Categories
Lajme

Një pasanik, në çastet e fundit të jetës, thirri të birin dhe i shprehu dëshirën: “Bir, kam një amanet të fundit…”

Një pasanik, në çastet e fundit të jetës, thirri të birin dhe i shprehu dëshirën e tij të fundit. “Bir, kam një amanet të fundit, të lutem të më va.rro.sësh me gjithë çorapet që kam veshur”.

“Më pëlqejnë shumë këto. Nnëse do hasësh në ndonjë vështirësi, mbi dollap të kam lënë një letër”. Minuti erdhi dhe ai ndërroi jetë. I biri këmbënguli që t’i realizonte dëshirën të atit, por hasi në kundërshtimin e hoxhës.

“Djalosh, kjo që kërkon ti është e pamundur. Babai yt ka qenë besimtar dhe ne e kemi për zakon që të ndjerin ta mbështjellim me qefin”.

Hoxha ishte i vendosur dhe nuk lëshonte pe. Djali nxitoi menjëherë dhe nisi të lexojë letrën mbi dollap që i kish lënë babai: “Bir, siç po e sheh edhe vetë, edhe pse isha shumë i pasur, nuk po mundem të marr dot me vete as edhe një palë çorape, imagjino pak për të tjerat”.

Mësimi: Në këtë botë duarbosh kemi ardhur dhe të tillë do të ikim, prandaj mos prishni marrëdhëniet me të dashurit dhe familjarët tuaj për çështje pasurie. Në jetë kemi nevojë vetëm për dashuri, për asgjë tjetër. Kur Aleksandri i madh ishte në ditët e fundit të tij, shprehu amanet tri dëshira:

Arkëmortin e tij ta mbanin doktorët mbi supe. Rrugën para tij ta shtronin me flori. Duart e tij t’ia linin zbuluar jashtë arkivolit. Pasi u pyet për arsyen e këtyre dëshirave të çuditshme, ai u përgjigj:

“Dua që njerezimi të marrë këto tre mësime: Të kuptojnë që nuk ka mjek në botë që mund ta shmangë humbjen e jetës. Të kuptojnë që asnjë fraksion të pasurisë sime nuk mora dot me vete. Të kuptojnë që duarbosh erdha dhe duarbosh ika, edhe pse isha mbreti më i pasur dhe më fuqiplotë në tokë”.

Categories
Lajme

“Doja të bëja urgjentisht lekë dhe nuk mundja, më ndryshoi trurin një libër”

Prej disa kohësh ai ka braktisur ekranin për t’iu përkushtuar një eksperience krejt të re në jetën e tij, atë të trajnuesit dhe motivuesit të suksesit.

Kur e prezantoi fillimisht këtë nismë, shumë njerëz nuk e besuan, por asgjë nuk e stepi Ermal Mamaqin të ecte përpara.

Gjatë një interviste për “Abc-ja e mëngjesit”, ai tregoi fillimet e kësaj përvoje, duke u ndaluar gjithashtu te të gjithë ata që dyshuan se një komedian si ai do të mund t’ia dilte mbanë.

“Ka akoma njerëz që nuk besojnë te kjo. Para një vit e pak, kur doli lajmi se po bëj trajnime pati revoltë dhe nga miqtë tanë që mendoja se i kisha miq.

“Disa gazetarë pa flokë, më shanin dhe thonin se ku u bë ky që të bëjë këtë gjënë. S’u vë faj. Është e vërtetë që këta njerëz nuk e kuptojnë këtë frymë.”- tha Ermali.

Ai gjithashtu tregoi se ka studiuar për t’u bërë një motivues, ndërsa shtoi se dhe vetë para shumë vitesh, kur nuk mundte të arrinte atë që dëshironte, kishte kaluar një periudhë të keqe psikologjike.

“Është një moment kur ti kërkon të kesh më shumë dhe beson se mund të jesh më shumë. Para shumë vitesh doja të isha më shumë, të isha i suksesshëm, të kisha para, por nuk mundesha.

“Doja shumë, por nuk mundesha. Kur isha afër depresionit, dikush më jep një libër dhe ishte fillimi i gjithë rrugëtimit tim të studimeve. E lexova brenda një nate dhe m’u duk sikur pashë dritën.”-përfundoi ai.

Categories
Lajme

Po festonin fejesën e tyre! Humbin jetën këngëtari dhe e fejuara e tij 16 vjeçe

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja tra gjik.e që ndodhi pak pas mesnate në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, ku humbën jetën 4 persona.

Personat që u ndanë nga jeta janë shtetasit Artan Alushi 30-vjeç, Alfred Dika 39 vjeç, Shkumbin Brati 20-vjeç, Almenia K., 16 vjeçe.

Shkumbin Brati ishte këngëtar i muzikës popullore nga Hasi, djal i një rapsodi hasjan, dhe lajmi ka pikë.lluar ndjekësit dhe miqtë e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllime dhe në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Almenia K., raportohet se ishte partnerja e tij, dy të rinjtë kishin marrë vendimin për të kaluar jetën së bashku duke i premtuar dashuri të përjetshme njëri -tjetrit, pasi një ditë më parë kishin festuar edhe fejesën.

Paraprakisht shkak për ngjarjen, ku dy mjete humben kontrollin, dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar i njërit prej tyre, dhe shpejtësia e madhe me të cilën lëviznin makinat.

Ndërkohë një dëshmitar që ka parë të gjithë situatën u shpreh se ishte aq i fortë, sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat. “Kanë qenë dy makina. Ka ndodhur rreth orës 1. Kam qenë aty dhe pashë ngjarjen. Roje isha.”

Categories
Lajme

Udhëton nga Dubai në Kashar, Beatrix (“Jetaaa”) e ka kuptuar se ia ka futur kot

Vendimi i Beatrix Ramosaj për të mos darkuar me disa ish konkurrente dhe banorët e Big Brother VIP, mes së cilëve dhe Donaldi nuk u prit mirë nga ky i fundit.

Ajo u kritikua edhe pse refuzoi ftesën me argumentin se ishte lënduar nga një batutë që bëri Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi ku hynë brenda shtëpisë.

Këngëtarja u largua nga Shqipëria duke udhëtuar bashkë më kushërirën e saj, Anxhelinën, në Dubai ku qëndroi për disa ditë.

Ndërsa të gjithë mendonin se raporti me Donaldin është krisur, Beatrix tregoi dje se vazhdon të jetë mbështetësja më e madhe e tij. Ajo iu kërkoi publikisht ndjekësve që të votonin Donaldin.

Për më tepër, është mësuar se ajo do të marrë pjesë dhe në finalen e madhe që do të mbahet nesër. Këngëtarja ka lënë pas hatërmbetjet nga batutat dhe do të shkojë në studio për të mbështetur të dashurin e saj nëse do të shpallet fitues.

Categories
Shëndeti

Lëngu që ju ndryshon jetën për 2 muaj, ja si ta përgatisni

Shkencëtarët nga Universiteti i Tajvanit morrën vendim për të kryer një eksperiment. Ky eksperiment përfshinte femra të moshës, peshës, origjinës të ndryshme të cilat pinë një gotë (250ml) lëng domate çdo ditë, gjatë një periudhe prej 2 muajsh.

Specialistët janë habitur nga rezultatet. Femrat patën reduktim të ndjeshëm të peshës e cila lidhet me eliminimin e shpejtë e depozitave yndyrore.

“Gratë të cilat kanë qënë pjesë e eksperimentit nuk ndryshuan zakonet e të ushqyerit, zbuluan shkencëtarët. Ajo që u vu re përveç reduktimit të peshës ishte ulja e nivelit të kolesterolit në gjak.

Për më tepër, shqyrtimi ka treguar se një gotë me lëng domate çdo ditë, mund të mbrojë sistemin imunitar nga sëmundje koronare dhe të ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve. Po ashtu, kjo pije mund të ndihmojë me problemet e tretjes, eliminimin e lëngjeve, siguron mirëqenien e zemrës dhe shmang sëmundjen e pankreasit, mushkërive, mëlçisë si dhe sëmundjet e fshikëzës urinare.

Për më tepër, lëngu i domates është i pasur me kalcium, kalium, proteina bimore,karbohidrate dhe vitaminë C. Prandaj duhet ta përfshini këtë lëng të mrekullueshëm në ditën tuaj çdo ditë.

Udhëzime: Hiqni lëkurën e domates dhe lajeni në ujë të ftohtë. Vendoseni në blender, shtoni kripë dhe sheqer. Mbajeni në një enë të pastruar qelqi dhe të mbylleni mirë.

Categories
Lajme

Kur i ka bërë 1 milionë eurot e para në jetën e tij? Përgjigjet Mozzik

Mozzik u ka kthyer përgjigje ndjekësve të tij në rrjete sociale përmes një sesioni të pyetje-përgjigjeve. Kureshtja ishte e madhe sa i përket shumë gjërave.

Një prej ndjekësve e pyeti nëse i duhet shkruar “ish”-it dhe ai u përgjigj drejt me një “jo”, duke ngritur dyshime sa i përket raportit të tij personal me ish-partneret që ka pasur (e që sigurisht, ajo që na kujtohet është Loredana).

Por, një tjetër detaj që ka marrë vëmendje është sa i përket pasurisë së reperit 26-vjeçar. I pyetur se kur është bërë milioner, ai ka thënë që kjo ka ndodhur në moshën 25-vjeçare, pra vitin e kaluar.

Në mesin e pandemisë kur për shumëkë kjo ka qenë periudha më sfiduese financiarisht, Mozzik ia ka dalë të “bëjë milionin e tij të parë”, në të cilin, një shtysë goxha të madhe duket se ia ka dhënë investimi në kriptovaluta, krahas aktivitetit të tij muzikor.

Javë më parë, ai zbuloi fitimet marramendëse në vlerë disa milionëshe nga investimet në këtë industri. Duket se ai po këshillon rininë të investojë në kriptomonedha, një nga aktivitetet “më në modë” të momentit në Kosovë.

Mbetet për t’u parë se sa sukses do të ketë Mozzik në të ardhmen. Një gjë dihet me siguri: në muzikë është ndër më të mirët. Në biznes ka kohë për ta studiuar.

Categories
Lajme

Më trego si ke lindur, më lër të të them se çfarë rrez ikon

Mënyra se si lind një fëmijë mund të jetë një mekanizëm “shkaktues” për rritjen e mëvonshme të rrezikut të infeksioneve të frymëmarrjes. Mënyra se si lind një fëmijë ndikon në përbërjen e mikrobiomës së tij të zorrëve në foshnjëri dhe kjo nga ana tjetër ndikon në shëndetin e tij të mëvonshëm të frymëmarrjes gjatë vitit të parë të jetës. Ky është përfundimi i një studimi të paraqitur në Konferencën Evropiane për Mikrobiologjinë Klinike dhe Sëmundjet Infektive në Amsterdam.

Këto janë të dhëna nga “Microbiome Utrecht Infant Study” në të cilin morën pjesë 120 të porsalindur dhe shkencëtarët zbuluan se ata që lindën me prerje cezariane kishin një vonesë në zhvillimin e mikrobiomës së tyre të zorrëve dhe një frekuencë më të lartë të baktereve potencialisht të dëmshme, krahasuar me ato. kanë lindur në mënyrë vaginale. Kjo i bën ekspertët të besojnë se mënyra se si lind një fëmijë mund të jetë një mekanizëm “shkaktues” për rritjen e mëvonshme të rrezikut të infeksioneve të frymëmarrjes.

Siç dihet tashmë, më shumë se 1000 lloje të ndryshme bakteresh kolonizojnë traktin gastrointestinal të njeriut, duke kryer funksione të rëndësishme për shëndetin e njeriut, si tretja e ushqimit, forcimi i sistemit imunitar dhe mbrojtja nga të gjitha llojet e infeksioneve.

Pas lindjes, trakti gastrointestinal fillon të kolonizohet me një shumëllojshmëri mikrobesh heterogjene të zorrëve derisa të arrihet ekuilibri. Ritmi dhe modeli i ndërtimit të mikrobiomës së zorrëve në foshnjëri besohet të ketë një efekt vendimtar në shëndetin e individit më vonë në jetë.

Ndërprerja e rritjes normale të mikrobiomës së zorrëve është lidhur me një gamë të gjerë sëmundjesh, duke përfshirë sëmundjen inflamatore idiopatike të zorrëve, astmën, alergjitë dhe kancerin. Studimet e mëparshme kanë treguar se mikrobioma e zorrëve të jetës neonatale ndikohet nga mënyra e lindjes, por gjithashtu është sugjeruar se një rol luan edhe përdorimi i antibiotikëve nga nëna.

Për të sqaruar çështjen, Dr. Marta Reyman, nga Spitali i Fëmijëve Wilhelmina në Utrecht, dhe kolegët analizuan se si mikrobioma e zorrëve u zhvillua në 46 të porsalindurit me prerje cezariane dhe neonatale, duke mbledhur mostra jashtëqitjeje dhjetë herë gjatë vitit të parë të jetës. Nënës iu dhanë antibiotikë pas prerjes së kordonit të kërthizës. Grave u morën edhe mostra jashtëqitje dy javë pas lindjes.

Nga analizat rezultoi se përbërja e mikrobiomës së zorrëve në vitin e parë të jetës ndryshonte ndjeshëm mes të porsalindurve të lindur me prerje cezariane dhe vaginale, një fakt ky që u shpreh më shumë pak pas lindjes. Kjo u shoqërua me një transmetim të matshëm të mikrobeve vaginale nga nëna tek fëmija që ka lindur normal, por jo në rastin e një operacioni cezarian.

Tek neonatët e lindur me prerje cezariane, mikrobioma e zorrëve ishte më pak e qëndrueshme dhe rritja e baktereve të shëndetshme ishte e vonuar në krahasim me të porsalindurit e lindur normalisht. Përveç kësaj, seksioni cezarian u shoqërua me nivele shumë më të larta të mikrobeve potencialisht patogjene të zorrëve, pavarësisht nga kohëzgjatja e qëndrimit në spital pas lindjes, modeli i të ushqyerit dhe përdorimi i antibiotikëve.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se mikrobioma e zorrëve në fazat e hershme të jetës së një personi lidhet me numrin total të infeksioneve të frymëmarrjes në vitin e parë të jetës. “Studimi ynë tregon se mënyra se si njeriu vjen në jetë ndikon në zhvillimin e mikrobiomës së zorrëve në foshnjëri, pavarësisht nga përdorimi i antibiotikëve nga nëna gjatë lindjes. “Sigurisht që nevojiten studime të mëtejshme më të mëdha për të kuptuar plotësisht pasojat e këtyre ndryshimeve, në mënyrë që të zhvillohen strategji për parandalimin e problemeve shëndetësore që lindin si pasojë e prerjeve cezariane”, tha Dr. Marta Reyman gjatë prezantimit të studimit.

Categories
Lajme

Fëmijëria jonë e varfër por e bukur, pushimet tona të mangëta por me shumë lojëra dhe plot argëtim

Ardhja e periudhës së pushimeve të shkollës më shumë se një mundësi përfitimi të paktë për kampe disaditëshe apo shkuarje me familjen në plazh, ishte rrokja e lirisë, dalldisja, shkallmimi i të gjithë caqeve dhe lëshimi ashtu shkujdesur në vjeljen e çdo çasti prapësie në lumturi. Loznim shumë, aq sa e tepronim dhe kjo kishte një kosto qortimesh dhe ndëshkimesh që i’a vlenin. Fundja këto ishin ditët tona të pushimeve, ditët e “çmendurive” që lanë tek ne më shumë se nostalgji, kujtime të bukura dhe miq.

Ishte një kohë që kishim pak gjëra, fare pak, por ato çuditërisht na mjaftonim që të ishim të lumtur, të jetonim një fëmijëri që do ta kishte zili çdo brez që do të vinte më pas. Gjithçka për ne ishin lojërat, argëtimet, zbavitja. Lojërat ishin të shumta dhe të larmishme dhe mrekullisht ishin të tilla sa mbetën të skalitura thellë nesh si vezullime, sepse na dhuruan çaste që na ndihmojnë të kthehemi pas në vite, të përjetojmë me mall dhe nostalgji ato momente dhe ato miq, me të cilët na ndau mosha dhe koha.

Ajo që duhet nënvizuar në këtë grishje kujtimesh dhe parakalim në të shkuarën nostalgjike të fëmijërisë është mënyra se si qarkullonin lojrat nga një qytet në tjetrin, nga një fshat në tjetrin dhe si si pasurohej fëmijëria jonë me këto çapkënllëqe. Ky shkëmbim dhe pasurim i repertorit ndodhte zakonisht në periudhën e pushimeve të shkollës, shkuarja dhe ardhja tek të afërmit bënte të mundur marrjen dhe dhënien e lojërave. Në këtë galeri të pasur nuk mund të themi se cila nga lojërat ishte më e preferuara, dhe cilën prej tyre deshëm më shumë, sepse secila mori dhe dha në ato ditë të bukura pushimesh aq sa nuk do t’i marrë kurrë harresa.

Loja me arra – Një lojë që zakonisht luhej në ditët e festave të fundvitit, Viti i Ri, sepse vetëm atëherë mund të kishe mundësinë të “peshkojë” ndonjë arrë nga racioni që ishte blerë për përgatitjen e bakllavasë, një prej ëmbëlsirave tradicionale. Sa pjesëmarrës që ishim në garë aq kokrra arra viheshin në mënyrë drejtvizore në një largësi të dakordësuar nga lojtarët. Sipas shortit vendosej dhe radha e të qëlluarit. Kokrrat e arrave që goditeshin nga qëlluesi ishin të fituara prej tij. Sa më të pakta të ishin kokrrat aq më e vogël ishte mundësia e të goditurit në shenjë. Sa më e largët të ishte rradha, aq më e vogël ishte mundësi e fitimit. Në fund… të gjithë hamin arrat e njëri-tjetrit, pavarësisht se sa kishte fituar njëri dhe humbur tjetri.

Loja me kopsa – Ishte një lojë me pasoja dhe e dënueshme për shkak të dëmtimeve që bënim në këputjen e kopsave jo vetëm të rrobeve që ishin për tu hedhur, por edhe të atyre që ndereshin nëpër oborret dhe ballkonet e shtëpive. Më kujtohet se u bë aq problem sa disa nga fëmijët më te “rrëzikshëm” përfunduan në fletërrufetë e shkollave. Kopsat vlerësoheshin me pikë sipas madhësisë dhe veçantisë së tyre. Në trotuaret e pallateve hapej një vrimë dhe nga një largësi që ndryshonte sipas largësisë nga gropa, goditej me thojin e gishtit të madh, i cili karikohej për goditje në gishin tregues. Kopsat që arrinim të futnim në vrimëzën e krijuar ishin të fituara, mundësi që shtohej duke futuar në gropëz kopsat e qëlluesit të humbur që nuk ishte treguar me fat të kapte gropën.

Telefoni i prishur – Dy tasa, gota apo kupa prej plastike, druri apo metali, shpoheshin në fund dhe përmes një filli, spango, lidheshin njëra me tjetrën. Dy fëmijët të vendosur në një largësi që testohej sipas përshkueshmërisë së zërit shkëmbenin fjalë mes tyre duke realizuar kështu atë që do të quhej komunikim nëpërmjet telefonit të prishur. Kjo ishte një lojë shumë argëtuese. Emocioni i komunikimit përmes një filli ishte hapi i parë i gjenialitetit tonë.

Hapa dollapa – Ishte zakonisht një lojë që duhet të kishte më shumë se 3-4 përsona. Shfrytëzoheshin për fshehje ambientet rreth ndërtesave dhe oborreve, pemët, lulet, cepat e pallateve, shkallëve dhe çdo objekti tjetër ku mund të të siguronte mundësinë të fshiheshe. Njëri nga fëmijët që zgjidhej me short, mbështetej në një nga objektet përreth dhe teksa numëronte deri në dhjetë, kohë e cila ishte e nevojshme për t’u fshehur, kur drejtuesi i garës i thirrjte “hap”, ai “hapte sytë”, vërtitej në një rreze sa më të ngushtë dhe kërkonte të gjente shokët. I pari do të kalonte në rolin e tij nëse do të ishte aq i suksesshëm sa t’i zbulonte të gjithë.

“Pizzzzzzz”, loja e shuplakave – Ishte një lojë atraktive. Me short zgjidhej ai që do të mbyllte, pozicion i cili realizohej duke kaluar njërën dorë me shuplakë të treguar nga jashtë dhe me dorën tjetrën mbante në një kënd të detyrueshëm fshehjeje syrin vëzhgues. Të përfshirit bënin sikur po qëllonin të gjithë, por vetëm njëri kishte të drejtë ta godiste pëllëmbën e tij. Ai do të kthehej dhe të gjithë me dorën “qëlluese” bënin “pzzzzzzzzzzzzz”, për të kamufluar. Atij do të duhej ta gjente nëpërmjet leximit të vështrimit, sjelljes, ose ashpërsisë së goditjes se kush kishte goditur. Nëse nuk ia dilte do të kthehej sërish në “tabelë qitjeje”. Kishte raste që loja kalonte cakun dhe shndërrohej në grindje, kjo edhe për faktin se kishim filluar të rriteshim.

Karroca me Guzhineta – Ishte loja me e preferuar e fëmijëve të asaj kohe. Një lojë shumë e veçantë. Ata më një copë dërrasë apo me një arkë të vendosur në guzhineta krijonin automjetin e tyre dhe shëtisnin rrugëve duke i shtyrë njëri-tjetrin. Vendet më të preferuara ishin trotuaret dhe vendet e shtruara me asfalt. Kozhinetat dhe materialet e drurit përvetësoheshin në rrethana të ndryshme, përfituesit ishin pothuajse të gjithë, por lideri ishte ai që ngiste mjetin, ndërsa dikush shtynte. Kohë pas kohë këto karroca filluan të zbukuroheshin me llamarina, kauçuk të ngjyrave të ndryshme, kapakë shishesh arranxhate, e shumë objekte të tjera që ricikloheshin.

Pipëza – Kjo lojë realizohej nëpërmjet një mënyre pak të sofistikuar të shfrytëzimit të gjetheve, të lëvores së degëve të njoma dhe të gypit të kallzës së grurit ose elbit, të cilat priteshin në mënyrë të atillë sa kur i fryhej nxirrnin një tingull që ndryshonte nga materiali në material dhe nga lloji i prerjes. Mjeshtëria e realizimit të këtyre lodrave ishte një garë e vështirë ku rivaliteti ishte gjithashtu i ashpër. Brisqet e rrojës, vjedhur baballarëve, ishin mjetet që duheshin, veç lëndës së parë. Ndërtonim kështu instrumentet e para muzikore, krijonim meloditë e para, hidhnim një hap të vogël në botën e madhe të magjisë së muzikës. Nuk kishe konkurse pranimi, ishte garë realizimi të pipëzës më të mirë.

Gjuajtje me llastiqe – Përdorimi i këtij marifeti ishte i ndaluar, për shkak të pasojave që sillnin. Xhamave të thyer, a ndonjë lëndimi të shokut. Ndërtimi i kësaj “arme” realizohej zakonisht nga një degëz e bigëzuar, nga një material metalik apo plastik i përafërt me bigën. Llastiku merrej nga kamerdaret e gomave të biçikletave. Shojet e këpucëve të hedhura nevijiteshin për të krijuar e fukës ku vendosej guri, nga tendosja e llastikut dhe shënjimi përcaktonte largësinë dhe objektin qëllues. Zakonisht me to qëlloheshin zogjt dhe e pësonin xhamat e dritareve. Përdoreshin për garë shënjimi objekte ku më të preferuarat ishin ambalazhet e produkteve ushqimore ose pijeve, shishet, pse jo. Kjo lojë ishte aventurë me pasojat ku fillonin me konfiskimin e “rmës së krimit”, me tërheqje të veshit, me shuplakë, deri në sanksione.

Loja me litar – Dy persona qëndronin në të dyja anët e litarit dhe e tundnin me të njëjtin ritëm ndërsa në mes kërcenin një ose më shumë persona. Gjatë kësaj loje edhe recitoheshin vargje që shoqëronin kërcimin. Ai që pengohej në litar zevendësonte një nga dy përsonat që tundnin litarin. Kështu tundësit ndërroheshin njëri pas tjetrit derisa lodhja të përcaktonte finalistin. Jo të gjithë përfshiheshin në këtë sprovë. Kishte më shumë prej atyre që preferonin të sodisnin.

Loja e kombinimeve – Ndoshta është një lojë paraprurëse e lojërave të mendjes. Ajo ishte treshe dhe nëntëshe. Vizatohej në trotuar një katror me thëngjill, shkumës, apo qeramikë. Përshkoheshin këndet me vizë, vizë e cila bashkohej në qendër. Një vizë tjetër bashkonte mesin drejtvizor të anëve dhe sipas shortit startonte loja e kombinimit tresh. Vendosja e objekteve, që zakonisht guralecë, ishte e tillë që të mund të vinte secili tre guralecët e tij në një drejtëz që bashkohej në tre pikëtakime. Pasi kjo kalohej luhej duke lëvizur në mënyrë të atillë të bashkoje gurët e tu në tre pikëtakimet e njëri pas tjetrit. Ishte loja që parapriu shahun.

Categories
Lajme

8 orë janë ekzagjerim, mësoni për sa orë punë efektive është ‘programuar’ njeriu

Dita e punës dhe mënyra se si ne punojmë janë të lidhura ngushtësisht me produktivitetin. Oraret e zgjatura në punë nuk lidhen me patjetër me rritjen e fokusit, përqendrimin dhe suksesin. Orari normal ditor prej 8 orësh nuk është i bazuar në orarin optimal të orëve që një person mund të jetë i përqendruar. Origjina e orarit 8-orësh lidhet me Revolucionin Industrial dhe jo me kohën e informacionit, në të cilën gjendemi sot.

Në fund të shekullit të 18, 10-16 orë pune ishin normale sepse fabrikat kishin nevojë të funksiononin 24/7. Kur u kuptua se ditë aq të gjata pune ishin brutale dhe të paqëndrueshme, shumë persona ngritën zërin për ditë pune më të shkurtra. Në 1817 u përhap një slogan i cili thoshte “Tetë orë punë, tetë orë rekreacion, tetë orë pushim.”

Megjithatë, 8-orëshi nuk u bë një standard deri në vitin 1914 kur kompania “Ford Motor” i çuditi të gjithë duke ulur numrin e orëve të punës ditore duke i çuar ato në tetë dhe duke dyfishuar pagat e punonjësve. Rezultati? Produktivitet i rritur.

Në këtë mënyrë, edhe pse e vështirë për t’u besuar, 8-orëshi u zyrtarizua si një formë për ta bërë ditën e punës më humane. Por kohët kanë ndryshuar dhe studiuesit sugjerojnë se në një ditë pune prej tetë orësh, një punonjës mesatar është produktiv për vetëm 2 orë e 53 minuta.

Më poshtë është lista me gjëra joproduktive që mbushet dita e punës: Leximi i faqeve të lajmeve – 1 orë e 5 minuta. Koha në median sociale – 44 minuta. Diskutimi i gjërave me punonjësit e tjerë që nuk kanë lidhje me punën – 30 minuta. Kërkimi për punë të tjera – 26 minuta

Telefonata që nuk kanë lidhje me punën – 18 minuta. Pirja e kafes ose çajit – 17 minuta. Mesazhe në telefon – 14 minuta. Ngrënia në orarin e punës – 8 minuta

Përgatitja e ushqimit në zyrë – 7 minuta. Imagjinoni nëse dita e punës do të shkurtohej në 3 orë. Por edhe sikur të shkurtohej në 6 orë. Rezultati? Punonjësit do të ishin më të çlodhur, më shumë të fokusuar dhe më shumë produktivë.

Categories
Lajme

Jeni të lumtur apo inteligjentë? 3 pyetje të thjeshta për të zbuluar veten

Në vitin 2020, një studim i bërë nga një grup psikologësh vuri re se si ndikon dendësia e popullsisë te një individ. Sipas këtij studimi, njerëzit më IQ të lartë rezultuan me kakteristika të ngjashme. ‘Bright Side’ na sjell tre pyetje që do t’ju ndihmojnë të zbuloni nëse jeni njëri prej tyre. Ju kujtojmë se testi është tërësisht subjektiv.

A mund të jetoni në një qytet me një popullsi të dendur?

1. Jo, vendet me një popullsi të dendur më stresojnë.
2. Po, nuk e kam aspak problem. Do të ndihesha si në shtëpi.

A ndiheni të vetmuar apo të mërzitur nëse nuk jeni takuar për disa ditë me mikun tuaj të ngushtë?

1. Pak a shumë
2. Në të vërtetë, jo.

A jeni dakord me këtë përgjigje: Cili nga lapsat është më i gjatë?

1. Jo dhe aq.
2. Po, është mëse e vërtetë

Rezultati: Nëse zgjidhni opsionin e parë në çdo pyetje, atëherë jeni një njeri shumë i lumtur, por nuk keni një nivel inteligjence shumë të lartë.

Nëse zgjidhni opsionin e dytë në çdo pyetje, posedoni cilësitë tipike të një njeriu me IQ të lartë. Siç ka treguar studimi, njerëzit me inteligjencë të lartë janë më të aftë që të përshtaten me mjediset e reja (në këtë rast, zonat me popullsi të madhe). Kjo për arsye se këta njerëz janë në gjendje që të menaxhojnë stresin e jetesës në një metropol, nuk kanë nevojën e miqve të tyre, janë të pavarur dhe mund të mbijetojnë vetë. Përveç kësaj, aftësia për t’i parë gjërat ndryshe është shumë e rëndësishme. Pra, nëse shikoni lapsat në një tjetër këndvështrim, do e shikoni se lapsi i mesëm është më i gjatë. Nëse i keni alternuar përgjigjet, atëherë keni gjetur një të mesme të artë.