Categories
Lajme

Çfarë të konsumojmë për më shumë energji? Lista nis me farat e lirit, bamjet dhe…

Shpesh ankohemi që nuk kemi energji gjatë ditës dhe këtë plogështi mundohemi ta luftojmë me kafeinë, por na nevojitet më shumë se kaq. Mjekët shpjegojnë se shkaku kryesor i rënies së energjisë, mund të ketë të bëjë me mënyrën e komunikimit të mikrobiomës tuaj me qelizat e tjera. Prandaj për të rritur energjinë është e rëndësishme të kujdeseni për mikrobiomën dhe kjo mund të arrihet duke shtuar më shumë fibra në regjimin tuaj ushqimor.

Por përse kanë rëndësi fibrat? Triliona baktere të mira që jetojnë në zorrë, duhet të ushqehen me vaktet e tyre të preferuara, që janë ushqimet prebiotike.

Kur kjo ndodh, këto baktere gjenerojnë gazra që komunikojnë informacione nga mikrobioma juaj në qelizat tuaja. Pa lëndë të mjaftueshme prebiotike për tu bashkuar, molekulat anti-inflamatore që prodhojnë energji, nuk funksionojnë në mënyrë optimale, gjë që ju bën të niheni të pafuqishëm.

Ja disa nga ushqimet të cilat mund t’ju ndihmojë duke ju dhënë më tepër energji.

Farat e lirit – Farat e lirit janë një burim i shkëlqyer fibrash dhe proteinash. Ato gjithashtu përmbajnë nivele të larta të acideve yndyrore omega 3, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Bamjet – Bamjet përmbajnë shumë lëndë ushqyese si vitamina K dhe magnezi dhe janë gjithashtu një burim i shkëlqyer fibrash.

Lakra turshi – Lakra turshi është jo vetëm një burim i shkëlqyer fibrash por edhe probiotikësh, duke e bërë atë një ushqim të domosdoshëm për mikrobiomën e zorrëve tuaja.

Bananet jeshile – Edhe pse shumica e njerëzve preferojnë të hanë banane të pjekura mirë, konsumi i tyre kur janë akoma të gjelbërta, ju lejon të përfitoni nga nivelet e larta të fibrave dietike.

Brokoli – Brokoli ka qenë prej kohësh e njohur si një nga perimet më ushqyese që mund të shërbeni në pjatën tuaj. Jo vetëm që përmban shumë fibra, por ndihmon gjithashtu me funksionin e mikrobiomës së zorrëve. Plus, për shkak të niveleve të larta të përbërjes sulforafane, zvogëlon inflamacionin.

Avokado – Avokadot janë një burim i shkëlqyer i fibrave, me 25 % fibra të tretshme dhe 75 % të patretshme. Ato përmbajnë më shumë kalium sesa bananet dhe gjithashtu janë të pasura m acid oleik, i cili lufton inflamacionin dhe është i shëndetshëm për zemrën.

Categories
Këshilla

Dobitë e farave të lirit, fantastike për shëndetin tuaj

Farat e lirit ndihmojne ne parandalimin e sëmundjeve te zemrës, diabetit, atakut në tru, kancerin e gjirit, tumorin e prostatës, ulin kolesterolin e keq.Këto fara të vogla përmbajnë dhjetëra materie ushqyese: omega-3 dhe omega-6 , vitaminat B1, B2, hekur dhe zink. Farat e lirit përmbajnë sasi të mëdha të fibrave dhe kaliumit.

Në mesin e veçorive shëruese të farave të lirit janë edhe pastrimi i sistemit të tretjes, ulja e nivelit të yndyrës (kolesterolit) në gjak, efekti mbrojtës kundër paralizës dhe kancerit, është i dobishëm për memorie, etj. Për femra rekomandohet 2-3 lugë të mesme ndërsa për meshkuj 2 lugë në ditë. Përdorimi i tepërt nga ana e femrave formon shtresa të celulitit. Ndërkaq do të jetë shumë më e dobishme nëse bima përdoret në vend të vajit.


Liri është shumë i përshtatshëm si ushqim për personat të cilëve nuk ju pëlqen të hanë peshq dhe në këtë mënyrë i përmbushin nevojat për omega-3. Farat e lirit janë të përshtatshme edhe për kontrollin e peshës së trupit pasi që shtypin ndjenjën e urisë. Këto fara mundësojnë edhe funksionimin e drejtë të zorrëve dhe sistemit të tretjes. Përqindja e lartë e vitaminës B12 bënë që farat e lirit të kenë vlerë të lartë ushqyese. Në saje të këtyre veçorive është i përshtatshëm për personat të cilët nuk konsumojnë mish.

Liri është bimë e paqëndrueshme ndaj nxehtësisë. Më e dobishme është nëse farat e lirit dhe vajin e tyre i konsumojmë të freskëta. Nëse doni ta ruani vajin këtë mund ta bënë në frigoriferë në temperaturën -7°C.

Vaji i ngrohur i lirit krijon materie që shkaktojnë sëmundjen e kancerit. Në këtë rast bima, e cila përdoret për mbrojtje nga kjo sëmundje mund të shkaktoj efekt të kundërt. Këto fara, kur konsumohen me kërpudha, ato mund të dëmtojnë edhe sistemin e imunitetit të organizmit. Në qoftë se farat e lirit përgatiten në shtëpi dhe konsumohen menjëherë atëherë në pah dalin veçoritë e saj shëruese.

Farat e bluara mund t’i ruani në një enët të mbyllur të errët në frigorifer në sasi të vogla. Për të vërtetuar se a janë të freskëta farat e lirit ju mund të merrni pak pambuk të njomë i fusni në mes disa fara të lirit dhe prisni të bihen. Nëse farat bihen atëherë janë të freskëta dhe mund t’i konsumoni. Ato, mund t’i shtoni në sallatë e kos, ndërsa vajin mund ta përdorni për t’i skuqur perimet.