Categories
Këshilla Shëndeti

A mund të konsumohen frutat me stomakun bosh? Disa prej tyre po (lista)

Konsumimi i frutave në mëngjes është mënyra më e mirë për ta nisur ditën. Një gjë e tillë do t’ju ndihmojë të keni një mendje të kthjellët, por edhe të humbisni në peshë dhe të keni një sistem tretës në formë të shkëlqyer.

Frutat janë të pasur me vitamina dhe minerale tepër të nevojshme për organizmin. Përthithja maksimale e këtyre ushqyesve është e gjitha në varësi të kohës së ngrënies së frutave. Të dhënat shkencore tregojnë se ngrënia e frutave me stomak bosh luan një rol madhor në detoksifikimin e sistemit, të qenit energjikë dhe për rënien në peshë.

Çfarë ndodh nëse hani fruta mbas buke? Fruti duhet të jetë ushqimi më i rëndësishëm për njeriun. Nëse ju keni ngrënë ushqim bashkë me dy feta bukë dhe më pas hani fruta, nuk do të merrni vlerat ushqimore të tyre.

Fruti nuk arrin dot në stomak në kohë, sepse pengohet nga ushqimi që keni konsumuar më parë. Kësisoj, si buka ashtu edhe frutat fermentohen në stomak dhe transformohen në acid. Në momentin që fruti bie në kontakt me ushqimin dhe lëngjet tretëse në stomak, e gjithë masa ushqimore prishet.

Nëse frutat i hani në mëngjes dhe esëll, do të përfitoni më shumë dhe direkt prej tyre. Frutat që mund të hani esëll dhe me mund të merrni vlerat prej tyre:

Kivi – Kivi është një burim i shkëlqyer magnezi, kaliumi, vitamine E dhe fibër. Ai përmban dyfishin e vitaminës C në krahasim me portokallin.

Molla – Molla mund të përmbajë më pak vitaminë C, por ajo ka shumë antioksidantë dhe flavonoidë që përmirësojnë aktivitetin e vitaminës C.

Luleshtrydhet – Luleshtrydhet janë një frut mbrojtës për organizmin. Ato përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të antioksidantëve që mbrojnë organizmin nga tumoret, bllokimi i enëve të gjakut dhe radikalet e lira.

Portokalli – Sipas të dhënave te AgroËeb.org, ngrënia e dy deri në katër portokalleve në ditë mban bakteret larg, ul kolesterolin, parandalon formimin e gurëve në veshka.

Fiqtë – Kur konsumohen në mëngjes, fiqtë qetësojnë organizmin, japin energji dhe ofrojnë vetëm ëmbëlsi natyrale, lehtësisht të përthithshme nga trupi i njeriut. Konsumimi i fiqve në mëngjes shërben edhe si rregullues dhe stabilizues i presionit të gjakut për aktivitetin e ditës në vijim.

Shalqini – Fruti që shuan etjen më shumë se cdo frut tjetër. Shalqini përbëhet nga 92% ujë dhe është i dobishëm për sistemin imunitar. Ky frut përmban gjithashtu edhe antioksidantë të dobishëm, vitaminë C dhe kalium. Shumë persona e preferojnë shalqinin të shoqëruar me djathë për më shumë shije

Categories
Këshilla

Nëse keni probleme me nervat, ju rekomandojmë këtë frut

Fiku bën mirë mushkërive dhe fytit, ripërtërin mëlçinë dhe shpretkën, pastron këlbazën si sekrecion të trupit në lukth. Fiqtë janë të mirë për nerva, e hapin traktin tretës dhe më së miri është kur hahen me arra dhe bajame.

Lehtë kalon nëpër zorrë prandaj përdoret si laksativ, diuretik, hap bllokimet dhe shuan etjen që shkaktohet. Është i pasur me sheqerna, që prodhojnë energji të madhe në trup.

Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë ftohtë ngase i jep organizmit forcë dhe nxehtësi. Fiku parandalon rënie e flokëve dhe mënjanon erën e rëndë të gojës.

Categories
Lajme

7 arsye të mëdha për të ngrënë fiq sa më shpesh, dobitë në shëndet

Fiqtë, të freskët dhe të tharë, ofrojnë një sërë përfitimesh shëndetësore. Një fik siguron 2.5% të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit, 2% magnez, 1% hekur dhe kalcium. Fiqtë janë gjithashtu një burim i rëndësishëm i vitaminës K.

Fiqtë janë të pasur me sheqerna dhe fibra, që i bën atë një zgjedhje ideale për funksionimin e duhur të zorrëve. Gjashtë fiq të thatë kanë 5 g fibra dhe 24 g sheqer. Nuk është rastësi që në mjekësinë tradicionale, fiqtë përdoren për veprimin e tyre si laksativë.

1. Përmbajtje e lartë e magnezit. Magnezi është një nga elementet bazë që e mbron sistemin tonë nervor nga stresi. Ai është shumë i rëndësishëm për eshtrat, imunitetin dhe shëndetin e trurit. E promovon shëndetin dhe vitalitetin, shëron shumë sëmundje, dhe në mënyrë të konsiderueshme e ngadalëson procesin e plakjes. Fiqtë e thatë përmbajnë tri herë më shumë magnez se ata të freskët.

2. Është i pasur me kalium, kalcium, hekur, fosfor, bakër, dhe vitamina B6, C, si dhe beta-karotinë. Përmbajtja shumë e ulët e yndyrave dhe përmbajtja më e lartë e fibrave se cilado frutë dhe perime tjetër është një nga arsyet se pse fiku do të duhej të konsumohet çdo ditë. Pektina është një fibër e tretshme e cila e ul kolesterolin në gjak, ndërsa triptofani ndihmon me problemet e qarkullimit të gjakut dhe pagjumësisë.

3. Përqindja e lartë e sheqernave natyrorë do të sigurojë që truri juaj të punojë më shpejt dhe t’i pranojë dhe klasifikojë më mirë informacionet. Sigurisht, diabetikët duhet të kenë kujdes gjatë ngrënies së fiqve të thatë të cilët përmbajnë dy herë më shumë sheqer se ata të freskët.

4. Fiqtë e thatë janë një burim i shkëlqyer i shumë ushqyesve dhe gjithashtu një vakt praktik dhe i vlefshëm për atletët rekreativë dhe profesionistë, ndërsa në kombinim me produktet e arrave mund të shërbejë si një meze ideale. Çaji i fikut i shëron sëmundjet e mëlçisë, fytit, organeve të frymëmarrjes, gurët e tëmthit, fshikëzës.

5. Përmbajnë edhe sterole bimore, për të cilat është dëshmuar se kanë efekt të dobishëm në nivelin e kolesterolit në gjak. Sterolet bimore si lanosteroli dhe stigmasteroli, të cilat i përmbajnë fiqtë lidhen për molekulat e kolesterolit në zorrë dhe kështu e pengojnë absorbimin e tij.

6. Studimet e shumta kanë zbuluar komponime me efekte të mundshme antikancerogjene, benzaldehid dhe kumarinë, me të cilat fiku është i pasur. Komponimet e testuara në studimet shkencore kanë treguar rezultate premtuese sidomos kur bëhet fjalë për kancerin e prostatës dhe të lëkurës.

7. Fiku i freskët përmban deri në 80 për qind ujë dhe 60 për qind sheqer natyror, kështu që dobia e konsumimit të fikut është e shumëfishtë ashtu si edhe mënyrat e konsumimit, transmeton Koha.net. Shija e ëmbël e fikut përshtatet në mënyrë të përkryer me shijet e kripura, si djathi i deles apo dhisë, atë mund t’ia shtojmë kompostove të ndryshme apo gjellëve me përbërje të pulës. Nga fiku i freskët mund të bëjmë komposto, reçel dhe pije të fermentuara.

Categories
Këshilla

Gjethet e fikut janë mjaft të mira, çaji i tyre ka veti të rralla

Fiku është një frut i shijshëm dhe i ëmbël i familjes botanike ku bëjnë pjesë edhe manat. Fiqtë mund të hahen të freskët, të thatë, të pjekur në furrë ose në zgarë. Fiqtë shoqërohen nga gjethe me ngjyrë të gjelbër të çelët me një formë shumë të veçantë. Ekspertët i përshkruajnë këto gjethe si të pasura me vlera ushqyese dhe shëndetësore.

Në fakt, gjethet e fikut mund të transformohen në një ushqim të shijshëm dhe plot avantazhe shëndetësore. Gjethet e fikut vlen të konsumohen për shëndet të mirë si dhe sëmundjet në organizëm që ato luf tojnë.

Diabeti – Ngrënia e gjetheve të fikut ofron një sërë përfitimesh shëndetësore, sidomos kundër diabetit. Nëse një pacient që vuan nga kjo sëmundje konsumon gjethet e fikut atëherë do të vërë re një ulje në sasinë e insulinës të nevojshme për organizmin.

Në këtë mënyrë, pacienti mund të injektojë më pak insulinë, një proçes i kushtueshëm që zgjat në kohë. Gjethet e fikut konsumohen në formën e çajit por edhe si pjesë e sallatave të ndryshme.

Yndyrnat e tepërta – Gjethet e fikut ulin nivelin e triglicerideve, yndyrnat e akumuluara në organizëm. Ndonëse një pjesë e triglicerideve janë të nevojshme për shëndetin dhe funksionet e trupit, një nivel i lartë i tyre rrit ndjeshëm rrezikun e shfaqjes së obezitetit dhe sëmundjeve të zemrës. Vaktet e pasura me gjethe fiku pakësojnë këto rreziqe duke ulur nivelin e triglicerideve.

Kurat shtëpiake – Gjethet e fikut përdoren në një sërë kurash shëndetësore të përgatitura në shtëpi. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e këtyre gjetheve kundër kushteve të ndryshme shëndetësore si bronshiti dhe ulçera.

Çaji i gjetheve të fikut për sëmundje kardiovaskulare – Caji me gjethe fiku është i dobishëm për problemet kardiovaskulare dhe njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Si ta përgatisni – Për përgatitjen e këtij çaji, ziejini gjethet në ujë për 15 minuta. Mund të përdorni gjethe të njoma por edhe të thata. Nëse vuani nga bronshiti zieni tre gjethe fiku nëse dëshironi mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë, ndërsa për ulçerën duhet të përtypni dhe të konsumoni dy gjethe të plota fiku në ditë.

 

Categories
Këshilla

Kur duhet t’i konsumoni fiqtë, ju mbrojnë zemrën, veshkat dhe kockat

Koha më e mirë për të ngrënë fiq është në mëngjes në mënyrë që ata të mund të pastrojnë sistemin tuaj të tretjes gjatë gjithë ditës. Pastrimi i sistemit tretës është një nga veçoritë më unike të këtyre frutave të ëmbël të verës.

Fiqtë janë nga frutat më të shkëlqyera për shëndetin e mëlçisë. Ata kanë një nivel të lartë të alkaneve dhe prandaj ndihmojnë në rregullimin e pehashit të tretjes. Fiqtë janë të pasur me antioksidantë që parandalojnë dëmtimet e shkaktuara nga radikalët e lirë.

Kur konsumohen në mëngjes, fiqtë qetësojnë organizmin, japin energji dhe ofrojnë vetëm ëmbëlsi natyrale, lehtësisht të përthithshme nga trupi i njeriut. Konsumimi i fiqve në mëngjes shërben edhe si rregullues dhe stabilizues i presionit të gjakut për aktivitetin e ditës në vijim.

Falë përmbajtjes së lartë të kalçiumit dhe magnezit, fiqtë janë në gjendje të relaksojnë enët e gjakut duke siguruar mineralet e duhura për balancimin e elektroliteve.

Fiqtë rekomandohen për t’u konsumuar herët në mëngjes edhe për të pasur fuqi dhe shëndet të mirë gjatë gjithë ditës, kjo falë fibrave, mineraleve dhe vitaminave që ata kanë. Fiqtë janë burim natyral i proteinës, fosforit, glukozës dhe kalçiumit.

Ato janë të pasur edhe me vitaminat A, C, D dhe B të cilat janë thelbësore për lëkurën, kockat dhe shëndetin. Për shkak të këtij profili, fiqtë duhen vlerësuar si një ilaç fantastik.

Sëmundjet e zemrës dhe gurët në veshka – Fiqtë janë të pasur me antioksidantë, vitaminë E, A dhe C. Antioksidantët eliminojnë radikalet e lira dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe gurët në veshka.

Kocka të forta – Fosfori, vitamina D dhe kalçiumi që gjenden tek fiqtë i bëjnë kockat më të forta. Një fik plotëson 3 përqind të nevojës ditore për kalçium. Duke e konsumuar atë çdo ditë mund të pakësoni rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.

Shëndeti i syve – Vitamina A tek fiqtë përmirëson shëndetin e syve. Konsumoni 3-4 fiq në ditë për të ulur rrezikun e humbjes së shikimit si pasojë e moshës.