Categories
Lajme

Lindi në kushte shtëpie, aktorja e famshme Hilary Duff flet për herë të parë

Hilary Duff, ylli i filmave për adoleshentë është sot nënë e 3 fëmijëve. Në mars të këtij viti, ajo dhe bashkëshorti i saj Mattheë Koma u bënë prindër për herë të dytë, kësaj here të një vajze të quajtur Mae James Bair.

Duff ka folur edhe më herët për shtatzëninë dhe procesin e lindjes, por vetëm tani vendosi të ndajë me botën foto shumë personale të sajat nga lindja brenda në shtëpi.

“Ndihem gati të ndaj me ju ca foto nga dita e lindjes së Mae-n. Për mua, të ndihem e sigurt gjatë lindjes është pjesa më e rëndësishme. Eshtë thelbësore të kesh sistemin mbështetës të duhur. Hapësirën perfekte, humorin dhe njerëz që mbështesin fuqinë time.”

Siç duket nga fotot, bashkëshorti i aktores është gjithmonë aty, dhe sipas Hilary-it, ai është njeriu më i qetë në dhomë! “Bashkëshorti im ishte njeriu më i qetë brenda asaj dhome gjatë procesit. Nga ana tjetër mami po na përgatiste ushqime ndërkohë që buzëqeshte e nervozuar duke parë bebin e saj të sillte një tjetër bebe.

Ndihma që kam për t’u kujdesur për fëmijët e tjerë është mendimi që më bën të ndihem më mirë. E gjitha është një aventurë e mrekullueshme!”- shkruan ajo ndër të tjera.

Kjo s’është hera e parë që ylli i filmave flet për shtatzëninë dhe jetën pas lindjes. Pak muaj më parë, aktorja foli hapur për periudhën e ankthit me të cilin u përball kur s’kishte mjaftueshëm gji për t’i dhënë vogëlushes, ankth i cili e bënte edhe më të vështirë ardhjen e gjirit.