Categories
Lajme

Dieta gjermane, humb 9 kg në vetëm 2 javë

Parimi i dietës është të hani ushqimin me të cilin do të humbni më shumë kalori se sa do të merrni. Gjatë tri ditëve të para humbet më së shumti kilogramë, sepse ato tri ditë janë më të rreptat, ndërkaq gjatë tërë regjimit dy javor duhet të merrni nga 1.000 deri në 1.200 kalori në ditë.

Kjo dietë është përgatitur nga Instituti Gjerman i Ushqimit. Në këtë dietë është marrë parasysh parimi i moscënimit të marrjes së vlerave ushqyese në sasinë e duhur si dhe ulja në peshë në mënyrë të konsiderueshme-rekomandohet kryesisht për personat me obezitet të mesëm dhe të lartë.

Karakteristika e saj është se ndikon në përmirësimin e metabolizmit të trupit, duke mundësuar që pesha e humbur të mos rekuperohet me lehtësi (në rast të abuzimit me ushqime kalorike). Specifike e saj është gjithashtu edhe ndjekja në mënyrë rigoroze, pa shtuar apo hequr asgjë nga mënuja.

Dita e Parë – Mëngjesi: Vetëm kafe pa sheqer ose qumësht. Dreka: Dy vezë të ziera dhe një racion spinaq i zier pa kripë. Darka: 200 gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile dhe fruta të çafrëdoshme.

Dita e Dytë – Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur. Dreka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime dhe fruta të ndryshme. Darka: 100 gr fileto pule (mish i bardhë pule).

Dita e Tretë – Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur. Dreka: Dy vezë të ziera të shoqëruara nga një sallatë me domate. Darka: 100 gr fileto pule dhe sallatë mikse me perime (ose vetëm sallatë jeshile).

Dita e Katërt – Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur. Dreka: Një vezë e zier e shoqëruar me djath të bardhë dhe karota. Darka: Kos dhe fruta të stinës.

Dita e Pestë – Mëngjesi: Një sallatë me karrota dhe limon si dhe kafe pa sheqer ose qumësht. Dreka: 250 gr peshk i gatuar në avull e shoqëruar me domate. Darka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime.

Dita e Gjashtë – Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur. Dreka: Gjysëm pule e pjekur në zgarë. Darka: Dy vezë të ziera të shoqëruara me karrota.

Dita e Shtatë – Mëngjesi: Çaj me limon pa sheqer ose qumësht. Dreka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime dhe fruta të ndryshme. Darka: Zgjidhni sipas dëshirës një menu të darkës të gjashtë ditëve më parë.

Dieta e shtatë ditëve përsëritet edhe për shtatë ditët e tjera të mbetura. Pasi dieta është ndjekur në mënyrë rigoroze, rekomandohet që në mbarim të saj të konsumohen ushqime pa kufizime në llojshmëri, por të pasura kryesisht me perime dhe fruta të stinës.