Categories
Shëndeti

Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani kurrë bashkë!

Ju ka ndodhur që, kur bëni pazar, karroca juaj të jetë e mbushur me shumë llojshmëri ushqimesh. Por a keni menduar ndonjëherë se pse frutat e juaja disa ditë më vonë, bëhen të buta e të lëngshme?

Frutat, të tilla si domate, banane dhe pjepra, prodhojnë gaz etilen, një përbërës që përshpejton prishjen. Kastravecët janë super të ndjeshme ndaj këtij përbërësi, kështu që ata kanë nevojë për vendin e tyre larg këtyre frutave që përmendëm më sipër.

Ndonjëherë frutat nuk duhen mbajtur së bashku dhe ky është rasti i mollëve dhe portokallieve. Frutat lëshojnë një gaz të quajtur etilen i cili do të çojë në shkatërrim më të shpejtë të prodhimeve, ruajini mollët në frigorifer nëse dëshironi të zgjasni më shumë, ndërsa portokallet e ruajtura në frigorifer (larg nga mollët) duhet të vendosen në një qese rrjetë në mënyrë që ajri të qarkullojë rreth tyre.

Bananet janë ato që kalben më shpejt nëse nuk i konsumoni brenda ditës. Ja një zgjidhje mbani disa në vendin që i shihni dhe i konsumoni dhe të tjerat në frigorifer për të vonuar procesin e pjekjes.

Mos i lini patatet dhe qepët të ngatërrohen me njëra tjetrën, patatet dhe qepët e skuqur janë një kombinim i këndshëm, por mos i mbani së bashku para se t’i gatuani ato, pasi qepët do të bëjnë që patatet të mos jeni më të mira.

Është mirë të ruani sende si patate dhe kunguj në një shportë të thurur në ajër në një vend të freskët dhe të errët për të ruajtur freskinë.

Categories
Shëndeti

Cameron Diaz na rrëfen se si duhet të ushqehemi për të patur trup perfekt

Aktorja Cameron Diaz (Cameron Diaz) ka një trup pas të cilit mund “të lësh kokën”, por ajo është e para që deklaron se i është dashur kohë dhe punë për të pasur format që ka.

cameron diaz“Dikur nuk tregoja kujdes për ushqimin që konsumoja. Haja ç’të doja dhe nuk ushtrohesha mjaftueshëm për të tretur gjithçka haja. S’e kufizoja veten në ngrënie. Mund të haja derr të pjekur për Krishtlindje dhe yndyrna plot ditën tjetër”.

Por tashmë ajo i është kthyer dietës së shëndetshme dhe ushtrimeve fizike dhe, siç thotë edhe vetë, trupi po shkon në format e duhura. Diaz thotë se gjenet janë të rëndësishme, por më e rëndësishme është ta duash trupin tënd. Përdorini energjitë për të menduar pozitivisht dhe jo negativisht.

Ja disa këshilla të aktores për ju: Mos e urreni trupin tuaj, kujdesuni për të dhe mbushuni me energji pozitive çdo ditë. Të hash keq, shton aknet në lëkurë, ndaj ushqehuni shëndetshëm për lëkurë më të pastër.

Konsumoni frutat dhe perimet e stinës, dhe jo ato jashtë sezonit. Nëse ju hahet “fast food”, blijeni aty ku mendoni se përbërësit cilësorë. Nëse ju pëlqen të konsumoni pijet e gazuara, mundohuni ta përgjysmoni sasinë e tyre dhe shtoni ujin. Do ta shihni ndryshimin shumë shpejt.

Mos lini pas dore ushtrimet fizike. Sado mirë të ushqeheni, pa aktivitet fizik trupi juaj s’do të jetë asnjëherë në formë. Filloni të gatuani vetë për të ngrënë më shëndetshëm.

Categories
Shëndeti

Pse nuk duhet t’i ruani frutat dhe perimet në qese plastike

Ju ka ndodhur që të blini fruta dhe perime të freskëta dhe pavarësisht se i mbani në frigorifer, prishen pas disa ditësh? Kjo ndodh pasi nuk i ruani ato siç duhet.

Shumë fruta, për shembull, prodhojnë etilen, i cili vepron si një hormon pjekjeje dhe përshpejton përkeqësimin e tyre. Perimet me gjethe jeshile nga ana tjetër duhet të “marrin frymë” në mënyrë që të mos prishen.

Një qese plastike pa hyrje ajri është mënyra më e keqe për të ruajtur perimet tuaja. Një këshillë tjetër është të mos i pastroni ushqimet derisa t’i përdorni.

Cila është mënyra e duhur për t’i ruajtur? Lëreni hudhrën në temperaturën e dhomës në një enë të hapur për të lejuar rrjedhën e ajrit. Mos e qëroni para përdorimit. Mund ta mbani hudhrën me qepën, por qepët i mbani larg patateve dhe jashtë frigoriferit: lagështia dhe temperaturat e ulëta i zbusin ato.

Mbani patatet në një vend të freskët dhe të errët, por jashtë frigoriferit. I ftohti e kthen niseshten në sheqer, i cili ndikon si në shijen ashtu edhe në strukturën.

Vendosini patatet në një qese letre, por mbajini larg qepëve dhe frutave si mollët, të cilat çlirojnë etilen dhe nxisin mbirjen e tyre.

Categories
Shëndeti

Doni të hiqni dhjamin te pjesa e ijeve? Ky shkrim është për ju

Mbani një ditar ushqimor: kjo pjesë është e rëndësishme kur është fjala për të humbur peshë. Ju duhet të shkruani çdo ushqim që konsumoni në mënyrë që të mund të keni një ide mbi kaloritë që merrni çdo ditë.

Mos anashkaloni mëngjesin: sigurohuni që të hani një mëngjes të shëndetshëm, kështu do të keni rezistencë përgjatë gjithë ditës.

Mundohuni të konsumoni karbohidratet të cilat janë në formën e drithërave sa më shumë të jetë e mundur. Mund të provoni oriz kaf, tërshërë dhe drithëra të tjera.

Ulni konsumimin e sheqerit: nëse shikoni se trupi grumbullon yndyrë shtesë në zonën e ijeve, atëherë duhet të ulni konsumimin e sheqerit.

Hani fruta dhe perime: Frutat dhe perimet janë ushqyese dhe përmbajnë pak kalori. Ato ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Një dietë e lartë në fibra ju ndihmon në procesin e humbjes së peshës.

Ushtrohuni (palestër ose vrap) 4 deri 5 ditë në javë: sigurohuni të bëni ushtrime të cilat ju ndihmojnë të digjni yndyrnat në formën e djersës.

Categories
Shëndeti

5 fruta sipas listës! Kaq ju duhet për të patur gjithmonë bark të sheshtë

Dieta është një nga faktorët më të rëndësishëm që duhet të merrni në konsideratë nëse doni të dobësoheni. Konsumoni sa më shumë fruta për të humbur perimetrin e belit dhe për të rënë në peshë sa më shpejt. Ata përmbajnë shumë pak kalori dhe janë të pasura me lëndë të tjera ushqyese shumë të rëndësishme për trupin.

Frutat ju japin gjithashtu ndjesinë e ngopje, kështu nuk konsumoni ushqime të pashëndetshme. Ja cilët janë disa nga frutat që duhet t’i shtoni në dietën ushqime për të mbajtur trupin në formë.fruta

Avokado – është e pasur me acide yndyrore omega 9, që janë të shëndetshëm për trupin. Ky frut ndihmon trupin të konvertojë yndyrën në energji, duke rritur kështu metabolizmin. Ai kontrollon gjithashtu oreksin duke ju dhënë ndjesinë e ngopjes.

Grejpfrut – Sasia e lartë e ujit tek ky frut ndihmon për pastrimin e sistemit dhe ju mban të hidratuar. Grejpfruti përmban gjithashtu enzima që djegin yndyrën, prandaj cilësohet si super ushqimi për të rënë në peshë. Konsumojeni atë çdo ditë për t’u dobësuar.

Molla – Një mollë në ditë mban kilet e tepërta larg. Ky frut është i pasur me përbërës jo të tretshëm, si fibër dhe polifenolët, të cilët nxisin rritjen e baktereve të mira në trup, duke ndihmuar kështu në humbjen e peshës. Mollët janë gjithashtu të pasur me vitaminën C, antioksidues dhe minerale që ju japin energji dhe ndihmojnë për të humbur perimetrin e belit.

Shega – Pjesë e frutave që ndihmojnë për të rënë në peshë është edhe shega. Ky frut përmban polifenolë që rrisin metabolizmin. Ai ndihmon gjithashtu për nxjerrjen nga trupi të toksinave.

Boronicat – janë një nga frutat më të mirë për djegien e yndyrës. Ato përmbajnë sasi të lartë të antioksiduesve, që ndihmojnë për rënien në peshë. Këto fruta përmbajnë gjithashtu lëndë të ndryshme ushqyese që rrisin metabolizmin dhe djegin kaloritë.

Categories
Shëndeti

Nëse po mbani dietë, këto 5 fruta nuk duhet t’i prekni fare

Frutat mund të përfshihen në dietë por 5 prej tyre duhen shmangur sepse rezultatet nuk do të jenë ato që prisni. Nuk mund ta imagjinoni se kush është ajo! Frutat janë të pasura me vitamina dhe fibra të cilat janë thelbësore për funksionimin e duhur të traktit tretës.

Megjithatë, disa fruta janë të mira për t’u shmangur në dietë nëse po përpiqeni të humbni peshë. Edhe pse erëzat, madje edhe kanella premtojnë humbje peshe, nëse nuk zbatoni këshillat e mëposhtme nuk do të shihni ndryshim. Për shkak të sheqernave që përmbajnë por edhe disa efekteve anësore që shkaktojnë kur konsumohen në sasi të mëdha: Frutat që mund t’i zëvendësoni në dietën tuaj:

Kajsitë: Kur konsumohen në sasi të mëdha, mund të shkaktojnë probleme me tretjen. Përbërësi më i rrezikshëm i tyre është amigdalina, e cila gjendet në fara dhe mund të shkaktojë marramendje, të fikët dhe helmim. Në vend të kajsisë, preferoni luleshtrydhet, të cilat janë të pasura me ujë, vitaminë C dhe fibra dhe janë të ulëta në sheqer. Ato ndihmojnë edhe në trajtimin e celulitit.

Dardha: Ngrënia e shumë dardhave mund të shkaktojë kapsllëk. Zëvendësoni ato me shalqi dhe/ose pjepër të cilët janë të pasur me ujë dhe fibra, ndihmojnë në eliminimin e toksinave, luftojnë aknet dhe celulitin.

Avokadot: Kanë dobi për organizmin për shkak të yndyrave të mira, por duhet të konsumohen në sasi të vogla, pasi kanë mjaft kalori. Në vend të avokados, preferoni boronicat, të cilat nuk kanë sheqer dhe janë të pasura me antioksidantë dhe vitaminë C. Por më e rëndësishmja, ato ndihmojnë trupin tuaj të djegë dhjamin.

Rrushi: Është shumë i pasur me sheqer dhe përveç dietës mund të dëmtojë edhe dhëmbët tuaj. Lëkura e tyre dëmton funksionin e tretjes. Në vend të rrushit, zgjidhni mollët, të cilat janë një nga zgjedhjet më të shëndetshme të frutave.

Banania: Arsyeja që duhet shmangur në dietë është se parandalon trupin të shpërbëjë yndyrnat e pashëndetshme. Ju preferoni grejpfrutin i cili ndihmon në djegien e kalorive dhe zbërthimin e yndyrave.

Categories
Lajme

Lista e Anila Kalleshit: 10 ushqimet më energjike që mund të konsumoni

Ushqimi që hamë luan një rol të rëndësishëm në nivelet e përditshme të energjisë fizike. A e dini se produktet me shumë kalori dhe yndyrë ju lodhin më shumë kërkojnë më shumë energji për t’u tretur? Pra që gjithë dita juaj të jetë e mbushur me energji trupi duhet të ushqehet me këto produkte ushqimore:

1.Kuinoa – Ky ushqim me bazë bimore është plot me proteina, e pasur me magnez që lehtëson enët e gjakut dhe muskujt, duke siguruar energji të qëndrueshme që do t’ju ushqejë gjatë gjithë ditës.

2.Boronica – Boronicat nuk janë vetëm një shijshme, janë gjithashtu të mbushura me fibra, që sigurojnë energji për orë të tëra pas konsumimit të tyre.

3.Oriz kaf – Meqë kjo kokërr është e pasur me mangan, minerali që ndihmon në prodhimin e energjisë nga proteina dhe karbohidrat, do t’ju ndihmojë të jeni plot energji gjatë gjithë ditës.

4.Patatja e ëmbël – E mbushur me karbohidrate dhe e ngarkuar me beta-karoten (vitaminë A) dhe vitaminë C, ky produkt do t’ju ndihmojë të luftoni lodhjen e ditës.

5.Mjalti – Një lugë mjaltë është ekuivalenti i natyrës me një pije energjike. Ky sheqer natyral vepron si një karburant i muskujve gjatë stërvitjes dhe ndihmon në aktivizimin e muskujve pas stërvitjes.

6.Molla – Jo vetëm që një mollë në ditë do ta mbajë mjekun larg, por do t’ju japë një sasi fuqishme energjie.

7.Banane – Për shkak se ato janë të përbëra kryesisht nga sheqerna (glukoza, fruktoza dhe saharoza) dhe fibra, bananet janë një ushqim energjie i papërshkueshëm nga uji.

8.Spinaq – Kjo bimë e gjelbër është një burim i shkëlqyer hekuri, i cili është një komponent kyç i prodhimit të energjisë në trup.

9.Salmon – Ky peshk i kuq përmban proteina, vitaminë B6, niacinë dhe riboflavin të cilat ndihmojnë në kthimin e ushqimit që hani në energji.

10.Portokall – Plot me vitaminë C, kalium dhe folatë, kjo agrume jep energji në mënyrë të vazhdueshme me kalimin e kohës.

Categories
Lajme

A duhet t’i hamë frutat dhe perimet e ngrira?

Është shumë e rëndësishme t’i japim trupit tonë të gjitha lëndët e nevojshme ushqyese, në çdo vakt tonin. Perimet dhe frutat janë padyshim shumë të rëndësishme në këtë aspekt.

Dhe ndryshe nga sa mund të keni menduar më parë bazuar tek ajo që keni lexuar apo ndjekur në televizion, edhe frutat apo perimet e ngrira janë tepër të rekomandueshme në gatimet tuaja. Po, padiskutim që po. Pa merak.

Ato janë të ushqyeshme për ne, pasi studimet kanë zbuluar që vitaminat “mbyllen” tek to, kur ato ngrijnë. Për dallim nga frutat dhe perimet e freskëta që janë transportuar nga fusha në dyqan gjatë disa ditëve ose javëve, frutat dhe perimet e ngrira kanë përmbajtjen nutriconale të produkteve të freskëta dhe të sapo mbledhura.

Një përfitim tjetër është jetëgjatësia e produkteve të ngrira në krahasim me ushqimet e freskëta që mund të prishen, që do të thotë se mund të zvogëloni dhe shpërdorimin e ushqimit në të njëjtën kohë.

Nëse keni ndonjë merak apo pyetje lidhur me ushqimin dhe dietat, mos ngurroni të shkruani. Mjafton një koment në Facebook ose ndonjë mesazh i detajuar në hapësirën inbox në faqen time zyrtare.

Categories
Lajme

Këto 5 fruta mbajnë nën kontroll diabetin më mirë se çdo gjë tjetër

Sëmundja e diabetit kërkon një stil jetese paksa të veçantë, por për fat të keq ndryshimet që duhet të bëjnë njerëzit me këtë sëmundje nuk janë aspak të lehta. Sot ndajmë me ju frutat që parandalojnë dhe mbajnë nën kontroll këtë sëmundje.

1.Molla është një burim i mirë fibrash të tretshme. Përveç kësaj ajo ju ndihmon të ndiheni të ngopur dhe ngadalëson përthithjen e sheqerit nga gjaku. Ky frut i ndihmon njerëzit me diabet të shërohen nga infeksionet më të shpejtë. Një mollë (me lëkurë) do t’ju sigurojë 20% të kërkesës së organizmit për fibra.

2.Kumbullat e zeza – Kumbullat e zeza janë të njohura për vetitë anti-diabet pasi ato ndihmojnë trupin të konvertojë niseshtenë në energji duke rregulluar nivelin e sheqerit në gjak. Hani jo më shumë se 2 kumbulla mesatare në ditë për të balancuar këto efekte pozitive me nivelin e lartë të sheqerit natyror i gjendur në këto fruta.

3.Qitro – Qitro përveçse mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak, zvogëlon rrezikun e obezitetit, një shqetësim i madh për diabetikët.

4.Avokado – Avokadot përmbajnë shumë fibra të cilat rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak. Kaliumi në avokado mund të zvogëlojë simptomat nga kjo sëmundje. Duhet që diabetikët të hanë gjysmë avocado në ditë duke përfituar në këtë mënyrë 50 kalori, 3 gram karbohidrate dhe më pak se 1 gram sheqer.

5-Luleshtrydhe – Janë një mënyrë e madhe për të kënaqur dëshirat tuaja për të ëmbla pa vënë në rrezik shëndetin tuaj. Luleshtrydhet ju ndihmojnë gjithashtu të ndiheni të ngopur për më shumë kohë.

Categories
Shëndeti

Anemia, cilat janë produktet që rrisin përthithjen e hekurit nga trupi

Ushqimet ndikojnë jo vetëm te hekuri që ju konsumoni, por edhe te sasia që përthithet nga organizmi juaj. Pasi trupi merr hekur nga ushqimet, minerali përdoret për prodhimin e hemoglobinës. Kjo është proteina që ndihmon oksigjenin të qarkullojë në organizëm. Sasia e rekomanduar e marrjes së hekurit është 7-18 mg në ditë dhe deri në 27 gram për gratë shtatzëna.

Një person që ka mangësi në hekur tregon shenja të ndryshme. Këtu përfshihen lodhja, marramendja, dhimbje koke, ndjeshmëri ndaj të ftohtit dhe mungesë fryme gjatë kryerjes së veprimeve të thjeshta. Për më tepër, mungesa e hekurit rezulton në një nivel më të ulët vëmendjeje dhe funksioni mendor. Ushqimet që ndihmojnë përthithjen maksimale të hekurit:

Plot Vitaminë C – Produktet e pasura me Vitaminë C janë të shkëlqyera në përthithjen e hekurit. Këto përfshijnë agrumet, perimet, sallatat dhe barishtet me ngjyrë të gjelbër të errët, specat, pjeprat dhe luleshtrydhet. Një studim gjerman tregon se marrja e 100 mg vitaminë C me një vakt, rrit thithjen e hekurit me 67%. Konsumi i lëngut të limonit ose i ushqimeve të tjera të pasura me vitaminë C, ndërsa jeni duke ngrënë produkte me përmbajtje të lartë hekuri, rrit mjaft thithjen e mineralit nga organizmi juaj.

Plot Vitaminë A dhe betakaroten – Vitamina A rrit thithjen e hekurit deri në 200% për orizin, 80% për grurin dhe 140% për misrin. Shtimi i beta-karotenit gjatë ngrënies, rrit thithjen më shumë se 300% për orizin dhe 180% për grurin dhe misrin. Burimet e mira të ushqimit me beta-karoten dhe vitaminë A përfshijnë karrota, patate të ëmbla, spinaq, barishtet, kunguj, speca të kuqe, pjepri, kajsi, portokall dhe pjeshkë.

Kombinimet me tipet e mishit – Studime kanë raportuar se shtimi i mishit të kuq, mishit të pulave ose peshkut në një ushqim me bazë drithi rezulton në rreth 2-3 herë më shumë përthithje të hekurit. Shtimi i 75 gramë mish në një vakt rrit thithjen e hekurit me rreth 2.5 herë, në krahasim me një vakt pa mish. Vetëm 1 gram mish i kuq, peshk ose mish pule siguron një efekt rritës të thithjes së hekurit, i ngjashëm me atë të 1 mg të vitaminës C.