Categories
Këshilla

Si te largojme problemet me urinimin me anë të farave të kungullit

Dobitë shëndetësore konsumit të farave të kungullit janë të shumta, kjo falë përbërjes me vitamina si A, B1, B2, B6, C, D, E dhe K. Përmban acide yndyrore të pangopur, acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6, magnez, hekur, kalcium, zink, fosfor dhe mangan.

Farat e kungullit jane gjithashtu një burim i mirë proteinash. Vaji i farave të kungullit është preparat 100% natyral i cili nxirret nga farat e kungullit, në gjendje të ftohtë për të ruajtur strukturën kimike dhe për të pasur efektshmëri maksimale në përdorimin e tij mjekësor. Vaji i farave të kungullit përdoret për shërimin e prostatës së rritur.

Vaji përmban fitokimikate dhe antioksidues, të cilat reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në organizëm dhe parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene. Vetëm një gjysmë luge çaji vaj kungulli ju jep 5 gram fibra.

Fibrat ndihmojnë në promovimin e tretjes të mirë dhe shëndetin gastrointestinal… Konsumi i vajit të farave për një periudhë 2 mujore përmirëson deri në 86% simptomat në problemet me urinimin. Ndërkaq, vaji i farave të kungullit arrin të zvogëlojë madhësinë e prostates me 33% tek pacientët që vuajnë nga problemi i zmadhimit të saj.

Ky vaj është burim i shkëlqyer i acidit yndyror Omega 6 (acidi linoleik). Omega 6 është zbuluar se lehtëson simptomat e prostatës së zmadhuar, si dhe i jep mundësi organizmit të arrijë ekuilibrin hormonal.

Këshillohet që burrat që kanë këtë problem të marrin një lugë çaji i vajit të farave të kungullit çdo ditë dhe do të shohin lehtësim të
simptomave brenda një muaji.