Categories
Lajme

A janë drithërat zgjedhja më e mirë për mëngjes?

Pse drithërat nuk janë zgjidhja më e mirë për ta nisur ditën? Ekspertët sugjerojnë që para se të hamë të mendojmë se mëngjesi është vakti i parë i ditës, i cili do të vijë në kontakt me sistemin tonë tretës.

“Shumica e drithërave janë të ulëta në proteina dhe fibra dhe kanë tendencë të jenë të larta në sheqer, gjë që na bën të duam gjithnjë e më shumë. Në të njëjtën kohë, shumë drithëra përpunohen, duke i privuar ata nga lëndët ushqyese.”, thotë nutricionistja Tracy Lockwood Beckerman.

Sipas ekspertëve, një vakt me sheqer të lartë rrit në mënyrë dramatike nivelet e sheqerit në gjak, të cilat bëjnë të ndiheni më nervoz. Në të njëjtën kohë ndjenja e urisë kthehet më shpejt dhe është më intensive. Çfarë përfshin një mëngjes i shëndetshëm?

Një mëngjes i shëndetshëm përfshin një përzierje të të bardhës së vezës, arra të shëndetshme, fara dhe avokadotërshërë dhe fruta hidratuese si luleshtrydhet apo mjedrat. Nëse keni kohë, ekspertët sugjerojnë që ditën tonë ta filloni me ujë të ngrohtë dhe disa pika limon dhe më vonë të hani avokado ose një vezë.

Categories
Lajme

Kurrë mos e nis ditën me një nga 4 këto ushqime në mëngjes

Mëngjesi nuk është një vakt që mund të anashkalohet. Nëse e shmangni atë do të shtoni në peshë, do të ndiheni më të plogësht dhe jo të kthjellët. Cilat janë Ushqimet që nuk duhet të konsumoni në mëngjes:

Ëmbëlsira – Përveçse ofrojnë shumë kalori, ëmbëlsirat e mbushin trupin me sheqer. Një petull e ëmbël ka 20-50 gramë sheqer, që e detyron trupin të sekretojë më shumë insulinë. Luhatjet e sheqerit në gjak bëhen më ekstreme dhe nxisin urinë edhe nëse keni ngrënë mëngjes. Ju do të keni dëshirë për më shumë karbohidrate. Mjafton një ëmbëlsirë në mëngjes që të futeni në një rreth vicioz të ushqyerjes së keqe.

Simitet me salsiçe – Salsiçet me bukë përmbajnë sasi të mëdha të kripës gjë që rrit frikshëm tensionin e gjakut. Nëse vuani nga hipertensioni, ky ushqim mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e ishemisë. Përveç kësaj, salçicet konsiderohen një ushqim i përpunuar që rrit rrezikun e disa llojeve të tumoreve.

Ushqimet e brumit – Byrekët e produkte të tjera të brumit nuk duhen ngrënë në mëngjes. Kaloritë, yndyrnat e ngopura dhe karbohidratet e përpunuara rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse nuk hiqni dorë prej tyre, përpiquni t’i konsumoni më rrallë.

Drithërat shumëngjyrëshe – Fëmijët i adhurojnë drithërat, veçanërisht ato shumëngjyrëshe. Megjithatë, prindërit duhet të dinë që drithërat nuk janë një zgjedhje e zgjuar për shëndetin e fëmijës. Së pari, ato janë të mbushura me sheqer dhe kalori boshe. Së dyti, ushqimet me ngjyrues i bëjnë fëmijët hiperaktivë. Në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar, ngjyruesit artificialë janë të ndaluara të përdoren në prodhimin e ushqimeve. Përse të mos i ndaloni edhe ju nga tryeza e mëngjesit.

Categories
Lajme

Njerëzit që hanë shumë drithëra kanë dy favore themelore në jetë!

Një dietë ushqimore që përmban drithëra mund të mbajë në kontroll peshën, presionin e gjakut dhe nivelet e sheqerit në gjak, sipas një studimi të ri.

“Të hani drithëra si pjesë e një diete të shëndetshme sjell përfitime shëndetësore dhe na ndihmon të humbasim peshë ose ta mbajmë atë në kontroll me rritjen në moshë,” tha (via CNN) autorja kryesore e studimit, Nicola McKeown, një shkencëtare në ekipin e epidemiologjisë ushqyese në Qendrën e Kërkimit të Ushqimit Njerëzor në Universitetin Tufts.

“Këto të dhëna sugjerojnë që njerëzit që hanë më shumë drithëra janë më të aftë të mbajnë në kontroll sheqerin në gjak dhe presionin e gjakut me kalimin e kohës,” tha McKeown. “Menaxhimi i këtyre faktorëve të rrezikut teksa plakemi mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës.”

Në studim, i cili u botua në The Journal of Nutrition, studiuesit ndoqën 3,100 njerëz në të 50-at e tyre në intervale të rregullta katër-vjeçare për 18 vjet, duke mundësuar kështu gjurmimin e ndryshimeve në zakonet e të ngrënit me kalimin e kohës.

Krahasuar me njerëzit që hëngrën më pak se gjysmën e racioneve të drithërave, njerëzit që hëngrën tre ose më shumë racione çdo ditë me kalimin e kohës kishin një rritje më të ulët në madhësinë e belit dhe një rënie më të madhe në nivelet e triglicerideve. Një racion i vetëm me drithëra është një fetë bukë, një gjysmë filxhani tërshëre ose një gjysmë filxhan kafe me oriz. Te drithërat futen të gjitha ushqimet e bëra nga gruri, orizi, tërshëra, misri, elbi, thekra, meli etj.

Categories
Këshilla

Mëngjesi është shumë i rëndësishëm, mos i harroni këto 3 rregulla nëse doni të bini nga pesha

Një nga mënyrat më të mira për të bërë një ndryshim rrënjësor në stilin e jetesës, është ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm çdo ditë.

Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit, i jep një shtysë pozitive metabolizmit. Megjithatë, kur vjen puna tek ky vakt i rëndësishëm, duhet të dimë që jo çdo ushqim që hamë në mëngjes ka të njëjtin ndikim tek pesha trupore.

Nëse nuk tregojmë kujdes, disa ushqime mund të kenë efekt të kundërt. Në këtë artikull do të mësoni rregullat e arta të ngrënies së mëngjesit që ju ndihmojnë të humbisni peshë.

1- Hani menjëherë pasi të zgjoheni

Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit e vë në punë metabolizmin. Për këtë arsye duhet të ushqeheni brenda 30-60 minutave pas zgjimit.

Në këtë mënyrë, do të shfrytëzoni plotësisht avantazhet e metabolizmit të shpejtë dhe aftësisë së trupit për të djegur yndyrnat. Ushqyerja menjëherë pas zgjimit ju ndihmon të mos keni uri më vonë gjatë paradites.

Nëse kjo ndodh, atëherë me siguri do të bëni zgjedhje të gabuara në vaktin e drekës apo darkës. Nëse nuk jeni tipi i njeriut që preferon të ushqehet në mëngjes, atëherë përpiquni të konsumoni kos me fruta të përzier në një mikser.

2-Ushqimet më të rekomanduara për mëngjes

Proteinat
Një ushqim i pasur me proteina – vezë dhe kos shtëpie – mban larg kthetrat e urisë që dalin në pah gjatë paradites. Në këtë mënyrë, do të hani më pak dhe rrjedhimisht do të humbisni në peshë.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se gratë që ushqehen me vezë në mëngjes humbasin dyfishin e peshës në krahasim me gratë që e nisin ditën me byrek ose produkte të tjera brumi.

Proteina tek vezët ju mban më të ngopur dhe rrjedhimisht trupi merr më pak kalori gjatë ditës. Ushqimet e pasura me proteinë janë një zgjedhje e shkëlqyer për t’u ndier të ngopur dhe plot energji. Këto ushqime treten më ngadalë se të tjerat.

3-Drithëra
Ushqime si tërshëra apo drithrat me banane janë ideale sepse ju mbajnë të ngopur për shumë kohë dhe ju ndihmojnë të humbisni kalori më shpejt.

Tërshëra me banana është jo vetëm një ushqim i shëndetshëm por edhe i shijshëm.

Categories
Këshilla

Ky është ushqimi që nuk duhet ta konsumoni në mbrëmje sipas nutricionistëve

Në fakt, asnjë ekspert shëndeti nuk të këshillon të mbushësh barkun me çdo lloj ushqimi para se të flesh, por nuk është turp të kesh një gjellë të shëndetshme për darkë, të lehtë, që të të mbajë të ngopur derisa të flesh.

Por ka një ushqim që nutricionistët të këshillojnë ta shmangësh në darkë. Jo vetëm sepse nuk të lejon të bësh gjumë të qetë, por edhe sepse shton sasinë e sheqerit në trup, e cila, siç dihet, është pengesë e gjumit të mirë.

Është koha të ndajmë një fakt nga fiksimi kur bëhet fjalë për drithërat. Një tas i mbushur plot me drithëra dhe me qumësht para se të flesh nuk është zgjidhje e keqe, por jo shumë e rekomanduar për darkën.

Nëse drithërat janë me ëmbëltuese dhe shumica prej tyre janë të ngjyrosur – sheqeri mund të të ngacmojë gjatë natës, të rritë presionin e gjakut. Një filxhan drithëra është i mirë, por një tas para gjumit nuk do të të ndihmojë të ndihesh e qetë para gjumit.