Categories
Lajme

Studimi amerikan në Michigan tregon sa minuta e shkurton jetën një hot dog

Studiuesit e shëndetit në Universitetin e Miçiganit kanë zbuluar se ngrënia e një hot dogu të vetëm mund t’ju marrë 36 minuta jetë. Në studimin e botuar këtë muaj në revistën Nature Food, studiuesit vëzhguan 5.853 ushqime në dietën amerikane dhe matën efektet e tyre në minuta të jetës së shëndetshme, të fituar ose të humbur.

“Ne donim të bënim një vlerësim të bazuar në ndikimet e dobishme dhe të dëmshme të ushqimit në të gjithë dietën,” tha Olivier Jolliet, profesor i shkencave të shëndetit.

“Për shembull, ju humbni 0.45 minuta për gram mish të përpunuar, ose 0.1 minuta fitohen për gram fruta. Ne pastaj shohim përbërjen e secilit ushqim dhe më pas e shumëzojmë këtë numër me profilet përkatëse të ushqimit që kemi zhvilluar më parë,” tha Jolliet.

Një nga ushqimet e matura nga studiuesit ishte një hot dog standard i viçit në një simite. 61 gramët e tij të mishit të përpunuar rezultuan në humbjen e 27 minutave të jetës së shëndetshme. Konsumimi i ushqimeve të tilla si arrat, bishtajoret, ushqimet e detit, frutat dhe perimet, nga ana tjetër, kanë efekte pozitive në shëndet, zbuloi studimi.

Indeksi shikon ushqimet që rrisin ose ulin jetëgjatësinë, por nuk është aq e lehtë sa të përpiqesh të anulosh zgjedhjet e dëmshme të ushqimit, dhe t’i zëvendësosh me ato më të dobishme, tha Jolliet.

“Indeksi është kryesisht për të ndihmuar në përzgjedhjen dhe përdorimin e kalorive të konsumuara në baza ditore për të ndryshuar minimumin e zakoneve dhe për të bërë ndryshimin minimal, në mënyrë që të merrni përfitimin maksimal për shëndetin,” shtoi Jolliet.

Categories
Lajme

Çfarë është ushqim i keq për darkë dhe që nuk duhet ta provoni kurrë

Të gjithë e dimë mjaft mirë se çfarë është e mirë dhe çfarë jo për trupin tonë. E dimë se duhet të kemi një dietë të ekuilibruar, e cila përmban karbohidrate, proteina dhe yndyra të shëndetshme. Duhet të bëjmë pjesë të dietës shumë perime në çdo vakt duke lënë hapësirat e duhura edhe për mishin apo peshkun.

Është gjë e mirë të dish se çfarë është e mirë ose jo, por ndonjëherë mund ta gjesh veten para pjatës pa e ditur nëse ushqimi që po të tundon është i mirë apo i keq për organizmin. Atëherë çfarë është ushqim i keq?

Të hash një hot dog, hamburger, apo çdo lloj ushqimi me mish të përpunuar për darkë mund të jetë një ndër gjërat më të këqija për t’u ngrënë në vaktin e fundit të ditës. Jo vetëm që mishi i përpunuar ka përmbajtje të lartë natriumi, por edhe sepse të tilla ushqime janë të pasura me yndyra të ngopura (yndyrë e cila e bën stomakun më të madh).

Sa më larg t’u qëndroni ushqimeve me mish të përpunuar si salsiçet, aq më shumë do t’ia ulni shanset vetes për t’u rrezikuar nga sëmundjet e rënda të zorrës së trashë, por edhe nga ato të zemrës.