Categories
Këshilla

Si të kujdeseni për fëmijët me ekzemë: 6 këshilla të rëndësishme

Hidratoni lëkurën e thatë – Lëkura e thatë është një nxitje kryesore e ekzemës. Hidratoni lëkurën e fëmijës tuaj shpesh. Vazelina mund të bllokojë lagështirën më mirë sesa locionet/kremërat. Banjat mund ta thajnë lëkurën, kështu që përdorni ujë të ngrohtë, jo të nxehtë. Pastaj vendosni një hidratues të mirë ndërsa lëkura e fëmijës tuaj është ende e lagur.

Sa mund të zgjasë? – Fëmija juaj mund të mos ketë ekzemë përgjithmonë. Për shumë fëmijë, kruarjet e lëkurës fillojnë të largohen në moshë të vogël. Të tjerët mund të kenë ekzemë në adoleshencën e tyre dhe si të rritur, sidoqoftë ndonjëherë, ekzema zhduket vetëm për t’u rishfaqur gjatë pubertetit. Ndryshimet në hormone mund të ndikojnë.

Ndaloni kruarjen – Gërvishtjet mund ta bëjnë ekzemën edhe më agresive duke shkaktuar që copa të lëkurës të trashen. Shmangni pëlhurat si leshi, mbajini thonjtë e fëmijës të shkurtuar dhe nëse fëmija ka tendencë të gërvishtet në gjumë vishini dorashka të lehta dhe të rehatshme në shtrat. Një leckë e lagur dhe e ftohtë në njolla të irrituara mund të lehtësojë kërkesën për të gërvishtur.

Vishini fëmijët me veshje pambuku – Djersitja gjithashtu mund të shkaktojë kruajtje të lëkurës dhe aktivizim të ekzemës. Vishini fëmijët me pëlhura të lehta si pambuku në mënyrë që fëmija të jetë komod kur të ndryshojnë temperaturat.

Sulmi ndaj alergjisë – Alergjitë dhe ekzema shpesh shkojnë krah për krah. Pyesni mjekun tuaj nëse fëmija juaj duhet të testohet për alergji në ushqim ose alergji të tjera. Shmangni kafshët shtëpiake, veçanërisht në dhomën e gjumit të fëmijës tuaj. Përdorni mbulesa pluhuri në dyshekë dhe jastëk. Mos shtroni tapete dhe pëlhura, nëse është e mundur. Ata bllokojnë alergenët dhe shkaktojnë alergji.

Mbajini fëmijët larg stresit – Stresi mund të shkaktojë kruajtje dhe skuqje për fëmijët me ekzemë. Ndihmoni fëmijën tuaj të identifikojë situatat stresuese, si një provë e madhe në shkollë ose performanca publike. Pastaj flisni për mënyrat sesi mund ta menaxhojë atë stres. Disa ide: Merrni frymë thellë, meditoni, mendoni për diçka tjetër si shpërqendrim ose bëni një pushim.

Categories
Lajme

Si ta kurojmë ekzemën me regjimin e duhur ushqimor?

Ekzema është një sëmundje e lëkurës që zakonisht shfaqet në duar, gishta, krahë apo në skalpin e kokës. Fazat e para të kësaj sëmundje mund të mos jenë shqetësuese, por me kalimin e kohës gjendja përkeqësohet. Megjithëse medikamentet dhe kurat ekzistojnë dhe janë të shumta, zgjidhja më e mirë është që ta mësoni trupin tuaj me metoda sa më natyrale.

Këtu nuk përjashtojmë vizitat me mjekun, por mund të shtoni një ndihmë për trupin tuaj teksa merrni këto trajtime specifike. Regjimi ushqimor është një mënyrë e përkryer për të nisur me kurimin natyral të sëmundjes së ekzemës. Ju duhet të ndiqni vetëm disa këshilla të thjeshta të cilat j’ua rendisim në vijim.

Si të ndryshoni dietën tuaj? – Nisni nga eleminimi çdo ushqimi të shpejtë e të përpunuar që ndikon në mirëqenien e lëkurës tuaj. Këtu futen ushqimet fast food, sheqernat apo çdo lloj përbërësi tjetër jo natyral. Hiqni dorë nga alkoli, sheqeri,karbohidratet përpunuara dhe fokusohuni tek perimet, gruri, orizi dhe tek ushqimet që ulin inflamacionin në trup si kanella apo turmeriku. Alkoli njihet si një nga përkeqësuesit më të mëdhenj të lëkurës ndaj mundohuni ta mbani sa më larg. Konsumimi i sa më shumë frutave dhe perimeve të stinës do të reflektohet menjëherë edhe në qetësimin e lëkurës tuaj.

Si ndikojnë ushqimet e fermentuara – Megjithëse lidhja mes ekzemës dhe ushqimit nuk është ende plotësishtve qartë, ekspertët kanë vënë re se konsumimi i ushqimeve të fermentuara apo probiotikëve ul rrezikun e shfaqjes së ekzemës. Kjo vlen veçanërisht për fëmijët dhe moshat më të reja të cilët bëse marrin mjaftueshëm probiotikë e parandalojnë këtë sëmundje.

Këtu mund të futen të gjithë nënproduktet e qumështit, kefiri apo uthulla e mollës. E rëndësishme në të gjithë këtë proces është të largoni ushqimet që e acarojnë lëkurën normalisht dhe të gjeni një balancë të shëndetëshme në dietën tuaj ushqimore.