Categories
Lajme

Rënia e flokëve në vjeshtë: Vitaminat dhe mineralet që ju ndihmojnë

Flokët bien më shumë në vjeshtë dhe kjo është shumë e vërtetë e deri diku normale. Megjithatë kjo nuk do të thotë që kjo eksperiencë është e këndshme apo se nuk duhet të bëni asgjë për ta ndalur. Vjeshta fillon që me 1 Shtatorin e zgjat deri në 30 Nëntor, e në të gjithë këtë kohë flokët bien me intensitet të lartë.

Në këta muaj bien 50-70 fije floku çdo ditë si një proces tërësisht fiziologjik. Nëse edhe ju jeni në grupin e persona që vuani, sidomos në muajt Tetor dhe Nëntor, ka një zgjidhje. Ekspertët në këtë artikull rendisin disa vitamina të cilat ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve. Ndiqni këshillat mëposhtë që të shpëtoni menjëherë nga ky problem.

Çfarë të bëni – Siç thamë edhe më lart, flokët në këtë periudhë bien si pasojë e një procesi fiziologjik i cili fillon në vjeshtë dhe rigjenerohet në pranverë. Kjo ndodh për shkak të klimës që ndryshon menjëherë. Kështu që mund të qetësoheni nëse vini re hollim të flokëve në këtë periudhë. Gjithsesi disa masa mund t’i merrni për ta parandaluar këtë proces. Nuk ka nevojë të drejtoheni menjëherë tek shampot që parandalojnë rënien e flokëve, kremrat apo maskat e posaçme.

Mjafton të merrni vitaminat e duhura dhe flokët tuaj do të qëndrojnë të shëndetshëm. Përsa i përket ushqimit, gjatë vjeshtës kujdesuni të konsumoni shumë ushqime të pasura me omega 3, bulmet, vezë dhe bishtajorë. Gjithashtu në këtë fazë të vitit flokët nuk duhen larë shumë shpesh, por mesatarisht tre herë në javë. Edhe pse nuk ishte këshilla e parë, mund të përdorni shampo kundër rënies së flokëve me veprim të butë e delikat mbi flokun. Përtej këtyre këshillave ekspertët vënë theksin tek disa vitamina të veçanta për këtë rast.

Vitaminat dhe mineralet që ju duhen – Këtë rënie masive të flokëve mund ta parandaloni fare lehtë edhe duke marrë vitaminat e duhura. Ekspertët sugjerojnë të përdorni vitaminën B, E, C dhe zinkun. Më konkretisht, vitaminat e grupit B janë shumë të rëndësishme për strukturën dhe mbrojtjen e plotë të flokëve. Vitamina E është shumë ushqyese dhe plot vlera për flokët, ndërsa vitamina C funksionon si një antioksidant i shkëlqyer i cili forcon rrënjën e flokëve.

Zinku është një mineral që në bashkëpunim me vitaminën C vepron si një kurë e natyrale, si për lëkurën ashtu dhe për flokët, duke i forcuar ata nga majat tek rrënja. Këshillohuni me mjekun tuaj që në këtë periudhë të vitit të konsumoni disa nga këto vitamina e minerale të rëndësishme. Në këtë mënyrë do të evitoni shumë probleme me flokët tuaj. Gjithashtu kini parasysh të kini një stil jetese të shëndtshëm pa duhan, pije alkolike apo ushqime të dëmshme./

Categories
Lajme

Studimi: Ushqimet e yndyrshme favorizojnë rënien e flokëve

Jo vetëm diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare, por obeziteti lidhet edhe me rënien e flokëve. Kjo rrjedh nga një studim i publikuar në Nature. Një dietë me yndyrë të lartë bllokon rigjenerimin e folikulave të flokëve dhe shkakton humbjen e flokëve.

Qelizat staminale rinovohen në secilin cikël jetësor të gjëndrës së flokut, për të lejuar që flokët të rriten përsëri pas rënies. Me moshën, disa qeliza të folikulave të flokut (HFSC) ndalojnë së përtërituri veten dhe për këtë arsye flokët fillojnë të hollohen. Sipas asaj që u gjet në studimet e kryera te minjtë, obeziteti duket se e përshpejton këtë proces.

“Duke krahasuar minjtë që ndiqnin një dietë standarde dhe minjtë që ndiqnin një dietë me yndyrë të lartë, doli që këta të fundit humbën shumë më shumë flokë sesa të parët”, thuhet në studim.

HFSC -të e minjve të shëndoshë treguan stres të madh oksidativ, i cili nga bllokoi aktivizimin e rrugës sinjalizuese të proteinës iriq Sonic, përgjegjëse për rigjenerimin e folikulave të flokëve, dhe shkaktoi humbjen e flokëve. Ky efekt është edhe më i dukshëm te minjtë në moshë të madhe, megjithatë do të ishte i kthyeshëm. Për të bllokuar rënien e flokëve, thonë studiuesit, do të ishte e mjaftueshme për të riaktivizuar shtegun sinjalizues të proteinës. Por meqenëse parandalimi është më i mirë sesa kurimi, këshillohet që të përdorni një dietë me yndyrë të ulët.

Categories
Receta

Maskë 100% natyrale: Si të trajtoni flokët e djegur dhe majat dyshe

Probleme me flokët dhe majat dyshe? Mbrëmja është koha ideale për t’i trajtuar flokët tuaj me këtë maskë 100% natyrale. Do ju ndihmojë shumë për flokë më me jetë, më të hidratuar dhe plot shkëlqim.

Më poshtë keni sugjerimin e ditës, me dy produkte ushqimore të thjeshta: maskë me majonezë dhe vaj ulliri.

Si përgatitet? Eshtë shumë e thjeshtë. Në një tas hidhni 3 lugë çaji majonezë, 3 lugë çaji vaj ulliri dhe 3 kapsula vitaminë E. Aplikojeni maskën nga mesi i flokëve deri tek majat. Lëreni të veprojë për 1 orë dhe më pas shpëlajeni kokën me ujë të vakët dhe shampo bimore. Përsëriteni këtë procedurë 1 herë në javë dhe do të vini re përmirësim të dukshëm. Ndani me ne rezultatet tuaja!

Categories
Këshilla

Xheli i Aloe Verës me limon, sekreti që fshihet pas rritjes së flokëve! Si ta përgatisni

Kur është fjala për rritjen e flokëve, sekreti është durimi, ama ndonjëherë duhen jo muaj, por vite që flokët tuaj të arrijnë gjatësinë që keni dashur. Çfarë duhet bërë për ta përshpejtuar këtë proces? Fare mirë mund të përdorim metoda natyrale që stimulojnë rritjen e flokëve. Aloe Vera është një bimë që të gjithë mund ta kemi në shtëpi. Është shumë e pasur në aminoacide dhe enzima proteolitike që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të skalpit dhe stimulojnë rritjen e flokëve.

Benefitet e Aloe Verës në flokë: Aloe Vera përmban enzima proteolitike, të cilat ndihmojnë në shërimin dhe riparimin e qelizave të dëmtuar të skalpit të kokës. Kjo gjë përmriëson shëndetin e folikulave të flokut dhe indirekt promovon rritje të shpejtë të flokut. Jo vetëm që enzimat e saj ndihmojnë skalpin, por Aloe Vera ndihmon edhe folikulat e fjetura të flokut të gjenerojnë flok të rinj.

Ndihmon në ndalimin e rënies së flokëve dhe kontrollon rrallimin e tyre, duke garantuar flokë të trashë dhe voluminozë. Ka veti anti-inflamatore të cilat ndihmojnë në qetësimin e irritimit dhe agravimit të skalpit. Ka veti anti-kërpudhore dhe antivirale duke trajtuar zbokthin dhe efektin e ‘flokëve të borës’.

Aloe Vera është shumë e pasur në proteina, vitamina dhe minerale që ushqejnë me efikasitet folikulat dhe flokët tuaj. Përmbajtja e aloe verës ndihmon për t’u dhënë flokëve efektin e maskës, duke i furnizuar ata me nutrientë dhe hidratim.

Limon dhe Aloe Vera për flokë të gjatë – Do t’ju duhen: 2 lugë gjelle xhel Aloe Vera i freskët, 1 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja: 5 minuta; Koha e qëndrimit në flokë: 20 minuta

Procesi i përgatitjes: Në një tas përzieni përbërësit derisa të përftoni një krem homogjen. Masazhoni këtë përzierje në skalpin tuaj dhe më pas në gjatësinë e flokëve. Lëreni për 20 minuta dhe më pas shpëlajini flokët Lajini me një shampo të butë dhe përdorni maskën si zakonisht.

Sa shpesh? 1 herë në javë.

Pse funksionon? – Lëngu i limonit është i pasur në vitaminë C, e cila është thelbësore për sintezën e kolagjenit. Nivelet e larta të kolagjenit promovojnë rritje të shpejtë të flokëve. Lëngu i limonit gjithashtu ndihmon në një shëndet të mirë të skalpit pasi garanton nivele optimale të pH.

Categories
Shëndeti

Pse thinjat e para shfaqen në moshë të re? 4 shkaqet që fshihen pas tyre

Thinjat mendohet të jenë treguesi kryesor i plakjes, por jo domosdoshmërisht. Flokët e bardha apo gri nuk do të thonë gjithmonë se ju po plakeni. Flokët fillojnë të zbardhen kur folikulat e rrënjëve nuk prodhojnë më melaninë, pigmentin që u jep ngjyrë flokëve.

Kjo gjë ndodh zakonisht në të 30-at, por nuk do të thotë që një 20-vjeçare mund të mos ketë thinja. Përpos melaninës, janë disa faktorë të tjerë të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në daljen e thinjave. Sipas një studimi në Universitetin e Nju-Jorkut, katër janë arsyet kryesore të cilat ndikojnë në shfaqjen e thinjave në moshë të re.

1. Stresi

Nëse shikoni thinja në të 20-at, që nuk është e zakonshme — vetëm nëse edhe prindërit janë thinjur pothuaj në këtë moshë, një nga arsyet mund të jetë stresi. Nëse thinjat ju shfaqen më herët se familjarët tuaj, kjo ka të bëjë me mënyrën tuaj të jetës dhe stresin, thotë ekspertja Marie Jhin, MD.

Megjithëse ekspertët kanë pasur shpeshherë debate, të gjithë bien dakord te një fakt: stresi është një fakt që ndikon shumë në krijimin e thinjave.

2. Një problem shëndetësor

Në raste të rralla, shfaqja e thinjave në moshë të re mund të jetë edhe pasojë e sëmundjeve të ndryshme. Tiroidet, p.sh. mund të ndikojnë në shfaqjen e thinjave. Edhe sëmundje të tjera që kanë të bëjnë me rënien e imunitetit, gjithashtu ndikojnë edhe te flokët.

3. Mungesë vitaminash

Një tjetër mundësi e shfaqjes së flokëve gri mund të jetë edhe mungesa e vitaminave, kryesisht e B12, thotë Dr. Jhin. Ka një numër të madh faktorësh që mund të sjellin risk këtu. Më të prekshme janë dietat drastike, si.psh ata që vendosin të ndjekin një dietë vegjetariane apo vegane. Nëse shfaqja e flokëve gri për mungesë vitaminash, duhet të përdorni si suplement B12, sepse nëse kjo situatë vazhdon, atëherë ka shumë mundësi të shkosh deri në anemi.

4. Je duhanpirës/e

Duhanpirja është një nga shkaqet më të këqija që ndikon në shfaqjen e flokëve gri, thonë ekspertët. Nëse je një duhapirës i rregull, me shumë mundësi thinjat i ke parë që në 20-at e hershme. Nëse i shikon me kujdes duhanpirësit, do të vësh re edhe rrudhat e para në lëkurën e tyre. Ndoshta nuk shikoni thinja në skalp, por ja që shenjat në këtë rast shfaqen në folikula.

Categories
Këshilla

Kura natyrale për flokë të shëndetshme të të gjitha llojeve

Të keni flokë të gjatë, të trashë dhe plot shkëlqim është një nga dëshirat që shumë njerëz kanë. Kjo bën që për shumë prej tyre të jetë një problem i madh rënia e flokëve apo hollimi i tyre, si për meshkujt ashtu dhe për femrat.

Shkaqet më të zakonshme të rënies flokëve përfshijnë: mangësi në ushqyerje, mos-balancë hormonale, stres, përdorimi i modeleve të ndryshme të flokëve, produktet me nxehje, ato me kimikate, gjenetika dhe shumë arsye të tjera.

Por mos u shqetësoni! Trajtimet e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të ushqeni flokun dhe të promovoni rritjen e tij. Këto trajtime janë vërtet efektive sidomos nëse i ndiqni rregullisht.

Masazhimi i skalpit dhe trajtimi i vajit të nxehtë – Masazhimi i skalpit tuaj ndihmon në përmirësimin e qarkullimit dhe stimulon rritjen e flokëve, dhe ju duhet vetëm 5 minuta në ditë për të parë rezultat. Thjesht aplikojeni në skalp me lëvizje rrethore, me presion të butë për të rritur rrjedhën e gjakut.

Masazhimi gjithashtu mund të kombinohet me një trajtim të vajit të nxehtë një ose dy herë në javë. Ngrohni pak vaj kokosi ose vaj ulliri në një mikrovalë. Ngrohja ndihmon në reduktimin e zbokthit. Nëse keni zbokth përdorni këtë metodë: Vendosni vaj të nxehtë në flokët tuaja dhe krihini. Vendosni një kapele dushi ose mbështillini me një peshqir të ngrohtë përreth kokës dhe lëreni për rreth gjysëm ore përpara se të vendosni shampon.

Rozmarina – Rozmarina është një barnë e mrekullueshme për flokët tuaj. Ndihmon në rritjen e flokut, forcimin e rrënjave dhe eliminon zbokthin. Kjo barnë ka veti anti-oksiduese që ndihmojnë në rritjen e flokut. Rozmarina ndihmon në rritjen e qarkullimit drejt skalpit dhe të clirojë folikulat e flokëve të bllokuar.

Për më shumë, mund të ndihmojë në errësimin e ngjyrës së flokut. Përzieni dy pika vaj esencial rozmarine me dy lugë gjelle vaj bazë si vaj ulliri, kokosi, jojoba, bajameje dhe vaj avokadoje. Aplikojeni në flokë dhe masazhoni skalpin. Lëreni për rreth gjysëm ore dhe më pas lajini me shampo flokët si zakonisht.

Vezët – Flokët janë të përbëra nga proteina e keratinës dhe vezët janë një burim i mrekullueshëm i proteinës. Ato janë beneficiale pasi ndihmojnë në rritjen e flokut.

Përzieni dy të kuqe veze me dy lugë gjelle vaj ulliri. Aplikoni këtë përbërje në skalp dhe lëreni për 15-20 minuta. Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe më pas lajeni me shampoo si zakonisht.

Lëngu i limonit – Limoni është i pasur në vitamina C dhe vitamina B1,B2, B3, B5,B6,B12, acid folik dhe nutrientë të tjerë. Plus janë të mbushur me antioksidantë. Përpos rritjes së flokut, lëngu i limonit promovon flokë të butë dhe plot shkëlqim.

Kur aplikohet në skalp, stimulon qarkullimin dhe parandalon rënien e flokut. Por mos e përdorni me doza të tepërta, pasi mund të celë ngjyrën e flokëve. Përzieni një pjesë lëng limoni dhe 2 pjesë vaj kokosi ose vaj ulliri. Aplikojeni në flokë ose skalp dhe lëreni për rreth 30-45 minuta.Shpëlajeni dhe më pas lani flokët me një shampoo të butë.
Përsëriteni 1-2 herë në javë.

Lëngu i panxharit – Panxhari është një perime që mund të shtrydhet në një shtrydhëse ose blender për të përftuar lëngun e tij. Përmban proteina, karotenoide, vitamina B dhe C, kalcium, hekur, magnez, kalium, fosfor dhe silic. Për të ndihmuar në rritjen e flokut, pini lëng panxhari rregullisht.

Ju gjithashtu mund ta kombinoni dhe më lëngje të perimeve të tjera si kastravecë, karrota, koriandër, sallatëra etj. Për shembull ju mund të përgatisni një pije të shëndetshme duke hedhur në blender një gjysëm panxhari, gjysëm kastraveci dhe 5 karrota.

Categories
Lajme

Pse na bien flokët më shumë gjatë verës?

Rënia e flokëve është një fenomen që ndodh gjatë gjithë vitit, por për disa njerëz bëhet më e shpeshtë gjatë verës Shumë njerëz humbin më shumë flokë gjatë verës, por kjo nuk është diçka për t’u shqetësuar.

Kjo ndodh për shkak të ciklit natyral të flokëve. Rënia normale e tyre ndodh për faktin se jo të gjitha fijet e flokëve janë në të njëjtën fazë të rritjes. Pra, humbja e deri në 100 qimeve në ditë është normale.

Humbja tregon se cikli jetësor i boshtit të flokëve ka mbaruar dhe një i ri do të dalë nga gjëndra. Skalpi i mban flokët për të mbrojtur lëkurën e kokës nga djegiet nga dielli gjatë muajve të nxehtë. Në fund të verës dhe fillimin e vjeshtës, flokët fillojnë të bien.

Categories
Këshilla

Si të largoni morrat nga flokët me mënyrën natyrale!

Të gjithëve na ka ndodhur që në një moment të caktuar të fëmijërisë dhe jo vetëm, të kemi patur parazitë në flokë. Nuk ka asgjë për t’u turpëruar pasi shfaqja e tyre nuk ka të bëjë aspak me mungësen e higjienës. Në të vërtetë floku i papastër, dmth me sasi të madhe sebumi (yndyre) në sipërfaqe i parandalon ato.

Parazitët janë insekte me gjatësi nga 2-4 mm që jetojnë dhe shumëfishohen në skalpin e kokës. Por mund të shfaqen gjithashtu në vetulla dhe qerpikë. Përhapen nga kontakti i drejtpërdrejtë me njeriun ose nëpërmjet rrobave dhe çarçafëve. Ja cili është trajtimi natyral që do të largojë parazitët një herë e përgjithmonë nga koka juaj:

Uthull molle – Uthulla e mollës është një ndër trajtimet më efektive për këtë problem. Zieni 250 ml uthull molle me 2.5 litra ujë. Më pas lëreni të ftohet dhe shtoni disa gjethe dafine. Me ndihmën e një sprucatori hidheni mbi flokë dhe krihini ato.

Do të ndieni fillimisht kruajtje, por nuk duhet kurrsesi të prekni kokën. Të nesërmen të gjithë parazitët do të kenë ngordhur. Do të ngelni pa fjalë nga fuqia e saj vepruese.

Categories
Këshilla

“I nxehti afrikan”, si të kujdeseni për flokët e lyera gjatë verës

Flokët e lyer kërkojnë një kujdes të shtuar gjatë verës për t’i mbajtur të shëndetshëm dhe me shkëlqim. Dielli, kripa e detit dhe klori i pishinës janë fajtorët shtesë që i dëmtojnë flokët dhe i bëjnë të dehidratuar.

Krem kundër diellit – Kur shkoni me pushime, nuk duhet të harroni t’i mbroni flokët nga dielli, pasi i dehidraton. Produktet kundër diellit janë thelbësore për flokët e lyer.

Hidratimi – Ashtu si trupi dhe flokët e lyer kërkojnë hidratim shtesë gjatë verës. Bëni maska 1-2 herë në javë për t’ju dhënë më shumë hidratim dhe shkëlqim.

Stili dhe mbrojtja, 2 në 1 – Për të mbrojtur flokët tuaj të lyer nga dielli, mos shkoni në plazh pa mbajtur një kapele ose shall. Në të njëjtën kohë, do të mbroni fytyrën tuaj, ndërsa do të dukeni shumë elegant.

Kini kujdes nxehtësinë – Nxehtësia është një nga armiqtë më të mëdhenj të flokëve tuaj të lyer. Kjo vlen si për ujin me të cilin lani flokët ashtu edhe për mjetet e stilimit. Shpërlajini flokët me ujë të freskët dhe shmangni tharësen.

Categories
Këshilla

Flokët në plazh, gabimi që duhet të shmangni për t’i ruajtur ato

Vera nuk është padyshim stina jonë e preferuar e flokëve, pasi ato vuajnë shumë më tepër sesa ne imagjinojmë. Është dielli, kripa e detit, flladi, lagështia, klori i pishinës, që zbehin ngjyrën e tyre dhe i dehidratojnë ato, duke i bërë në të njëjtën kohë më të butë dhe më të brishtë.

Megjithatë nuk janë vetëm flokët, por edhe skalpi, i cili kërkon mbrojtje në mënyrë që të qëndrojë i shëndetshëm gjatë gjithë verës. Hapi i parë? Kujdesuni për mbrojtjen e tyre nga dielli, si dhe kujdesin e tyre të përditshëm, pavarësisht nëse jeni në qytet apo në plazh. Sidoqoftë, ka ende disa gabime që duhet t’i shmangni, në mënyrë që t’i mbani flokët me shkëlqim dhe sa më të mbrojtur.

Gabimi që duhet shmangur: Ndoshta një nga gabimet më të zakonshme që shumica prej nesh bëjnë është hyrja në det me flokë të thatë. Besoni apo jo, rënia në det me flokë të thatë ose sigurimi që ato të qëndrojnë të thata kur notoni nuk do të thotë që i mbroni më shumë.

Çfarë duhet të bësh: Në fakt, ajo që duhet të bëni është të lagni flokët me ujë në shishe para se të zhyteni, pasi kjo do t’i mbrojë më shumë nga dëmtimet e shkaktuara nga kripa e detit.

Imagjinoni një sfungjer. Nëse është tashmë i lagur dhe e vendosni përsëri në një tas me ujë, ai do të thithë shumë më pak ujë sesa sikur të ishte i thatë. Imagjinoni që diçka e ngjashme ndodh me flokët tanë. Nëse ato janë tashmë të lagura, thithja e klorit ose kripës është dukshëm më e ulët, duke minimizuar kështu dëmin veçanërisht dehidratimin që mund të shkaktojë.

Këshillë e fundit, por jo më pak e rëndësishmja: Është po aq e rëndësishme që të lani flokët me shumë ujë, mundësisht të shishes pas çdo zhytjeje për të pasur më shumë kujdes dhe për të hequr kripën/klorin.