Categories
Lajme

Pse nuk duhet të hani hudhër përpara gjumit?

Hudhra është padyshim një ushqim që nuk duhet të mungojë gjatë ditës. Vlerat e saj për shëndetin janë të panumërta, sidomos kundër virozave dhe inflamacionit por kur vjen puna tek gjumi, ajo nuk ka asnjë ndikim në cilësinë e tij.

Sipas të dhënave, hudhra është efikase në trajtimin e sëmundjeve si ateroskleroza, ishemia, problemet me imunitetin, artritin dhe problemeve me shikimin. Në këtë artikull do të mësoni arsyet përse hudhra nuk rekomandohet të konsumohet në mbrëmje përpara gjumit, dhe jo vetëm prej aromës së fortë.

Hudhra irriton stomakun – Hudhra e stimulon të gjithë sistemin tretës, ndaj sasitë e mëdha të hudhrës të ngrëna në mbrëmje, intensifikojnë sekretimin e lëngjeve gastrike dhe të pështymës. Një gjë e tillë do t’ju lërë pa gjumë. Sekreti i përvetësimit të vlerave të hudhrës është ta konsumoni atë në mëngjes ose në drekë.

Si mund ta konsumoni – Rekomandohet që nëse doni të konsumoni hudhër në darkë, atëherë duhet ta hani dy-tre orë para gjumit dhe ta shoqëroni me ushqim. Kështu do të evitoni aciditetin e stomakut.

Hudhra dhe drugët e frymëmarrjes – Hudhra hap rrugët e frymëmarrjes dhe përthan sekrecionet. Por kjo nuk do të thotë që hudhrën duhet ta hani përpara gjumit. Mjafton që atë ta konsumoni gjatë ditës rregullisht, pra në mëngjes ose rreth drekës.

Fuqitë e pashtershme të hudhrës – Nëse hudhra nuk ju shkakton probleme në stomak, atëherë duhet ta hani atë rregullisht. Nëpërmjet hudhrës, ju do të mund të furnizoni trupin me ushqyes të dobishëm. Hudhra ndihmon sistemin imunitar dhe atë kardiovaskular të funksionojnë në mënyrë maksimale.

Sa i përket gjumit, AgroWeb.org ju rekomandon një sërë ushqimesh siç janë: spinaqi, arrat, brokoli, kungulli, avokado, banania. Njerëzit që kanë probleme me gjumin duhet të shmangin ushqimet e përpunuara. Ushqimet me sheqer, karbohidrate, yndyrë kanë një ndikim të fortë në procesin përgjumës të trupit.

Ato vështirësojnë çdo përpjekje të trurit për të prodhuar melatoninë, sidomos nëse konsumohen shumë pranë orarit të gjumit. Çokollata gjithashtu nuk rekomandohet përpara gjumit sepse ndërpret procesin e sekretimit të hormoneve të gjumit.

Categories
Lajme

Variçet mund të trajtohen edhe në shtëpi, këtu gjeni 6 mënyra natyrale

Venat varikoze ose siç i njohim ndryshe variçet janë një problem shëndetsor i përhapur gjërësisht në botë. Bëhet fjalë për një zgjerim aspak normal të damarëve të cilët dallohen lehtazi nën lëkurë. Variçet shfaqen kryesisht në zonën e pulpës së këmbës dhe të kofshës. Venat e enjtura mund të shkaktojnë një sërë simptomash të pakëndshme siç janë dhimbjet, ndjesia e djegies, rëndesës, pickimit dhe ngrirjes së këmbëve.

Nëse jeni në kërkim të mënyrave të trajtimit të variçeve në shtëpi, atëherë hidhini një sy disa sugjerimeve me kurat natyrale që mund të zbusin variçet dhe intensitetin e simptomave. Trajtimet standarde për variçet janë të shtrenjta. Për fat të mirë, në kushtet e shtëpisë mund të përgatisni disa kura kundër variçeve që janë efikase.

Uthulla e mollës – Uthulla e mollës është pjesë e një trajtimi mjaft efikas që pastron organizmin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Një qarkullim normal i gjakut zbut dhe pakëson ndjeshëm variçet. Lyeni lëkurën mbi variçe me uthull molle dhe masazhojeni lehtë. Bëjeni këtë çdo mbrëmje përpara se të flini dhe sërish në mëngjes për disa muaj dhe do të vini re zvogëlim të variçeve.

Speci djegës – Speci djegës është i mrekullueshëm kundër variçeve sepse është i pasur me vitaminë C dhe bioflavonoidë të cilat ndihmojnë për qarkullimin e gjakut dhe zbutjen e dhimbjeve të variçeve. Shtoni një lugë çaji me spec djegës në një gotë me ujë të nxehtë dhe përzijeni mirë. Pijeni këtë lëng tre herë në ditë çdo ditë për dy muaj të tërë.

Vaji i ullirit – Qarkullimi i mirë i gjakut është thelbësor kundër variçeve. Masazhojeni lëkurën e variçeve me vaj ullirin për të përmirësuar qarkullimin e gjakut, ulur dhimbjen dhe zbutur dhimbjen. Përzieni sasi të barabarta të vajit të ullirit dhe vitaminës E në formë vaji. Ngroheni pak dhe masazhoni venat për disa minuta. Bëjeni këtë masazh dy herë në ditë për një deri në dy muaj.

Hudhra – Hudhra është e shkëlqyer për të pakësuar inflamacionin dhe zbutur simptomat e variçeve. Hudhra largon toksinat nga damarët dhe përmirëson qarkullimin. Vendosni gjashtë thelbinj hudhre në një kavanoz qelqi. Shtoni lëngun e tre portokalleve dhe 2 lugë gjelle me vaj ulliri. Lërini të qëndrojnë së bashku për 12 orë. Tundeni kavanozin dhe merrni disa pika për të masazhuar venat e inflamuara. Masazhin bëjeni në formë rrethore për 15 minuta. Mbështilleni zonën e masazhuar me një napë pambuku dhe mbajeni të tillë për gjithë natën. Përsëriteni këtë proces çdo ditë për disa muaj.

Farat e gështenjës së egër – Farat e gështenjës së egër janë përdorur prej shumë vitesh kundër variçeve. Ato luftojnë inflamacionin dhe enjtjen, forcojnë venat dhe zbusin variçet. Ekstrakti i gështenjës së egër përmban një substancë që njihet si asecinë që përmirëson elasticitetin dhe forcën e venave duke parandaluar çlirimin e enzimave që dëmtojnë kapilarët. Përdorni xhelin prej gështenjës së egër dhe lyeni me të zonën e prekur dy herë në ditë. Nëse e përdorni rregullisht atëherë dhimbjet dhe enjtja do të zbuten. Femrat shtatzënë dhe ato lehonë nuk duhet t’i përdorin farat e gështenjës së egër.

Majdanozi – Majdanozi është i pasur në vitamin C, një antioksidant që inkurajon prodhimin e kolagjenit. Majdanozi përmban rutinë që luan një rol kryesor në forcimin e kapilarëve dhe pakësimin e simptomave të variçeve. Zieni një tufë me majdanoz në një gotë me ujë për 5 minuta. Lëreni lëngun të ftohet dhe më pas kullojeni. Shtoni nga një pikë vaji esencial trëndafili dhe kumaku. Vendoseni solucionin në frigorifer për disa minuta. Merrni pak pambuk dhe lyeni zonën e variçeve. Bëjeni këtë çdo ditë për disa minuta që të shikoni rezultate pozitive.

Categories
Lajme

Mjekësia tajlandeze: Këto janë 5 ushqimet më efikase kundër artritit reumatoid

Inflamacioni i kyçeve ose osteoartriti na shoqëron gjithë jetën: dhimbja dhe ënjtja janë shqetësimet kryesore të kësaj sëmundjeje. Në vend të medikamenteve anti-inflamatore, mjekësia tradicionale sugjeron 4 ushqime që kanë veti të fuqishme anti-inflamatore po aq sa ilaçet.

Çaji i xhinxherit – Xhinxheri njihet si një medikament shumë efektiv shtëpiak për dhimbjet e kyçit. Një filxhan çaj xhinxheri dy deri tre herë në ditë është një metodë e mirë për të kuruar shqetësimet që shkakton inflamacioni i kyçeve.

Turmeriku ose Shafrani – Ashtu si xhinxheri, edhe shafrani është një anti-inflamator i shkëlqyer mes erëzave medicinale. Përveç se mund ta konsumoni si çaj, mund të përgatisni një pastë me ujë dhe shafran pluhur dhe ta vendosni në zonat e inflamuara.

Hudhra – Përveçse ul tensionin në gjak, hudhra në shumë vende të Azisë përdoret si agjent anti-inflamator. 2-3 thelpinj në ditë janë ideale për të kuruar artritin.

Çaj jeshil – Në vende të ndryshme aziatike si Tajlanda, çaji jeshil përdoret për të luftuar inflamacionin. Ai ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe antioksidante.

Spirulina – Eshtë një algë që rritet në ujë, por që ka efekte të rralla për qeniet njerëzore, përfshirë edhe trajtimin e inflamacionit.

Categories
Lajme

Bashkimi i hudhrës me lakrën siguron këtë ilaç të fuqishëm, si ta përgatisni

Gjethet e lakrës kanë veti anti-inflamatore, zbutëse, shëruese të plagëve, analgjezike dhe alkalizuese. Janë të pasura edhe me vitaminë C, vitaminë A, vitamina të grupit B, si dhe minerale si kalciumi, hekuri dhe kaliumi.
Kanë veti antioksidante, kështu që luftojnë radikalet e lira dhe forcojnë sistemin imunitar. Gjithashtu trajtojnë abscesin, hemorroidet, ngërçet dhe plagët.

Hudhra nga ana tjetër ka veti antibakteriale, antifungale, antivirale dhe është një antibiotik natyral. Është e pasur me bakër, selen, magnez dhe vitamina C, B1 dhe B6. Ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe lufton mikrobet e infeksionet.

Ndiqni hapat më poshtë për përgatitjen e një ilaçi për lyerje që ka veti shumë të fuqishme në forcimin e imunitetit: 5 gjethe lakre jeshile, 2 thelpinj hudhër, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 4 lugë gjelle vaj kokosi, 3 lugë gjelle dyll blete.

Mënyra e përgatitjes: Lani mirë gjethet dhe thajini mirë. Pritini imët. Grini hudhrën në copa. Bashkoni vajin e ullirit dhe kokosit në një tenxhere. Pasi të jenë nxehur, shtoni gjehtet e lakrës dhe hudhrën. Lërini të skuqen me kapak mbyllur dhe në zjarr të ulët përreth 10 minuta. Herë pas here trazojini dhe vendosjani përsëri kapakun.

Kavardisni derisa gjethet të humbasin ngjyrën. Fikni sobën dhe kullojeni masën me një sitë të imët. Kur masa të jetë ende e nxehtë, shtoni dyllin e bletëve dhe përziejeni derisa të shkrijë. Ruajeni në një vazo të vogël dhe ngjitini një etiketë me datën e prodhimit. Ruajeni në frigorifer ku mund ta ruani deri në tre muaj.

Categories
Lajme

Nga limoni te hudhra, lista me ushqimet që pastrojnë zorrën e trashë

Problemet gastrointestinale janë shumë të përhapura dhe kjo ndodh për faktin se shumica e njerëzve hanë ushqime të pashëndetshme, të thata dhe që duan një kohë të gjatë për t’u tretur. Zorra e trashë duhet të pastrohet nga mbeturinat dhe toksina në mënyrë që të parandalohet kanceri i zorrës së trashë dhe të jenoni shëndetshëm.

Ushqimet që pastrojnë zorrën e trashë

Perimet me gjethe të gjelbër: spinaqi, lakra jeshile, sallata jeshile, lakra e brukselit, shparku, selinoja etj janë disa nga perimet që ju ndihmojnë të pastroni zorrën e trashë. Perimet jeshile përmbajnë klorofil, i cili ndihmon në largimin e baktereve të akumuluara në zorrën e trashë dhe shëron muskujt e traktit gastrointestinal.

Hudhra: ka veti mjaft të dobishme për pastrimin e zorrës së trashë. Kjo erëz ka veti antivirale, antibakteriale, anti-parazitare, rë cilat ndihmojnë për të hequr toksinat dhe parazitët nga zorra e trashë. Hudhra vepron si antioksidant dhe ndihmon në reduktimin e inflamacionit, përmirëson tretjen, bën thithjen e ushqimit dhe eliminimin e toksinave.

Aloe vera: kjo bimë detoksifikon trupin dhe ndihmon në tretje. Lëngu i aloe veras ka veti anti inflamatore, që do të thotë se ndihmon në lehtësimin e simptomave të shkaktuara nga inflamacioni i tepërt në trup.

Molla dhe uthulla e mollës (musht): është një nga frutat më të mira për pastrimin e zorrës së trashë. Molla është e pasur në fibra dhe ndihmon në tretje, ajo është e pasur me pektin, një element i cili vepron si një pastrues brenda në zorrë, duke eliminuar mbeturinat që gjenden aty.

Drithërat: buka, makaronat dhe orizi integral janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë në pastrimin e zorrës së trashë.

Fasulet, bishtajoret dhe thjerrëzat: ndihmojnë në tretje për shkak se janë të pasura me fibra dhe kanë veti anti inflamatore për shkak të antioksidantëve që përmbajnë. Fasulet dhe bishtajoret janë shumë të shëndetshme sepse përmbajnë lëndë ushqyese si vitamina, minerale, kalcium, magnez, hekur, zink, kalium dhe proteina.

Çaji jeshil: detoksifikon trupin dhe ndihmon në tretje. Çaji jeshil përmban shumë antioksidantë dhe ndihmon në përmirësimin e funksionimit të zorrëve. Çaji i mentes dhe i senës janë gjithashtu një alternativë shumë e mirë për pastrimin e zorrës së trashë.

Limoni: për shkak të përbërësve që mbart, limoni vepron si antiseptik dhe pengon rritjen e mikroorganizmave në zorrë. Pini një gotë ujë me limon në mëngjes dhe do t’ju ndihmojë në pastrimin e zorrës së trashë.

Categories
Këshilla

Cilat janë 3 ushqimet që shkaktojnë erë të keqe dhe djersitje

Nëse keni probleme me djersitjen, në shumicën e rasteve është ushqimi i gabuar. Ka nga ata që kanë probleme me djersitjen, e cila gjithashtu i bën të mos ndihen mirë, edhe kur bëhet fjalë për ditët më të ftohta. Edhe pse shkaqet për këtë mund të jenë të ndryshme – nga gjenetika, historia e sëmundjes, terapia, ushqimi shpesh është shkaktari.

Aromat e trupit ndikohen edhe nga lloji i ushqimit të konsumuar, si dhe nga enzimat që janë të nevojshme për tretjen e ushqimit. Në këtë rast kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet ushqimit, ndërsa sugjerohet eliminimi i ushqimeve që mund të jenë shkaktarë të aromave të pakëndshme.

Dieta proteinike – Shumëkujt i ka ndodhur që era e trupit të tyre të ndryshojë gjatë lindjes. Kjo ndodh nëse dieta përfshin një konsum të reduktuar të karbohidrateve dhe bazohet në një konsum më të lartë të proteinave. Disa i përshkruajnë këto aroma si fruta, por më shumë si erë të kalbur sesa fruta të freskëta.

Kur trupi fillon të mbështetet në yndyra në vend të karbohidrateve, për të prodhuar energji, duhet të hyjë në një gjendje ketoze, pra prodhon acide të quajtura ketone. Acetoni, një lloj ketoni, është përbërësi që “fajësohet” për atë erë të pakëndshme të frutave të kalbura.

Hudhra dhe qepa – Si hudhra ashtu edhe qepa janë të pasura me substanca që përmbajnë squfur dhe kur thithen në qarkullimin e gjakut, kthehen përmes mushkërive dhe shkaktojnë erën e keqe të gojës së pari. Ato gjithashtu mund të dalin përmes poreve, gjë që do të ndihet veçanërisht kur një person djersitet.

Shpargulli – Kjo perime përmban acide për shkak të të cilave urina ka një erë shumë të fortë dhe trupi e zbërthen këtë acid në përbërës që përmbajnë squfur.

Categories
Lajme

Çfarë do ndodhë nëse ju flini me një thelb hudhër nën jastëk?

Përbërësit që gjenden te hudhra ju bëjnë të relaksoheni dhe do t’ju ndihmojë të bini më shpejt në gjumë, të rimerrni energjinë tuaj për ditën tjetër. Mësoni pse do të flini më mirë me një hudhër nën jastëk.

Vetitë e hudhrës – Hudhra është një ushqim vërtet i lashtë dhe është përdorur si ushqim në çdo sezon për qindra mijëra vjet. Vetitë e hudhrës ngjajnë shumë me ato të qepës dhe pavarësisht nga aroma e saj të fortë, është një nga ushqimet më të konsumuara në mbarë botën.

Hudhra është e pasur me ushqyes thelbësore dhe ka shumë veti të rëndësishme mjekësore dhe shumëllojshmëri të përfitimeve. Hudhra ofron sasi të konsiderueshme kalorish, deri në 100 për 100 gram. Ajo nuk mund të shkaktojë shtim në peshë. Hudhra përmban karbohidratet komplekse dhe proteina që përmirësojnë performancën fizike dhe mendore. Ajo ofron shumë vitamina B kompleks dhe mineralet esenciale si natrium, kalium dhe magnez.

Përbërësit e tij të dobishme janë perfektë për trajtimin e llojeve të ndryshme të infeksioneve, çrregullime metabolike dhe probleme të frymëmarrjes. Në fakt, substancat antioksidantë dhe anti-inflamatore të hudhrës e bëjnë atë një aleat të fuqishëm për shëndetin kardiovaskular. Hudhra përmirëson elasticitetin e arterieve tuaja, zvogëlon kolesterolin e tepërt dhe rregullon nivelet e presionit të gjakut.

Gjithashtu ajo përmirëson rrjedhjen e gjakut në qelizat individuale të trupit dhe ndihmon në parandalimin e plakjen e parakohshme. Ajo ka veti antibakteriale dhe antiseptike. Këto veti mund të punojnë më mirë se antibiotikë të caktuar sintetikë. Ajo është një diuretik natyral që lufton mbajtjen e lëngjeve dhe inflamacionin në inde.

Pse ta vendosni nën jastëk? – Ky sekret i vjetër është përdorur për të luftuar pagjumësinë dhe për të përmirësuar cilësinë e gjumit për breza me radhë, veçanërisht te njerëzit që e kanë vështirë të flenë gjumë. Nëse vendosni një hudhër nën jastëk çdo natë, përbërësit dhe aroma e saj kanë një efekt qetësues që ndihmon të përmirësoni cilësinë e gjumit tuaj. Kjo u detyrohet përbërësve sulfurorë që përmban hudhra.

Categories
Lajme

Hudhra 100 herë më efektive se antibiotikët, pse njerëzit që ndjekin dietën mesdhetare jetojnë më gjatë

Hudhra është një nga ushqimet më të fuqishme të natyrës. Është një nga arsyet që njerëzit që ndjekin dietën mesdhetare, jetojnë më gjatë dhe më mirë. Ai gjithashtu ka një performancë të mahnitshme në laborator.

Allicina, e cila prodhohet kur copëtohet hudhra, përmban një përbërës të quajtur ‘Diall disulfide’, i cili ka aftësinë të vrasë bakteret edhe nëse ato mbrohen nga një shtresë e hollë biologjike që i bën ata shumë rezistent ndaj antibiotikëve. Hulumtimet e fundit kanë treguar se ky përbërës lehtë mund të prishë shtresën mbrojtëse dhe të ndalojë metabolizmin e qelizave bakteriale.

Hulumtimi i botuar në Journal of Antimicrobial Chemotherapy arrin në përfundimin se ‘disalfidi Dialil’ është 100 herë më i fuqishëm se antibiotikët eritromicinë dhe ciprofloxacin dhe kërkon më pak kohë për të punuar.

Kjo substancë mund ta bëjë ushqimin më të sigurt. Mund të përdoret për të pastruar banakun e përgatitjes së ushqimit, ose si ruajtës në ushqimet e paketuara si patatet, sallatat e sallatës, mishi. Kjo jo vetëm që do të zgjasë jetën e ushqimit, por gjithashtu do të zvogëlojë ndjeshëm rritjen e baktereve potencialisht të dëmshme. Dhe e gjithë kjo pa pasur nevojë të shtoni kimikate ‘, thonë studiuesit.

Vlen të përmendet se në Shtetet e Bashkuara, 2.5 milionë njerëz çdo vit përjetojnë simptoma të diarresë, dhimbje barku dhe ethe, të cilat rezultojnë nga shfaqja e një bakteri të vetëm (campylobacter) në ushqim.

Categories
Lajme Shëndeti

Gurët në veshka kanë zgjidhje, ju tregoj 8 produkte natyrale për kurën tuaj

Prania e gurëve në veshka shoqërohet me simptoma të ndryshme, ndër të cilët është dhimbja. Dhimbjet janë të mprehta që rrezatojnë në pjesën e poshtme të trupit. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për disa kura natyrale të cilat funksionojnë kundër dhimbjes.

Uthulla e mollës – Hidhni dy lugë gjelle me uthull molle në dy litra ujië. Shtoni pak mjatë dhe pijeni lëngun gjatë gjithë ditës. Aciditeti i uthullës është efikas në shkrirjen e gurëve dhe zbut simptomat e tyre.

Vitaminat dhe mineralet – Konsumi i rregullt ditor i vitaminës B6 ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Magnezi dhe kalçiumi janë dy minerale që parandalojnë formimin e tyre. Këto vitamina dhe minerale i gjeni tek spinaqi, bajamet, kosi, qumështi dhe djathi.

Çaji jeshil – Ekspertët rekomandojnë prijen e tre deri katër filxhanëve me çaj jeshil në ditë. Ky çaj është i pasur me antioksidantë të cilët pastrojnë veshkat nga toksinat.

Lëngu i boronicës së kuqe – Lëngu natyral i boronicës së kuqe duhet pirë një deri në dy herë në ditë nga një gotë. Sipas të dhënave, ky lëng është ndër më efikasët kundër infeksioneve urinare dhe gurëve në veshka.

Lëngu i limonit – Shtrydhni çdo ditë lëngun e një gjysme limoni, përziejeni me mjaltë. Një lëng i tillë duhet pirë dy herë në ditë, esëll në mëngjes dhe përpara vaktit të darkës. Limoni ka aciditet, antioksidantë dhe elementë që luftojnë inflamacionin.

Lëngu i domates – Domatet janë të pasura me antioksidantë që parandalojnë formimin e gurëve në veshka. Lëngun natural të domates duhet ta pini një herë në ditë kundër dhimbjeve dhe gurëve.

Lëngu i borzilokut – Gjethet e shtrydhura të borzilokut të përziera me mjaltin ose lëngjet e frutave duhen konsumuar çdo ditë. Përbërësit e këtyre gjetheve stabilizojnë nivelin e acidit urik në trup dhe parandalojnë formimin e gurëve në veshka.

Soda e bukës – Përzieni një lugë gjelle me sodë buke në një gotë me ujë të ngrohtë. Një lëng të tillë duhet ta pini dy deri në tre herë në ditë. Soda e bukës ndihmon në shkrirjen e shpejtë të gurëve.

Hudhra – Përzieni 5-6 thelpinj të shtypur hudhre në një gotë me ujë dhe pak mjaltë. Lëngun pijeni një ose dy herë në ditë. Hudhra është plot e për plot me antiokisdantë që e mbrojnë organizmin nga radikalet e lira, toksinat dhe mikrobet që mund të sulmojnë veshkat. Zgjidhni një prej kurave dhe përdoreni për rreth një muaj. Këto kura ju vijnë në ndihmë kundër gurëve në veshka, megjithatë trajtimet specifike mjekësore mund të rekomandohen vetëm nga një mjek profesionist.

Categories
Lajme

Si duhet përdorur hudhra për tensionin e lartë dhe të ulët

Hudhra është fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore, por për personat që vuajnë nga tensioni i gjakut përdorimi i saj bëhet pak specifik dhe kërkon kujdes në përdorim. Problemet me presionin e gjakut që shkaktojnë tensionin ndahen në dy lloje, në atë të hipertensionit që ka të bëjë me presionin e lartë në gjak dhe tensionin e ulët që ka të bëjë me nivelin e ulët të presionit në gjak.

Tensioni i lartë i gjakut – Përdorimi i hudhrës për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut është një nga kurat më të lashta popullore. Kur trupi rrit prodhimin e një enzime të quajtur angiotensin, e cila ndikon menjëherë në rritjen e presionit të gjakut, zemra pompon gjakun më fortë nëpër arteriet e trupit. Kjo jo vetëm mund të dëmtojë arteriet e trupit por mund të krijojë gjithashtu depozita të rrezikshme të kolesterolit të dëmshëm. Lënia pas dore e këtij problemi mund të sjellë sulme në zemër, goditje por edhe probleme të tjera akrdiovaskulare.

Por cila është sasia e duhur që duhet të përdorni? – Pavarësisht se hudhra është jashtëzakonisht shumë efektive për uljen e tensionit të lartë, sasia e konsumit të saj nuk duhet tepëruar sepse mund të çojë në uljen e tensionit duke krijuar sërish problem shëndetësor.

Sasia e rekomanduar nga ekspertët mjekësorë, të cilëve u referohet AgroWeb.org është nga 1-1.5 gr hudhra në ditë (apo çerekun e një thelpi hudhre. Sipas rekomandimeve hudhrat duhen përtypur të freskëta dhe nuk duhet të jenë të gatuara. Përtypja e hudhrës së freskët do të çlirojë në maksimum alicilinën, e cila ndikon në uljen e presionit të gjakut. Efektet e plota të saj në organizëm do të ndihen pas një ore kur niveli i gjakut do të stabilizohet.

Tensioni i ulët i gjakut – Kur bëhet fjalë për personat që vuajnë nga presioni i ulët në gjak, pra tensioni i ulët, hudhra mund të shndërrohet në armikun kryesor të shëndetit në vetëm pak minuta. Siç behët e ditur edhe nga informacioni i mësipërm, konsumimi i hudhrës ëhstë kategorikisht i ndaluar për personat që vuajnë nga presioni i ulët i gjakut.