Categories
Këshilla Lajme

9 sekretet e femrave kineze për t’u dukur përgjithmonë të reja

Në Kinë, një grua e bukur nuk është vetëm ajo që që duket mirë nga pamja e jashtme. Duke marrë parasysh edhe traditat mijëravjeçare, gratë 40 vjeçare kineze duken si 20. Si ia dalin? Më poshtë ju rendisim 9 pika që mund t’i zbatoni edhe ju kollaj fare:

Së pari, duhet të pini shumë ujë. Kjo është shumë e rëndësishme. Së dyti, shpenzoni më pak kohë në diell, sepse nuk ju bën aspak mirë për lëkurën. Duhet pak e saktë. Duhet të mbroheni gjithmonë me krem dielli. Mundësisht zëvendësoni të gjitha pijet me çaj, jo kafe. Eshtë një gjë pro shëndetit tuaj.

Planifikoni ditën tuaj me një plan strikt ushqimor. Shmangni ëmbëlsirat me shumë kalori. Ushqimi i detit është një pjesë e rëndësishme e dietës së tyre. Ruani qetësinë në çdo situatë. Nervat rrudhosin fytyrën. Masazhi i këmbëve, por edhe i pjesëve të tjera të trupit rregullisht me duar. Masazhi çdo ditë, me një jade rroller, i cili ndihmon për qarkullimin e gjakut. Këtë mjet mund ta gjeni online dhe madje mund ta porosini kollaj fare nga Kina.

Categories
Lajme

A e dini pse burrat dobësohen shumë më kollaj se gratë?

Humbja e peshës nuk është në çështje kaq e thjeshtë. Ne mund të humbasim dhjamin në pjesë të caktuara të trupit, më lehtë se në të tjerët.

Sidoqoftë, përtej kësaj, ka ndryshime në humbjen e peshës për burrat dhe gratë. Ekspertët dhanë shpjegimet e tyre për këtë “fenomen”. Dr. Romi Block, endokrinolog thotë se gratë dhe burrat kanë tendencë të humbin peshë ndryshe për shkak të disa faktorëve si lindja e fëmijëve në rastin e grave dhe dhjami që grumbullohet në trup. Tek burrat, kilet zakonisht grumbullohen së pari në zona specifike të trupit, siç është barku.

Këto kile janë gjithashtu gjëja e parë që do të humbni kur të filloni një dietë. Në të kundërt, për gratë, dhjami dhe pesha shpërndahen në të gjithë trupin, në zona të veçanta siç janë barku, ijet dhe kofshët. Yndyra në këto zona është e rëndësishme për shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve.

Categories
Këshilla Lajme

Pse çdo grua mbi 40 vjeç duhet të përdorë vaj rozmarine

Vaji i rozmarinës është një ndër vajrat me përdorimin më të gjerë në kozmetikën botërore në ditët e sotme. Gjithashtu ai njihet për ndikimin që ka në sistemin imunitar dhe mendor, por pse gratë mbi 40 vjeç duhet ta përdorin atë? Shpjegimi vijon:

1. Ndihmon në rritjen e flokëve: Dieta e varfër ushqimore, përdorimi i vazhdueshëm i tharëses, piastrës apo dhe mashës së flokëve, lyerjet e vazhdueshme, por edhe proceset delikate si dekolorimi, ekspozimi në diell për një kohë të gjatë etj, janë disa prej shkaqeve që çojnë në dobësimin e folikulave dhe këputjen e tyre.

Është normale që në momente të caktuara të jetës sonë, të vini re se ju bien flokët, por nëse kjo gjendje vazhdon për një kohë të gjatë, aq sa të rrezikoheni nga alopecia, është mirë të përdorni menjëherë vajin e rozmarinës. Mjafton vetëm disa pika në ditë për të masazhuar skalpin pas dushit, por edhe në thatë, dhe flokët tuaj do të duken shkëlqyeshëm.

2. Përmirëson kujtesën: Vaji i rozmarinës është i pasur me përbërës me veti antioksiduese dhe antiinflamatore që kanë një ndikim të shkëlyer në përmirësimin e funksioneve konjitive të sistemit nervor. Pas moshës 50-vjeç vihet re një rënie, ose le ta quajmë zbehje, e aftësive memorizuese, prandaj ‘’ushqeni’’ kujtesën tuaj me vaj rozmarine. Në një studim të publikuar nga ‘’Journal of Neuroscience’’, ku morën pjesë 144 persona, u vu re kur ishin të ekspozuar ndaj aromës së vajit magjik të rozmarinës, ata ishin më të predispozuar për të stimuluar kujtesën afatgjatë.

3. Është i shkëlqyer për dhëmbët:
Vaji i rozmarinës është një ndër aleatët e bekuar të shëndetit oral. Ka veti dizinfektuese, lufton kavitetin oral, gingivat (pllakëzat mes dhëmbëve) dhe eleminon erën e keqe të gojës. Mund të hidhni 2 pika mbi kolinoz, para se të kani dhëmbët, ose dhe të pini pak prej tij.

4. Çhelmon mëlçinë: Mëlçia njihet ndryshë si motor ii dytë i trupit të njeriut, pas zemrës. Ajo është gjendra më e madhe e organizmit që lidhet me aparatin tretës. Prodhon substance për të përthithur vitamina K dhe A, eleminon lëndët toksike që merren përmes ushqimit, përmban depozitat e hekurit etj. Studimet e ndryshme kanë provuar se vaji i rozmarinës ndihmon në mirëfunksionimin metabolik të mëlçisë, duke e çhelmuar atë.

Categories
Lajme

Sa prej jush i dinë sekretet e femrave që nuk kanë celulit?

Që të mos bëni edhe këtë vit të njëjtin gabim para verës në lidhje me celulitin, po ju sjellim disa sugjerime. Bëhet fjalë për zakonet kryesore të femrave, të cilat nuk kanë celulit.

Më saktë, kanë celulit, por jo shumë dhe duken në formë të shkëlqyer, sepse të gjithë e dimë se të gjitha kanë celulit. Më poshtë gjeni listën. Ju sugjeroj që të paktën të ndiqni 4 prej tyre.

1. Në vend të kafes apo çajit, femrat pa celulit pinë gjithmonë ujë, 1,5 deri në 2 litra në ditë
2. Ato bëjnë ushtrime kardio më shumë se të tjerat
3. Nuk mjaftohen me masazhet në shtëpi, por i bëjnë ato në qendra të specializuara

4. Bëjnë skrub për lëkurën në vend të kremrave anticelulit
5. Nuk bëjnë banja të ngrohta dhe ndryshojnë temperaturën e ujit nga e ftohta në të ngrohtë
6. Bëjnë sauna të paktën 2 herë në javë

Jeni gati tashmë të bëni ndryshimin total të trupit tuaj? Nëse ju duhen këshilla, ju pres në klinikë.

Categories
Lajme Shëndeti

Kush rrezikon më shumë nga dielli, meshkujt apo femrat?

Dielli shkakton një rritje më të shpejtë të kan.cerit të keq të lëkurës te meshkujt. Ai paraqitet më i shpejtë dhe është më i shpeshtë se sa te femrat, kanë treguar studimet e fundit.

“Është e ditur se meshkujt janë më të ndjeshëm për të pranuar kancerin e lëkurës krahasuar me femrat. Meshkujt janë dyfish më shumë të sëmurë me kancer të lëkurës në krahasim me femrat”, thonë studiuesit nga Ohio State University.

Pse?

Hulumtuesit zakonisht vlerësojnë se kjo vjen për shkak se meshkujt janë më të prirë të bëjnë punë jashtë se sa femrat, dhe se ata janë më pak të kujdesshëm për të mbrojtur lëkurën e tyre me ndonjë mjet për hije, këmishë ose kapelë.

Për të testuar këtë teori, ekipi studiues ka ekspozuar një mi pa qime në rreze ultravjollcë të lëshuar nga llambë rrezatuese. Miu i është nënshtruar një sesioni rrezatimi tre herë në javë nga 8 deri në 10 minuta, për gjashtë muaj. Kjo ishte e mjaftueshme për t’u sjellë kancerin e lëkurës të dyve, miut femër dhe atij mashkull.

Ne gjetëm se meshkujt pësuan tumor të lëkurës më herët, më shumë në sasi, dhe pjesa më e madhe e tumorit ishte i rëndë”, është shprehur Oeryszyn.

Lëkura e meshkujve, më e ndjeshme? Çfarë ndodh? Testimi i lëkurës së minjve meshkuj dhe femra ka nxjerrë në pah zbulime befasuese. Qelizat e lëkurës së meshkujve kanë mbartur më pak antioksidues se sa qelizat e lëkurës së femrave.

“Lëkura jonë ekspozohet ndaj të dyjave, stimulimeve trupore dhe atyre të ambientit rrethues, gjatë gjithë kohës”, thonë studiuesit. “Sistemi imun kujdeset për shëndetin tonë. Por sistemi imun mund të mbiveprojë ndonjëherë. Trupi pëson një mbiprodhim të lëndëve reaktive oksiduese dhe antioksiduesit mbrojnë nga kjo”.

Hulumtuesit tashmë janë duke analizuar lëkurën e njerëzve, për të parë nëse gjithçka është e njëjtë si e minjve.

“Mendojmë se lëkura e meshkujve është thjesht më e ndjeshme. Mbase meshkujt kanë nevojë për diçka që do t’i pajis me më shumë antioksidues – ndoshta ushqim, ndoshta ndonjë krem trupore. Krahas mbrojtjes nga dielli, meshkujt do të duhet të kujdesen më shumë se sa femrat. Kjo nuk është diçka kozmetike, por një problem shëndetësor”.

Por, disa studiues mendojnë se me gjithë dallimet mes lëkurës së të dy gjinive, arsyeja e vërtetë e numrit më të madh të rasteve të kancerit të lëkurës tek meshkujt është se ata janë më të ekspozuar në dritën ultravjollce që është nxitëse e kancerit.

Categories
Lajme

Femrat apo meshkujt, kush gënjen më shumë?

Në përgjithësi njerëzit gënjejnë këtu e gjithë ditën. Më së shumti janë gënjeshtra të bardha, por në plot raste, të qëllimta.

Hulumtimi i HushHush.com ka treguar që meshkujt mesatarisht gënjejnë tri herë më shumë se femrat. Rezultati i studimit është humbës për gjininë mashkullore, sepse përgjigjet e të testuarve kanë treguar që meshkujt gënjejnë tri herë më shumë se femrat.

Gjatë një viti mashkulli mesatar thotë më shumë se një mijë gënjeshtra, sepse femrat gënjejnë një herë në ditë, ndërsa meshkujt tri herë.

Anketa në 2.500 britanikë të rritur ka treguar që vetëm pesë për qind njerëz vazhdimisht thonë të vërtetën. Më shumë se gjysma e meshkujve ka deklaruar që gënjejnë tri herë në ditë, ndërsa 14 për qind të tyre dhe mbi pesë herë në ditë.

57 për qind e femrave thonë që gënjejnë një herë në ditë, ndërsa 17 për qind e tyre e pranojnë që do të gënjenin deri tri herë në ditë nëse u dilte nevoja. Femrat më së shumti gënjejnë për emocionet, ndërsa më shumë se një e katërta zakonisht thotë “jam mirë” edhe pse nuk ndihet ashtu. Meshkujt, nga ana tjetër, gënjejnë që kanë bërë diçka që është dashur, por në fakt nuk e kanë bërë.

Madje 71 për qind e të testuarve vazhdimisht gënjejnë kolegët, miqtë dhe anëtarët e familjes duke e arsyetuar këtë me nevojën për të kursyer ndjenjat e të tjerëve, një e treta vazhdimisht gënjen shefin dhe kolegët dhe pastaj familjen dhe partnerët.

Meshkujt janë të tmerrshëm ndaj miqve, sepse 41 për qind e tyre e pranojnë që i gënjejnë vazhdimisht, në krahasim me vetëm 9 për qind të femrave që komunikojnë ashtu me mikeshat. Problemet me ndërgjegjen pas gënjimit bëjnë presion te gati tri herë më shumë femra sesa meshkuj, 62 ndaj 23 për qind.

Categories
Lajme

Buzëqeshja e femrave është gënjeshtër, ato në fakt po vuajnë brenda vetes

Nëse mendoni se femrat të cilat qeshin tërë kohës kanë një jetë fantastike, dijeni se nuk është kështu. Çdo fytyrë e qeshur fsheh dhimbje dhe do të befasoheni kur të zbuloni se njerëzit më të lumtur shpesh luftojnë nën peshën më të rëndë të dhimbjes.

Sheh vërtet disa femrat, të cilat duken se e gëzojnë më shumë jetën dhe të pyesni veten se si arrijnë të jenë të lumtura. Ju mund ta keni gjetur veten herë pas here duke i patur zili, duke dëshiruar që të jeni më shumë si ato dhe ta lejoni të qeshurën tuaj të jetë aq e plotë sa e tyrja.

Megjithatë, sekreti që shumë prej tyre fshehin është se fytyrat e tyre të lumtura maskojnë zemrat e mbushura me dhimbje dhe pikëllim. Ato kanë mësuar të buzëqeshnin përmes lotëve dhe lumturia që u sjellin të tjerëve shpesh është një lumturi që ato nuk janë në gjendje t’ia sjellin vetes.

Ato preferojnë të shpërndajnë më shumë gëzim sesa trishtim

Gratë që gjejnë arsye për të qeshur edhe kur ato do të qanin shpesh ndjehen sikur do të rëndonin njerëzit rreth tyre nëse do të shprehnin pikëllimin që ndiejnë thellë brenda tyre. Ato gjejnë rehati dhe gëzim kur i bëjnë njerëzit të lumtur, dhe për një moment dhimbja shkon tutje larg dhe gjithçka është në rregull me botën. Ato i shohin fytyrat e buzëqeshura rreth tyre, dhe për to, kjo është pafundësisht diçka më e mirë se sa shqetësimi i tyre.

Ato e dinë dhimbjen e të ndjerit e pavlerë

Robin Williams dikur ka thënë: “Unë mendoj se njerëzit më të trishtuar përpiqen gjithnjë e më fort për t’i bërë njerëzit të lumtur, sepse e dinë se çfarë është të ndihesh absolutisht i pavlerë dhe nuk duan që dikush tjetër të ndihet ashtu“. Gratë që kanë kaluar nëpër dhimbje të pabesueshme kurrë nuk do të dëshironin të njëjtën gjë për njerëzit e tyre të zemrës dhe ato kërkojnë për momente me diell në ditët me shi për të lartësuar shpirtrat e njerëzve që duan.

Ato qeshin për të harruar vetminë e tyre

Gratë që gjejnë kënaqësi në gjëra të vogla, shpesh po ia mbathin nga një ndjenjë më e thellë vetmie që kërcënon t’i kaplojë ato nëse i kushtojnë vëmendje. Ato dëshirojnë që të kishin patur dikë që t’i donte ato në momentet e tyre më të errëta, dikë që të qëndronte pranë tyre gjatë netëve plot vetmi dhe t’i ngushëllonte kur t’i kaplonte trishtimi. Të menduarit për këtë mund të jetë e dhimbshme, kështu që qeshin për të harruar se janë të vetmuara.

Zbrazëtia zë vend brenda saj, sapo buzëqeshja “vdes”

Buzëqeshja e tyre kumbuese shërben vetëm për të nxjerrë në pah boshllëkun që ndiejnë nga brenda. Ato mund të duken të ekzaltuara për një sekondë dhe krejtësisht të matura dhe serioze në një moment tjetër për shkak të kuptimit të dhimbshëm që momentet argëtuese të çastit nuk mund ta mbushin boshllëkun brenda tyre. Dashuria që kërkojnë, pranimi dhe mirëkuptimi që ato dëshirojnë, ende mungojnë, dhe asnjë sasi humori nuk mund ta mbushë kurrë atë boshllëk.

Nganjëherë ato qeshin me dhimbjen e tyre për ta përballuar më mirë

Kur gratë bëjnë shaka për dhimbjen që ato ndiejnë dhe bëjnë dritë me vetminë e tyre për të zbavitur njerëzit e tjerë, kjo i ndihmon ato të shprehin atë që ato ndjejnë, në mënyrë që ato të mos e mbajnë më brenda. Ato mund të jenë duke kaluar me të vërtetë shumë gjëra, por duke folur për këtë nëpërmjet shakasë largon pjesë të dhimbjes që ato ndjejnë. Duke qeshur me këtë, ato e bëjnë më të lehtë diskutimin dhe gjithashtu lejojnë që gratë e tjera që po kalojnë nëpër të njëjtën gjë të dinë se nuk janë vetëm.

Ato janë përgjithësisht të ndjeshme ndaj emocioneve

Disa femra që duket se e gëzojnë jetën në plotësinë e saj me çdo gjë që jeta ka për t’u ofruar, sepse ato janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj emocioneve dhe gjendjeve shpirtërore. Ato kanë përfitimin e të diturit të vlerës së çdo lloj emocioni, pozitiv ose negativ, thellësisht dhe intensivisht, për shkak të ndjeshmërisë së tyre të madhe. Ato mund të lidhen me të tjerët që po kalojnë në të njëjtën situatë lehtësisht, dhe ofrojnë ndjeshmëri e ngushëllim, sepse kanë qenë në ato ditë të vështira.

Categories
Këshilla Shëndeti

Pse plakja e trurit prek më shumë femrat se meshkujt

Quhet ndryshe së.mundja e harresës dhe mund të shfaqet papritur tek kushdo. Alzaimeri shkakton problėme të memories për shkak se një pjesë e trurit plaket.

Duke mos pasur kështu mundësi të kryejë më shumë funksione normale që nga të menduarit kthjellët deri tek proçeset e përditshmërisë.

Përhapja e shpejtë dhe pa shkak e ka bërë këtë sëmundjė akoma edhe më të rrėzi.kshme. Gjithsesi, sipas mjekëve tek gratë ky fenomen është shumë më i zhvilluar se tek burrat.

Këto probleme konjitive të trurit dhe memories shfaqen veçanërisht tek gratë, sipas ekspertëve. Lidhja mes sėmundjes dhe gjinisë femërore duke se fillon nga prodhimi ose jo i hormonit të estrogjenit.

Marrëdhënia mes Alzaimer, Dementias dhe hormoneve është e komplikuar. Kjo pasi shumë studime kanë treguar se pikërisht hormoni i estrogjenit mbron trurin nga sëmu.ndje të tilla, por deri në një pikë.

Megjithëse mbron trurin nga plakja, estrogjeni gjatë viteve mund të çojë në stimulimin e Alzaimerit. Gjatë jetës niveli i estrogjenit në trup zhvillohet në mënyra të ndryshme, pra në periudha më të hershme është më i lartë.

Ndërsa gjatë dhe pas menopauzës kur niveli i këtij hormoni bie, trupi nuk ka më një mburojë ndaj sëmun.djeve të kujtesës dhe trurit. Humbja e këtij hormoni e bën trurin më të ndjeshëm ndaj lodhjes së brendshme apo të jashtme që e shkatërrojnë atë.

Mungesa e estrogjenit lidhet edhe me shumë çrregullime të tjera që shkaktohen si pasojë e moshës. Këtu përmendim problemet me frymëmarrjen apo sëmu.ndjet si ishemia.

Truri gjithashtu humb aftësinë për të përpunuar nivelet e glukozës dhe për të furnizuar veten me energji. Kjo është një simptomë specifike e sëmundjes së Alzaimerit. Sipas mjekëve, ka edhe faktorë të tjerë që e zhvillojnë këtë sëmundje, ndër to është faktori gjenetik apo mosha.

Si ta parandaloni – Për ta parandaluar sa më shumë që të jetë e mundur, ekspertët rekomandojnë disa hapa të thjeshtë për t’i ndjekur.

Ushtrohuni – Merruni gjithnjë me aktivitet sportiv, mundohuni të ecni të paktën 1-2 orë në ditë, në natyrë. Vrapi është gjithashtu një mënyrë e mirë për të mbajtur trurin dhe trupin larg sëmundjeve.

Gjumi i qetë – Pagjumësia mund të jetë një faktor që shton rre.zíkun e prekjes nga sëmun.djet e kujtesës. Është e rëndësishme të keni një regjim të qetë teksa flini. Mjekët rekomandojnë të paktën 8 orë gjumë pa ndërprerje çdo natë.

Menaxhimi i stresít – Periudhat e vazhdueshme nën presíon apo stres ndikimin e parë e kanë në tru, prandaj mundohuni t’i evitoni sa më shumë këto episode. Sa herë që të ndiheni të stresuar merruni me ndonjë aktivitet sportiv apo ecje në natyrë në mënyrë që të mbroni trurin tuaj.