Categories
Lajme

Mjekët i dhanë gaz në vend të oksigjenit, foshnja humb jetën pas një ore

Një foshnje humbi jetën vetëm një orë pasi lindi, sepse mjekët gabimisht i dhanë gaz në vend të oksigjenit. Gabimi fatal detyroi John Ghanem të pomponte oksid azoti. Mjekët në Spitalin Bankstown-Lidcombe në Sidney, Australi, u përpoqën ta rikthenin në jetë, por ishte e pamundur!

Një hetim zbuloi se tubat e oksigjenit dhe oksidit të azotit në sallën e spitalin ishin etiketuar gabimisht. Ata lidhën azotin në pajisje pa e kontrolluar si duhet, një përzierje e cila kaloi pa u vërejtur për më shumë se një vit.

Gabimi i rëndë la gjithashtu një foshnjë tjetër të porsalindur me dëmtime të trurit, kur ajo u mori frymëmarrje artificiale në mënyrë të ngjashme me oksid azoti dy muaj para lindjes së John, raporton The Australian.

Nëna e John-it, Sonya, iu nënshtrua një operacioni cezariane pas rekomandimit urgjent të gjinekologut. Foshnja lindi me kordon lidhur rreth qafës dhe për pasojë nuk merrte frymë lirisht, kështu që mjekët e lidhën me pajisjën që besonin se kishte oksigjen.