Categories
Këshilla

Helmimi nga ushqimet, kurat natyrale që ta kaloni shpejt!

Helmimi nga ushqimi shkaktohet kryesisht nga mënyra jo higjenike e përpunimit dhe përgatitjes së një ushqimi të caktuar. Mungesa e higjenës shkakton shumimin e disa llojeve të rrezikshme të baktereve.

Simptomat e helmimit nga ushqimi janë të ngjashme me atë të gripit siç mund të jenë dhimbjet e barkut dhe temperaturë. Bakteret që shkaktojnë helmim gjenden kryesisht tek produktet e mishit, detit dhe të bulmetit. Megjithatë, nuk përjashtohen rastet kur helmimi ndodh edhe pas konsumit të barishteve, frutave dhe disa ushqimeve të paketuara.

Çfarë ndodh në organizëm kur helmoheni nga ushqimi – Kur njeriu preket nga bakteret në fjalë, trupi humbet më shumë ujë se zakonisht. Diarea, të vjellat dhe shtrëngimet e stomakut janë simptomat më të zakonshme të helmimit. Këto simptoma shfaqen 30 minuta deri në 6 orë pas tretjes së ushqimit. Ato mund të zgjasin deri në një ditë.

Kurat natyrale kundër helmimit – Një nga trajtimet popullore që këshillohej brez pas brezi është që nëse helmimi shfaqet me të vjella atëherë është e domosdoshme shpëlarja e stomakut me ujë të vakët. Kjo mund të jetë shumë e mundimshme sepse të vjellat janë të vazhdueshme.

Xhenxhefili – Xhenxhefili përmirëson thithjen e ushqyesve dhe përshpejton tretjen. Ai përbën një kurë të shpejtë kundër të vjellave dhe të përzierave. Zieni një lugë çaji me 1-2 cm xhenxhefil të grirë në një filxhan me ujë dhe pijeni. Do të ndiheni më mirë menjëherë.

Uthulla e mollës – Uthulla e mollës ndihmon në zbehjen e shumë prej simptomave të helmimit nga ushqimi. Ajo qetëson shtresat e brendshme të stomakut dhe shkatërron bakteret. Përzieni dy lugë gjelle me uthull molle në një gotë me ujë 250 ml dhe pijeni përpara ushqimit.

Limoni – Acidet e limonit eliminojnë bakteret që shkaktojnë helmim. Ekspertët rekomandojnë pirjen e një lugë çaji me lëng limoni me pak sheqer tre herë në ditë. Ju mund të pini edhe ujë të vakët me lëng limoni herë pas here gjatë ditës.

Gjethet e borzilokut – Lëngu i gjetheve të borzilokut ka aftësi të jashtëzakonshme kundër baktereve. Zjeni një lugë gjelle me gjethe borziloku të thata ose të freskëta në një gotë ujë. Lëngun mund ta përzieni me një lugë gjelle me mjaltë dhe ta pini disa herë në ditë.

Gjethet e freskëta mund t’i përzieni me pak piper të zi dhe tre lugë gjelle me kos. Këtë kurë mund ta konsumoni 3-4 herë në ditë deri sa simptomat të zhduken.

Hudhra – Hudhra është efikase kundër dhimbjeve të barkut dhe diaresë. Konsumoni një thelb hudhër në ditë që të eliminoni simptomat.

Mjalti – Ekspertët rekomandojnë një lugë çaji me mjaltë tre herë në ditë. Kjo sasi besohet të shërojë stomakun sepse mban nën kontroll prodhimin e acidit të tepërt në stomak.

Kosi – Kosi ka veti të jashtëzakonshme në eliminimin e baktereve që shkaktojnë helmim. Efekti qetësues do të jetë i menjëhershëm. Kosi është një produkt disi më i njohur për ju sa i përket helmimit.

Categories
Shëndeti

Helmimi nga ushqimi, rregullat e arta që duhet të dini!

Bakteret janë të paevitueshëm në çdo ushqim që njerëzit konsumojnë çdo ditë. Megjithatë, nëse njeriu nuk tregon kujdes në përpunimin, gatimin dhe ruajtjen e ushqimeve, këto baktere mund të shumëfishohen në atë masë sa të shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

Parazitët, viruset, toksinat dhe kimikatet janë gjithashtu ndër ndotësit më të mëdhenj të ushqimit dhe shkaktarët më të përhapur të sëmundjeve. Sipas të dhënave një prej problemeve më të zakonshme që has njeriu nga këto baktere është helmimi nga ushqimi. Disa prej simptomave të helmimit nga ushqimi janë:

Diarea. Të përzierat. Dhimbjet e stomakut. Të vjellat. Dehidratimi. Ethet. Dehidratimi si pasojë e helmimit nga ushqimi shoqërohet edhe me: Marramendje dhe humbje ekuilibri. Lodhje. Etje të tepërt. Helmimi nga ushqimi varet nga organizmi, ekspozimi ndaj baktereve, mosha dhe shëndeti.

Grupet më të rrezikuar nga helmimi janë: Të Moshuarit. Me kalimin e moshës, sistemi imunitar nuk përgjigjet mjaftueshëm shpejt ndaj organizmave infektues. Bebet dhe të miturit. Sistemi i tyre imunitar nuk është zhvilluar akoma plotësisht, ndaj sipas informacioneve ata janë më të prekshëm nga helmimi.

Njerëzit me sëmundje kronike – Njerëzit që i nënshtrohen kimioterapisë dhe ata që vuajnë nga diabeti kanë një sistem imunitar më të dobët.

Gratë shtatzëna – Shtatzania tjetërson sistemin imunitar dhe vështirëson luftën ndaj infeksioneve që mund të prekin jo vetëm shëndetin e nënës, por edhe të fetusit.

Çfarë duhet të bëni nëse helmoheni nga ushqimi – Pini lëngje: Uji është i domosdoshëm për të parandaluar dehidratimin. Megjithatë, pirja e shpejtë e lëngjeve mund të përkeqësojë të përzierat dhe të vjellat. Ndaj pini ujë me gllënka të vogla gjatë disa orëve. Nëse mundeni pini ujë të ngrohtë, edhe këtë me gllënga të vogla.

Shmangni konsumin e medikamenteve kundër diaresë – Këto medikamente ngadalësojnë eliminimin e organizmave ose toksinave nga sistemi, ndaj duhen shmangur.

Kërkoni ndihmë mjekësore nëse: E vjella vazhdon për më shumë se dy ditë. Diarea vazhdon për disa ditë. Temperatura rritet mbi 38 gradë. Keni vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit. Ndiheni konfuzë dhe keni dhimbje të forta stomaku.