Categories
Këshilla

A mund të flemë me freskuese natën? Përgjigjja e doktorëve!

Gjatë ditës edhe mund ta përballojmë vapën, por gjatë natës është gati e pamundur nga gjithë sikleti që shkakton. Është e vështirë të flesh kur je bërë ujë në djersë dhe je ngjitur pas çarçafëve.

Jo të gjithë mund ta përballojmë faturën e kripur të kondicionerit në fund të muajit dhe shpesh na duhet të kënaqemi me një ventilator. Por, për fat të keq ky i fundit mund të ketë edhe efekte anësore, të cilat ndonëse mund të jemi trullosur nga vapa do të na bëjnë të pyesim veten: A bëjmë mirë që flemë me kondicioner, apo jo?

Në fakt, përgjigjja është paksa më e komplikuar nga ç’e prisnim dhe nuk është e njëjta për të gjithë. Sigurisht që gjumi me ventilator ndezur ka të mirat e veta. Për shembull disa persona mund të flenë më shpejt duke dëgjuar zhurmën e ventilatorit. Nga ana tjetër edhe normalizimi i temperaturës së dhomës si dhe qarkullimi i ajrit kanë efektet e veta pozitive.

Gjithsesi ka edhe aspekte negative sa i përket kësaj gjumit ne ventilator ndezur, të cilat nuk duhen neglizhuar. Në fakt, mjeku pneumolog Lenox Hill thotë se nuk ka asgjë të keqe gjumi me ventilator ndezur.

Vetëm se ka një “kleçkë”. Qarkullimi i shpejtë i ajrit mund të bëjë që rrugët e frymëmarrjes të thahen duke shkaktuar kështu kollë dhe shqetësime të tjera. Nga ana tjetër ventilatori mund të shkaktojë edhe probleme për personat që vuajnë nga alergjitë, duke qenë se shpërndan dhe pluhur në ajër.

Gjithsesi, mjeku në fjalë shton se mund të flini me ventilator ndezur, sigurisht nëse e mbani në një distancë të caktuar. Kështu që ndizni ventilatorin lëreni pak metra larg vendit ku flini dhe gjumë të ëmbël!