Categories
Lajme

Ushqimet që shkaktojnë migrenë, përpiquni t’i shmangni sa më shumë

Sipas Fondacionit të Kërkimit të Migrenës, ushqimet që shkaktojnë migrenë mund ta bëjnë këtë vetëm kur kombinohen me shkaktarë të tjerë. Ka disa shkaktarë të zakonshëm që mund të shkaktojnë migrenën:

1.Kafeina – Shumë kafeinë mund të shkaktojë migrenë ose dhimbje koke. Sipas Fondacionit Amerikan të Migrenës, kafeina në sasi të duhur mund të ndihmojë në ndalimin e sulmeve të migrenës që vijnë.

2.Ëmbëlsues artificial – Shumë ushqime të përpunuara përmbajnë ëmbëlsues artificial. Këto janë alternativa të sheqerit që u shtohen ushqimeve dhe pijeve për të shtuar ëmbëlsinë, por këta mund të shkaktojnë migrenën.

3.Alkooli – Alkooli është një nga produktet më të zakonshme që mendohet se shkakton migrenë. Sipas një studimi, mbi 35% e pjesëmarrësve me migrenë raportuan se alkooli ishte një nga shkaktarët e tyre të zakonshëm.

4.Çokollatë – Çokollata mendohet të jetë shkaktari i dytë më i zakonshëm për sulmet e migrenës pas alkoolit. Thuhet se nga kjo preken rreth 22 përqind të njerëzve që përjetojnë migrenë.

5.Ushqimet që përmbajnë MSG – Glutamat mononatriumi (MSG) është një kripë natriumi e acidit glutamik, e cila ekziston natyrshëm në trupin tonë. MSG gjendet në ushqime të caktuara dhe i pranishëm në shumë ushqime si një shtesë ushqimore. Konsiderohet e sigurt për t’u ngrënë, por disa studiues e lidhin atë me sulmet e migrenës.

6.Mishërat e pjekur – Mishërat e përpunuar, duke përfshirë mishin e ushqimeve, proshutën, hot dogët dhe salsiçet, të gjithë përmbajnë konservues të quajtur nitrate, të cilat ruajnë ngjyrën dhe aromën. Ka disa prova që oksidi nitrik mund të shkaktojë ose kontribuojë në migrenë.

7.Djathërat e vjetëruar – Djathërat e vjetëruar përmbajnë një substancë të quajtur tiraminë. Tiramina është një tjetër kimikat që është thënë se shkakton dhimbje koke dhe migrenë.

8.Turshitë – Ashtu si djathrat e vjetruar, edhe turshitë mund të përmbajnë sasi të larta të tiraminës dhe si të tilla mund të shkaktojnë dhimbje koke.

9.Ushqimet e ngrira – Ngrënia e ushqimeve dhe pijeve të ngrira, si akullorja ose lëngjet, mund të shkaktojë dhimbje të forta dhe therëse në kokë.

10.Ushqimet e kripura – Ushqimet e kripura, veçanërisht ushqimet e përpunuara të kripura që mund të përmbajnë konservues të dëmshëm mund të shkaktojnë migrenë te disa njerëz. Konsumimi i niveleve të larta të natriumit mund të rrisë presionin e gjakut, duke shkaktuar dhimbje koke ose sulme të migrenës.

Categories
Lajme

10 shkaktarët e sëmundjeve të veshkave, përpiquni t’i mënjanoni

Veshkat janë ndër organet më të rëndësishme në trupin e njeriut pasi kryejnë funksione jetësore, prandaj, është thelbësore që ashtu si për çdo organ tjetër të kujdesemi edhe për mirëfunksionimin tyre. 10 shkaqet kryesore të shfaqjes së problemeve të veshkave, të cilët duhen mënjanuar, janë:

Mbajta e urinës – Një nga shkaqet kryesore të dëmtimit të veshkave është moszbrazja e fshikëzës në momentin e ndjesisë për të urinuar.

Konsumi i pamjaftueshëm i ujit – Veshkat mund të dëmtohen rëndë nëse nuk pini ujë mjaftueshëm.

Konsumi i kripës në sasi të larta – Konsumi i tepërt i kripës, rëndon funksionin e veshkave duke qenë se do t‘i duhet të punojnë shumë më tepër për të nxjerrë kripën e tepërt nga organizmi.

Përdorimi i rregullt i analgjezikëve – Shumë persona marrin analgjezikë për të ulur inflamacionin si dhe për të kontrolluar dhimbjet por marrja e rregullt e tyre mendohet se është e dëmshme për veshkat.

Konsumi i ushqimeve me përmbajtje të larta proteinash – Konsumi i ushqimeve me përmbajtje të lartë proteinash nxit glomerulat deri në hiperfiltrim duke rritur ngarkesën metabolike të veshkave.

Konsumi i alkoolit – Nga konsumi i tepruar i alkoolit, acidi urik do të mbetet në tubat renalë, duke rritur kështu rrezikun e dështimit renal.

Duhanpirja – Duhanpirja shkakton ngushtim të enëve të gjakut në veshka duke përshpejtuar humbjen e funksionit të veshkave.

Konsumi i tepërt i kafeinës – Konsumi i tepërt i kafeinës, rrit presioni arterial e për pasojë rëndon funksionin e veshkave.

Neglizhenca ndaj infeksioneve të zakonshme – Mostrajtimi i infeksioneve, viruseve apo baktereve mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme.

Mungesa e gjumit – 6 deri në 8 orë gjumë janë thelbësore për shëndetin e çdo individi pasi gjatë këtij procesi rigjnerohen indet e organeve.

Categories
Lajme

Cilat janë efektet e kafeinës në fertilitet, bazuar në dy studime

Sipas një studimi të kryer në Shkollën e Mjekësisë së Universitetit Nevada në Reno, kafeina ndërhyn në kontraktimet muskulore të tubave fallopiane. Tubat fallopiane janë përgjegjëse për lëvizjen e vezës nga vezorja në mitër. Prandaj nësen zvogëlohen kontraktimet në muskujt e lëmuar, veza nuk do të jetë më në zonën optimale për konceptim.

Rekomandohet që gratë që përpiqen të ngelen shtatzënë të heqin dorë nga kafeina, sidomos nga pijet energjike dhe kola ose të zvogëlojnë në minimum sasinë e marrjes së saj.

Studiuesit në Departamentin e Rritjes dhe Riprodhimit në Universitetin e Kopenhagen bënë një eksperiment me burra. Disa pjesërmarrës konsumuan kryesish kola dhe pije energjike, të tjerët konsumuan kafe dhe çaj. Rezultatet treguan se grupi që konsumoi pijet energjike dhe kola kishin një numër rreth 30% më pak të materialit gjenetik mashkullor. Burrat që konsumuan kryesisht kafe dhe çaj nuk kishin thuajse asnjë ndryshim në numrin e tyre.

Categories
Lajme

Dëshiron ta kesh mendjen e qetë 24 orë? Hiq dorë nga këto 3 ushqime

Dieta jo vetëm që ndikon në shëndetin tonë fizik por gjithashtu ka efekte serioze në shëndetin mendor. Nëse ka ushqime që ndikojnë pozitivisht për shëndetin ka dhe të tjerë që e shkatërrojnë atë.

Kafeina – Shumica e njerëzve e fillojnë ditën e tyre me një kafe që u jep atyre energji për t’u zgjuar. Sidoqoftë, sipas ekspertëve, kafeja dhe kafeina në përgjithësi është e dëmshme për shëndetin tonë mendor. Konsumimi i tepërt i kafeinës ka një efekt negativ në stres, pasi i jep stimuj të tepërt zonës së trurit që percepton fobitë.

Alkooli – Kur konsumojmë alkool gjatë natës, trupi ynë e ka të vështirë ta metabolizojë atë, duke ndikuar kështu në cilësinë e gjumit. Ekspertët thonë se edhe një orë më pak gjumë ka një efekt negativ në mënyrën e marrjes së kalorive dhe humorit.

Ëmbëlsuesit artificialë – Ushqimet e përpunuara me ëmbëlsues artificialë janë jo vetëm të dëmshëm për shëndetin fizik por edhe për atë mendor. Hulumtimet e deritanishme kanë treguar se ëmbëlsuesit artificialë rrisin bakteret e dëmshme në zorrë, gjë që shkakton humor të keq dhe stres.

Categories
Lajme

Ke shpesh dhimbje koke? Mëso 10 arsyet e pazakonta të këtij shqetësimi

Nga moti, aromat e forta, qëndrimi i keq e deri te kafeina, shumë faktorë mund të ndikojnë te dhimbja e kokës. Lexoni në vijim për të kuptuar se çfarë mund ta shkaktojë dhimbjen e papritur të kokës.

Moti – Ndryshimet e temperaturës mund ta bëjnë më të mundshme migrenën. Pavarësisht nëse është një valë nxehtësie apo ftohtë, ndryshimi mund të shkaktojë një dhimbje koke. Shiu ose ndryshimet në presionin barometrik gjithashtu mund të çojnë në dhimbje koke. Ju nuk mund ta ndryshoni motin, por mund të vendosni syze dielli, të qëndroni të hidratuar dhe të shmangni diellin e mesditës.

Aromat e forta – Erërat e forta, madje edhe ato të këndshme, shkaktojnë dhimbje koke te shumë njerëz. Pse ndodh kjo është e paqartë. Aromat më të zakonshme janë bojërat, parfumet dhe lloje të caktuara lulesh.

Aksesorët e flokëve – Mënyra se si i mbani flokët mund t’ju dëmtojë kokën. Një bisht i shtrënguar mund të tendosë indin lidhës në lëkurën e kokës, duka shkaktuar dhimbje.

Ushtrimet – Aktiviteti i rëndë fizik ndonjëherë mund të çojë në dhimbje koke. Këto lloj dhimbje koke janë më të zakonshmet tek njerëzit që ka të ngjarë të kenë migrenë.

Qëndrimi i keq – Mënyra se si qëndron krijon presion në muskujt e kokës dhe qafës. A i përkulni shpatullat, përdorni një karrige pa mbështetje në pjesën e poshtme të shpinës, apo shikoni një monitor shumë të ulët ose shumë të lartë? Nëse keni dhimbje koke të shpeshta, ndryshimi i këtyre gjërave mund t’ju ndihmojë.

Djathi – Një shkas i migrenës për disa njerëz është djathi blu, çedër, parmixhan dhe zviceran. Problemi mund të jetë një substancë e quajtur tiraminë.

Vera e kuqe – Tiramina është gjithashtu te vera e kuqe dhe pije të tjera alkoolike. Përbërës të tjerë në verë gjithashtu mund të kontribuojnë në dhimbje koke. Për shkak se alkooli rrit rrjedhjen e gjakut në tru, efektet mund të jenë edhe më të forta.

Mungesa e vakteve – Dhimbjet e kokës nga uria nuk janë gjithmonë të kuptueshme. Nëse nuk hani, dhimbja mund të nisë para se të kuptoni se jeni të uritur. Problemi ka të ngjarë të jetë një rënie e sheqerit në gjak. Por mos u përpiqni të kuroni një dhimbje koke nga uria me një ëmbëlsirë. Ëmbëlsirat bëjnë që sheqeri në gjak të rritet dhe më pas të ulet edhe më shumë.

Pirja e duhanit – Mund të shkaktojë dhimbje koke. Tymi përmban nikotinë, e cila bën që enët e gjakut në tru të ngushtohen.

Kafeina – Nëse keni shumë dhimbje koke, kafeina në sasi të larta mund të jetë arsyeja. Nëse konsumohet në mënyrë të moderuar, kafeina e qetëson dhimbjen e kokës. Mos hiqni dorë papritur nëse vini re që keni dhimbje koke nga kafeina. Uleni dozën gradualisht.

Categories
Lajme

Katër arsye bazë pse zgjoheni me dhimbje koke në mëngjes

Nëse shpesh zgjoheni me dhimbje koke, atëherë nuk jeni vetëm, pasi dhimbjet e kokës në mëngjes kanë tendencë të jenë shumë të zakonshme. Arsyet janë të shumta dhe mund të ndryshojnë ndjeshëm nga personi në person. Disa shkaqe të mundshme që mund të “fshihen” pas dhimbjes tuaj të kokës në mëngjes janë:

Keni pagjumësi – Mungesa e gjumit është përgjithësisht një shkak i zakonshëm i dhimbjeve të kokës. Nëse keni vështirësi të flini rregullisht dhe nuk ndiheni të relaksuar atëherë me siguri po përjetoni ndonjë çrregullim gjumi.

Simptoma e tërheqjes së kafeinës – Dhimbja e kokës në mëngjes mund të jetë një simptomë e “privimit” të kafeinës dhe zakonisht ndodh tek njerëzit që konsumojnë shumë filxhanë kafe gjatë ditës. Kafeina mund të ndikojë në rrjedhën e gjakut në tru dhe nëse nuk konsumoni aq filxhanë sa zakonisht mund të shkaktojë efekte anësore neurologjike që janë të ngjashme me privimin e substancave të tjera.

Lani dhëmbët – Larja e dhëmbëve mund të shkaktojë tension në nyjet temporomandibulare, të cilat lidhin nofullën e poshtme me kafkën para veshit, ndërsa mund të shkaktojë ndryshime në pozicionin e nofullës. E gjithë kjo çon në tension të akumuluar, i cili mund të shkaktojë dhimbje koke.

Mund të përjetoni migrenë – Migrena mund të ndodhë në çdo kohë, por shumë njerëz përjetojnë migrenë natën vonë ose herët në mëngjes. Në fakt, sipas studimeve, migrena shfaqet në një “rreth”, një zbulim që sugjeron se zakonisht ndodh afërsisht në të njëjtën kohë gjatë ditës. Prandaj, është e mundur që dhimbja e kokës që keni kur zgjoheni të jetë në të vërtetë një migrenë.

Categories
Lajme Shëndeti

Kafeina dhe flokët kanë lidhje me njëri-tjetrin, ju ftoj të mësoni arsyen

Është një nga arsyet që ju ngriheni nga shtrati, por për shumë nga ju që nuk e dini, kafeina ka një rol tjetër tani: merr pjesë edhe në industrinë e kujdesit për flokët.

Dhe ndryshe nga disa përbërës të tjerë të njohur, kjo mbushje e re e shampove, kondicionerëve dhe trajtimeve me kafeinë, ka një shkencë mjaft të fuqishme pas saj.

Kafeina stimulon qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës, shpjegon Bridgette Hill, një trikolog dhe kolorist në Paul Labrecque Salon and Skincare Spa. Dhe kjo është thelbësore, sepse gjaku është ai që ushqen kokën me oksigjen dhe lëndë ushqyese, të cilat nevojiten edhe për të pasur flokë të shëndetshëm.

Kjo vlen shumë për ju që vuani nga flokët e thatë apo të rrallë, të cilët mund të jenë pjesë e gjenetikës. Produktet e përbëra nga kafeina mund të jenë një shtesë e rëndësishme në rutinën tuaj.

Në lidhje me humbjen e flokëve: Kafeina natyrshëm kundërvepron me DHT, hormonin përgjegjës për të, thotë dermatologu Dhaval Bhanusali. Pra, në thelb, mendoni për kujdesin për flokët me kafeinë si një formë parandalimi dhe si një mënyrë proaktive për të pasur flokë më të gjatë, më të trashë dhe të shëndetshëm.

Categories
Lajme

Keni probleme me gjumin? Këto janë 10 sugjerimet më të mira për ju

Çlirimi progresiv muskular – Është një metodë ushtrimesh që nënkupton lirimin e të gjithë muskujve të trupit. Studime të ndryshme kanë treguar se kjo metodë përmirëson gjumin e atyre që kanë probleme të mëdha

Një dush i ngrohtë – Për të fjetur më mirë ëshët e rëndësishme që para se të shkoni në krevat, të jeni të qetë. Ky objektiv arrihet shumë lehtë me një dush të ngrohtë, të shoqëruar edhe me ndonjë qiri aromatik.

Meditimi – Ndonjëherë nuk arrin ta “fikësh” trurin dhe vazhdon të mendosh për gjithë problemet e mundshme. Hilja qëndron te meditimi, i cili ndihmon në luftën kundër pagjumësisë. Mund të provohet edhe një frymëmarrje e thellë me bark.

Joga – Qetësimi nga joga është një mënyrë natyrale kundër pagjumësisë. Efekti i saj është shumë i ngjashëm me atë të një aktiviteti fizik të shëndetshëm. Trupi prodhon endorfinë, një substancë e duhur për mirëqenien

Aromaterapia – Një studim ka treguar se disa gra që vuanin nga pagjumësia, arrinin të flinin kur kishin aroma të këndshme rrotull. Aromaterapia praktikohet lehtësisht me ndonjë dush, me vajra apo ndonjë maskë për sytë.

Ushtrimet fizike – Personat që stërviten rregullisht kanë më tepër mundësi për një gjumë të mirë e të shëndetshëm. Studimet e kanë lidhur aktivitetin fizik me një gjumë të rehatshëm dhe me një jetë më të mirë.

Ambient i rehatshëm – Është e rëndësishme që edhe ambienti të jetë sa më i rehatshëm. Ndonjëherë duhen përpjekje të vogla për të ndryshuar dhomën e gjumit dhe për ta bërë vendi ideal qetësie. Temperatura e duhur dhe mungesa e zhurmave janë thelbësore.

Jo kafeinës – Nuk duhet harruar se kafeina ka një rreze veprime prej të paktën 5 orësh. Kështu që është shumë e rëndësishme koha kur pihet kafe (domethënë jo pasdreke). Vetëm kështu mund të ndihmojmë trupin tonë të flejë më rehat.

Jo duhanit – Nikotina është një stimulues që çon lehtësisht në probleme me gjumin. Studimi më i fundit ishte në 2008-n ku u provua se ata që pinin duhan kishin mmë probleme me gjumin sesa ata që s’pinin.

Çohuni nga krevati – Kur vërtet s’ia dilni të flini, është koha për t’u çuar nga krevati. 30 minuta apo një orë duke u marrë me diçka tjetër do t’ju ndihmojë që pastaj të shtriheni dhe të flini më qetë.

Categories
Lajme

Doni lëkurë perfekte? 6 produktet që nuk i sugjeron asnjë dietolog në botë

Disa nga ushqimet e shpejta të preferuara, duke shtuar smoothies dhe frutat e thata, mund të dëmtojnë shëndetin e lëkurës sonë dhe të na plakin më shpejt. Kjo vjen për shkak të disa përbërësve jo shumë të mirë si sasia e madhe e sheqerit, natriumi dhe sulfatet që mund të ndikojnë aspak mirë në trupin tonë duke e dehidratuar ose duke dobësuar kolagjenin e lëkurës. Ju ftoj të lexoni një listë me produkte që nuk duhet t’i konsumoni shpesh:

Supat e konservuara – Kanë natrium, i cili thith ujin në trup duke na bërë me të dehidruar se më parë. Në fakt, një kanaçe mesatare supë mund të përmbajë më shumë sesa pjesa jonë e rekomanduar ditore e natriumit. Kjo mund të ndikojë në lëkurë, pasi bëhet më e thatë dhe më e prirur për rrudha.

Smoothie me fruta – Janë të mbushura me sheqer, por konsumimi i tepërt i sheqerit ka qenë i lidhur me shëndetin e lëkurës, pasi ndikon në kolagjenin dhe strukturën e lëkurës. Kolagjeni është i rëndësishëm për mbrojtjen e lëkurës dhe mbajtjen e saj elastike dhe të re.

Pijet energjike – Edhe pse këto pijë mund të jenë të dobishme për këdo që ka nevojë për energji, në fakt e dëmtojnë lëkurën pasi përmbajnë sheqer dhe kafeinë, të dyja të dëmshme për lëkurën. Sasia e lartë e sheqerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj të kolagjenit ndërsa kafeina dehidron lëkurën. Kjo e bën lëkurën më të ndjeshme ndaj dëmitmeve dhe rrudhave.

Ushqimet e skuqura – Jo vetëm që janë të dëmshme për shëndetin, por na bëjnë të dukemi më të moshuar. Kjo sepse ushqimet e skuqura rrisin përbërjet inflamatore në trup që do të thotë se mund të irritojnë trupin dhe e bëjnë lëkurën më të prekshme nga dëm.timet e jashtme nga dielli.

Frutat e thata – Ndonëse janë të shijshme, frutat e thata e bëjnë lëkurën më të vjetër sepse janë plot me sulfate. Sulfatet janë të rëndësishme për ruajtjen e frutave, por gjithashtu rrisin nivelin e radikaleve të lira në trup, të cilat dëm.tojnë qelizat, ADN-në dhe proteinat tona, duke çuar në plakje të parakohshme në formën e rrudhave pasi ato sulmojnë kolagjenin.

Makaronat – Karbohidratet e përpunuara, si makaronat, orizi i bardhë dhe buka mund të dëm,tojnë lëkurën, sepse ndikojnë tek kolagjeni. Të gjitha kanë një efekt të madh në nivelet e sheqerit në trup. Kjo do të thotë që lëkura mund të bëhet më pak elastike dhe e rrudhur.

Categories
Lajme

Llojet e ushqimeve që po ju shkatërrojnë mishrat e dhëmbëve

Shpesh i kushtojmë rëndësi dhëmbëve duke lënë pas dore mishrat, që janë po aq të rëndësishëm për shëndetin oral. E dini se ka një sërë ushqimesh që nëse konsumohen shumë shpesh, i lëndojnë ato vazhdimisht duke çuar madje edhe në sëmundjen e mishrave të dhëmbëve.

Në përgjithësi, ushqimet që dëmtojnë dhëmbët dëmtojnë gjithashtu mishrat e dhëmbëve. Cila duhet të rralloni?

Pijet me soda – Nuk është ndonjë çudi që pijet me soda dëmtojnë dhëmbët dhe mishrat, për shkak të nivelit të lartë të sheqerit dhe aciditetit. Acidi është, si ta themi…acid, ndaj shkatërron smaltin e dhëmbëve duke lejuar zhvillimin e bakterieve, të cilat gjithashtu e dashurojnë sheqerin.

Lëngu i frutave – Është shumë i shëndetshëm për trupin, por nuk është shumë i mirë për shëndetin oral. Ka sheqer dhe gjithashtu, si në rastin e lëngjeve të agrumeve, shumë përmbajtje acidi.

Karamelet (veçanërisht ato të butat) – Sheqer i pastër; sigurisht që është i keq si për dhëmbët ashtu edhe për mishrat. Por më shkatërrueset janë karamelet e buta, të cilat ngjiten pas dhëmbëve duke nxitur rritjen e baktereve.

Frutat e thata – Ja ku arritëm tek zona e të preferuarave. Ky ushqim i shijshëm dhe i shëndetshëm ,nëse konsumohet në sasinë e duhur, ngjitet ose mbetet mes dhëmbëve dhe është shumë i vështirë për t’u tretur në gojë. Nuk keni pse të hiqni dorë prej tyre, thjesht tregohuni të kujdesshëm për t’i pastruar.

Domatet – Siç e dini, domatja përmban shumë acid. Pasi e hamë na djeg edhe lëkura rreth gojës, imagjinoni ç’bëhet me mishrat. Ndaj nuk është mirë të konsumohet si frut, por si pjesë e vaktit, në sallatë ose supë.

Buka e bardhë dhe të tjera karbohidrate – Karbohidratet kanë vetinë e të kthyerit në sheqer. Përveç kësaj, ndërsa i përtypim, këto ushqime mbeten nëpër dhëmbë, duke shtruar një banket për bakteriet.

Kokoshkat – Janë të shijshme, por e keni vënë re sesi mbeten nëpër dhëmbë. Gjithashtu, njihen raste ekstreme të cipës së kokoshkës, që pasi ka hyrë brenda mishit, ka shkaktuar një infeksion të atillë saqë pacienti ka humbur dhëmbët.

Alkooli – Na vjen keq, na vjen me të vërtetë keq. Sheqer, acid, dhe sikur të mos mjaftonin këto, alkooli shkakton tharjen e gojës, duke pakësuar mukozën, e cila mbron smaltin e dhëmbëve dhe mishërat.

Kafeja dhe të tjera pije me kafeinë – Si në rastin e alkoolit, edhe kafeja shkakton pakësimin e pështymës duke shkaktuar tharjen e gojës, çka i ekspozon mishrat ndaj mikrobeve.