Categories
Lajme

Gusha e dhjamosur, konsumoni këto ushqime për ta shmangur

Gusha është një pjesë e trupit që kërkon kujdes të vazhdueshëm si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Shëndoshja e kësaj zone ndodh për shumë arsye, por mbipesha është një prej tyre.

Shkaktarë të tjerë janë plakja, akumulimi i lëngjeve, gjendra tiroide e të tjerë. Shëndoshja e gushës mund t’ju duket e parëndësishme, por trajtimi i saj është i rëndësishëm. Kjo sepse shëndeti i gushës është i lidhur fort me shëndetin e zemrës, kolesterolin e lartë dhe diabetin.

Një ushqyerje e shëndetshme dhe një aktivitet i rregullt fizik ju ndihmon të keni përmirësim. Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org disa hapa se si të siguroni shëndetin e gushës.

Ushtrimet për gushën – Kur vjen puna tek gusha, duhet të përqendroni tek një ushtrim – rrotullimi i qafës. Ky ushtrim ju ndihmon të forconi dhe tonifikoni muskujt e qafës dhe e bën atë zonë më elastike. Qëndroni drejt me sytë përpara. Ngadalë kthejeni kokën në të majtë, sa më larg që të mundeni dhe më pas kthejeni në të djathtë. Përsëriteni këtë ushtrim 5-10 herë për çdo anë.

Ushtrimi i qëndresës – Qëndroni në këmbë ose ulur me trupin drejt. Vendoseni dorën e djathtë në anën e djathtë të kokës. Shtyjeni kokën drejt pëllëmbës së dorës dhe në të njëjtën kohë shtyni kokën me dorë. Krijoni një rezistencë në këtë lëvizje dhe qëndroni në këtë pozicion për 10-20 sekonda. Përsëriteni ushtrimin në anën tjetër dhe bëjeni atë në 2-3 herë në dite me nga 10 seanca.

Ushtrimi i gojës – Ky ushtrim ka ndikim në muskujt e gushës. Qëndroni ulur dhe mbajeni trupin drejt. Hapeni gojën dhe më pas buzën e sipërme mbajeni sipër dhëmbëve të poshtëm për 10-15 sekonda. Përsëriteni këtë ushtrim për 5-7 minuta, dy ose tre herë në ditë.

Pozicionet e të ulurit – Mënyra se si qëndroni të ulur ka një ndikim të madh tek muskujt e qafës dhe mjekrës. Nëse rrini shtrembër depozitat e yndyrës në gushë do të shtohen. Mos tentoni të merrni një pozicion shtrirës teksa qëndroni ulur. Qëndroni drejt me kokën lart.

Kujdes me kaloritë – Mbipesha është një nga arsyet kryesore që çojnë në trashjen e gushës. Nëse merrni më shumë kalori se sa digjni atëherë jeni të rrezikuar nga mbipesha. Nëse ulni kaloritë javore me 3,500 kalori, do të humbisni 450 gramë në javë. Konsumoni racione të vogla, shmangni ushqimet me yndyrë, të skuqura dhe ëmbëlsirat. Shmangni pijet kalorike, të gazuara apo me sheqer të shtuar. Konsumoni gjithnjë sallatë dhe hani më shpesh arrorë dhe fara. Hani më shumë fruta, perime, drithëra të plota dhe proteina.

Hidratimi – Uji është i rëndësishëm jo vetëm për të rënë në peshë por edhe për të eliminuar helmet nga organizmi. Përpiquni të pini 8-10 gota me ujë në ditë, por sidomos shmangni pijet e gazuara me sheqer.

Categories
Këshilla

Shpëtoni nga “gusha e varur”, me anë të këtyre metodave

Më poshtë ju rendisim disa nga ushtrimet më efektive për të mbajtur në formë fytyrën dhe për t’i dhënë tipareve tuaja definimin që kanë nevojë. 1. Bëni nxemjen e muskujve (Përsëriteni 8-10 herë) – Si me çdo ushtrim tjetër, duhet të bëni nxemjen e muskujve të fytyrës. Lëvizni nofullën e poshtme përpara dhe tërhiqeni mbrapa. Të gjitha veprimet duhet të performohen ngadalë dhe me butësi.

2. Buzën e poshtme vendoseni mbi dhëmbët e poshtëm (Përsëriteni 5-7 herë) – Hapni gojën dhe vendoseni buzën e poshtme mbi dhëmbët e poshtëm. Imagjinoni sikur ju duhet të mbani ujë me nofullën e poshtme. Ndërsa performoni këtë ushtrim sigurohuni që cepat e buzëve të jenë plotësisht të relaksuar.

3. Kapni hundën (Përsëriteni 5 herë) – Gusha lidhet me muskuj qafe të dobët. Prandaj duhet t’i forconi. Nxirreni gjuhën sa më lart të mundeni dhe përpiquni të kapni me të majën e hundës. Mbaji buzët të relaksuara.

4. Fytyra ovale ideale (Përsëriteni 5 herë) – Nëse doni t’i jepni fytyrës tuaj një pamje më rinore dhe të ngrini mollëzat lart, bëni veprimin më lart: ktheni kokën majtas dhe tërhiqni përpara nofullën e poshtme duke shtrënguar muskujt e qafës. Duhet të ndjeni muskujt në të majtë të qafës që tërhiqen. Ktheni kokën djathtas dhe përsërisni të njëjtat lëvizje.

5. Teknika e “gjirafës” (Mbajeni 5-8 sekonda, përsëriteni 5 herë) – Imagjinoni sikur puthni një gjirafë (ose dikë të gjatë). Ngrini fytyrën lart dhe shihni tavanin. Sillni përpara nofullën e poshtme dhe mblidhni buzët sikur do puthni dikë. Qëndroni në këtë pozicion për 5-8 sekonda.

6. Ushtroni presion me grushta (Përsërisni 5-7 herë) – Për këtë ushtrim duhet të bashkoni dy grushta dhe t’i vendosni nën mjekër. Lëvizni nofullën e poshtme ndërsa ushtroni presion me dy grushtat. Forca shtypëse duhet të rritet gradualisht. kur të arrini maksimumin mbajeni për 3 sekonda.

7. Buzëqeshni (Përsëriteni 5-8 herë) – Bashkoni dhëmbët me gojën e mbyllur dhe përpiquni të zgjeroni cepat e buzëve sa më shumë të jetë e mundur. Shtyni gjuhën drejt qiellzës duke rritur gradualisht forcën shtypëse. Nëse ndjeni një presion të fortë në muskujt e mjekrës atëherë po e bëni siç duhet.

8. Fryni faqet (Mbani për 5 sekonda) – Merrni frymë thellë dhe mbushi faqet me ajër. Mbyllni gojën dhe fryni faqet. Vendosni pëllëmbët e duarve tek faqet në mënyrë që të ndjeni presionin e msukujve. Mbajeni për 3-5 sekonda, nxirrni ajrin dhe relaksohuni. Mund ta përsërisni 5-6 herë.