150 gr peshk, sallatë me lulelakër dhe panxhar. Pasdite: 1 fetë biskotate me domate dhe gjizë pa kripë. Darka: 60 gr peshk ton, sallatë jeshile, 1 fetë bukë e zezë, kos pa yndyrë.

E shtunë; Mëngjesi: 1 fetë bukë e zezë me gjizë dhe domate. Paradreke: 1 kokërr dardhë. Dreka: 1 racion thjerrëza, 1 fetë bukë e zezë, sallatë me spinaq të zier. Pasdite: 1 grusht me fruta të thatë jo të kripura, jo të pjekura. Darka: 1 fetë bukë e zezë, 1 racion burani, 1 vezë e zier, 125 ml kos pa yndyrë.

E diel: Mëngjesi: 1 filxhan qumësht me 2 lugë musli. Paradreke: 1 frut
Dreka: 200 gr merluc, sallatë me rukola. Pasdite: 1 kajsi. Darka: Supë peshku, sallatë me brokoli dhe lulelakër.

Kujdes: Gjatë gjithë dietës ditore nuk duhet të konsumohen më shumë se 2 lugë gjelle vaj ulliri. Jo më shumë se 2 kafe në ditë dhe të konsumohet me sheqer dietik. Jo më shumë se 1 filxhan çaj në ditë me sheqer dietik.

Në ditën që është për t’u konsumuar peshk ton të zgjidhet në konservë uji dhe jo konservë vaji. Djathi duhet të jetë pa yndyrë, rikota ose gjizë pa kripë. 2 herë në javë duhet të konsumohet peshk i freskët.

Categories
Këshilla

Si të humbisni 2kg brenda javës me dietën e limonit

Dembelizmi veor dhe abuzimi me pijet alkoolike, ëmbëlsirat dhe ushqimet e shpejta kanë shtuar disa kilogramë shumë tek gjithësecili prej nesh. Kilogramë që vihen re menjeherë rreth zonës së barkut sa herë që vishni bluzën e preferuar, apo dhe në zonën e ijeve dhe kofshëve.

Nëse doni të humbisni peshë sa më shpejt të jetë e mundur, përveç aktivitetit fizik duhen bërë ndryshime serioze edhe në mënyrën si ushqeheni. Do ju propozojmë një dietë të shpejtë që do bëjë të humbisni dy kilogramë brenda një jave. Kjo dietë është edhe ndër të preferuarat e vajzave gold të Hollywood-it si Beyoncé, Jessica Alba dhe modeles super seksi Giselle Bündchen.

Dita 1: lëngu i një kokrre limoni me një gotë ujë. Dita 2: lëngu i 2 limonave me 2 gota ujë. Dita 3: lëngu i 3 limonave me 3 gota ujë. Dita 4: lëngu i 4 limonave me 4gota ujë.

Dita 5: lëngu i 5 limonave me 5 gota ujë. Dita 6: lëngu i 6 limonave me 6 gota ujë. Dita 7: lëngu i 3 limonave me 7 gota ujë SHËNIM: Çdo gote mund t’i shtoni 2-3 lugë çaji mjaltë.

Gjatë kësaj kohe duhet të ushqeheni siç bëni zakonisht. Konsumoni 3 deri në 5 vakte në ditë, të pasura me të gjithë vlerat ushyese si vitaminat, proteinat, karbohidratet etj. Mos e privoni veten nga ushqimi ‘’i ndaluar’’ siç janë çokollatat dhe akulloret.

E vetmja gjë që ju duhet të bëni është të pini vazhdimisht ujë me limon. Duhet të nisni ditën me një gotë ujë të ngrohtë me limon dhe ta vazhdoni me këshillat e mësipërme.

Duke e kombinuar këtë dietë më 30 minuta ushtrim çdo ditë, rezultati do të jetë gjithmonë e më i dukshëm që në fundjavën e parë. Provojeni dhe ndani eksperiencën tuaj me ne.

Categories
Dieta

Dieta e lëngjeve, humbisni 3-4 kg në javë në mënyrë të thjeshtë

Siç e thotë edhe vetë tituli, kjo dietë ka bazë lëngjet dhe asnjë ushqim tjetër. Këtu futet çdo lëng frutash, kosi, qumështi, të gjithë llojet e supave apo pureve të perimeve e frutave. Dieta e Lëngjeve konsiston në konsumimin e ushqimeve në formën e puresë për një javë, por jo për një periudhë të gjatë kohore, pasi trupi ka nevojë të vazhdueshme për një sërë ushqyesish.

Gjithësesi nëse po kërkoni të pastroni trupin nga toksinat dhe të largoni fryrjen për disa ditë kjo metodë është fantastike. Në këtë artikull  do ju tregojmë të gjithë guidën për të arritur trupin që dëshironi në pak kohë.

Si funksionon kjo dietë? Si fillim shtoni sasinë e lëngjeve në ditën tuaj për ta mësuar trupin me këtë regjim. Zgjidhni të preferuarat tuaja në fruta perime dhe bulmetra duke pasur në mendje që ato të jenë natyrale të sapo gatuara e pa konservantë të shtuar. Pra mundouni t’i përgatisni në shtëpi për të mos u shqetësuar për kaloritë apo yndyrnat e këqija që do të merrni gjatë këtij rrugëtimi.

Sa kilogramë do të humbisni? Nëse do të filloni ditën e striktë të lëngjeve mbani në mendje se kjo dietë është një fillim për personat që janë të paktën 8 kilogramë mbi peshë. Me fillimin e kësaj diete parashikohet të humbisni të paktën 3-4 kilogramët e parë për të vazhduar më pas me dieta të tjera të përshtatëshme për ju.

Duke qenë se ky regjim zgjat vetëm 1 javë nuk është ideal për të humbur mendjeherë peshën e tepërt pasi kjo nuk është as e shëndetshme. Mund ta nisni gjatë fundjavë kur nuk keni shumë aktivitet fizik, nuk shkoni në shkollë apo punë dhe trupi nuk ka nevojë të sforcohet. Kjo dietë detoks përdoret për të larguar ujrat dhe toksinat e këqija nga organizmi.

Çfarë të konsumoni? Megjithëse deri tani përmendësh shpesh frutat e perimet, jo të gjithë prej tyre lejohen. Dieta e lëngjeve ndahet në dy faza të mëdha të cilat do i shpjegojmë në vijim.

3 ditët e para – Dietologët këshillojnë që për të filluar të konsumoni vetëm perime të caktuara nën një regjim strikt. Zgjidhni qepën, preshin, lakrën, lulelakrën, kungulleshkat dhe spinaqin.

Përziejini në mikser për t’i bërë pure dhe konsumojini menjëherë sipas kombinimit që keni menduar. Nuk këshillohet përdorimi i erëzave, vajit të ullirit kripës apo sheqerit.

4 ditët e tjera – Gjatë pjesës tjetër të mbetur të javës këshillohet ta shtoni gradualisht ushqimin me supa, pure, krem frutash e perimesh si dhe supë me lëng perimesh. Mund të përdorni patatet, karotat, bishatajorët e ndërsa për frutat mund t’i konsumoni ato të stinës duke lënë jashtë bananet dhe kajsitë.

Si t’i konsumoni? – Kini parasysh që të konsumoni lëngje gjatë gjithë ditës pa pasur problemin e kalorive. E rëndësishme në këtë dietë është që ju të konsumoni vetëm lëngje e të merrni energji. Një ditë e juaja mund të nisë me kafe ose lëng më pas të vazhdoni duke konsumuar një lëng gfrutash të freskët.

Në drekë konsumoni supë me perime ose kremoze sipas dëshirës, pasdite konsumoni kos me fruta dhe në darkë sërish supë. Siç e përmendëm edhe mëparë, kjo dietë nuk duhet të zgjasë më shumë se 1 javë pasi mund të bëhet e dëmshme për organizmin.

Categories
Këshilla

Mesazhi i darkës për ju, sa thjeshtë e keni për të patur një jetë të shëndetshme!

Një ndër kritikat që dëgjoj shpesh është se bëj dieta për të pasurit, ndërkohë që shumë persona nuk kanë të hanë bukë. Në fakt, unë nuk e di se ke përcaktoni të pasur ju, pasi për mua të pasur janë personat që e kanë familjen rreth sofrës dhe darkojnë së bashku.

Unë mund të them se jam më e pasura në botë, pasi e kam tryezën plot. Kjo është më e rëndësishme, për të dalë dhe te kritikat tuaja se dietat e mia kushtojnë. E vërtetë është, kushtojnë një pjesë prej tyre, jo për dëshirën time, por për shkak të tregut që imponon cmime të tilla për produktet që vlejnë, por nuk është vetëm kjo.

Nuk mund të justifikoheni vetëm me dicka të tillë, pasi unë kam postuar pafund shkrime për të përmirësuar rutinën tuaj ditore. Unë besoj se secili prej jush mund të përmirësohet me vullnet dhe dëshirë.

Ndoshta nuk keni mundësi të blini arra kokosi, ama keni mundësi të konsumoni një mëngjes të thjeshtë dhe të mundoheni të eliminoni ushqimet që ju shëndoshin. “Fast Food”-et apo dhe të ngrënit në orët e vona të natës. Prandaj, më mirë është të dish se sa të kesh, unë mundohem të ju përcjell dije. Ju lutem, vlerësojeni dhe merreni në mënyrë pozitive.

Categories
Këshilla

Nëse doni të humbisni peshë, duhet të përdorni këto produkte!

Janë disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë për të humbur peshë. Shumë prej ushqimeve që janë të përfshira në një dietë për humbje peshe, kanë disa gjëra të përbashkëta:

Ato janë të pasura me fibra (të cilat ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur) dhe kanë një densitet të ulët të energjisë- domethënë që ju mund të hani një porcion pa e tepruar me kaloritë. Duke përfshirë ushqimet e mëposhtme si pjesë të dietës suaj, mund ta keni më të lehtë të arrini qëllimin për humbje peshe.

Avokado – Avokadot janë të pasura me acide yndyrore mono-të ngopura, fibra dietikë, kalium dhe fito-kimikë. Njerëzit që hanë avokado kanë si tendencë të kenë IBM më të ulët, peshë trupi më të ulët sesa njerëzit që nuk e konsumojnë këtë super ushqim, sipas një studimi në “Nutrition Journal”.

Ndërkohë që avokadot kanë përmbajtje më të lartë kalorike se frutat apo perimet e tjera, yndyra e tyre ngopëse ju ndihmojnë të dobësoheni. Shtoni pak avokado në sallatra, sanduiç ose në gatime të tjera.

Vezët – Vezët janë të pasura me proteina, yndyrna dhe lëndë ushqyese esenciale si vitamina D dhe kolina. Është proteina dhe koha gjatë të cilës ne i konsumojmë, ajo që i bën vezët mjaft të favorshme për humbjen në peshë.

Të hani një mëngjes me përmbajtje proteinike që promovon humbjen në peshë, sepse proteinat rrisin ngopjen ndërkohë që rregullojnë urinë dhe hormonet e oreksit, duke ju ndihmuar të mos ndiheni të uritur deri në kohën e drekës. Një studim zbuloi se të hani vezë për mëngjes i lë njerëzit më të kënaqur dhe i bën që të hanë më pak përgjatë ditës.

Fasulet – Të gjitha fasulet janë të pasura me fibra, gjë që është mjaft e mirë kur përpiqeni të humbni peshë, pasi ju ndihmon të ndiheni të ngopur, duke kontrolluar në këtë mënyrë urinë tuaj.

Të hani fasule në fakt lidhet me një sërë benefitesh të tjera shëndetësore, duke përfshirë uljen e presionit të gjakut, reduktimin e kolesterolit LDL dhe reduktimin e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare. Fasulet kanë përmbajtje të ulët kalorike dhe mund t’i shtoni në hamburgerat vegjetarianë, supa ose sallata.

Kosi – Kosi ka përmbajtje të lartë proteinash dhe probiotikësh, të cilat janë të mira për shëndetin e zorrëve dhe mund t’ju ndihmojnë që të humbni sa më shpejt peshë. Shëndeti juaj i zorrëve mund të ketë një impakt te pesha, dhe të konsumoni sa më shumë fibra dhe probiotikë e mban shëndetin tuaj të zorrëve të balancuar, i cili sjell benefite për metabolizmin.

Mund të përdorni jogurtin grek për më shumë proteina, plus kërkimet nga “Appetite” zbuluan që konsumimi i jogurtit grek ishte i lidhur me reduktimin e oreksit dhe rritjen e ngopjes. Thjesht kini kujdes me sheqernat që shtohen në kos, pasi rritin kaloritë. Në vend të tyre përdorni fruta të freskëta.

Salmoni  – Salmoni është një burim i pasur i proteinave dhe siguron shumë yndyrna “të mira”: acidet yndyrore omega-3. Një dietë e pasur me acide yndyrore omega-3 ndihmon njerëzit që të ndihen më të kënaqur kur ta i kanë paksa problem kaloritë, thotë një studim në “Appetite”. Të hani salmon mund të jetë një mënyrë e shijshme, për të marrë rekomandohet dy porcionet në javë.

Frutat – Duke konsumuar një frut ju mund të humbni peshë, sidomos kur e konsumoni në vend të ushqimeve të përpunuara apo vakteve të ndërmjeteme të pashëndetshme. Nga konsumimi i frutave ju mund të merrni benefite të shumta nga fibrat dhe antioksidantët.

Një studim i publikuar në “Journal of Nutrition” zbuloi që konsumimi i lartë i frutave ishte i lidhur me uljen e rrezikut për t’u bërë obezë apo mbipeshë.

Bajamet – Bajamet janë një burim i pasur fibrash dhe proteinash. Të hani ushqime me përmbajtje të lartë fibrash dhe proteinash, mund t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë.

Të pasura me vitaminë E dhe me burime të tjera të yndyrnave të shëndetshme, bajamet janë një zgjedhje e mirë për t;ju shtuar sallatave dhe gatimeve të tjera. Gjithashtu mund t’i përdorni dhe në vend të arrave ose në granola, ose thjesht t’i konsumoni veçmas.

Categories
Dieta

Ju tregoj dietën që ju duhet për t’u shëndoshur, fitoni kilogramë në mënyrë të shëndetshme

Edhe pse konsumoni shumë, përsëri ju nuk po shtoni peshë. Kjo në fakt është një problem i madh pasi të qenit nënpeshë mund të dëmtojë në mënyrë serioze shëndetin tuaj. Problemet shëndetësore si: imuniteti i dobët, kockat e dobëta, humbja e flokëve e shumë të tjera mund të shtohen.

Disa gjendje mjekësore që mund të çojnë në mbipeshë janë hipertiroidizmi, çrregullime të ushqyerit, infeksionet virale, diabeti tipi 1 dhe kanceri. Të tjerë faktorë si gjenet, dieta e pashëndetshme dhe stresi gjithashtu mund të bëjnë që të jeni nëbpeshë.

Një nga mënyrat më të mira për të përballuar këtë problem është të konsumoni ushqime që ju ndihmojnë të shtoni në peshë. Megjithatë duhet të keni kujdes çfarë konsumoni.

Të konsumoni ushqime të shëndetshme por që ndihmojnë në shtimin e peshës, masës muskulare dhe të kockave. Në anën tjetër, konsumimi i ushqimeve të pashëndetshme do të çojë në të tjera sëmundje fatale. Këtu është një listë ushqimesh për shtim në peshë:

Drithërat e plota përmbajnë sasi të larta të glukozës, e cila sillet si burimi kryesor i energjisë i trupit tuaj. Ato janë një burim i shëndetshëm i karbohidrateve,e cila mundëson që proteina të përdoret për të rritur masën muskulare sesa energjinë.

Drithërat e rafinuara si mielli i bardhë duhet të zvëndësohen me drithëra të plota pasi ato sigurojnë më shumë nutrient dhe promovojnë nivele të qëndrueshme energjie. Drithërat e plota përfshijnë makaronat, quinoa, orizi kaf dhe kokoshkat. Bagels-at, buka dhe drithërat të bëra nga drithërat e plota janë një opsion të shkëlqyer mëngjesi.

Arrat përmbajnë sasi të konsiderueshme kalorish në një porcion të vogël. Dy dorë bajame ose 18 arra shqeme mund të sigurojnë rreth 160 kalori. Në fakt bajamet përmbajnë vitaminë alfa-tocoferol , që ndihmon në parandalimin e dëmtimit të radikalëve të lirë pas stërvitjeve të rënda.

Arrat ofrojnë një kombinim të përkyer të yndyrnave të monosaturuara, fitosteroleve dhe amino-acidëve L-argininë. Ky kombinim siguron një rritje të kalorive dhe oksidit nitric, një substancë natyrale që promovon rritjen e muskujve dhe rikuperimin.

Arrat e Brazilit përmbajnë gjurmë të mineralit të selenit, që siguron rreth 190 kalori në vetëm 7 arra. Arrat përmbajnë yndyrna të poli-saturuara që ofrojnë kalori të shëndetshme në dietën tuaj. Arrat si bajamat, arrat shqeme, farat e lulediellit, farat e lirit dhe farat e kungullit duhen konsumuar.

Avokado është i pasur në yndyrna dhe kalori. Një avocado mesatare përmban rreth 300 kalori dhe 31 gr yndyrna. Yndyrnat që përmbajnë avokadot janë të monosaturuara, dhe janë të shëndetshme për zemrën. Të hani një avocado cdo ditë mund të bëjë që ju të shtoni peshë. Mund të shtoni disa copa avocado në omeletën apo sanduicin tuaj. Avokadot mund të përdoren për përgatitjen e sallatave.

Patatet janë burimi më i pasur i karbohidrateve dhe sheqernave komplekse. Ato janë mëse të rekomanduara për njerëzit mbi-peshë. Patatinat e përgatitura në vajëra të shëndetshëm ose sanduicët e vegjël duhet të hahen ndërmjet vakteve. Patatet në zgarë ose të pjekura kontribuojnë në mënyrë efektive në shtimin në peshë. Patatinat e skuqura të pashëndetshme ose ushqimet e përpunuara duhen shmangur pasi përmbajnë yndyrna trans dhe të pangopura.

Makaronat mund të përgatiten në një sërë mënyrash pasi konsiderohen të shijshme, dhe burime të mbushura me kalori karbohidrat. Ato gjenden lehtësisht dhe gatuhen me shumë perime për të siguruar mineralet dhe vitaminat esenciale.

Frutat e thata janë një burim i pasur i fibrave. Për të shtuar më shumë, ka një përmbajtje të lartë të vitaminave dhe mineraleve, të cilat janë të nevojshme për shëndetin në tërësi dhe ndërtimin e muskujve. Të qenit i lartë në kalori, ndihmon në arritjen e kalorive që janë të nevojshme për shtimin në peshë.

Gjithashtu ul dhe sasinë e yndyrës të ruajtur në trup. Frutat e thata mund të hahen si snack përgjatë ditës. Por sigurohuni që të pini mjaftueshëm ujë për të shmangur dehidratimin. Shmangni bananet e thata të reklamave pasi janë plot me yndyrë.

 

Smoothiet janë një burim i shkëlqyer për të konsumuar kalori ekstra pa shtuar ushqime solide në dietën tuaj. Smoothiet mund të përgatiten duke shtuar kombinime të ndryshme, si banane, qumësht, mango, qumësht soje, mjaltë, luleshtrydhe, kos i thjeshtë dhe ujë kokosi. Frutat e freskëta, jogurt, dhe qumështi i lopës mund të hidhen në blender për një snack me 400 kalori.

Ky produkt bulmeti është i mbushur me yndyrna të ngopura, mono-të pangopura dhe poli-të pangopura. Eshtë një burim i mirë i vitaminave si vitamina A, B12, E,K2 dhe D, minerale si kalciumi, fosfori dhe kaliumi, acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6.

Gjalpi përmban rreth 100 kalori për lugë gjelle dhe sigurisht që ndihmon në shtimin në peshë. Megjithatë mbani në mendje që konsumimi i gjalpit në sasi të tepërta mund të ndikojë në shëndetin tuaj në mënyrë serioze. Konsumoni 2 lugë gjalp në ditë. Në momentin që shtoni paksa peshë, reduktoni sasi.

Vezët janë të paketuara me nutrient. Janë një burim i mirë i proteinave, yndyrnave, vitaminave A,D, kolinë dhe minerale si kalcium, selen, fosfor dhe kalium. Një vezë e zier do ju japë rreth 75 kalori. Mënyra më e mirë për të përgatitur një vezë për të shtuar peshë është ta konsumoni të zierë. Hani të paktën një vezë në ditë. Mbani mend vezët kanë një kolesterol të lartë. Megjithatë mos e teproni me to. Mund të hani të paktën 2 vezë në ditë. Në momentin që keni fituar një sasi të mirë të peshës, reduktojeni.

Peshku është i mbushur me proteina, acide yndyrore omega-3,acide yndyrore omega-6 dhe minerale si kaliumi, fosfori, magnezi dhe kalciumi. Peshku me yndyrë dhe me vaj, i cili ka më shumë acide yndyrore omega-3, është zbuluar që ul nivelet e këqija të kolesterolit.

Mund të merrni rreth 200 kalori nga 100 gram peshk. Të hani peshk do t’ju ndihmojë të ndërtoni muskuj në sajë të përmbajtjes proteinike. Ju mund të hani salmon, tuna, sardele etj. Mënyra më e mirë për të gatuar peshkun është ta gatuani në furrrë ose në zgarë. Nëse doni ta skuqni, sigurohuni që të mos ta mbi-skuqni.

Qumështi plot me yndyrë është i mirë për ata që duan të fitojnë peshë. Qumështi i plotë është i pasur në yndyrna, karbohidrate, proteina dhe sheqerna natyrale si kalciumi, kaliumi, fosofori dhe mangezi, vitamina A,D, folat dhe kolinë.

Një kupë qumësht i plotë përmban rreth 103 kalori. Nëse jeni intolerant ndaj laktozës, mund të zgjidhni si opsion qumështin e sojës. Por një tjetër opsion është dhe qumështi i bajames.

Categories
Dieta

Shumë e kërkuar: Dieta 100% efektive për rritjen e masës muskulare

Dietë nga Anila Kalleshi për “Diagnozë” / Zakonisht jo të gjithë janë të informuar rreth ushqyerjes për rritjen muskulare ne palestër,përveç rregullit standart “Ha sa më shumë dhe ngre pesha të rënda”. Pra fokusohen më shumë tek proteina pa u dhënë dhe aq rëndësi lëndëve ushqyese të tjera.

Shohim sportistë të tjerë të cilët vit pas viti bëhen akoma dhe më të mëdhenj duke u ushqyer masivisht. Dhe kështu nga dëshira për t’u bërë si ata formojmë vetë dietën tonë , pa e marrë parasysh se kjo mund të na cojë në dëmtime shumë të rënda.

Divizioni fizik përparon dhe po dëgjojmë më shpesh fjalën “Estetikë”. Shohim dhe sesi sportistë të ndryshëm rrin në formë dhe kanë definim për më shumë se një muaj. Për disa është shumë e vështirë dhe për disa të tjerë shumë e lehtë.

Kategoria e parë e kanë të vështirë pasi duke ndjekur dieta të vazhdueshme çon në humbjen e masës muskulare dhe trupi nuk do të të përgjigjet ashtu siç duhet për të dhënë maksimumin në performancën fizike.

Nuk këshillohet të kalohet në ndryshim drastik shpejt si përshembull të fillosh direkt duke ngrën shumë ushqime me kalori. Është e mira që sasitë të rriten ngadalë dhe kështu do të kemi stërvitje më të mira, statusi mendor do të përshtatet shumë mirë me këtë metodē dhe do të përfitojmë dhe shumë energji për të bërë pesha të rënda dhe për frymëzimin tek vetja për një rritje muskulare optimale.

Ky është një shembull i një diete për masën muskulare. Ndoshta mund të mos jetë perfekte për ju kështu që ndjehuni të lirë të hani më pak,më shumë ose të zëvëndësoni ushqimet por gjithmonë duke pasur parasysh të mbani ‘theksin’ tek proteinat e shpeshta,kaloritë cilësore dhe karbohidrate mjaftueshëm. Provojeni dhe fat të mbarë me muskujt tuaj!

VAKTI PARË: MËNGJESI – ▪9 të bardha vezësh, 85 gr mish pa yndyrë,  kup me tërshërë, 1 kup me manaferra.
VAKTI DYTË:: 200 gr fileto pule, 11 e gjysëm kupa të vogla orizi, 1 kup brokoli.

VAKTI TRETË: 200 g proshutë gjeli, 280 g patate të ëmbla. 1 kup ashparag. VAKTI KATËRT: 1 lugë nga proteina pluhur që përdorni vetë.  VAKTI PESTË: Midis vakteve (pasdite): 1 bagel e mesme, 1 lugë e madhe me gjalp kikiriku.

VAKTI GJASHTË: DARKA: 200 gr biftek viçi, 200 gr patate të ëmbla, 1 kup me bizele, 1/4 kup me bajame. VAKTI SHTATË: Snack i darkës: 8 vezë të bardha: 1 lugë e madhe gjalp kikiriku.

Categories
Dieta

Dieta më e famshme në botë, si të humbisni kg me planin “Dukan”

Dieta e mëposhtme është krijuar nga mjeku francez Pierre Dukan, dhe është përmbledhje e librit të tij. Ky libër është shitur në më shumë se 10 milion kopje. Është përkthyer në 14 gjuhë dhe publikuar në 32 shtete. Dieta konsiston në proteina dhe nëse e ndiqni deri në fund sipas këshillave të mëposhtme humbni shumë kilogramë dhe nuk i merrni më ato kurrë.

Faza nr.1 – Gjatë fazës së parë, që mund të variojë nga një deri në 7 ditë,Nga katëgoritë e mëposhtme, mund të hani cfarë të dëshironi ,pa u kufizuar, ne cfarëdo kohe të ditës. Jeni të lirë dhe ti miksoni ushqimet si të dëshironi. Mund të hani cfarëdo nga lista e mëposhtme pa përjashtim.

Ato që nuk janë në listë, janë të ndaluara., kështuqë harrojini ato ushqime për momentin, pasi shumë shpejt do ti keni përsëri. 1. Mishi- Mishi (përvec brinjëve),mish vici, të pjekura pa vaj, pa gjalp, mish dreri. 2. Të brëndshmet- veshkat, mëlcia, gjuha. 3. Të gjithë shpendët, përvec patës dhe rosës, por cdo shpend pa lëkurë.

4. Mish derri pa dhjam. 5. Të gjithë peshqit pa yndyrë. 6. Të gjitha frutat e detit. 7. Proshutë me shumë pak yndyrë( proshutë pule). 8. Vezët. 9. Bulmeti pa yndyrë. 10. Të paktën 1.5 litër ujë në ditë.

11. Tërshërë 1 lugë e gjysmë gjelle në ditë. 12. 20 minuta ecje me detyrim në ditë. 13. Ekstra: Kafe, caj, uthull, erëza,limin(jo limonatë), kripë, mustardë( nga pak). Përvec ushqimeve të lartpërmendura, mos hani asgjë tjetër.

Faza nr. 2 – Vazhdoni të hani të gjitha ushqimet e fazës së parë dhe shtoni perimet e mëposhtme, të gjalla ose të gatuara, pa u limituar në sasi, kombinime ose momente të ditës: Domate,kastraveca, rrepka, spinaq, shparg, pras, mashurka, lakër, këpurdha, selino, kopër, patëllxhan, kungull i njomë, kungull veror, speca, dhe të gjitha sallat jeshile, duke përfshirë dhe cikore.

Mund të shtoni dhe karrota, panxhar,karcof, mjafton të mos i hani këto të fundit në cdo vakt. Këto përmbajnë pak më shumë sheqer se sa të tjerat. Nëse po humbni peshë gradualisht mund ti përdorni me moderim, por nëse shikoni që keni ndaluar së humburi peshë, atëhere eleminojini për pak kohë.

Tërshëra do konsumohet 2 lugë gjelle të plota në ditë. Gjatë Fazës nr.2, do të alternoni periudha me proteina dhe perime, me periudha pa perime fare, derisa të arrini peshën e dëshiruar. Pra zgjidhni një ditë vetëm me proteina, ndërsa një ditë proteina + perime.

2 salca që mund ti përdorni për të shoqëruar gjatë Fazës 2.
Salca bazë me uthull – 1 lugë gjelle mustardë. 5 lugë gjelle uthull balsamiko. 1 lugë caji vaj misri ose luledielli. Kripë dhe piper të freskët për shije.

Bashkojini të gjithë përbërësit në një kavanoz. Nëse ju pëlqen hurdha, shtoni në fund të kavanozit një thelpi të madh dhe 7-8 gjethe baziliko. Mbulojeni kavanozin dhe tundeni për të përgatiru salcën.
Nëse nuk ju pëlqen uthul balsamico ,përdorni një tjetjër uthull sipas dëshirës.

Salcë me kos – 150-220 gram kos pa yndyrë. 1 lugë gjelle mustardë
Pak uthull. Kripë, piper, erëza për shije. Rrihni bashkë kosin dhe mustardën derisa të bashkohen si majonezë. Shtoni uthullën kripën, piperin dhe erëza.

Mos harroni: Vërtet nuk jeni të limituar në sasi, por mos hani kot nëse nuk jeni të uritur. Faza 2 nuk ka limite fikse në përzgjatje. Kjo është periudha që zgjat, dersia të keni arritur peshën tuaj ideale.

Faza nr.3 – Ky është momenti që keni arritur peshën tuaj ideale. Se sa zgjat kjo fazë varet nga kg që keni humbur. Nëse keni humbur 40 pound( 18kg) shumëzojeni për 5 që është e barabartë me 200 ditë( 6 muaj e 20 ditë). Pra 200 ditë do të mbani këtë fazë. Ose nëse keni humbur 20 paund( 9 kg), do e mbani 20 shumëzim 5 ditë barabartë 100. Pra këtë fazë do t’a mbani 100 ditë.

Ushqimet që lejohen. 1. Të gjitha ushqimet nga faza numër 1.
2. Perimet nga faza nr.2. 3. 1 frut në ditë, përvec bananeve rrushit dhe qershive. 4. 2 feta bukë në ditë integrale. 5. 2 ushqime brumi në javë
6. Mish qingji, derr i pjekur, ose proshutë me pak yndyrë një herë ose dy herë në javë

7. 2 vakte “festive ” në javë.( zgjidhni cfarë ushqimi të dëshironi,dhe ju ka marë aq shumë malli ,por jo super teprim). Këshillohet që atë ushqim ta hani në darkë. Nuk mund ti hani të dy vaktet që lejohen në javë, brenda një dite. Mund të hani patate të skuqura, cokollatë,akullore etj. Mos harroni vetëm dy herë në javë.

Hani ngadalë, dhe mos hani kur lexoni ose shikoni televizor. Shijojeni këto dy vaktë “festive” me qetësi dhe qef, pasi nuk do të shtoni asnjë gram nëse ndiqni cdo gjë që këshillohet. Përshembull, nëse konsumoni këtë vakt festiv të martën në darkë, tjetrin mundohuni në distancë, dhe jo të mërkurën në mëngjes.

8. Një ditë në javë duhet të jetë si faza e parë. Pra një ditë në javë vetëm me proteina. 9. Tërshëra, vazhdon 2 lugë gjelle në ditë, përvec dy fetave të bukës në ditë që kemi shtuar. 10. Bëni ecje ose ushtrime vetëm 30 minuta në ditë.

Faza nr.4 Stabilizimi I përhershëm – Kjo është faza që zgjat gjatë gjithë jetës tuaj. Tani keni mësuar si të hani shëndetshëm, dhe mund të ndiqni një ritëm të përhershëm.

Për të mbajtur gjithë jetën trupin që keni arritur të keni, ndiqni këto rregulla shumë të thjeshta dhe të panegociushme 1. Konsumoni tre lugë gjelle në ditë tërshërë. 2. Përdorni shkallët dhe asnjëherë ashensorin. 3. Një ditë në javë( të enjten) mbani ditë vetëm me proteina.

Studio portrait of an attractive young woman holding an apple and a scale against a grey background
Categories
Dieta

Provojeni dietën e rrallë, por efikase me kastravec

Nëse mendoni se i keni dëgjuar të gjitha rreth dietave,  tani iu zbulojmë trendin e dietës me kastravec. Kjo mënyrë për humbjen e shpejtë të peshës përfshin konsumin e një sasie të madhe të kastravecëve, gjatë një periudhe dy javore.

Kastraveci është i pasur në vitaminë C, magnez dhe kalium, përmban pak kalori, shumë ujë dhe ka disa gramë fibra. Gjithashtu vëllimi i tyre zë mjaft hapësirë ​​në stomakun tuaj. Për të gjitha këto arsye shumë ushqime po zëvendësohen nga kastravecat.

Si funksionon dieta me kastravecë? Edhe pse nuk ka rregulla për këtë dietë, zakonisht sugjerohen udhëzimet e mëposhtme: Konsumoni kastravec në çdo vakt, hani sa më shumë që të mundeni dhe sa të dëshironi.

Shtoni pak proteina gjatë vakteve, të tilla si vezë të ziera fort, kos, gjizë, peshk ton ose mish pule. Përdorni sasi të vogla të yndyrës së mirë, si vaji i ullirit ose farat e lirit.

Nëse është e nevojshme, shtoni sasi të vogla të karbohidrateve të shëndetshëme, si orizi kaf, patatet ose frutat. Përfshini perimet e tjera me kalori të ulëta, të tilla si domatet, spinaqi dhe selinoja.

Çfarë duhet të dini! Kur bëni kufizime të tilla në regjimin tuaj ushqimor për të ulur peshën, shpesh pjesa më e madhe e peshës që humbisni është ujë. Dhe sapo filloni të konsumoni sërisht të gjitha ushqimet e përjashtuara, ekziston mundësia të rimerrni peshën e humbur.

Edhe pse me shtimin e proteinave, yndyrnave të shëndetshme dhe të disa karbohidrateve të mira në këtë dietë, rezutatet me shumë gjasa nuk do jenë të qëndrueshme.

Këto praktika për të humbur peshë, nuk janë ushqyese dhe mund të shkaktojnë shumë stres tek disa njerëz. Shumë njerëz krijojnë një marrdhënie jo të shëndetshme me ushqimin dhe janë të paaftë të mbajnë një peshë të ideale.

Prandaj specialistët këshillojnë gjithmonë të provoni një regjim ushqimor më të ekuilibruar. Ju mund të filloni duke ndërprerë ushqimet e përpunuara të bëra me sheqer dhe karbohidrate të rafinuara. Dhe në vend të tyrë të konsumoni të karbohidrate të mira, si drithërat e plota, perimet dhe frutat.

Konsumoni proteina në çdo vakt, si fasule, thjerrëza, bizele ose qiqra. Zgjeroni gamën e yndyrnave të shëndetshme që konsumoni, si avokadot, arrat dhe farat. Sigurisht që kjo mund të jetë një mënyrë më e ngadaltë për të humbur peshë, por është më e qëndrueshme dhe e shëndetshme.

Categories
Shëndeti

Dieta që duhet të përdorni për një zemër të fortë

Ndërsa numrat vazhdojnë të rriten për personat që vdesin nga një sëmundje zemre, bëhet gjithnjë e më e rëndësishme që t’i japim përparësi shëndetit të zemrës, veçanërisht kur plakemi.

Për fat të mirë, hulumtimet në zhvillim tregojnë se zakonet tona dietike mund të ndikojnë pozitivisht (ose negativisht) në shëndetin e zemrës sonë.

Sipas një përmbledhjeje të re të studimeve, ekziston një mënyrë specifike për të strukturuar dietën tuaj në mënyrë që të parandaloni sëmundjet kardiovaskulare.

Dieta dhe shëndeti i zemrës – Ndoshta nuk është një surprizë për ju që të hani një dietë “të shëndetshme” është e mirë për zemrën tuaj, por përmbledhja e re e publikuar në Cardiovascular Research hulumtoi pak më thellë se sa nga secili grup ushqimor duhet të hamë për të mbrojtur veten – dhe sa shpesh.

Për hulumtimin e tyre, një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Napolit kreu një përmbledhje të literaturës mbi konsumin e grupeve të ndryshme ushqimore në lidhje me vdekshmërinë e sëmundjeve kardiovaskulare të botuar deri në gusht 2020. Ata grupuan ushqimet bazuar në origjinën e tyre: mish, vezë, peshk, qumësht, drithëra dhe karbohidrate të përpunuara (si buka), bishtajore, perime, fruta dhe fruta arrore.

Nuk është për t’u habitur, meta-analiza e tyre tregoi se dietat me një konsum më të lartë të ushqimeve me bazë bimore-dhe konsum të kufizuar të karbohidrateve të rafinuara shoqërohen me një rrezik shumë më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë kur krahasohen me dietat që përbëhen kryesisht nga ushqime shtazore.

Duke u zhytur më tej, studiuesit ishin në gjendje të përcaktonin se nëse po përpiqemi të shmangim një sëmundje të zemrës, duhet të synojmë të hamë të paktën dy racione në ditë me drithëra, perime dhe fruta, dhe një racion në ditë me arra dhe fara, vaj ulliri ekstra të virgjër (ose vajra të tjerë me bazë bimore), dhe kos. Po ashtu, të dhënat e tyre mbështetën një dietë që përbëhet nga katër racione në javë peshk dhe bishtajore.

Nga ana tjetër, rezultatet sugjeruan se ka disa grupe ushqimore që duhet të synojmë t’i kufizojmë. Gjegjësisht, mishi i bardhë, djathi, vezët dhe qumështi duhet të konsumohen jo më shumë se tre racione në javë, ndërsa karbohidratet e rafinuara (si buka e bardhë dhe makaronat), mishi i kuq dhe gjalpi duhet të kufizohen në dy racione në javë.

Dhe sa i përket shkelësit më të keq të shëndetit të zemrës, mishi i përpunuar si sallami duhet të hahen vetëm me raste.Këto gjetje mbështesin se një dietë kryesisht me bazë bimore, me konsum të moderuar të produkteve shtazore, është ndoshta zgjedhja juaj më e mirë nëse jeni duke u ushqyer për një zemër të shëndetshme.