Categories
Këshilla

Fasulet e zeza, çfarë janë dhe vetitë e tyre!

Sipas Annessa Chumbley- t, konsulente ushqimore e specializuar, fasulet e zeza gëzojnë shumë më shumë antioksidantë se çdo lloj tjetër i fasules.

Përfitimet shëndetësore të fasuleve të zeza janë nga më të ndryshmet: 1. Ndikojnë te problemet e zemrës – Duke ulur kolesterolin, fasulet e zeza sigurojnë shëndetin e zemrës suaj falë sasisë së madhe të fibrave të tretshme që gjenden te këto bishtajore.

2. Kontrollojnë sheqerin në gak – Fasulja e zezë përmban niseshte rezistente, që kalon nëpër zorrët tuaja dhe parandalon rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

3. Ju ndihmojnë të ndiheni mrekullueshëm – E konsideruar si “super fasulja”, vetëm në një filxhan fasule të zeza gjenden 15 gram proteina dhe 15 gram fibra. Ky kombinim shërben për t’ju mbajtur energjikë dhe të ngopur. Sikur të mos mjaftonte kjo, fasulja e zezë ndihmon edhe metabolizmin e yndyrës.

Por ato kanë dhe anët e tyre negative dhe personat që kanë probleme me tretjen, të cilët rrezikojnë gazra dhe fryrje për shkak të nivelit të lartë të fibrave nuk duhet t’i konsumojnë.

Po kështu përdorimi i tyre i shpeshtë ndalohet dhe për këdo që ka hipertension (tension të lartë të gjakut) si pasojë e sasisë së madhe të natriumit.

Categories
Këshilla Shëndeti

Ky është përbërësi që keni harruar t’i shtoni sallatës për t’u dobësuar

Sapo thua sallatë, menjëherë mendja të shkon te dieta apo jo? Në fakt, nuk ka pse të jetë kështu, nëse brenda saj ka një përbërës që shumica nga ne nuk e përfshijmë gjithmonë. Janë fasulet e zeza. Jo vetëm që ju krijojnë një gjendje ngopjeje falë fibrave të shumta që kanë në përbërjen e tyre, po, të shoqëruara me erëza dhe perime të stinës, ju largojnë ndjesinë e urisë për shumë orë gjatë ditës.

Fasulet e zeza pastrojnë trupin nga toksinat, largojnë kolesterolin, si edhe ndihmojnë në eliminin e gurëve në veshka. Përdorimi i rregullt i fasuleve të zeza përmirëson funksionimin e trurit dhe mbron nga plakja e parakohshme.

Si mund t’i bëni fasulet e zeza pjesë të dietës suaj të përditshme?

Përbërësit (4 racione): 150 g fasule të zeza të thata, 2 karota, 1/2 portokalli, 1/2 limon, 3 degë nenexhik, 1 copë të vogël xhinxheri, 2 lugë kafe sheqer, kripë dhe piper, 1 qepë, 1 spec i kuq.

Përgatitja: Fasulet e zeza lërini në ujë brenda një nate. Derdheni ujin në mëngjes, vendosini fasulet në një tenxhere, mbulojini me ujë të freskët dhe ziejini për 1.5 orë derisa të jenë zbutur, por jo të ziejnë shumë. Qëroni karotat, copëtojini në gjatësi dhe më pas pritini në copa të vogla. Futini në ujë të vluar vetëm për 3 minuta.

Për salcën e sallatës, përzieni lëngun e portokallit dhe limonit. Grini rreth 1/2 lëkurë limoni. Prisni imët nenexhikun dhe xhinxherin dhe shtojeni në këtë masë. Përziejini bashkë të gjithë përbërësit me vajin dhe sheqerin, pastaj shtoni edhe kripë dhe piper.

Pritini hollë qepët e njoma. Pastaj përzieni me fasule, karota, specin e kuq djegës dhe salcën. Masën mund ta shtoni mbi zarzavatet e tjera të sallatës dhe sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe pak djathë.