Categories
Lajme

Shkenca zbulon orën ideale për të pirë kafen e parë të ditës

Studimet për kafen dhe efektet e saj në shëndet janë të panumërta. Ndikimi i kafes në organizmin e njeriut është marrë shpesh në analiza nga ekspertët dhe jo rrallëherë rezultatet bien ndesh me njëri-tjetrin.

Një pikëpyetje që gjithashtu është vënë shpesh në diskutim është ajo për kohën ideale të kafes. A është e këshillueshme të jetë kafja gjëja e parë që pijmë në mëngjes? Edhe kjo, me keqardhje, nuk është e rekomanduar nga specialistët.

I gjithë sekreti është te hormoni i kortizolit – i njohur si hormoni i stresit, por edhe hormoni që kontrollon orën biologjike. Kur trupi e çliron, atëherë ndihemi zgjuar. Nivelet e kortizolit, në të vërtetë, janë më të larta herët në mëngjes. Në këto kushte, kafeina rrit edhe më shumë nivelin e këtij hormoni dhe në mëngjes, nëse do t’i shtosh organizmit edhe një kafe, trupi do të prodhojë më shumë kortizol dhe nëse jo, prodhon më pak.

Edhe pirja e shumë kafeve gjatë ditës mund të çojë në efekte të tjera si nervozizëm, pagjumësi, aritmi etj. Po atëherë cila është koha ideale për të pirë kafe?

Ka lajme të mira për ta pirë kafen në mënyrë të moderuar. Koha më e mirë për të pirë kafe është pas mëngjesit. Ora ideale është 9 ose 10 paradite. Kjo orë rekomandohet sepse në këtë moment vlera e kortizolit është e ulët dhe është ora në të cilën pothuaj të gjithë janë zgjuar dhe kanë dalë nga shtëpia. Në këtë kohë, jeni edhe shumë orë larg pasdites, kur kafja, gjithashtu nuk është e rekomanduar për stresin që ju shkakton.

Ora 9 me 10 e mëngjesit – koha ideale për të shijuar një filxhan kafe me miqtë. Ose vetëm, nëse po fshiheni nga kolegët.

Categories
Këshilla

Çfarë ndodh me mëlçinë tuaj, nëse pini 2 filxhanë kafe në ditë

Kafja është një nga pijet më popullore në botë, duke patur në konsideratë faktin se çdo vit njerëzit pijnë plot 450 miliardë filxhanë kafe. Kafeja është e pasur me antioksidantë dhe mund të jetë e dobishme për mëlçinë.

Mëlçia është shpesh e rrezikuar nga ciroza hepatike, një sëmundje kronike që shkakton bllokimin e qarkullimit të gjakut në mëlçi. Por të dhënat tregojnë se nëse pini dy filxhanë kafe në ditë, mund të pakësoni gjasat e cirozës hepatike. Një studim i vitit 2016 zbuloi lidhjen e fortë mes konsumit të kafesë dhe rrezikut të cirozës. Sipas shkencëtarëve, kafeina metabolizohet në një substancë që parandalon zhvillimin e cirozës së mëlçisë.

Kafeja dhe mëlçia – Ndërkohë, shkencëtarë të tjerë amerikanë janë të mendimit se pirja e dy filxhanëve me kafe në ditë ul rrezikun e prekjes së mëlçisë nga Hepatiti C. Sipas tyre, kafeja përmban 100 përbërës aktivë përfshirë antioksidantët, polifenolët dhe kafeinën. Kjo e fundit luan një rol kryesor në rrezikun e kancerit të mëlçisë.

Një studim i vitit 2005, i publikuar në Revistën Ndërkombëtare Të Tumorëve nxori në pah se sasia e kafesë ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë. Nga ana tjetër, kafeja luan një rol të fortë parandalues kundër hepatitit C, një sëmundje ngjitëse që prek mëlçinë.

Plot 150 milionë njerëz në botë vuajnë nga kjo sëmundje, sipas Organizatës Botërore Të Shëndetësisë. Shumë studime të kryera në vitet 2009 dhe 2011 treguan se kafeina ka një rol mbrojtës të mëlçisë kundër shumë sëmundjeve kronike. Sipas tyre, progresi i këtyre sëmundjeve ngadalësohet falë konsumit të dy ose tre filxhanëve me kafe në ditë.

Vlera të tjera të kafes: Ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë, Ul rrezikun e vdekjes së parakohshme, Lufton depresionin, mbron nga diabeti i tipit 2, pakëson gjasat e shfaqjes së kancerit të lëkurës, përmirëson performancën fizike, ndihmon në rënien në peshë. Këto përfitime vlejnë nëse ju pini më pak se tre filxhanë në ditë. Në të kundërt, kafeja mund të kthehet në një armik të organizmit

Kafeja nuk duhet pirë me stomak bosh, sepse shkakton një rënie të menjëhershme të sheqerit në gjak dhe rrit nepsin për ëmbëlsira. Ju nuk duhet të pini kafe pas orës 14:00 dhe shoqërojeni me pak kanellë pluhur për një shije më të mirë.

Categories
Shëndeti

Pse shqiptarët pinë kafe me sheqer?

Pyetja e shumë personave se pse shqiptarët pinë kafe herët në mëngjes, tashmë ka një përgjigje me bazë shkencore. Shkencëtarët spanjollë bëjnë të ditur se një kafe me sheqer është pija më e mire në përgatitjen e trurit, për një ditë të zënë me punë.

Daily Mail bën të ditur se specialist të Universitetit të Barcelonës në Spanjë, vërtetuan se marrja në të njëjtën kohë e kafeinës dhe sheqerit ndikon më shumë në performancën e trurit. Shkencëtarët besojnë se kafeja dhe sheqeri rrisin ndikimin mbi funksione të trurit si kujtesa. Krahas kësaj ato analizuan skanimet e trurit të 40 pjesëmarrësve pasi kishin pirë ujë, kafe me sheqer dhe pa sheqer.

Në studimin e publikuar në revistën “Journal Human Psychopharmacology: Clinical and Experimental” bëhet e ditur se sheqeri dhe kafeja duke rritur ndikimin e dy pjesëve të trurit, të cilat janë përgjegjëse për kujtesën dhe kohën e përqendrimit të trurit përforcojnë performancën mendore. Duke theksuar se truri është më frytdhënës nën efektin e këtyre dy lëndëve, studiuesit pohuan se personat të cilët nuk e pëlqejnë kafenë me sheqer duhet të mësohen me pak sheqer për të përfituar nga ky ndikim pozitiv.

Categories
Lajme

Kafja me limon po bëhet një fiksim, sa vlen për organizmin?

Ka shumë njerëz që e nisin dot ditën pa pirë kafe. Me siguri që keni dëgjuar se kafja në mëngjes rrit kreativitet dhe përqendrimin. Limoni është një agrum i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë. Kjo është arsyeja pse është përdorur gjerësisht prej shekujsh.

Po t’i bëjmë bashkë, e keni menduar? Nuk është shaka. Disa janë të mendimit se është një kombinim i pazakontë, ndërkohë që të tjerë besojnë te përfitimet shëndetësore, që mesa duket arrijnë të tejkalojnë edhe shijen e çuditshme. Po shkenca çfarë thotë?

A ndihmon në shkrirjen e dhjamit? – Sipas shkencës, as limoni dhe as kafeja nuk e shkrijnë dhjamin. E vetmja mënyrë që mund të djegë yndyrën e padëshiruar është duke konsumuar më pak kalori dhe duke djegur më shumë prej tyre.

Pra, ky pretendim nuk është i vërtetë. Ka studime që thonë se kafeina mund të stimulojë indin dhjamor, por kjo lidhet me kafeinën në kafe, jo me përzierjen e saj me limonin.

Ae lehtëson dhimbjen e kokës? – Sipas një hipoteze, kafeina në kafe ka një efekt që shtrëngon enët e gjakut dhe zvogëlon rrjedhën e gjakut në kokë, gjë që lehtëson dhi.mbjet. Hulutimet sugjerojnë që kafeina mund të përforcojë efektet e ilaçeve për dhi.mbjet e kokës dhe migrenës. Hipoteza të tjera thonë se kafeina mund të veprojë mirë duke u shoqëruar me çokollatë ose agrume.

Megjithatë, pirja e kafesë me limon mund të lehtësojë ose përkeqësojë dhimbjen e kokës. Me gjasë, kjo varet nga sasia e kafeinës, jo përzierja kafe-limon.

A e përmirëson lëkurën? – Hulumtimet thonë se përmbajtja e antioksidantëve në kafe dhe limon mund të kenë përfitime në lëkurë, kështu që ka një copëz të vërtetë ky pretendim. Megjithatë sërish mund t’i keni përfitimet e kafesë dhe limonit duke i konsumuar veçmas.

Categories
Këshilla

Shumë studime për kafenë, i fundit ka një lajm pozitiv për adhuruesit e saj

Pirja e deri në tre filxhanë kafe në ditë lidhet me një rrez ik të reduktuar të sëmu ndjeve kardiovaskulare, sipas një studimi të ri shkencor. Kafeja është një nga pijet më të njohura por deri më tani pak dihet për ndikimin e saj afatgjatë në shëndetin kardiovaskular.

Studimi analizoi të dhënat për pothuajse 468,700 njerëzve me një moshë mesatare 56 vjeç.”Gjetjet tona tregojnë se konsumi i rregullt i kafesë është i sigurt, madje edhe konsumi i lartë ditor nuk ishte i lidhur me një rezultat negativ kardiovaskular ose vde kshm ëri për 10 deri në 15 vitet e ardhshme.

Në të kundërt, konsumimi i deri në tre kafeve në ditë ishte i lidhur me rreziqe më të ulëta për “goditje, vde kje nga sëmundjet kardiovaskulare ose shkaqe të tjera,” tha Judith Simon nga Universiteti Semmelweis në Budapest.

Categories
Shëndeti

A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?

Një studim i Universitetit të Floridës dhe të Harvardit ka ngritur shumë pikëpyetje dhe ka shkaktuar shumë polemika mbi rolin e kafesë tek gjumi. Deri më tani besohej se pirja e kafesë në mbrëmje shkaktonte probleme me gjumin, por ky studim i ri i publikuar më herët në gusht thotë të kundërtën.

Në studim morën pjesë 785 njerëz. Ata u mbikëqyrën për plot 5164 ditë dhe netë. Studiuesit mbajtën shënim përdorimin e kafesë, alkoolit dhe nikotinës.

Pjesëmarrësit në studim u pajisën me një pajisje elektronike që u vendos në kyçin e dorës, falë së cilës, studiuesit mund të kishin një panoramë më të qartë të cilësisë dhe kohëzgjatjes së gjumit.

Të dhënat e studimit treguan se nikotina dhe alkooli kanë një ndikim shumë negativ tek fjetja. Mjafton të pini një cigare para gjumit dhe do ju duhen plot 42 minuta që të jeni në gjendje të flini. Kafeina nga ana tjetër nuk prodhonte asnjë efekt anësor në cilësinë e gjumit apo kohëzgjatjen e tij.

Kjo mbikëqyrje kaq e gjatë e përdoruesve të kafeinës, nikotinës dhe alkoolit nuk nxori në pah asnjë lidhje mes pirjes së kafesë dhe parametrave të gjumit. Gjetjet e studimit ishin befasuese për komunitetin shkencor sepse deri më tani besohej fort se kafeina kishte aftësi të bllokonte disa substanca në tru që janë përgjegjëse për gjumin.

Pikëpamjet mbi rolin e kafeinës tek gjumi janë disi kontradiktore dhe ndikimi i saj varion nga individi tek tjetri. Për shembull, ka njerëz që mund të pinë kafenë pa u trazuar në mbrëmje dhe e bëjnë gjumin top.

Ka njerëz që nuk flenë dot siç duhet vetëm sepse kanë pirë kafe pasdite. Deri më tani, studiuesit pretendonin se nëse kafeja pihet deri në 3 orë përpara se të shkoni në shtrat, ajo do t’ju prishë gjumin.

Nëse jeni të ndjeshëm ndaj kafeinës, konsumojeni atë deri përpara orës 14:00. Sasia e filxhanëve të kafesë duhet kufizuar në 4 në ditë.

Categories
Këshilla

Studimi i fundit për kafen në mëngjes, gëzon të gjithë adhuruesit e saj

“Bisturia shkencore” po anon gjithnjë e më shumë nga konsumi i shpeshtë i kafesë si një zakon me përfitime të rëndësishme shëndetësore, veçanërisht kardiovaskulare.

Një studim i kohëve të fundit nga Universiteti Semmelweis në Budapest, gjetjet e të cilit u prezantuan në konferencën e këtij viti të Shoqërisë Europiane të Kardiologjisë, i dhanë një shenjë pozitive pijes së preferuar.

Sipas hulumtimit, deri në tre filxhanë kafe në ditë uli rrezikun e goditjes dhe vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa ndjekja pasuese 10-15 vjet më vonë tregoi se konsumi në sasi ende të mëdha nuk ishte i lidhur me anën efektet në shëndetin e zemrës.

Studimi më i madh që studioi efektin e kafesë në shëndetin kardiovaskular në një popullatë pa sëmundje të diagnostikuara të zemrës, sipas studiuesit kryesor Dr. Judith Simon nga Qendra Universitare për Shëndetin Kardiovaskular, përfshiu 468,629 pjesëmarrës nga Biobank Britanike me një moshë mesatare prej 56.2 vjet dhe gra me 55.8%.

Mostra e popullsisë u nda në tre grupe sipas konsumit ditor të kafesë të atyre që pinin rrallë (22.1%), me konsum të moderuar (0.5-3 gota në ditë, 58.4%) dhe të lartë (mbi 3 gota, 19.5%).

Rezultatet treguan se konsumi i moderuar ishte i lidhur me një rrezik 12% më të ulët të vde kjes nga çdo shkak, 17% nga sëmundjet kardiovaskulare dhe 21% nga goditjet në tru.

Studiuesit shikuan faktorët e mundshëm si mosha, gjinia, pesha, lartësia, pirja e duhanit, aktiviteti fizik, hipertensioni, diabeti, nivelet e kolesterolit, statusi socio-ekonomik dhe konsumi mesatar i alkoolit, mishit, çajit, frutave dhe perimeve.

Categories
Lajme

Dekafeinato apo me kafeinë, cila kafe është më e mirë për shëndetin?

Kafeja është një nga produktet më të dashura për njeriun. Ajo arrin të shuajë përgjumjen tek gjithsecili prej nesh dhe të ofrojë një energji të menjëhershme. Për më tepër, kafeja, si ajo me kafeinë apo edhe ajo pa kafeinë, është një burim i shkëlqyer antioksidantësh. Kafeja dekafeinato nuk përmban kafeinë, ndërsa ajo e zakonshme përmban kafeinë.

Si ndahen – Kafja është një substancë alkaloide që nxirret nga kokrrat e kafesë dhe gjethet e çajit. Konsiderohet si stimulues që ka ndikim në sistemin nervor qendror siç është truri. Efektet e kafeinës janë të shumëfishta duke nisur me gjallërinë mendore duke e bërë njeriun më vigjilent, aktiv dhe më të përqendruar. Nga ana tjetër, kafeja ka një efekt diuretik, që do të thotë se ajo ndihmon nxjerrjen e lëngjeve jashtë organizmit.

Kafeja me kafeinë nuk i nënshtrohet një procesi prodhimi shumë të sofistikuar siç ndodh me kafenë dekafeinato. Kjo e fundit i nënshtrohet një procesi të quajtur “dekafeinim” që në thelb ka të bëjë me heqjen e kafeinës. Përgjatë këtij procesi, janë përdorur disa përbërës si benzene, dikloromethan apo kloroform. Por për arsye sigurie dhe efekte të padëshiruara, prodhuesit e kafesë zgjodhën një metodë të sigurt për heqjen e kafeinës.

Kjo metodë njihet ndryshe si filtrim. Kokrrat e kafesë zhyten në ujë, më pas, uji që përmban kafeinën bashkë me substancat e tjera të lëshuara nga kokrrat filtrohet nëpërmjet përdorimit të qymyrit të drurit.

Uji i filtruar kthehet sërish tek kokrrat e kafesë të cilat më pas thahen duke marrë së bashku aromën e përqendruar në ujë. Kafeina e nxjerrë gjatë filtrimit shitet tek prodhuesit e lëngjeve të gazuara. Kafeja me kafeinë ka një shije dhe aromë superiore në krahasim me kafenë dekafeinato.

Besohet se efektet e padëshiruara të kafesë, siç janë nervozizmi dhe rrahjet e shpejta të zemrës, nuk shmangen plotësisht edhe nëse pini kafe dekafeinato. /Agreoweb

Categories
Këshilla

Dilema e madhe, a duhet pirë kafeja që qëndron gjatë?

Në mënyrë që pija juaj e preferuar ta ketë efektin “ringjallës”, atëherë do të duhej që atë ta pini për, të shumtën, gjysmë ore pas përgatitjes.

Por, a guxoni ta pini kafen që ka qëndruar për një kohë të gjatë e përgatitur? Nëse kafja është me qumësht dhe ka qëndruar gjatë e përgatitur, atë nuk mund ta pini më.


Më pas, kafja e përgatitur duhet ditur se mund ta ndryshojë shijen edhe pas 30 minutash, por pasi që të kalojnë afërsisht katër orë, vjen deri te prishja e vajit të kafes, gjë që ia prishë asaj shijen, e bën më të ithët.

Nëse kanë kaluar më pak se katër orë, ju mund ta pini kafen, por ajo nuk do ta ketë shijen sikur kafja e freskët. Nëse doni që, sado-kudo, ta shtoni shijen e kafes që ka qëndruar derisa është ftohur, atëherë nxejeni pak para përdorimit.

Categories
Lajme

Me apo pa qumësht? Cila kafe ju bën më mirë për shëndetin

Kafeja është një nga pijet më të rëndësishme për të nisur ditën çdo mëngjes. Ajo është transformuar në një përbërës tejet të nevojshëm për një paradite energjike. Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkoli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit.

Studimi nënvizon rëndësinë e kafesë në jetën e shumë njerëzve. Disa e pijnë kafenë me qumësht e me shumë sheqer, disa zgjedhin ta pinë shqeto, të zezë e pa shtesa të tjera. Pasi të keni lexuar këtë do të jeni në gjendje të dalloni alternativën më të shëndetshme mes kafesë me qumësht dhe asaj pa qumësht.

Kaloritë dhe yndyrnat: Një filxhan me kafe pa qumësht përmban 10 kalori dhe aspak yndyrë. Përmbajtja e këtyre të dyjave rritet në varësi të sasisë dhe llojit të qumështit të përdorur. Një filxhan me qumësht pa yndyrë përmban 90 kalori.

Kafeina: Kafeja e bluar dhe e zier në çast ka më shumë kafeinë se një kafe ekspres. Kafetë e përziera me qumësht kanë më pak kafeinë.

Aciditeti: Nëse aciditeti i tepërt ju bën dëm, atëherë qumështi mund të zbusë nivelin e tij. Njerëzit që vuajnë nga urthi thonë se qumështi e bën kafenë më të pranueshme nga organizmi.

Kalçiumi: Nëse kalçiumi ose vlera të tjera ushqimore janë të nevojshme për ju, atëherë mund të përdorni kafe me qumësht. Megjithatë, sasia e qumështit dhe kalçiumit në një filxhan me kafe është tepër e vogël për të bërë një ndryshim madhor në shëndetin tuaj.

Intoleranca: Nëse ju jeni të prekur nga intoleranca ndaj laktozës, atëherë opsioni më i shëndetshëm për ju është kafeja shqeto.

Kompromisi – Makiato, është një nga kafetë më të preferuara për shqiptarët pas kafesë turke. Shqiptarët janë një popull që sipas The Economist, e do kafenë më shumë se çajin dhe shpenzon shumë kohë nëpër kafene. Të dhënat e Institutit të Statistikave thonë se një shqiptar konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në vit. Pjesa më e madhe e amvisave preferojnë kafenë turke pirja e së cilës sipas të dhënave në Shqipëri arrin deri në 30 milionë filxhanë në vit.

Nga një vëzhgim rutinë nëpër disa kafene të kryeqytetit, u vërejt se shumica e të rriturve konsumojnë makiaton ose kapuçino, një alternativë shumë e mirë kompromisi mes variantit me qumësht dhe atij pa qumësht të kafesë. Megjithatë, ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga diabeti, duhet të konsumojnë më mirë kafe pa qumësht sepse ky i fundit përmban 5% sheqer në formën e laktozës