Categories
Këshilla

Rrush i bardhë, apo i zi? Përgjigjja e duhur vjen pas kësaj analize

Rrushi ndikon si tonik natyral i organizmit, ngadalëson plakjen, përkatësisht pengon demencinë dhe sëmundjet degjenerative të syve… edhe rrushi i zi edhe ai i bardhë janë eliksir i rinimit, mirëpo për gjumë të rehatshëm është i mirë vetëm njëri nga këta…

Rrushi mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kan.ceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera.  Edhe pse ekzistojnë lloje të shumta rrushi, shumica e konsumuesve kanë njohuri për rrushin e bardhë dhe rrushin e zi.

Rrushi e zi do të duhej ngrënë sa më shpesh edhe për shkak të kaliumit, manganit, vitaminave C, B1 dhe B6. Mirëpo edhe për shkak se është i pasur me fibra bimore, kalcium dhe hekur.

Lëvorja e kokrrës së rrushit ka rëndësi të madhe, meqë ajo është e dobishme për shëndet. Përmban polifenole, antociane, katekina dhe kuercetinë. Këta janë antioksidues që i shkatërrojnë radikalet e lira. Ruajnë kalueshmërinë e enëve të gjakut dhe zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Hulumtimet kanë treguar që rrushi i zi shton nivelin e melatoninës, i cili është hormon i domosdoshëm për gjumë të mirë. Rrushi i zi mendohet se ndihmon shumë organizmin për t’u pastruar nga helmet. Por rrushi asnjëherë nuk u këshillohet atyre që dëshirojnë të humbin në peshë, ai ndihmon personat që vuajnë nga kapsllëku.

Rrushi i zi duhet të jetë sa më i zi dhe kur të tundet kalaveshi, kokrrat nuk duhet të bien. Edhe rrushi i bardhë është i ngjashëm me atë të ziun. Përmban vlerë të përafërt energjetike me të, por është më i varfër në fenole. Po ashtu, nuk është i pasur aq shumë as me kalium, e kalcium. Lëngu i rrushit të bardhë është i përshtatshem edhe për bebet që sapo kanë filluar ushqimin. Pra, në këtë garë midis rrushit të zi dhe atij të bardhit, fiton rrushi i zi.