Categories
Këshilla Lajme

9 sekretet e femrave kineze për t’u dukur përgjithmonë të reja

Në Kinë, një grua e bukur nuk është vetëm ajo që që duket mirë nga pamja e jashtme. Duke marrë parasysh edhe traditat mijëravjeçare, gratë 40 vjeçare kineze duken si 20. Si ia dalin? Më poshtë ju rendisim 9 pika që mund t’i zbatoni edhe ju kollaj fare:

Së pari, duhet të pini shumë ujë. Kjo është shumë e rëndësishme. Së dyti, shpenzoni më pak kohë në diell, sepse nuk ju bën aspak mirë për lëkurën. Duhet pak e saktë. Duhet të mbroheni gjithmonë me krem dielli. Mundësisht zëvendësoni të gjitha pijet me çaj, jo kafe. Eshtë një gjë pro shëndetit tuaj.

Planifikoni ditën tuaj me një plan strikt ushqimor. Shmangni ëmbëlsirat me shumë kalori. Ushqimi i detit është një pjesë e rëndësishme e dietës së tyre. Ruani qetësinë në çdo situatë. Nervat rrudhosin fytyrën. Masazhi i këmbëve, por edhe i pjesëve të tjera të trupit rregullisht me duar. Masazhi çdo ditë, me një jade rroller, i cili ndihmon për qarkullimin e gjakut. Këtë mjet mund ta gjeni online dhe madje mund ta porosini kollaj fare nga Kina.

Categories
Lajme

Del rezultati: ky është vendi me jetëgjatësinë më të lartë në botë

Të dhënat më të fundit të publikuara në gazetën kineze “South China Morning Post” tregojnë se jetëgjatësia mesatare e banorëve të Hong Kongut, është më e larta në botë. Statistikat e Bankës Botërore tregojnë se mosha mesatare e burrave në Hong Kong është 82 vjeç, ndërsa mosha mesatare e grave është 88 vjeç.

Gjithashtu kjo normë është më e larta krahasuar me vende të tjera si Japonia, Singapori dhe Italia. Gazeta kineze “South China Morning Post” shpjegoi arsyet e këtij fenomeni, duke thënë se “ka shumë faktorë që kontribuojnë në rritjen e jetëgjatësisë së njerëzve në Hong Kong, veçanërisht rimëkëmbja ekonomike dhe mirëqenia shoqërore”.

Kontributi i mirëqenies ekonomike në Hong Kong ndikon në ofrimin e shërbimeve bazë sociale me cilësi të lartë, veçanërisht të kujdesit shëndetësor të disponueshëm në nivele të larta për të gjithë.

Përveç kësaj, sipas gazetës, banorët e Hong Kongut ndjekin stile jetese të shëndetshme që përfshijnë ushtrimin e përhershëm, veçanërisht në mëngjes.

Categories
Lajme

Italianët e përdorin 365 ditë: Kjo bimë forcon kujtesën dhe na zgjat jetën

20% e banorëve të fshatit të vogël bregdetar italian të Accarioli janë afër 110 vjeç. Studiuesit besojnë se “çelësi” i jetëgjatësisë së tyre qëndron tek rozmarina që përdorin për gatim. Kjo bimë përdoret gjerësisht nga italianët që nuk vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare apo demenca.

Megjithatë, studiuesit besojnë se jetëgjatësia e tyre është dhe për shkak të kombinimit të faktorëve të tillë si dieta mesdhetare dhe aktiviteti i tyre. Rozmarina ndihmon për të trajtuar infeksionet e zorrëve, diarrenë, kolitin, fryrjen e barkut, çrregullimet e mëlçisë dhe verdhëzën.

Stimulon gjithashtu qarkullimin e gjakut. Mund të përdoret dhe si çaj për gripin, ftohjen, reumatizmën dhe dispepsinë. Rozmarina përmirëson gjithashtu dhe kujtesën.

Categories
Lajme Shëndeti

Si ndikon konsumimi i mishit në jetëgjatësinë e njeriut, flasim hapur!

Jetëgjatësia jonë ndikohet nga një kombinim mes gjenetikës dhe faktorëve të jashtëm. Vetëm 30% e jetëgjatësisë varet nga gjenetika e trashëguar. Kjo do të thotë që përqindja më e lartë i mbetet faktorëve të jashtë, ku përfshihet dhe ushqimi. Ajo që ne hamë është sigurisht faktori më i rëndësishëm për shëndetin e organizmit. Diskutimet rreth diferencës që ka në organizëm një dietë me produkte të mishit kundër asaj që nuk e lejon ende janë të hapura.

Ama në një nga studimet më të fundit u vu re se personat që nuk konsumonin mish, apo nënprodukte të tij, jetonin më gjatë. Për më tepër, sa më shumë kohë kishte një person që nuk konsumonte këto produkte aq më i shëndetshëm ishte.

Konsumimi në sasi të mëdha të produkteve të mishit sjell dhe ndikimet e tij në organizëm. Duke nisur nga rreziku i shfaqjes së sëmundjeve të zemrës si tensioni i lartë apo kolesteroli i lartë e deri tek shfaqja e qelizave tumoriale. Gjithashtu konsumimi i tepër i mishit në shumë raste ka ndikuar dhe në shfaqjen e problemeve me nivelin e sheqerit në gjak.

Por do të thotë kjo që ju duhet të lini mishin? Çdo rast duhet trajtuar në mënyrë individuale, kjo është këshilla që ekspertët japin më shpesh. Sigurisht që jetëgjatësia ndryshon me çdo person, në saj të rutinë dhe jetës që ai bën.

Duke qenë se mishi dhe nënproduktet e tij janë ushqime kalorike, dhe me përqindje të lartë yndyre nëse konsumohen në sasi të larta kanë ndikim në organizëm. Prandaj çelësi i një plakjeje sa më të shëndetshme është që të kontrolloni ushqimet që ju hani. Me kalimin e kohës trupi humbet aftësinë për të tretur shumë ushqime, të cilat mjekët ju sugjerojnë që t’i konsumoni sa më pak. Njëri nga ata është edhe mishi, por kini kujdes që sasitë që konsumoni të jenë nga shitës të sigurt.

Categories
Këshilla

111-vjeçari tregon sekretin e tij e jetëgjatësisë: Kam një ushqim të preferuar

111-vjeçari australian, Dexter Kruger, i cili jeton në shtëpinë të moshuarve në Queensland ka folur në një intervistë për sekretin e jetëgjatësisë së tij.

“Truri i pulës. Me ato ushqehem. Ato janë gjëra të vogla, por kaq të shijshme.”

I moshuari, ka punuar si fermer dhe veteriner. Po ashtu, ai shkruan libra dhe poezi. Djali i Kruger, Greg, tha se jetëgjatësia e të atit lidhet me mënyrën e thjeshtë të jetesës që ai ka bërë.

Kujdestari i shtëpisë së të moshuarve, Melanie Calvert tha se: “Kujtesa e Kruger është e mahnitshme për moshën që ka”.

Categories
Shëndeti

Ky mineral mund t’ju shkurtojë jetën nëse teprohet me sasinë e tij!

Një studim i fundit zbuloi një lidhje të mundshme midis niveleve të larta të hekurit dhe jetëgjatësisë.

Studimi bashkoi të dhënat nga tre studime të mëparshme gjenetike, duke arritur një mostër të paparë prej më shumë se një milion njerëz.

“Duke përdorur gjenetikën, kemi zbuluar prova që tregojnë se nivelet e larta të hekurit në gjak , lidhen me një jetë më të shkurtër dhe më pak vite të jetuara me shëndet të mirë”, tregon autori kryesor i studimit dhe analisti i të dhënave Paul Timmers, nga Universiteti i Edinburgut në Mbretërinë e Bashkuar.

Çfarë zbuloi studimi? Studiuesit shqyrtuan ADN-në e individëve që jetuan një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, kundrejt atyre që përjetuan sëmundje të lidhura me moshën dhe madje edhe vdekjen në fillim të jetës.

Tek faktorët që u shqyrtuan, studiuesit zbuluan se si ndikojnë gjenet për të metabolizuar hekurin në trup. Kjo gjë që i bëri ata të hipotezojnë se nivelet e hekurit mund të luajnë një rol tek plakja.

Si mund të ndikojnë nivelet e hekurit në jetëgjatësinë tuaj?
Studiuesit zbuluan se predispozita gjenetike ndaj niveleve të larta të hekurit (e cila është kryesisht jashtë kontrollit tuaj), rrit mundësinë për të zhvilluar sëmundje të lidhura me moshën dhe si pasojë të shoqërohet me një jetëgjatësi të reduktuar.

Në thelb, ata me nivele të larta hekuri mund të kenë një rrezik të shtuar për të vdekur më të rinj.

“Dihet se një mungesë e hekurit në organizëm mund të shkaktojë një shëndet të dobët. Por për herë të parë, ne treguam se për shumicën e njerëzve një reduktim i hekurit në gjak, kur niveli i tij është i lartë, ka të ngjarë të jetë i dobishëm për shëndetin e tyre”, thonë studiuesit.

Por kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të konsumoni më mish të kuq ose të eleminoni ushqimet e pasura me hekur, por t’ju inkurajojë të bëheni më të vetëdijshëm për nivelet tuaja të hekurit në gjak.

Njerëzit kanë tendencë të humbasin aftësinë e tyre për të rregulluar nivelet e hekurit ndërsa plaken. Kështu që kontrolli i rregullt i niveleve të hekurit tuaj mund të jetë i rëndësishëm për të pasur një shëndet optimal në moshë të vjetër, shprehen studiuesit.

Categories
Lajme

Ushqimet e duhura për jetëgjatësinë

Ekspertët më në zë të ushqyerjes së shëndetshme janë të mendimit se jetëgjatësia nuk varet nga sasia e kalorive, vitaminave apo e proteinave.

Ushqyerja e shëndetshme nuk është një praktikë strikte me rregulla që nuk shkelen dhe sasi të sakta e të pagabueshme ushqyesish.

Lexoni më poshtë këshilla shumë të vyera mbi regjimin e duhur ushqimor për një jetë më të gjatë.

95 % e ushqimit duhet të vijë nga bimët – Perimet, zarzavatet, drithërat dhe bishtajoret nuk duhet të mungojnë në regjimin tuaj ushqimor. Hani më shumë produkte të stinës dhe një pjesë të tyre bëjini turshi.

Barishtet janë ushqimet më të mira të jetëgjatësisë. – Njerëzit që konsumojnë një racion me barishte në ditë kanë më pak gjasa të sëmuren rëndë në vitet e ardhshme se sa ata që nuk konsumojnë barishte.

Mishi, jo më shumë se 2 herë në javë – Përpiquni të konsumoni të paktën 5 racione të vogla mishi në muaj. Zgjidhni mish pule, qingji ose derri nga ferma të mira organike, të ushqyera në natyrë.

Konsumoni peshk një herë në javë – Njerëzit që konsumojnë barishte dhe ushqime bimore duke përfshirë një sasi të vogël peshku në ditë, jetojnë më gjatë. Sardelet dhe merluci janë zgjedhje shumë e mirë, sepse nuk janë të ekspozuara ndaj merkurit apo metaleve të tjera të rënda.

Të paktën 3 vezë në javë – Hani vezët në mëngjes dhe shoqërojini me fruta ose ushqime me bazë bimore apo drithëra.

Gjysëm racioni me fasule mund ta konsumoni çdo ditë – Fasulet përbëhen nga 21 përqind proteinë, 77 përqind karbohidrate komplekse dhe pak yndyrë. Ato janë një burim i shkëlqyer fibre. Për më tepër, një gram fasule përmban më shumë ushqyes se çdo ushqim tjetër në tokë.

Zgjidhni drithëra të plota – Gruri, thekra, elbi ofrojnë një spektër të gjërë ushqyesish dhe fibre, por bëni kujdes, pasi shpesh buka bëhet me brumë të ardhur që shpërbën niseshten apo glutenin dhe krijojnë një acid që ul nivelin glicemik tek buka.

Konsumoni më pak sheqer – Përpiquni të mos konsumoni më shumë se 4 lugë çaji me sheqer në ditë. Hani ëmbëlsira pak herë në javë dhe shmangni ushqimet e përpunuara me ëmbëlsues shtesë.

2 grushta me arrorë në ditë – Një studim i Harvardit thotë se ata që hanë arra ose arrorë jetojnë më gjatë dhe kanë 20 përqind më pak gjasa të sëmuren se ata që nuk hanë arrorë. Arrorët ulin edhe kolesterolin e keq me deri 20 përqind.

Pini më shumë ujë – 7-8 gota me ujë në ditë ju hidratojnë dhe ulin rrezikun e mpiksjes së gjakut. Nëse pini ujë, keni më pak etje ndaj pijeve të ëmbla apo të gazuara.

Alkoli? Më mirë verë të kuqe – Vera e ndihmon organizmin të përthithë antioksidantët nga ushqimet me bazë bimore. Vera e kuqe në fund të ditës së punës ul stresin dhe i bën mirë shëndetit.

Pini çaj jeshil – Çaji jeshil ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe disa tumoreve. Mund të përzieni çajra të rozmarinës, sherebelës dhe lulerradhiqes. Ose të konsumoni çaj mali. Të gjitha këto çajra luftojnë inflamacionin.

Po kafeja? – Studimet shpjegojnë se pirja e kafesë, por në sasi të kufizuara ul rrezikun e sklerozës dhe Parkinsonit.

Kombinimet perfekte të proteinës – Kombinoni bishtajoret, drithërat, arrorët dhe perimet për të marrë 9 amino acidet esenciale që trupi nuk i prodhon dot. Për shembull, ju mund të konsumoni një racion e gjysëm me speca të kuq me 3 racione lulelakër të gatuar e kështu me rradhë.