Categories
Këshilla

Duhet të lexoni këtë shkrim nëse jeni duke kaluar një ditë të keqe

Jeni pikërisht aty ku duhet të jeni. – Sa herë keni thënë; ‘Sa ta kalojë edhe këtë e më pas do jem shumë i/e lumtur e do filloj të ndryshoj’? Sërish fillojmë të krahasojmë veten me të tjerët, është një cikël në të cilin futemi sa herë shikojmë se ku jemi për momentin e nuk jemi të kënaqur me veten. Besojini universit, ju jeni pikërisht aty ku duhet të jeni në atë moment, por kjo nuk do të thotë se duhet të qëndroni aty. Bëni paqe me situatën tuaj dhe mundohuni të vazhdoni gjithmonë përpara. Do të arrini atje ku duhet, shijojeni udhëtimin ndërkohë dhe fokusohuni më pak në rezultatin aktual.

Mendja juaj mund t’ju frikësojë – Mendja jonë mund të jetë mikja dhe njëkohësisht armikja më e madhe. Nëqoftëse para se të merrni një vendim qoftë edhe më i parëndësishmi, keni tendencë të pyesni të gjithë se çfarë duhet të bëni, e më vonë të filloni të mendoni për 739 alternativat që ju dha secili duke munduar veten tuaj nëse ky ishte vendimi i duhur që morët apo jo, ka ardhur moment të jeni mmë të vendosur dhe të mirëprisni pasojat e çdo vendimi që merrni. Sepse atë vendim e morët JU. Në të kundërt mund të humbisni orientimin drejt qëllimit tuaj kryesor. Bëhuni ‘të zgjuar’ me vendimet tuaja. Besojini instiktit dhe jo aq shumë mendjes suaj.

Personat me të cilët e krahasoni veten, gjithashtu kanë sfidat e tyre – Shpesh të gjithë themi: ‘Do të doja të isha aq i/e zoti/zonja sa X’, por çdo person X që na kalon në mëndje ka problemet dhe sfidat e veta të cilat ne nuk i shohim e as nuk mund ti imagjinojmë. Pas fotove perfekte të Instagramit fshihet një ajsberg i tërë. Çelësi është të lejoni veten tuaj të jeni JU. Filloni të vlerësoni atë që zotëroni dhe atë që keni arritur deri më tani.

Ndikimi juaj tek të tjerët është gjithmonë i madh, pavarsisht numrit të tyre – Secili dëshiron të ndikojë tek të tjerët, por ndihemi shumë të vegjël ta bërë këtë. Ndërgjegjësohu se sado i vogël të jetë veprimi ynë ai sërish mund të ndryshojë botën e të infektojë të tjerët si një efekt domino. Ndonjëherë akti më i thjeshtë i të qënurit i sjellshem me dikë mund të jetë ai më frymëzuesi. Mos e nënvlerësoni fuqinë tuaj personale.

Edhe kur të arrini aty ku duhet, përsëri nuk do të gjeni qetësi nëse – Lumturia nuk është një emocion, por një gjendje. E kundërta e saj është mërzitja. Kushtet që vendosim për lumturinë shpesh janë : ‘Kur të bëj këtë ose të arrij atë, atëherë do të jem e lumtur, në të kundërt jam i/e mërzitur’. Filloni të shkelmoni problemet që ju prishin qetësinë tuaj të brëndshme.

Ju nuk jeni çfarë ju bëni – Jeta jonë është një seri e gjatë veprimesh të cilat ne i ndërmarrim për të marrë një lloj kënaqësie në këmbim. Është normale të ndihemi krenar kur arrijmë dicka, por ajo jo domosdoshmërisht na bën më të mirë ashtu sikurse nuk na bën më të keq fakti që nuk kemi arritur një dicka tjetër. Nuk ekziston një arritje ultimatum e cila papritur do ju bëjë të ndiheni fantastik dhe që keni arritur gjithcka. Nëse jeni duke e pritur, atëherë do të prisni gjithë jetën.

Mendoni për një moment sa të mrekullueshëm e unik jeniNë vend që të mendoni për objektivat që nuk keni arritur, për këstin që nuk shlyet, për foton që nuk mori aq ‘like’ sa prisnit, për provimin që nuk morrët për një pikë të vetme, filloni e mendoni për ato që keni momentalisht, për gjërat e vogla që ju japin buzëqeshje të mëdha. Sfidojeni veten dhe kuptoni sesi funksionon sistemi juaj i vetëvlersimit dhe shikojeni veten si një pikë neutrale e lehtë sa një flokë dëbore.