Categories
Lajme

Hurmat kanë veti të rralla për shëndetin, ju shpjegoj në detaje pse duhet t’i konsumoni

Jemi ende në sezonin e hurmave, ose ‘mollëve të Orientit’ sipas përkufizimit letrat për shkak të origjinës së tyre së pari në Kinë dhe më pas në Japoni ku njihet si Lotus (fruti) dhe Pema e Paqes (bima). Ia vlen ta përmendim se sa i dobishëm mund të jetë ky frut tipik i vjeshtës për shëndetin tonë, n jë frut që ndër të tjera mund ta përdorim shumë edhe me variacione të ndryshme, në kuzhinë.

Përfitimet e këtij fruti të mrekullueshëm – Një hektogram i këtij fruti me lëkurë të verdhë në portokalli, siguron 65 kalori dhe përbëhet nga 80% ujë dhe 18% sheqer me gjurmë të proteinave dhe yndyrnave, ndërsa ka rreth 2,5 fibra.

Hurma përmban gjithashtu një sasi të lartë kripërash minerale, veçanërisht kalium, kalcium, fosfor dhe vitamina A, C dhe B. Duke qenë e pasur me vitamina dhe betakaroten, hurma gjithashtu siguron në organizmin tonë një sasi të mirë të antioksidantëve të cilët kryejnë një veprim parandalues kundër tumoreve.

Një frut shumë energjik, rekomandohet veçanërisht në rastet e mungesës së oreksit dhe për ata që praktikojnë sport rregullisht. Megjithatë, hurma është një frut që nuk rekomandohet në rast diabeti për shkak të indeksit të lartë glicemik që shkakton një rritje të papritur të sheqerit në gjak.

Gjithashtu rekomandohet të konsumohet në mënyrë të moderuar edhe në rastin e mbipeshës dhe obezitetit për shkak të përmbajtes së lartë të kalorive. Le të shohim me detaje cilat janë vetitë terapeutike të hurmave:

Forcojnë sistemin imunitar. Siç është përmendur tashmë, hurmat përmbajn vitaminë C e cila forcon sistemin tonë imunitar, prandaj ky frut është mirë të serviret në tryezë në periudhën e ndryshimit të stinëve për të na mbrojtur nga virozat tipike të vjeshtës. Parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare. Dhe jo vetëm. Hurmat favorizojnë edhe absorbimin e hekurit.

Një laksativ i shkëlqyer. Duke vepruar drejtpërdrejt në mëlçi dhe në zorrë, hurmat janë një lakstiv natyral falë taninave dhe fibrave të pranishme në tulin e tyre. Që të përfitoni maksimumin e këtyre benefiteve ato duhet të jenë të pjekura mirë.

Diuretike. Për këtë funksion, këto fruta duhet të hahen në mëngjes dhe të papjekura mirë. Në këto kushte, bëhen një diuretik i shkëlqyer falë përmbajtjes së kaliumit.

Për energji. Hurma konsiderohet si një frut ideal për fëmijët, ata që merren me sport dhe personat astenike pasi kanë veti të shkëlqyera energjike, falë sheqernave që përmbajnë.

Maskë fytyre me hurma – Falë përmbajtjes së lartë të vitaminave dhe kripërave minerale, hurmat janë një ilaç i vërtetë jo vetëm për shëndetin, por edhe për bukurinë tonë. Ato kanë efekte të shumta të dobishme për lëkurën dhe flokët. Për shembull, tuli i hurmës mund të përdoret si një maskë bukurie për rigjenerimin e lëkurës së fytyrës: mjafton ta lini të veprojë për 5-10 minuta për ta lejuar lëkurën të thithë të gjitha benefitet e saj. Për një efekt kundër rrudhave, shtoni gjithashtu disa pika vaj ulliri

Categories
Lajme

Kura natyrale me hurma arabie dhe qumësht – Përfitimet shëndetësore

Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për t’u mbrojtur nga sëmundjet, për të mbajtur organizmin e fortë dhe mendjen e mprehtë. Hurmat e arabisë kanë vlera të larta shëruese por të kombinuara në një kurë me qumësht fuqia e tyre në mbrojtje të shëndetit bëhet e jashtëzakonshme.

Përfitimet shëndetësore të kurës me hurma arabie dhe qumësht:

Hurmat e arabisë përbajnë disa lloje sheqernash të cilat nuk kanë nevojë të treten pasi përthithen menjëherë nga gjaku dhe transferohen tek muskujt dhe truri duke ndihmuar ndërkohë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak. Të kombinuara me qumësht, ato i japin trupit energji duke ndihmuar në mirëfunksionimin e të gjitha organeve të trupit. Një gotë qumësht me hurma arabie çdo ditë i dhuron trupit të gjitha vlerat ushqyese si hekur, fosfor, kalium, zink, magnez, vitaminë A,D dhe C dhe mbron organizmin nga ushqimet e dëmshme apo të pa shëndetshme.

Kjo kurë ndihmon në mbajtjen e enëve të gjakut të shëndetshme, sistemit nervor, veshkave, ndihmon konstipacionin, mbron kockat duke parandaluar dobësimin e tyre, forcon sistemin imuntar dhe ndihmon mëlçinë të pastrohet nga toksinat. Për aneminë dhe zemrën: Qumështi dhe hurmat e arabisë ndihmojnë organizmin të luftojë aneminë. Kjo kurë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në zhbllokimin e arterieve duke mbrojtur zemrën. Hurmat e arabisë bashkë me qumështin shndërrrohen në një agjent të fuqishëm kundër virozave, baktereve dhe infeksioneve ndërsa ndikojnë në forcimin e muskujve dhe kyçeve gjithashtu.

Përmirëson shikimin dhe dëgjimin: Thuhet se konsumimi i qumështit me hurma arabie përmirëson nivelin e shikimit duke forcuar në tërësi shëndetin e syve. Gjithashtu kjo kurë ndihmon në shëndetin e veshëve, forcon dëgjimin si dhe sistemin nervor në tërësi.

Zvogëlon stresin dhe irritimet dhe dhuron qetësi shpirtërore dhe mendore: Falë vlerave të larta ushqyese, qumështi me hurma arabie ndihmon edhe në forcimin e dhëmbëve gjithashtu.

Categories
Lajme

E keni merak shëndetin e zemrës? Ky frut është një mrekulli dhe e gjeni kudo

Njerëzit që hanë hurma mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës. Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në të gjithë botën dhe ndikon negativisht në jetën e miliona njerëzve.

Kombinimi i fuqishëm i lëndëve ushqyese që gjenden tek hurmat i bën ato një zgjedhje të shkëlqyeshme për përmirësimin e shëndetit të zemrës. Hurmat përmbajnë antioksidantë flavonoide, duke përfshirë quercetin dhe kaempferol.

Konsumimi i një diete të lartë në flavonoide është e lidhur me një rrezik të zvogëluar të sëmundjes së zemrës në disa studime. Për shembull, një studim në mbi 98,000 njerëz zbuloi se ata me marrjen më të lartë të flavonoideve kishin 18% më pak vdekje nga çështje të lidhura me zemrën, krahasuar me ata me marrjen më të ulët.

Dietat e pasura me ushqime të pasura me flavonoid mund të mbështesin shëndetin e zemrës duke ulur presionin e gjakut, duke zvogëluar kolesterolin “e keq” LDL dhe duke ulur inflamacionin.

Categories
Lajme

Anila Kalleshi: Hurmat janë ushqimi i zotave, kanë dobi të shumta për organizmin

Emri botanik i hurmave nënkupton “ushqimi i zotave”. Adaptohen mjaft lehtë me kushtet klimaterike, si dhe mund t’i gjeni kudo në markete apo tezga ushqimore. Sot, hurmat rriten në rajone si Kina, Bruma, India veriore, Australi, Amerikë si dhe në vendin tonë. Hurmat janë fruta në ngjyrë kuqe-kafe ose portokalli që rriten në pemë. Për një shije maksimale duhet të konsumohen kur janë të pjekura mirë.

Benefitet shëndetësore të hurmave – Vitamina A gjendet në sasi të mëdha në këtë frut, duke pasur një përmbajtje prej 55% të vlerave ditore në 168 gr hurma. Vitamina C nuk mbetet prapa me rreth 21% plus sasi të bollshme mangani, një faktor bashkëpunues, i cili mund të ndihmojë në mbajtjen e shëndetshme të membranave të mukozës dhe lëkurës, si dhe të ulë rrezikun për kancerin e mushkërive dhe gojës.

Hurmat janë burime të shkëlqyera të fibrave, të cilat ndikojnë që sistemi tretës të jetë i mirë-balancuar. Vitaminat B-komplekse janë prezente për të stabilizuar sistemin metabolik, krahas bakrit dhe fosforit. Me përmbajtje të ulët kalorike, hurmat përmbajnë të gjitha llojet e fito-nutrientëve, flavonoideve dhe antioksidantëve, si katekine, të cilat njihen që kanë veti antibiotike dhe anti-inflamatore, si dhe mbrojnë enët e vogla të gjakut nga gjakderdhja.

Ato gjithashtu përmbajnë galokatekine dhe acid betulinik , të cilat ndikojnë në parandalimin e shfaqjes së tumoreve. Antioksidantë të tjerë që gjenden në hurma përfshijnë beta-karotene, lycopene, luteinë dhe cryptoxanthin. Përmbajtja e zeaxanthinës ndihmon në filtrimin e dritës. Megjithatë, konsumojeni hurmën me moderim pasi përmban fruktozë, e cila mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj në sasi të larta.

Studimet e bëra te hurmët: – Hurmat janë të paktat ushqime të cilat kanë një ndikim në kancerin e gjirit , pa dëmtuar qelizat normale, sipas një studim të 2012. Shkencëtarët ia atribuan këtë flavonoidit fisetin, që gjendet në disa fruta dhe perime, por vecanërisht te hurmat. Fisetina gjithashtu përmendet si kontribues i rëndësishëm në trajtimin e kancerit të prostatës dhe zorrës së trashë.

Recetë gatimi: Sallatë me hurma dhe djathë dhie. Përbërësit: Sallatë jeshile (ose jeshillëqe të tjera), 4 lugë lëng mandarine, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1/2 e lugë së cajit mustardë Dijon, 1 hurmë të grirë, 1 mollë të vogël, 1/2 e kupës djathë dhie, pak kripë.

Përgatitja: Vendosni sallatën në tas dhe sipër hidhini frutat dhe djathin e dhisë. Në një tas të vogël, përzieni lëngun e mandarinës, mustardën, kripën dhe piperin. Përzieni vajin e ullirit dhe hidheni te sallata.Hidhini bajame për shije. Ju bëftë mirë!

Categories
Lajme

Hurmat janë të mrekullueshme për shëndetin, 7 arsye pse këtë periudhë duhet t’i konsumoni shpesh

Me origjinë nga Kina, pemët e hurmës janë rritur për mijëra vjet për frutat e tyre të shijshme dhe drurin e bukur. Frutat e tyre me ngjyrë portokalli të quajtura hurmë janë të njohura për aromën e tyre të ëmbël, të ngjashme me mjaltin.

Ndërsa ekzistojnë qindra lloje, varietetet Hachiya dhe Fuyu janë ndër më të njohurat. Hurmat duhet të jenë plotësisht të pjekura para se të hahen.

Ato mund të hahen të freskëta, të thata ose të gatuara dhe përdoren zakonisht në të gjithë botën në pije, sallata, puding etj. Hurmat jo vetëm që janë të shijshme, por janë të pasura edhe me lëndë ushqyese që mund t’i japin përfitime shëndetit tuaj në disa mënyra. Ja 7 prej tyre:

Janë të pasura me shumë nutrientë të rëndësishëm për organizmin tuaj. 1 hurmë përmban 118 kalori, 31 gram karbohidrate, 1 gram proteina, 0.3 gram yndyrna, 6 gram fibra. Gjithashtu përmban vitamina A, C, E, K, B6 etj. Burim i shkëlqyer i antioksidantëve. Janë shumë të mira për shëndetin e zemrës. Reduktojnë inflamacionin. Janë të pasura në fibra, që ndihmojnë rrjedhimisht në uljen e nivelit të kolesterolit.

Janë shumë të mira për sytë dhe shikimin. Të shijshme dhe të lehta për t’u përfshirë në dietën tonë. Më të gjitha këto përfitime që na japin hurmat, është e kotë ta theksojmë se tani është koha më e mirë për t’i konsumuar ato.

Categories
Lajme

Hurma kuron shumë sëmundje, lexoni disa kuriozitete për pemën më të mirë në botë

Hurma është konsideruar si pema më e mirë në botë për shëndetin tonë për shkak të vitaminave A dhe C, proteinave, yndyrave, kripërave minerale dhe përmbajtjes së lartë të hekurit. Hurma shërben për një sërë sëmundje si anemia, dobësimi i përgjithshëm i organizmit, gjëndrat teroide, dhimbjet e barkut si dhe në lehtësimin e lindjeve normale të grave shtatzënë.

Ato për organizmin janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave natyrorë dhe për punë të mirë të zorrëve. Sheqeri natyror, i cili gjendet në hurma, është alternativë e përsosur për sheqerin e zakonshëm. Ajo përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet. Hurmat kanë spektër të gjerë të vlerave shëndetësore dhe nutricioniste, për shkak të të cilave konsiderohet si pema më e shëndetshme në botë.

Sipas përbërjes së tyre hurmat janë tableta të vërteta multivitaminësh natyrorë, që mund t’i përdorin fëmijët dhe të rriturit. Hurmat janë burim i shkëlqyer i hekurit, për shkak të përmbajtjes së luteinës dhe zeaksantinës, hurma quhet edhe “vitamina për sy”.

Njëra nga sëmundjet që kuron fryti i hurmës është sëmundja e anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këtë rast këshillohet të përdoret mjekimi me hurma, ku çdo ditë konsumohen 6 deri në 15 kokrra të pjekura rreth një orë para ose pas ushqimit për 15 ditë deri në 25 ditë. Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës si dhe diarresë kronike. Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut.

Përveç këtyre vetive të veçanta hurmat ndihmojnë edhe në rritjen e aktivitetit hormonal për të dy sekset, në gratë shtatzënë ajo ndihmon ne lindje normale dhe pa probleme. Hurma mund të përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë dhe ëmbëlsira të ndryshme.

Nëse konsumojmë 1 hurmë në ditë i bëjmë një nder të madh organizmit, pasi mund të marrim një sasi të konsiderueshme vitaminash. Hurma mund të ndihmojë në pastrimin e mushkërive, të asgjësojë nxehtësinë e brendshme, të parandalojë dizanterinë, të nxisë funksionin tretës etj. Hurma është e pasur n karotene, riboflavin, vitaminën C dhe proteinë.

Vetitë – Hurma ka gjithashtu pektinë, një lloj fibre dietike që mund të shkrihet në ujë. Kjo fibër pastron zorrët dhe nxit jashtëqitjen, duke parandaluar kapsllëkun. Ata që punojnë shumë duhet të konsumojnë hurma për zvogëlimin e inflamacioneve, përmirësimin e qarkullimit të gjakut, dhe për shëndetin e organizmit në tërësi. Përveç kësaj, hurma mund të parandalojë ngurtësimin e arterieve kardiovaskulare. Vetëm pacientët e prekur nga infarkti miokardial nuk duhet të konsumojmë shumë hurma, pasi mund të ketë rol negativ për shëndetin e tyre. Hurma është një frut i shkëlqyer për uljen e tensionit, prandaj personat që vuajnë nga hipertensioni duhet ta konsumojnë këtë frut.

Kur nuk duhet të hani hurmë:

Me stomakun bosh – Kur jemi të uritur stomaku sekreton më shumë acide të tretjes. Hurma ka disa substanca që nëse bashkohen me acidet e stomakut mund të formojnë gurë, ulçer, gjakderdhjen dhe probleme të tjera serioze në stomak.

Disa hurma në të njëjtën kohë – Hurma përmban shumë karbohidrate. Konsumi i tyre në sasi të lartë shkakton ndikime negative për dhëmbët, nivelin e sheqerit në gjak, por edhe tek oreksi ynë. Përveç kësaj, tanina tek hurma mund të ndikojë thithjen e elementeve si kalciumi e magnezi.

Konsumi i hurmës me fruta deti – Tanina tek hurma mund të bashkohen me proteinë, kalcium, duke formuar një mbetje në stomak. Kjo përbërje stimulon organet e tretjes si stomak, zorrë etj dhe shkakton kapsllëk dhe fenomene të tjera.

Hurma me lëkurë – Disa prej nesh parapëlqejnë konsumin e hurmës me lëkurë. Por, lëkura e saj ka shumë taninë dhe mund të krijojë probleme në stomak. Prandaj këshillohet ta heqja e lëkurës.

Categories
Këshilla

Tre frutat më të mirë të vjeshtës, ja çfarë duhet të konsumoni!

Vjeshta ka trokitur zyrtarisht ndaj përfitoni nga të mirat e shumta që sjell kjo stinë. Veçanërisht sa u takon frutave dhe perimeve të cilat gjenden lehtësisht që nga muaji shtator e deri në fund të nëntorit.

Janë të shumta frutat që serviren në këtë stinë, por shega, dardha dhe hurma cilësohen si më të shëndetshmet, me vlera të larta ushqyese, si dhe ndihmojnë organizmin në eliminimin e shumë toksinave.

Shegë – Kokrrat e shegëve përmbajnë dy deri në tre herë më shumë antioksidantë sesa vera dhe çaji jeshil. Ky frutë gjithashtu është një burim i mirë i potasiumit, si dhe furnizuesi kryesor i cili kontribuon për mbajtjen nën kontroll tensionin e gjakut, kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës.

Dardhë – Ky frut i ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale. Dardha nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë.

Në çështjen e shëndetit edhe dardha do të vendosej krahas mollës dhe portokallit. Dardha para ngrënies ashtu si molla, nuk duhet qëruar, pasi shumë vitamina ndodhen në lëkurën e saj.

Hurma – Ka veti laksative dhe rekomandohet veçanërisht për ata që vuajnë nga mëlçia, në të kundërtën për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit ajo është e ndaluar për ata që vuajnë nga diabeti apo që vuajnë nga obeziteti.

Përfitimet më të rëndësishme shëndetësore të hurmës janë vetitë e saj antikanceroze falë përmbajtjes të lartë të betakarotenit dhe vitaminës A. Ky frut mund të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive dhe është e rekomandueshme që të konsumohet nga duhanpirësit kronike.

Categories
Këshilla

Hurmat janë “ushqimi i zotave” me veti të shumta për njeriun

Emri botanik i hurmave nënkupton “ushqimi i zotave”. Adaptohen mjaft lehtë me kushtet klimaterike, si dhe mund t’i gjeni kudo në markete apo tezga ushqimore. Sot, hurmat rriten në rajone si Kina, Bruma, India veriore, Australi, Amerikë si dhe në vendin tonë.
Hurmat janë fruta në ngjyrë kuqe-kafe ose portokalli që rriten në pemë. Për një shije maksimale duhet të konsumohen kur janë të pjekura mirë.

Benefitet shëndetësore të hurmave – Vitamina A gjendet në sasi të mëdha në këtë frut, duke pasur një përmbajtje prej 55% të vlerave ditore në 168 gr hurma. Vitamina C nuk mbetet prapa me rreth 21% plus sasi të bollshme mangani, një faktor bashkëpunues, i cili mund të ndihmojë në mbajtjen e shëndetshme të membranave të mukozës dhe lëkurës, si dhe të ulë rrezikun për kancerin e mushkërive dhe gojës.


Hurmat janë burime të shkëlqyera të fibrave, të cilat ndikojnë që sistemi tretës të jetë i mirë-balancuar. Vitaminat B-komplekse janë prezente për të stabilizuar sistemin metabolik, krahas bakrit dhe fosforit. Me përmbajtje të ulët kalorike, hurmat përmbajnë të gjitha llojet e fito-nutrientëve, flavonoideve dhe antioksidantëve, si katekine, të cilat njihen që kanë veti antibiotike dhe anti-inflamatore, si dhe mbrojnë enët e vogla të gjakut nga gjakderdhja.

Ato gjithashtu përmbajnë galokatekine dhe acid betulinik , të cilat ndikojnë në parandalimin e shfaqjes së tumoreve. Antioksidantë të tjerë që gjenden në hurma përfshijnë beta-karotene, lycopene, luteinë dhe cryptoxanthin. Përmbajtja e zeaxanthinës ndihmon në filtrimin e dritës.
Megjithatë, konsumojeni hurmën me moderim pasi përmban fruktozë, e cila mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj në sasi të larta.

Studimet e bëra te hurmët: – Hurmat janë të paktat ushqime të cilat kanë një ndikim në kancerin e gjirit , pa dëmtuar qelizat normale, sipas një studim të 2012. Shkencëtarët ia atribuan këtë flavonoidit fisetin, që gjendet në disa fruta dhe perime, por vecanërisht te hurmat. Fisetina gjithashtu përmendet si kontribues i rëndësishëm në trajtimin e kancerit të prostatës dhe zorrës së trashë.

Recetë gatimi: Sallatë me hurma dhe djathë dhie. Përbërësit: Sallatë jeshile (ose jeshillëqe të tjera), 4 lugë lëng mandarine, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1/2 e lugë së cajit mustardë Dijon, 1 hurmë të grirë, 1 mollë të vogël, 1/2 e kupës djathë dhie, pak kripë.

Përgatitja: Vendosni sallatën në tas dhe sipër hidhini frutat dhe djathin e dhisë. Në një tas të vogël, përzieni lëngun e mandarinës, mustardën, kripën dhe piperin. Përzieni vajin e ullirit dhe hidheni te sallata.Hidhini bajame për shije. Ju bëftë mirë!