Categories
Këshilla

Si ta hiqni erën e keqe të gojës, edhe kur keni larë dhëmbët dhe jeni të pastër?

Pikërisht kur nuk duhet, ndjen që diçka nuk shkon me frymëmarrjen tënde. Problem i madh, padiskutim. Edhe pse je i rregullt me larjen e dhëmbëve e gjithçka tjetër, aroma e pakëndshme e gojës është sërish aty. A ka ndonjë metodë tjetër që na ndihmon të shpëtojmë prej saj?

Mos lini asnjë vakt. Edhe pse dieta mund të mos ju duket e lidhur me freskinë e gojës, në fakt nëse ju lini një vakt pa konsumuar, stomaku fillon të punojë duke qënë bosh. Kjo shkakton çlirimin e lëngjëve gastrike të cilat mund të provokojnë aromën e rënduar të frymës.

Higjiena orale. Edhe pse mund të duket paksa banale, ky rregull duhet të ndiqet me rigorozitet. Larja e gojës mbas çdo vakti është e rëndësishme si për të shmangur aromën e pakëndshme, por edhe për tu kujdesur për shëndetin e dhëmbëve. Nëse ‘goditeni’ papritur, provoni të përdorni një sprucues frekues me efekt antibaktrerial.

Tharja e gojës. Kur goja nuk është e hidratuar sa duhet, fryma mund të bëhet e rëndë dhe e pakëndshme. Përpiquni të pini sa më shumë ujë gjatë ditës për ta evituar atë.

Majdanoz. Nëse gjendeni papritur në një situatë të tillë, provoni të përtypni disa gjethe të vogla majdanozi. Do t’ju kalojë për pak minuta. Mente. Do t’ju ndihmojë të ruani një frymëmarrje të freskët gjatë gjithë ditës.

Sherebelë. Edhe gjethet e sherebelës mund të përdoren për të njëjtin qëllim. Vitamina C. Ushqimi është më i rëndësishmi. Përpiquni të konsumoni ushqime të pasura me vitamin C për të patur gjithmonë një frymë të freskët dhe pa aromë të pakëndshme.

Categories
Këshilla

Era e keqe e gojës ka zgjidhje natyrale, ja si ta përgatisni në shtëpi

Higjiena e dobët, ngrënia e ushqimeve të caktuara, marrja e medikamenteve të ndryshme e shumë faktorë të tjerë mund t’i japin frymës suaj një aromë të rëndë të pakëndshme. Në gjuhën mjekësore kjo gjendje njihet si halitozë! Mund të jetë çdo gjë nga problemet më të zakonshme të shëndetit oral, për të cilin fatmirësisht ka disa zgjidhje.

Për të shmangur çdo produkt të mbushur me kimikate, e ngjyryres artificial, ju mund të përgatisni vetë në kushte shtëpie një shpëlarës goje që freskon frymën dhe eliminon bakteret që shumohen në pjesën e brendshme të gojës ! Përzierja e mëposhtme përmban vetëm përbërës natyralë që nuk kanë asnjë efekt anësor.

Sipas The International Association for Dental Research, njerëzit që përtypin çamçakëzë me kanellë kanë 50% më pak bakere të dëmshme se njerëzit që preferojnë çamçakëzët me mente. Soda e bukës ndihmon në neutralizimin e pH në mjedisin e brendshëm të gojës ndërkohë që mjalti përmban enzima antibakteriale

Përbërësit: 2 limona, 1 lugë e gjysmë çaji me mjaltë, 1 filxhan me ujë të ngrohtë, 1 lugë çaji sode buke, 1/2 lugë gjelle kanellë, një vazo qelqi

Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit në një kavanoz dhe përzieni mirë derisa të arrini në masë homogjene të holluar. Shtoni ujin dhe përziejeni mirë. Për të freskuar frymën tuaj, tundeni përzierjen dhe bëni gargarë me një lugë nga kjo përzierje për një minutë.