Categories
Këshilla

Sodë buke dhe asgjë tjetër: Këto janë 4 efektet e saj në lëkurë

Soda e bukës është një përbërës i fuqishëm me shumë përdorime, duke filluar nga kuzhina, gjithë familja dhe banje. Disa prej cilësive të saj ju i dini tashmë, por sot po e thelloj pak informacionin.

Edhe pse ne e përdorim atë për të fryrë brumin kur bëjmë ëmbëlsira në të shumtën e rasteve, ajo gjithashtu mund të përdoret për të hequr aromat e këqija nga qilimat, rroba dhe sipërfaqet në shtëpi dhe ajo në mënyrë efektive zbardh rroba. Gjithashtu mund të përmirësojë ndjeshëm bukurinë Këto janë disa nga përdorimet e saj që ndoshta nuk e dinit:

Eliminon djersitjen: Përdoreni atë për të bërë një deodorant natyral DIY i cili do të mbajësqetullat tuaja të freskëta për orë të tëra.

Vetëm përzieni disa pika të vajit tuaj të preferuar esencial me 4 lugë sode buke. Pastaj, përdorni këtë kombinim në sqetullat tuaja për të shkatërruar bakteret që janë shkaku i erërave të këqija.

Lehtëson erën e trupit: Shto një filxhan të vogël sodë buke në vaskën tuaj dhe lëreni në të për të paktën gjysmë ore. Plotësoni vaskën tuaj me shampo apo produkte të tjera dhe më pas lyejini trupin me vaj. Për të zbutur lëkurën, përsërisni këtë herë një herë ose dy herë në javë.

Lekure e butë: Shtoni pak sodë buke dhe sapun në ujë dhe masazhoni këmbët dhe duart me këtë përzierje për të hidratuar lëkurën. Pastaj, lajini me shumë kujdes, pa e tepruar kurrë

Thonj të shëndetshëm: Aplikoni një përzierje prej 3 pjesësh të sodës së bukës me 1 pjesë uji në thonj për t’i bërë ato dhe kutikulat të shëndetshme. Uroj të shkëlqeni.

Categories
Lajme

Konsumo një copë çokollatë të zezë në ditë, mëso efektet që sjell në trup

Ka disa studime që konfirmojnë se sa i rëndësishëm është kontributi i çokollatës së zezë në shëndetin e zemrës dhe trurit. Efekti i tij i dobishëm është për shkak të përmbajtjes së lartë të antioksidantëve, si polifenolet, flavonolet dhe katekinat.

Sipas një analize më të re, një copë çokollatë e zezë në ditë mbron zemrën dhe ndihmon diabetikët të rregullojnë më mirë sheqerin në gjak. Flavanolet e çokollatës përmirësojnë ndjeshëm ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës dhe profilin e lipideve në gjak, duke rritur nivelet e kolesterolit “të mirë” (HDL).

Përfitimi varet nga sasia e flavanoleve të konsumuara. Çokollata e zezë ka më shumë flavanole në krahasim me çokollatën e bardhë ose me qumësht.

Një studim shtesë tregoi gjithashtu se konsumimi i çokollatës lidhet me reduktimin e inflamacionit kronik në trup, i cili është gjithashtu një faktor i rëndësishëm rreziku për sëmundjet kardiovaskulare.

Categories
Këshilla

Çfarë ndodh me mëlçinë tuaj, nëse pini 2 filxhanë kafe në ditë

Kafja është një nga pijet më popullore në botë, duke patur në konsideratë faktin se çdo vit njerëzit pijnë plot 450 miliardë filxhanë kafe. Kafeja është e pasur me antioksidantë dhe mund të jetë e dobishme për mëlçinë.

Mëlçia është shpesh e rrezikuar nga ciroza hepatike, një sëmundje kronike që shkakton bllokimin e qarkullimit të gjakut në mëlçi. Por të dhënat tregojnë se nëse pini dy filxhanë kafe në ditë, mund të pakësoni gjasat e cirozës hepatike. Një studim i vitit 2016 zbuloi lidhjen e fortë mes konsumit të kafesë dhe rrezikut të cirozës. Sipas shkencëtarëve, kafeina metabolizohet në një substancë që parandalon zhvillimin e cirozës së mëlçisë.

Kafeja dhe mëlçia – Ndërkohë, shkencëtarë të tjerë amerikanë janë të mendimit se pirja e dy filxhanëve me kafe në ditë ul rrezikun e prekjes së mëlçisë nga Hepatiti C. Sipas tyre, kafeja përmban 100 përbërës aktivë përfshirë antioksidantët, polifenolët dhe kafeinën. Kjo e fundit luan një rol kryesor në rrezikun e kancerit të mëlçisë.

Një studim i vitit 2005, i publikuar në Revistën Ndërkombëtare Të Tumorëve nxori në pah se sasia e kafesë ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë. Nga ana tjetër, kafeja luan një rol të fortë parandalues kundër hepatitit C, një sëmundje ngjitëse që prek mëlçinë.

Plot 150 milionë njerëz në botë vuajnë nga kjo sëmundje, sipas Organizatës Botërore Të Shëndetësisë. Shumë studime të kryera në vitet 2009 dhe 2011 treguan se kafeina ka një rol mbrojtës të mëlçisë kundër shumë sëmundjeve kronike. Sipas tyre, progresi i këtyre sëmundjeve ngadalësohet falë konsumit të dy ose tre filxhanëve me kafe në ditë.

Vlera të tjera të kafes: Ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë, Ul rrezikun e vdekjes së parakohshme, Lufton depresionin, mbron nga diabeti i tipit 2, pakëson gjasat e shfaqjes së kancerit të lëkurës, përmirëson performancën fizike, ndihmon në rënien në peshë. Këto përfitime vlejnë nëse ju pini më pak se tre filxhanë në ditë. Në të kundërt, kafeja mund të kthehet në një armik të organizmit

Kafeja nuk duhet pirë me stomak bosh, sepse shkakton një rënie të menjëhershme të sheqerit në gjak dhe rrit nepsin për ëmbëlsira. Ju nuk duhet të pini kafe pas orës 14:00 dhe shoqërojeni me pak kanellë pluhur për një shije më të mirë.

Categories
Lajme

Kafja me limon po bëhet një fiksim, sa vlen për organizmin?

Ka shumë njerëz që e nisin dot ditën pa pirë kafe. Me siguri që keni dëgjuar se kafja në mëngjes rrit kreativitet dhe përqendrimin. Limoni është një agrum i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë. Kjo është arsyeja pse është përdorur gjerësisht prej shekujsh.

Po t’i bëjmë bashkë, e keni menduar? Nuk është shaka. Disa janë të mendimit se është një kombinim i pazakontë, ndërkohë që të tjerë besojnë te përfitimet shëndetësore, që mesa duket arrijnë të tejkalojnë edhe shijen e çuditshme. Po shkenca çfarë thotë?

A ndihmon në shkrirjen e dhjamit? – Sipas shkencës, as limoni dhe as kafeja nuk e shkrijnë dhjamin. E vetmja mënyrë që mund të djegë yndyrën e padëshiruar është duke konsumuar më pak kalori dhe duke djegur më shumë prej tyre.

Pra, ky pretendim nuk është i vërtetë. Ka studime që thonë se kafeina mund të stimulojë indin dhjamor, por kjo lidhet me kafeinën në kafe, jo me përzierjen e saj me limonin.

Ae lehtëson dhimbjen e kokës? – Sipas një hipoteze, kafeina në kafe ka një efekt që shtrëngon enët e gjakut dhe zvogëlon rrjedhën e gjakut në kokë, gjë që lehtëson dhi.mbjet. Hulutimet sugjerojnë që kafeina mund të përforcojë efektet e ilaçeve për dhi.mbjet e kokës dhe migrenës. Hipoteza të tjera thonë se kafeina mund të veprojë mirë duke u shoqëruar me çokollatë ose agrume.

Megjithatë, pirja e kafesë me limon mund të lehtësojë ose përkeqësojë dhimbjen e kokës. Me gjasë, kjo varet nga sasia e kafeinës, jo përzierja kafe-limon.

A e përmirëson lëkurën? – Hulumtimet thonë se përmbajtja e antioksidantëve në kafe dhe limon mund të kenë përfitime në lëkurë, kështu që ka një copëz të vërtetë ky pretendim. Megjithatë sërish mund t’i keni përfitimet e kafesë dhe limonit duke i konsumuar veçmas.

Categories
Lajme Shëndeti

Spinaqi i kuq bën mrekulli për organizmin, këtë barishte jua sugjeroj të gjithëve

Kur përmendet fjala spinaq, përpara syve na vjen një tufë gjethesh jeshile shumë të shëndetshme për organizmin. Por spinaqi, nuk gjendet vetën në ngjyrën e gjelbër. Ekspertët thonë se ka një varietet tjetër të spinaqit që gjendet në ngjyrë të kuqe. Spinaqi me gjethe të kuqe gjendet shumë në Indi, Afrikë dhe në shumë zona të Amerikës Qendrore.

Spinaqi i kuq, me emrin botanik Amaranth Dubius ka një pasur vlerash ku përfshihet: hekur, vitaminat dhe mineralet. Të jemi të qartë, spinaqi i kuq nuk ka të bëjë aspak me atë jeshilin, megjithatë quhet i tillë si pasojë e ngjashmërisë.

Spinaqi i kuq dhe vlerat shëndetësore – Mjekët thonë sa më e ndezur të jetë ngjyra natyrale e një ushqimi, aq më i mirë është ai për shëndetin. Spinaqi i kuq është plot e për plot me hekur që lufton aneminë. Ai gjithashtu përmban antioksidantë, përfshirë vitaminën C që forcon imunitetin dhe mbron zemrën. Veç tyre, spinaqi i kuq përmban edhe proteina, vitaminat K dhe A, si dhe folat.

Për tretjen – Spinaqi i kuq është i pasur me fibër, dhe pengon konstipacionin. Ai ka aftësi pastruese për zorrën e trashë por edhe për veshkat. Ekspertët këshillojnë konsumin e gjetheve dhe bishtave në sallata të ndryshme,

Flokë me volum – Lëngu i spinaqit të kuq ka aftësinë ta bëjë flokun më të fortë dhe voluminoz nga rrënja tek majat, falë vitaminave dhe mineraleve. Lëngu i spinaqit të kuq mund të përdoret në flokë 2-3 herë në javë. Ai gjithashtu pengon shfaqjen e thinjave sepse është shumë i pasur me hekur, mangan, kalçium e të tjerë.

Tensioni i gjakut – Spinaqi i kuq përmban shumë kalium por pak sodium, gjë që e bën në barishten perfekte për ata që vuajnë nga tensioni i lartë. Një racion spinaq të kuq në ditë rregullon tensionin e gjakut dhe e ul atë.

Për rënien nga pesha – Proteina tek spinaqi i kuq, ul nivelet e insulinës në gjak dhe çliron hormonet që kontrollojnë urinë. Kjo është shumë e rëndësishme për ata që duan të humbasin në peshë. Veç proteinës, spinaqi përmban edhe fibër e cila rrit ritmin e metabolizmit.

Për lëkurën – Gjethet e spinaqit të kuq janë fantastike për lëkurën, sepse heqin qelizat e vdekura dhe nxisin zhvillimin e qelizave të reja për një paraqitje më rinore dhe të freskët të lëkurës. Ai ka efekt ushqyes dhe e bën atë më të butë.

Efektet anësore – Nuk duhet ta teproni me spinaqin e kuq sepse ai mund të shkaktojë disa efekte anësore si: të përziera, probleme me tretjen, shtrëngime në stomak, probleme me veshkat.

Categories
Këshilla Shëndeti

Eshtë ndër më të kërkuarit në botë, qumështi i bletës ndihmon gjithë familjen

Qumështi i bletës është një produkt natyral që ka aftësi të mrekullueshme në uljen e tensionit të gjakut, kolesterolit dhe për shëndetin e mëlçisë. Sipas të dhënave, qumeshti i bletës përdoret me efikasitet për shërimin e sistemit tretës, kundër plakjes dhe për përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Ky qumësht njihet ndryshe me emrin “Xhelatina Mbretërore” dhe është ndër më të kërkuarit në botë. Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore shërben për të ushqyer larvat gjatë tri ditëve të para si dhe mbretëreshën.

Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet. Ky është një fakt interesant duke ditur që një bletë e zakonshme, e lindur nga e njëjta vezë , jeton vetëm 21 ditë. Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë.

Doza e duhur e qumështit të bletës:

Nëse zgjidhni qumështin e freksët dhe jo në variantin pluhur apo të tabletave, rekomandohet që të konsumoni gjysëm luge çaji në ditë. Atë mund ta merrni në mëngjes me stomak bosh dhe ta lini të shkrihet nën gjuhë.Konsumi i qumështit të bletës nga fëmijët konsiderohet në përgjithësi i sigurt për sa kohë merret nga goja. Këshillohet të bëni kujdes, qumështi i bletës nuk rekomandohet të konsumohet si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët për më shumë se 30 ditë me rradhë.

Efektet anësore dhe kujdesi që duhet treguar në përdorimin e qumështit të bletës:

Qumështi i bletës konsiderohet i sigurt për sa kohë merret me kujdes dhe me doza të caktuara. Ai mund të shkaktojë reagime alergjike serioze ku përfshihet azma, enjtja e fytit madje edhe vdekje të parakohshme.Në disa raste, konsumi i qumështit të bletës mund të shkaktojë gjakosje të zorrës së trashë, dhimbje barku dhe diare. Ekspertët thonë se ky produkt ndikon tek hormohet e femrave.

Për pasojë gratë shtatzëna dhe ato lehonë duhet të shmangin përdorimin e qumështit të bletës.Njerëzit që janë alergjikë ndaj polenit apo nënprodukteve të bletëve si dhe ato që vuajnë nga azma nuk duhet ta konsumojnë qumështin e bletës. Njerëzit që kanë probleme me inflamacionin e lëkurës duhet të shmangin qumështin e bletës.

Ky i fundit mund të përkeqësojë inflamacionin. Njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut nuk duhet të konsumojnë qumështin e bletës. Ai mund ta ulë tensionin në nivele të rrezikshme.

Categories
Lajme

Imagjino pak sikur të mos djersitesh kurrë në jetën tënde…

Djersa mund të jetë bezdisëse sepse bakteret që përmban ajo lëshojnë aromë dhe nëse nuk laheni lëkura juaj do t bëhet me puçrra. Ju gjithashtu duhet t’i lani edhe flokët shpesh nëse djersitni shumë. Por çfarë ndodh nëse nuk djersini më?

1. Lëkura juaj do të vuante

Djersitja hidraton lëkurën, kështu që pa të, lëkura do të thahej dhe do të duhej kujdes shtesë për ta mbajtur atë të njomë. Prodhimi normal i djersës thuhet se ka efekte anti-bakteriale, pasi ndihmon në hapjen e poreve dhe pastrimin e asaj që ka mbetur brenda tyre. Pra, nëse ndaloni djersitjen, bakteret në sipërfaqen e lëkurës suaj mund të qëndrojnë aty.

2. Do të kishit një rrezik më të lartë për të pasur gurë në veshka

Disa studime zbuluan se djersa gjatë ushtrimet e rregullta nxjerr natrium që përndryshe do të shkonte në veshka dhe urinë, aty ku formohen gurët. Kjo, nga ana tjetër, do të ndihmonte në rritjen e vëllimit të gjakut, duke ulur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Prandaj, nëse ndaloni së djersituri, do të kishit një rrezik më të lartë për të pasur gurë në veshka dhe sëmundje kardiovaskulare. Trupi juaj gjithashtu do ta ketë më të vështirë të heqë qafe toksinat.

3. Në klimat tepër të nxehta, do të ishte më e vështirë të freskoheshit

Funksioni kryesor i djersës është të freskojë trupin tuaj, kështu që nëse nuk djersitni, kjo mund të çojë në marrje mendsh, ngërçe, të përziera dhe mbinxehje. Simptomat e ngërçeve të nxehtësisë përfshijnë dhimbje muskulore dhe spazma. Ju gjithashtu mund të vuani nga goditja e nxehtësisë, një gjendje e rrezikshme për jetën që ndodh kur temperatura e trupit tuaj rritet shumë. Nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë humbje të vetëdijes.

4. Ju mund të lëshoni më pak hormone që tërheqin njerëzit

Djersa sjell kimikate të quajtura feromone, të cilat veprojnë si hormone jashtë trupit për të ndikuar në sjelljen e njerëzve të tjerë. Gratë zbulohet se tërhiqen më shumë nga burrat kur ekspozohen ndaj një përbërësi të lëshuar nga djersa e burrave. Një tjetër studim zbuloi se nuhatja e këmishës së djersitur të partnerit tuaj mund të ulë stresin. Kështu që nëse ndaloni të djersitni, jo vetëm që do të privoheshit nga këto përfitime, por edhe njerëzit e tjerë do të ishin prekur gjithashtu.

5. Trupi nuk do të ishte në gjendje t’ju tregonte juve dhe të tjerëve sesi po ndihej

Trupi juaj djersitet për t’ju përgatitur për situata luftimi nëse ndiheni nervoz ose keni frikë, dhe ju qetëson nëse hani diçka pikante ose të nxehtë. Djersitja është një mënyrë që trupi juaj komunikon me ju për t’ju treguar se çfarë po ndodh brenda jush. Dhe gjithashtu komunikon me njerëzit e tjerë për ndjenjat tuaja duke dhënë aroma.

Categories
Këshilla Lajme

Çfarë ndodh në organizmin tonë nëse hamë ushqim të mykur?

Ndodh shpesh që edhe ushqimi yt i preferuar të pret në besë. Kjo dallohet që në kafshatën e parë ose të dytë kur zbulon se ajo që ke në gojë është një copë e mykur.

Natyrshëm lind frika nëse grimca të kësaj kafshate të mykur kanë përfunduar në stomak duke i çelur rrugën një helmimi të mundshëm.

Ekspertët thonë se ndonëse në përgjithësi njeriun nuk e gjen gjë nga konsumi i pavullnetshëm i një kafshate të mykur, ka raste kur kjo e fundit mund t’ju sëmurë.

Myku ka shije të keqe dhe jo domosdoshmërisht ka toksina. Megjithatë në rastet kur imuniteti është i dobët, konsumi i tij mund t’ju bëjë të ndiheni keq.

Ekspertët thonë se në rast se keni ngrënë ushqim të mykur, atëherë duhet të prisni nëse përveç të përzierave keni simptoma të tjera.

Sipas tyre, stomaku është jnë ambient i egër për disa organizma siç janë bakteret dhe myku që jo domosdoshmërisht mund të mbijetojnë aty.

Kjo nënkupton që gjasat që të sëmureni nga një kafshatë e tillë janë të vogla. Nevojiten sasi shumë të mëdha myku që të helmoheni apo sëmureni. Në rastet helmimit, ju mund të keni të përziera dhe të vjella.

Në raste të tjera por të rralla, njeriu mund të ketë një reagim alergjik ndaj mykut dhe të vuajë nga probleme me rrugët e frymëmarrjes. Sidoqoftë, këto probleme sipas ekspertëve janë të përkohshme dhe të trajtueshme. Mjekët rekomandojnë pirjen e një gote ujë të ngrohtë për pastrimin e organizmit.

A mund ta hani ushqimin pasi e keni pastruar nga myku – Ka disa ushqime që janë të sigurta për konsum pasi keni hequr zonën me myk. Bëhet fjalë për djathërat e fortë, sallamërat e fortë, frutat e forta dhe perimet.

Ndërkohë, frutat dhe djathërat e butë, ushqimet e pjekura, bishtajoret, arrorët, kosi, reçeli dhe mishi nuk duhen konsumuar.

Si të parandaloni formimin e mykut – Sekreti i mbajtjes së ushqimeve larg mykut është ruajtja e tyre në frigorifer. Ky i fundit duhet pastruar rregullisht ndërkohë që niveli i lagështisë në shtëpi duhet të jetë nën 40%.

Categories
Lajme

Kamomili me kos shëron sëmundje! Ju tregoj si ta përgatisni vetë

Zakonisht konsumohet në formën e çajit për të qetësuar trupin, mendjen apo inflamacionin. Kamomili, bima shekullore e qetësimit të mendjes dhe aromës së mirë.

Lulet e bukura të kamomilit përveç aromës së tyre të mrekullueshme njihen edhe për vlerat e mira që kanë në organizëm.

Zakonisht konsumohet në formën e çajit për të qetësuar trupin, mendjen apo inflamacionin. Ndryshe nga përdorimi i zakonshëm sot iu tregojmë si ta përdorni këtë çaj të mrekullueshëm edhe për flokët.

Të njëjtën ndjesi të mirë që ju jep kur e konsumoni do t’i dhurojë edhe flokëve tuaj. Më poshtë gjeni të shpjeguar hap pas hapi mënyrën e saktë të përgatitjes së maskës me kamomil dhe kos.

Kamomil dhe kos – Për të përgatitur këtë maskë merrni rreth 6 bustina çaji kamomil dhe 125 ml kos. Ndërkohë, vini të ziejë një tenxhere të mbushur me 1-2 gota ujë.

Hidhni bustinat e çajit në të dhe lëreni të ziejë për të paktën 10 minuta. Pasi çaji të ketë lëshuar të gjithë ekstraktin e tij hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet plotësisht.

Hidheni më pas në një enë të pastër duke hequr edhe bustinat e çajit. Në fund shtoni sasinë e kosit dhe përziejini mirë të dy përbërësit.

Si ta përdorni – Lani dhe të pastroni si zakonisht flokët. Lërini të thahen dhe më pas mund të aplikoni maskën nga rrënja drejt majave të flokëve.

Mundohuni të fokusoheni tek zona më e thatë e tyre apo tek skalpi duke e lyer mire të gjithë sipërfaqen e kokës. Më pas është e rëndësishme që t’a mbuloni kokën me një qese plastike për 15-20 minuta.

Në këtë mënyrë do të evitoni që të bëni pis veten dhe të tjerët rreth jush. Në fund të këtij proçesi shpëlajeni flokët me ujë të vakët dhe pak shampo për të larguar maskën nga rrënjët.

Kur të mos keni më shkumë në kokë kthejeni uji nga i ftohti dhe shpëlajeni kokën edhe një herë të fundit. Kjo maskë do t’ju ndihmojë të hidratoni flokët tuaj, të largoni zbokthin dhe majat dyshe me shpejtësi.

Mund ta përdorni një herë në javë ose një herë në dy javë sipas dëshirës tuaj.