Categories
Këshilla

Ushqimet që ndikojnë negativisht për gjendjen tuaj emocionale

Dieta jo vetëm që ndikon në shëndetin tonë fizik por gjithashtu ka efekte serioze në shëndetin mendor. Nëse ka ushqime që ndikojnë pozitivisht për shëndetin ka dhe të tjerë që e shkatërrojnë atë.

Kafeina – Shumica e njerëzve e fillojnë ditën e tyre me një kafe që u jep atyre energji për t’u zgjuar. Sidoqoftë, sipas ekspertëve, kafeja dhe kafeina në përgjithësi është e dëmshme për shëndetin tonë mendor. Konsumimi i tepërt i kafeinës ka një efekt negativ në stres, pasi i jep stimuj të tepërt zonës së trurit që percepton fobitë.

Alkooli – Kur konsumojmë alkool gjatë natës, trupi ynë e ka të vështirë ta metabolizojë atë, duke ndikuar kështu në cilësinë e gjumit. Ekspertët thonë se edhe një orë më pak gjumë ka një efekt negativ në mënyrën e marrjes së kalorive dhe humorit.

Ëmbëlsuesit artificial – Ushqimet e përpunuara me ëmbëlsues artificialë janë jo vetëm të dëmshëm për shëndetin fizik por edhe për atë mendor. Hulumtimet e deritanishme kanë treguar se ëmbëlsuesit artificialë rrisin bakteret e dëmshme në zorrë, gjë që shkakton humor të keq dhe stres.