Categories
Këshilla

Për të ndërtuar muskuj ju duhen 8 perime kryesore, lexoni listën!

Dietat e zakonshme për ndërtimin e muskujve në trup konsistojnë gjithmonë një shumë të mishit, sepse mishi përmban shumë proteina dhe proteina që ndërtojnë muskujt. Por çfarë mund të konsumoni nëse nuk e pëlqeni mishin apo nuk e konsumoni atë për arsye etike apo mjedisore?

A do të thotë kjo që nuk jeni në gjendje të ndërtoni muskuj ashtu si doni? Absolutisht jo!

Një dietë e pasur me mish nuk është e vetmja mënyrë për të arritur masën e dëshiruar të muskujve. Janë të shumta mënyrat përmes të cilave mund të merrni ushqyesit e nevojshëm për ndërtimin e muskujve të fortë, të shëndetshëm dhe shumë prej tyre janë me bazë bimore. Nëse jeni duke kërkuar për disa ushqime që me të vërtetë do t’ju forcojnë muskujt, atëherë konsumoni perimet e mëposhtme.

1. Panxhari dhe perimet e familjes së tij

Përfitimet e panxharit dhe zarzavateve të familjes së tij janë të shumta, por mbase ju nuk e dini se përmbajnë shumë nitrate dietike dhe antioksidantë. Këta ushqyes luajnë një rol të veçantë për t’iu ndihmuar gjatë periudhave kur keni pak oksigjen në trup, si në momentet kur bëni stërvitje me intensitet të lartë.

Nitratet dietike konvertohen në oksid nitrik në trup, i cili ndihmon për të përmirësuar funksionin kardiovaskular, që nga ana tjetër ju ndihmon për të qenë në gjendje të trajnoheni më shumë dhe për më gjatë. Kjo është një mënyrë e sigurt për të ndërtuar inde muskujsh të shëndetshëm.

2. Jeshilllëqet dhe lakra e kuqe

Janë plot me fitonutrientë anti-inflamatorë dhe ndihmojnë organizmin për të absorbuar aminoacidet nga proteinat. Disa prej këtyre fitonutrientëve, duke përfshirë glukorafanin dhe sulforafanin, ndihmojnë për rimëkëmbjen e muskujve.

3. Spirulina

Është një ndër ushqimet që përmendet tepër së fundi. Një pluhur me ngjyrë të fortë të gjelbër, që cilësohet si ushqim i shëndetshëm, spirulina është një lloj alge në ngjyrë blu-jeshile që përmban disa aminoacide të rëndësishme për metabolizmin. Spirulina është gjithashtu një burim i madh i vitaminës B6, që së bashku me aminoacidet ndihmojnë në shpërbërjen e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave, duke i kthyer në energji të përdorshme për trupin.

Diçka e tillë është e rëndësishme për ndërtimin e muskujve, sepse sa më shpejt trupi juaj t’i metabolizojë këto yndyrna, karbohidrate dhe proteina në energji, aq më shumë mund të shtyni veten për t’u trajnuar më shumë dhe për të ndërtuar më shumë muskuj.

4. Elbi dhe bari i grurit

Është koha që mbase elbin dhe grurin t’i provoni në formën e tyre si barishte. Këto zarzavate fibroze përmbajnë minerale esenciale, të tilla si kalciumi, hekuri dhe magnezi, si dhe karotenoide të fuqishme, të cilat janë antioksidantë që i mbajnë qelizat e indeve të shëndetshëm dhe të fortë. Këto minerale ndihmojnë në funksionimin e muskujve si dhe rrisin aftësinë e gjakut për të mbartur oksigjen drejt muskujve.

5. Bizelet

Bizelet ofrojnë disa përfitime të mahnitshme edhe për ndërtimin e masës muskulare. Ato janë një burim i mahnitshëm i proteinave bimore që treten lehtë. Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i disa aminoacideve plus glutaminës, që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve.

6. Klorela

Nëse nuk keni dëgjuar më parë për klorelën, ajo është një mikroalgë japoneze e rritur në pellgje të ujërave të ëmbla, fillimisht në Japoni, por tani rritet edhe në Kinë, në Tajvan dhe në Kore, pasi kërkesat për të janë në rritje. Edhe pse klorela është e ngjashme me spirulinën, ajo ka disa veçanti.

Ajo përmban vitamina, aminoacide dhe acide nukleike, të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave tona. Kjo është e rëndësishme për rritjen e muskujve dhe shërimin e tyre pas një stërvitjeje të lodhshme. Chlorella gjithashtu përmban të gjithë nëntë aminoacidet esenciale, duke e bërë atë një proteine ​​të plotë.

7. Spinaqi

Për vite me rradhë na është thënë se spinaqi ka hekur dhe na bën të fortë dhe pavarësisht ekzagjerimeve, në këto fjalë ka diçka të vërtetë! Spinaqi është i pasur në aminoacidin arginin, i cili stimulon hipofizën për të prodhuar hormonin e rritjes te njeriu. Spinaqi shërben në këtë mënyrë në ndërtimin e muskujve të fortë dhe në zhvillimin e tyre.

8. Majdanozi, preshtë, qepujkat jeshile

Barishtet janë të mënyrë shumë e mirë për shtuar aromë dhe shije në ushqimin tuaj, por disa prej tyre, si majdanozi, preshtë dhe bishtat jeshilë të qepëve kanë një dobi të madhe ushqyese. Ato janë një burim i madh i lysine, një aminoacid thelbësor që ndihmon me rritjen dhe shërimin e indeve lidhës në tendina dhe në kërc. Kjo do të thotë se lysine është shumë e dobishme për nyjet dhe i ndihmon të shërohen më shpejt.

Categories
Këshilla

Elbi jo vetëm për birrë, ju mbron nga kàncèri i zorrës së trashë, sëmundjet e zemrës dhe diabeti

Elbi ka nivelin më të lartë të proteinave dhe fibrave në krahasim me drithërat e tjerë Kur moti është i ftohtë, një pjatë më supë të ngrohtë të ngroh zemrën dhe të mbledh stomakun. Por, nëse supës i shton elb, do t’i bësh shëndetit tënd një nder. Elbi është drithi i katërt për nga rëndësia në botë pas grurit, orizit dhe misrit, dhe është po aq i mirë sa tërshëra.

Por nga ana tjetër, elbi ka nivelin më të lartë të proteinave dhe fibrave në krahasim me drithërat e tjerë, nga 17% deri në 30%. Orizi i kafenjtë ka 3.5 përqind fibër, misri 7% fibër dhe gruri 12% fibër.

Të mirat e elbit nuk ndalen vetëm tek fibra. Krundet e elbit janë tejet të pasur me antioksidantë, vitamina dhe minerale. Imagjinoni sa i rëndësishëm është elbi kur elementët antioksidantë të krundeve të tij janë 20 herë më të larta se te mielli i grurit të përpunuar.


Efektet shëndetësore të Elbit Studimet shkencore kanë zbuluar që konsumimi i elbit ul rrezikun nga shumë sëmundje. Përbërësit e elbit si beta-glukanët ulin kolesterolin, mbajnë nën kontroll nivelin e sheqernave në gjak dhe përmirësojnë funksionet e sistemit imunitar dhe sidomos sistemit tretës.

Studime të tjera kanë treguar që elbi ndihmon trupin të përballet më mirë me efektet e kemioterapisë, mjekimit me rreze radioaktive. Ekspertët shpjegojnë që, fibra e tretshme e elbit ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kan cerit të zorrës së trashë. Për më tepër, elbi të bën të ndihesh i ngopur shpejt dhe ndihmon në rënien në peshë.

Gratë në menopauzë që vuajnë nga niveli i lartë i kolesterolit, tensioni i lartë dhe sëmundjet e zemrës duhet të konsumojnë elb të paktën gjashtë herë në javë. Konsumimi i elbit nuk duhet kurrësesi të limitohet vetëm tëk gratë në menopauzë, por edhe të njerëzit që vuajnë nga zemra, diabeti, kanceri i gjirit dhe azma. Elbi është drithi që që i jep vlerën birrës.

Categories
Shëndeti

Doni të bëni muskuj? Këto janë 8 perimet më të mira për këtë

Dietat e zakonshme për ndërtimin e muskujve në trup konsistojnë gjithmonë një shumë të mishit, sepse mishi përmban shumë proteina dhe proteina që ndërtojnë muskujt. Por çfarë mund të konsumoni nëse nuk e pëlqeni mishin apo nuk e konsumoni atë për arsye etike apo mjedisore?

A do të thotë kjo që nuk jeni në gjendje të ndërtoni muskuj ashtu si doni? Absolutisht jo! Një dietë e pasur me mish nuk është e vetmja mënyrë për të arritur masën e dëshiruar të muskujve. Janë të shumta mënyrat përmes të cilave mund të merrni ushqyesit e nevojshëm për ndërtimin e muskujve të fortë, të shëndetshëm dhe shumë prej tyre janë me bazë bimore. Nëse jeni duke kërkuar për disa ushqime që me të vërtetë do t’ju forcojnë muskujt, atëherë konsumoni perimet e mëposhtme.

1. Panxhari dhe perimet e familjes së tij – Përfitimet e panxharit dhe zarzavateve të familjes së tij janë të shumta, por mbase ju nuk e dini se përmbajnë shumë nitrate dietike dhe antioksidantë. Këta ushqyes luajnë një rol të veçantë për t’iu ndihmuar gjatë periudhave kur keni pak oksigjen në trup, si në momentet kur bëni stërvitje me intensitet të lartë.

Nitratet dietike konvertohen në oksid nitrik në trup, i cili ndihmon për të përmirësuar funksionin kardiovaskular, që nga ana tjetër ju ndihmon për të qenë në gjendje të trajnoheni më shumë dhe për më gjatë. Kjo është një mënyrë e sigurt për të ndërtuar inde muskujsh të shëndetshëm.

2. Jeshilllëqet dhe lakra e kuqe – Janë plot me fitonutrientë anti-inflamatorë dhe ndihmojnë organizmin për të absorbuar aminoacidet nga proteinat. Disa prej këtyre fitonutrientëve, duke përfshirë glukorafanin dhe sulforafanin, ndihmojnë për rimëkëmbjen e muskujve.

3. Spirulina – Është një ndër ushqimet që përmendet tepër së fundi. Një pluhur me ngjyrë të fortë të gjelbër, që cilësohet si ushqim i shëndetshëm, spirulina është një lloj alge në ngjyrë blu-jeshile që përmban disa aminoacide të rëndësishme për metabolizmin.

Spirulina është gjithashtu një burim i madh i vitaminës B6, që së bashku me aminoacidet ndihmojnë në shpërbërjen e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave, duke i kthyer në energji të përdorshme për trupin. Diçka e tillë është e rëndësishme për ndërtimin e muskujve, sepse sa më shpejt trupi juaj t’i metabolizojë këto yndyrna, karbohidrate dhe proteina në energji, aq më shumë mund të shtyni veten për t’u trajnuar më shumë dhe për të ndërtuar më shumë muskuj.

4. Elbi dhe bari i grurit – Është koha që mbase elbin dhe grurin t’i provoni në formën e tyre si barishte. Këto zarzavate fibroze përmbajnë minerale esenciale, të tilla si kalciumi, hekuri dhe magnezi, si dhe karotenoide të fuqishme, të cilat janë antioksidantë që i mbajnë qelizat e indeve të shëndetshëm dhe të fortë. Këto minerale ndihmojnë në funksionimin e muskujve si dhe rrisin aftësinë e gjakut për të mbartur oksigjen drejt muskujve.

5. Bizelet – Bizelet ofrojnë disa përfitime të mahnitshme edhe për ndërtimin e masës muskulare. Ato janë një burim i mahnitshëm i proteinave bimore që treten lehtë. Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i disa aminoacideve plus glutaminës, që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve.

6. Klorela – Nëse nuk keni dëgjuar më parë për klorelën, ajo është një mikroalgë japoneze e rritur në pellgje të ujërave të ëmbla, fillimisht në Japoni, por tani rritet edhe në Kinë, në Tajvan dhe në Kore, pasi kërkesat për të janë në rritje. Edhe pse klorela është e ngjashme me spirulinën, ajo ka disa veçanti. Ajo përmban vitamina, aminoacide dhe acide nukleike, të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave tona. Kjo është e rëndësishme për rritjen e muskujve dhe shërimin e tyre pas një stërvitjeje të lodhshme. Chlorella gjithashtu përmban të gjithë nëntë aminoacidet esenciale, duke e bërë atë një proteine ​​të plotë.

7. Spinaqi – Për vite me rradhë na është thënë se spinaqi ka hekur dhe na bën të fortë dhe pavarësisht ekzagjerimeve, në këto fjalë ka diçka të vërtetë! Spinaqi është i pasur në aminoacidin arginin, i cili stimulon hipofizën për të prodhuar hormonin e rritjes te njeriu. Spinaqi shërben në këtë mënyrë në ndërtimin e muskujve të fortë dhe në zhvillimin e tyre.

8. Majdanozi, preshtë, qepujkat jeshile – Barishtet janë të mënyrë shumë e mirë për shtuar aromë dhe shije në ushqimin tuaj, por disa prej tyre, si majdanozi, preshtë dhe bishtat jeshilë të qepëve kanë një dobi të madhe ushqyese. Ato janë një burim i madh i lysine, një aminoacid thelbësor që ndihmon me rritjen dhe shërimin e indeve lidhës në tendina dhe në kërc. Kjo do të thotë se lysine është shumë e dobishme për nyjet dhe i ndihmon të shërohen më shpejt.