Categories
Lajme

Chiara Ferragni është një ikonë e rrjeteve sociale, sa fiton ajo nga Instagrami?

Sipërmarrësja dhe influencuesja Chiara Ferragni duket se e kthen në ar çdo gjë që prek (ose më saktë, të gjitha kompanitë me të cilat ajo bashkëpunon), dhe ndërkohë rrit “perandorinë” e saj financiare.

Shembulli i fundit erdhi kur Safilo Group njoftoi një marrëveshje shumëvjeçare për prodhimin e koleksionit të parë të syzeve të markës Chiara Ferragni, aksionet e grupit u rritën në Piazza Affari, duke fituar 13% të vlerës. E njëjta gjë ndodhi edhe në prillin e kaluar me Tod’s, kur ndikuesja u bashkua me bordin e drejtorëve dhe aksionet e kompanisë luksoze Marche të udhëhequr nga Diego Della Valle regjistruan një rritje prej 14%, ose ndryshe një rritje prej 132 milionë eurosh.

34-vjeçarja ka arritur të krijojë një markë dhe të ndërtojë një besueshmëri ndër vite që shkon përtej marketingut dhe tendencave kalimtare. Dhe tani ajo ka një perandori të vogël financiare që vlen aktualisht rreth 40 milionë euro. Një shifër e madhe, duke pasur parasysh se Forbes, vetëm 4 vjet më parë, e vlerësoi pasurinë e influencueses 9 milionë dollarë.

Burimi më i dukshëm i të ardhurave për Chiara Ferragni-n janë mediat sociale. Falë 24.8 milionë ndjekësve në Instagram dhe 4.5 milionë fansave në TikTok, ajo kërkon nga 60 deri në 85 mijë dollarë për secilin postim të sponsorizuar, sipas DeRev dhe HopperHQ.

Por përveç biznesit që lidhet me mediat sociale, ajo fiton edhe prej tre kompanive që në vitin 2020 arritën të ardhura gati 20 milionë euro. E para sipas renditjes së fitimeve është Tbs Crew, që menaxhon blogun dhe markën The Blond Salad, te të cilat Chiara ka shumicën e aksioneve. E dyta është Sisterhood, një kompani që merret me konsulencë për marketing, evente dhe menaxhim të të drejtave të imazhit të talenteve. Dhe e treta është Fenice, e cila ka markën Chiara Ferragni Collection në portofolin e saj.

Por përtej numrave është Chiara dhe aftësia e saj në biznes dhe fakti që di ku të bëjë investime dhe bashkëpunime.

Categories
Lajme

Chiara Ferragni poston foto me të brendshme dhe duket sikur i humbi të gjitha pikët

Chiara Ferragni po tërheq vëmendjen e ndjekësve të saj dhe këtë herë jo për postimet me Leo-n apo Vittoria-n.

Ndjekësit, sot morrën një postim tundues nga Chiara. Para pasqyrës, në dollapin e saj të mirënjohur (ai që të gjithë do të donin ta kishin), Chiara u shfaq me të brendshme plotësisht transparente të brand-it të cilin e reklamon. Pati një ortek komentesh. Sigurisht nuk mungon komenti i partnerit të saj, Fedez, i cili shkruan ‘Wellaaaaaaaa’.

Shumica e ndjekësve e mbështesin, por pati dhe nga ata që nuk e pelqyen aspak, duke e cilësuar si një foto ‘vulgare’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Pastaj ka edhe nga ata që marrin rolin e moralistit dhe përpiqen të kthejnë një nga femrat më të sukseshme në Itali, në rrugën e duhur duke i kujtuar rolin e saj si nënë, dhe ata që e hedhin ironi dhe kritika: “Nga tani na ke treguar gjithçka”.

Për Chiara Ferragni e gjithë kjo është vetëm punë, por prej kohesh ajo është bërë një fenomen i vërtetë shoqëror, për shkak të aftësisë së saj për të krijuar thashetheme në çdo postim. Asaj i pëlqen të tregojë veten dhe nuk fshihet para asgjëje. Një gjë është e sigurt, trupi i saj është kthyer në formën më të mirë të mundshme, pas lindjes së Vittoria-s!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Categories
Lajme

Po planifikohet shumë shpejt, Facebook dhe Instagram me një ndryshim thelbësor për ndjekësit

Facebook dhe Instagram njoftuan se po planifikojnë që të lejojnë përdoruesit të fshehin pëlqimet në një postim. Të dyja platformat do t’i lejojnë përdoruesit të shmangin plotësisht butonin like (pëlqej) ose thjesht t’i mbajnë shifrat e pëlqimeve për vete, tha shefi i Instagram-it, Adam Mosseri.

“Njerëzve do t’ju mundësohet të vendosin nëse dëshirojnë t’i bëjnë publike pëlqimet apo jo”, tha Mosseri në një konferencë pë media, raporton AFP. Ai tha se pret që publikuesit e rinj të kundërshtojnë më shumë këtë masë, pasi ata zakonisht përpiqen të rrisin popullaritetin e tyre, duke treguar se sa njerëz i pëlqejnë postimet e tyre.

Instagram e ka testuar këtë opsion që shumë kohë. “Më 2019, ne u lejuam një grup njerëzish që të fshehin pëlqimet, për të kuptuar nëse kjo zvogëlon disa presione kur poston në Instagram”, tha një zëdhënës i Facebook-ut, për AFP në muajin prill.

“Disa njerëz e panë si të dobishme, por disa ende dëshironin që të mund të gjurmonin kush është i famshëm”, tha Facebook, që ka në pronësi edhe rrjetin Instagram. Gjatë testimit të këtij opsioni u dëshmua se disa njerëz postuan më shumë kur u hoq mundësia që ata të gjykohen nga përdoruesit tjerë, tha Mosseri.

Nga rendja pas faktit se sa njerëz pëlqejnë postimet në rrjete sociale mund të shihet si simbol i statusit social, duke ngritur shqetësime për shëndetin mendor. Disa ekspertë thonë se kërkimi i madh për “pëlqime” mund të krijojë varësi dhe të ketë efekte shkatërruese, veçanërisht për të rinjtë.

Facebook tha se ka punuar me ekspertë për të kuptuar se si ndryshimet e këtij modeli të fshehjes së pëlqimeve, që është testuar nga Instagram, mund të mbështesë mirëqenien e përdoruesve.

Categories
Lajme

E quajtën “lopë”, Bebe Rexha jep një mesazh të ashpër në shqip për femrat shqiptare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka vendosur të jetë sa më transparente me ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe vazhdimisht publikon foto e video pa filtra.

Duke qenë se askush nuk është perfekt, ajo përpiqet të japë mesazhin më të mirë, që gjithkush ta pranojë veten ashtu siç është.

Disa ditë më parë, Bebe ndau në llogarinë e saj në Instagram një video të formave të saj trupore të pamodifikuara, mirëpo komentet s’kanë qenë fort të mira, kryesisht nga ana e shqiptarëve. Shumica e kanë quajtur “lopë” dhe këto komente vinin nga gjinia femërore.

E zhgënjyer nga ky reagim i vajzave shqiptare, Bebe Rexha ka ndarë në InstaStory një mesazh ku i këshillon ato të mos shfaqin kaq shumë urrejtje dhe bullizim, por të mbështesin më shumë njëra-tjetrën.

“Do ta postoj se si duket trupi im në të vërtetë, sepse askush nuk është perfekt. Dhe shumica e komenteve në shqip thonë se unë jam ‘një lopë’, ‘është e shpifur’”- ka thënë ndër të tjera Bebe.

Më pas, ajo ka shkruar në shqip: “Në vend që ta ngremë njëri-tjetrin, ne e ulim njëri-tjetrin”. Epo, ky ishte një mesazh tepër i qartë dhe i vlefshëm nga këngëtarja shqiptare, e cila ka prekur një temë delikate të vendit tonë.