Categories
Receta

Receta fantastike për veren: Jogurt pjeshke i ngrirë!

Thjesht përzieni të gjithë përbërësit, shtoni erëza sipas dëshirës dhe vendosni në një blender. Lëreni të bashkohen, të bëhen kremoze dhe të parezistueshme, pastaj shijojeni.

Nëse keni përzier pjeshkat e ngrira, mund ta shijoni këtë desert menjëherë. Shtoni kanellë ose nenexhik për ta plotësuar aromën. Ëmbëlsira më e thjeshtë e verës sapo është bërë edhe më e thjeshtë dhe është koha e duhur për ta përgatitur dhe për ta kënaqur veten me kos të vërtetë të ngrirë të verës.

Nevojiten: Pjeshkë, mjaltë, jogurt, lëng limoni. Përgatitja: Pjeshkat pritni dhe futni në frigorifer me ngrirje të thellë. Të ftohta vendosni në blender dhe shtoni mjaltë, jogurt dhe lëngun e një limoni.

Përziejeni derisa të bëhen kremoze, rreth pesë minuta. Mund ta shërbeni menjëherë jogurtin ose lëreni në frigorifer për një kohë më shumë. Na falenderoni pastaj 🙂