Categories
Shëndeti

A keni dëgjuar ndonjëherë për Sindromën e gishtit që kërcet?

Gishti kërcitës është një patologji e cila karakterizohet nga një kërcitje të shoqëruar me dhimbje. Kjo kërcitje shfaqet si pasojë e ngushtimit për arsye inflamatore e guainës (mbëshjelljes) së tendinës fleksore, brenda të cilës duhet të rrëshqas lirisht tendina fleksore e gishtit.

Kjo patologji godet zakonisht gishtin e madh, të mesit dhe gishtin e katërt dhe shfaqet kryesisht te personat me diabet, artrit reumatoid, etj. Te pacientët ndihet një kërcitje e lehtë dhe një bllokim i lëvizjes normale të gishtit e shoqëruar me dhimbje të lehtë.

SIMPTOMAT – Vihet re prezenca e një noduli dhe zakonisht gishti bllokohet në fleksion (palosje). Bëhet e vështirë gjithashtu edhe shtrirja e tij e cila kryhet me vështirësi dhe zakonisht shoqërohet me dhimbje.

DIAGNOSTIKIMI – Pacienti duhet të palosë dhe të shtrijë gishtat duke kërkuar në këtë mënyrë kërcitjen ose bllokimin e artikulacionit. Është i rëndësishëm edhe një ekzaminim ekografik.

TERAPIA – Terapia konservative konsiston në përdorimin e medikamenteve anti-inflamator dhe infiltrimet me kortizon.

NDËRHYRJA KIRUGJIKALE – Kryhet me anestezi lokale dhe konsiston në lirimin e tendinës.