Categories
Lajme

Djersiteni gjatë gjithë kohës? Kjo tregon diçka pozitive për shëndetin

Djersitja është një proces shumë normal dhe i nevojshëm për trupin. Dihet që gjatë stinës së nxehtë trupi djersit më shpejt dhe më shumë, për shkak të përballjes me temperaturat e larta. Megjithatë, djersitja e tepërt mund të jetë bezdisëse.

Por a është mirë apo jo të djersitni shumë? Djersitja është një mënyrë natyrale për të liruar toksinat nga trupi. Çdo ushtrim që bëni, bën që të djersiteni dhe kjo siguron qarkullim më të mirë të gjakut.

Ja që nuk keni pse ankoheni nëse djersitni shumë dhe shpesh. Nëse vërtet ju ndodh kështu, mund ta konsideroni veten me fat, sidomos në jeni në moshë të re. Kjo do të thotë se nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar.

Categories
Lajme

Djersiteni shumë natën? Ka 6 shkaqe të mundshme shëndetësore

Menopauza – Gjatë kësaj periudhe kalimtare femrat përjetojnë afshe të nxehta dhe shpesh ndodh që gjatë natës gjumi t’u dalë nga këto të fundit. Teprimi me alkoolin është gjithashtu një arsye përse dikush mund të zgjohet në djersë. Nxjerrja e alkoolit jashtë nga organizmi bën që trupi juaj të mbulohet me bulëza djerse, pasi toksinat janë liruar nga trupi.

Sëmundjet kardiovaskulare – Pas të 50-ave njerëzit janë më tepër të rrezikuar të preken nga sëmundjet kardiovaskulare. Edhe nëse nuk vuani apo nuk kuroheni për këtë sëmundje nëse për shumë netë me rradhë jeni zgjuar të djersitur duhet të bëni një kontroll tek kardiologu. Djersitja natën është shenjë e sëmundjeve të zemrës

Hipoglicemia – Nëse ju vuani nga niveli i ulët i sheqerit, mund të ndodhë që të zgjoheni natën të djersitur.

Trupi juaj është duke luftuar një infeksion – Në qoftë se trupi juaj është duke luftuar kundër një sëmundjeje apo infeksioni, kjo gjendje mund të shkaktojë djersitje natën. Kjo gjë mund të vazhdojë për ditë ose edhe javë dhe pse simptomat e tjera mund të jenë zhdukur.

Vuani nga tiroidet – Djersitja natën është një simptomë e zakonshme për ata që vuajnë nga hiperaktiviteti i tiroideve. Disa medikamente të caktuara mund të shkaktojnë djersitje. Djersitja natën mund të jetë një efekt anësor i shumë barnave. Ilaçet kundër depresionit e ato të diabetit janë në krye të kësaj liste.

Sistemi juaj imunitar është duke mos funksionuar – Çrregullimet autoimune janë gjendjet kur sistemi imunitar gabimisht identifikon diçka normale si një rrezik për shëndetin. Këto sëmundje mund të shkaktojnë djersitje të tepërt natën.