Categories
Këshilla

Këshilla për shëndetin: Si të përfitoni më shumë hekur nga ushqimet

Mungesa e hekurit sjell një nga sëmundjet më të ndeshura në ditët e sotme, atë të anemisë, e cila shoqërohet me një sërë simptomash të ndryshme. Njerëzit që vuajnë prej saj zakonisht ndihen të plogësht, kanë vështirësi në frymëmarrje dhe rrahje të çrregullta të zemrës.

Anemia shkaktohet atëherë kur organizmi i njeriut nuk arrin dot të prodhojë hekur. Në këtë mënyrë, njeriu mund ta marrë atë nëpërmjet ushqimeve që kanë një përmbajtje të lartë të këtij minerali. Problemi qëndron tek përthithja e hekurit.

Si të përfitoni sasinë maksimale të përthithjes së hekurit – Mjekët specialistë rekomandojnë ngrënien e barishteve të freskëta ose të gatuara me avull. Spinaqi mund të zihet shumë lehtë, por jo për minuta të tëra. Në pak sekonda, spinaqi çliron 55 përqind më shumë hekur të tretshëm se sa kur hahet i freskët, por mos e zieni tepër.

Një tjetër hap i duhur drejt përthithjes së mirë së hekurit është ngrënia e ushqimeve ose pijeve të pasura me vitaminë C në çdo vakt. Mishi i kuq është veçanërisht i pasur me hekur që përthithet lehtë nga organizmi. Spinaqi, bizelet dhe thjerrëzat janë burime të shkëlqyera të hekurit. Nga ana tjetër, konsumatori duhet të dijë se hekuri që merret nga buka ose drithërat e pasuruar me këtë mineral, nuk është gjithmonë i përthithshëm nga organizmi.

Mënyra e përgatitjes së ushqimit ka rëndësi – Ekspertët shpjegojnë se mënyra e përgatitjes së ushqimit dhe pijeve mund të tjetërsojë sasinë e hekurit që përthith organizmi. Për shembull, nëse ju i shoqëroni drithërat e mëngjesit me lëng portokalli, atëherë organizmi juaj do të përthithë më shumë hekur.

Kjo ndodh sepse lëngu i portokallit përmban vitaminë C e cila lehtëson përthithjen e hekurit. Nga ana tjetër, nëse ju tasin e drithërave e shoqëroni me kafe, atëherë do të përthithni më pak hekur. Kjo ndodh sepse kafeja përmban polifenolë që ndërlidhen me hekurin dhe e vështirësojnë tretjen e tij.

Categories
Këshilla

Hekuri, si ndikon në organizëm dhe çfarë ndodh nëse nuk e kemi në parametrat e duhura

Shkeputur nga libri “Jeto shendetshem” Anila Kalleshi – Gjurmët minerale – Hekuri – mbartësi i oksigjenit. Hekuri – Hekuri është një komponent shumë jetësor i hemoglobinës, që transporton oskigjenin dhe dioksidin e karbonit drejt dhe nga qelizat. Gjashtëdhjetë përqind e hekurit brënda nesh është në formën e pigmentit të kuq.

Kjo është forma e pranishme tek mishi dhe është më i absorbueshëm sesa hekuri që i pranishëm në burimet ushqimore pa përmbajtje mishi.
Simptomat e mungesës së hekurit janë lëkurë e lodhur, gjuhë e hidhur, lodhje, mungesë urie. Anemia është klinikisht e diagnostikuar nëpërmjet kontrollit të niveleve të hemoglobinës në gjak.

Gjithsesi, simptomat e anemisë mund të shkaktohen nga mungesa e Vitaminës B12 ose acidit folik. Anemia e mungesës së hekurit ndodh më shumë tek gratë gjatë shtatzënisë.

Meqënëse hekuri është antagonist ndaj zinkut, suplementet që përmbajnë më shumë sesa 30 mg hekur – pothuajse dyfishi i sasisë të rekomanduar dhe nuk duhet të merret pa u siguruar që kemi mjaftueshëm zink. Zakonisht suplementet e hekurit jepen në një masë prej 50 mg, ekzistojnë shumë pak dëshmi që kjo është më pak efektive sesa dozat e ulëta në rritjen e niveleve të hemoglobinës.


Shumë hekur, mundet gjithashtu të rrisë rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare. Sipas një studimi në Finland të 1900 meshkujve, ato që kanë tepricë të konsumimit të hekurit kanë një rrezik më të lartë, pothuajse të dyfishuar për të patur një atak të zemrës sesa ato me më pak hekur.

Është zbuluar një lidhje ndërmjet niveleve të gjakut ferretinës (rezervat më të mëdha të hekurit në trup janë ruajtur në formën e ferretinës) dhe rrezikut kardiovaskular, dhe mendohet që kjo mund të shpjegojë se përse gratë me menstruacione, që humbasin hekur çdo muaj, kanë një rrezik më të ulët të sëmu ndjes kardiovaskulare sesa meshkujt deri në andropauzë.

Kjo teori duhet akoma të vërtetohet, por sugjerohet që meshkujt që konsumojnë mish nuk duhet t’a tejkalojnë me suplementet e hekurit. Në praktikë, kjo nënkupton një limitim i dozës deri në 10 mg në ditë derisa ju të keni mungesë.

Categories
Këshilla

Lodhja mund të tregojë mungesë hekuri: Si ta rrisni sërish me 3 mënyra efikase

Nëse keni filluar të ndiheni tepër të lodhur dhe pa energji, është e mundur që të keni mangësi hekuri. Dhe për të rritur sërish nivelet e tij është e vështirë, por ja çfarë duhet të bëni. 3 mënyra të thjeshta për të rritur nivelet e hekurit:

1. Përmirësoni tretjen – Hekuri nga burimet dietike mund të jetë ende problematike në njerëz, tretja e të cilëve është kompromentuar. Duke u përqëndruar në mënyra të përgjithshme për të rritur shëndetin e tretjes, indirekt dhe direkt mund të çojë në nivele më të mira të hekurit. Provoni këto tri mënyra për të ndihmuar në optimizimin e tretjes:

– Përtypeni fort ushqimin tuaj. Shumica e njerëzve nuk e përtypin mjaftueshëm ushqimin e tyre, duke ia lënë pjesën më të madhe punës në stomak.

– Merrni enzimat e tretjes. Shumica e problemeve të tretjes rezultojnë të mos kenë mjaft acid në stomak. Enzimat ndihmuese të tretjes ndihmojnë në prishjen e ushqimit dhe mund të jenë veçanërisht të efektshme kur hahet ushqim që është më i vështirë të tretet.

– Hani ushqime të fermentuara. Rritja e konsumit të ushqimeve të fermentuara, si lakër turshi.

2. Hani ushqime me hekur + vitaminë C – Kur optimizoni tretjen tuaj, ju keni mundësi të thithni sasinë maksimale të hekurit nga ushqimi juaj. Hapi i ardhshëm është zgjedhja e ushqimeve të pasura me hekur. Spinaqi dhe zarzavate të tjera me gjethe jeshile përmbajnë hekur, por nuk janë aq në dispozicion biologjikisht sa burimet e kafshëve si mish pule, mish derri, vezë dhe ushqime deti.

Vitamina C ndihmon në thithjen e hekurit nga burimet e mishit, prandaj sigurohuni që të shijoni ushqime të pasura me vitaminë C si agrume, speca, luleshtrydhe, lakër brukseli, brokoli, domate dhe lulelakër.

3. Merrni suplemente hekuri – Ndonjëherë, pa marrë parasysh dietën tuaj ushqimore, ju mund të keni nevojë për suplement hekuri. Suplementet e hekurit janë të njohur për shkaktimin e kapsllëkut dhe të përzierave, prandaj shumë njerëz i shmangin ato. Para se të nxitoni për të marrë një suplement hekuri, sigurohuni që të bisedoni me mjekun tuaj më parë.