Categories
Këshilla

6 pjata të shijshme që ju ndihmojnë të bini në peshë

Të gjithë duam të ushqehemi shëndetshëm, por s’e themi dot me plot gojën që gjërat më të shëndetshme janë ato që na shijojnë më shumë. Të gjesh receta që janë sa të shëndetshme, pa kalori dhe në të njëjtën kohë të shijshme, është relativisht e vështirë. Shtoji kësaj edhe çështjen e kalorive, për të mbajtur peshën nën kontroll.

Gjithsesi, si çdo gjë tjetër edhe pjatat që plotësojnë dy kushtet që duam ne, janë një informacion larg. Çfarë mund të gatuani ju duke nisur që sot? Gjithë pjatat më poshtë:

1. Salmon i pjekur me pesto. Shërbejeni kaq thjeshtë dhe do të ndiheni të ngopur në fund të vaktit!

2. Këtë sallatë! Ka më pak se 400 kalori, ka fruta, perime dhe është padyshim kaq e shijshme sa duket.

3. Kunguj të skuqur. Më pak se 50 kalori dhe ju e dini sa vlera ushqyese kanë, prandaj mos përtoni.

4. Karkaleca dhe shparaguj në tavë!

5. Lulelakër të pjekur dhe perime të tjera…

6. Sallatë mesdhetare, të cilën ne e njohim mirë sallatën e famshme me kastraveca, domate dhe çfarë të doni ju!

Burimet: Pop Sugar dhe Anabel

Categories
Këshilla

Ja pse duhet të konsumojmë karkaleca, na mbrojnë nga dy probleme shëndetësore

Karkalecat janë një burim unik antioksidantësh dhe substancash antiinflamatore. Antioksidantë si astaksanthina ndihmojnë sistemin nervor dhe muskujt. Studimet tek kafshët kanë treguar që dozat e këtij antioksidanti ndihmojnë në uljen e rrez ikut nga kan ceri i zorrës së trashë dhe disa problemeve të lidhura me diabetin.

Karkaleci i detit është gjithashtu i pasur me selenium, mungesa e së cilës është një faktor rreziku që shkakton sëmu ndje të shumta zemre, diabet të tipit 2, kompromenton aftësitë mendore dhe shkakton depresion. Nëse jeni të rrezikuar nga këto simptoma dhe sëm undje, atëherë karkaleci i detit duhet të jetë pjesë e dietës suaj.

Karkalecat kanë sasi të pazakonta bakri, duke u bërë në një nga ushqimet nënujore më të pasur me këtë mineral e duke ia kaluar edhe peshkut. Gjithçka varet nga një proteinë e pasur me bakër që gjendet tek karkaleci dhe që njihet si hemocianinë.

Nga ana tjetër, karkaleci shpesh futet në listën e ushqimeve që duhen shmangur tek njerëzit që duan të ulin sasinë e kolesterolit. Në 110 gram karkaleca gjenden 220 miligram kolesterol ndaj ky pretendim është mëse i drejtë.

Pavarësisht përmbajtjes së lartë të kolesterolit, studime të tjera kanë treguar që yndyrnat tek karkaleci kanë edhe aspekte të tjera të mira siç është Omega-3.

Categories
Lajme

Si ta kuptoni se po blini karkaleca të freskët, një këshillë e thjeshtë

Në ditët e sotme është bërë gjithnjë e më shumë e vështirë për të dalluar ushqimet e freskëta dhe që i’a vlen vërtet t’i blini. Një prej tyre është edhe rasti i karkalecave. Ato kanë një çmim relativisht të lartë për kilogramë, prandaj është e rëndësishme të dini se çfarë po blini realisht.

Si t’i dalloni karkalecat e freskët? Nëse dëshironi të blini karkaleca të freskët, zgjidhni ato që i kanë kokat. Karkalecat zakonisht ngrihen dhe transportohen pa koka, sepse kokat e karkalecave përmbajnë shumë yndyrna të cilat mund të prishin cilësinë e karkalecave kur ruhen për një kohë të gjatë.

Karakteristika të tjera të karkalecit të mirë përfshijnë erën e freskët të tij, sytë dhe këmbët e forta.

Categories
Receta

Receta: Guxoni ne kuzhine, karkaleca me oriz te zi

Karkaleca me oriz te zi per nje shije te paharrueshme shoqerojeni me nje gote vere te bardhe. Perberesit: 1 qepë. Vaj ulliri. Oriz i zi 100 gram. ½ gotë verë e bardhë, kripë, piper, karkaleca, lajthitë te grimcuara

Pergatitja: Pritini qepën në copa të vogla. Skuqeni atë me vaj ulliri në një tigan. Shtoni oriz të zi dhe përzieni atë me një lugë druri për disa minuta. Shtoni gjysmën. Shtoni kripë, piper dhe pak ujë.

Merrni karkalecat, skuqini shtoni dhe lajthite e grimcuara dhe sherbejini me rizoton. Te jeni te sigurt se do t’iu pelqejne shume.

Categories
Receta

“Të lëpini gishtat” me karkalecat në tavë, receta unike për ju

Karkaleca ne tave me salce domateje dhe erza jo vetem do tiu mbushin stomakun me nje shije fantastike, por edhe shtepine me nje arome te kendshme.

Perberesit: 5 karkaleca deti, vaj ulliri, kripë dhe piper, 2 thelpinj hudhre, 1 gotë ujë, salce domatesh
tre gjethe majdanozi.

Në një tigan me pak vaj ulliri vendosni të skuqni karkalecat. Rregullojini me pak kripë dhe piper. Pasi të jenë skuqur mirë shtoni një gotë ujë dhe dy lugë salcë domate. Shtoni majdanozin dhe trazojeni mirë.

Pastaj kalojeni masën në një tavë të rrumbullakët dhe futeni në furrë për 20 minuta. Pasi të jetë gati shërbejeni dhe shijojeni. Shija e karkalecave do të jetë një mrekulli!

Categories
Receta

Receta e ditës – Taliatele me karkaleca dhe pana

300 gr makarona taliatele, 400-500 gr karkaleca të qëruar, lëngu i 1/2 limoni organik dhe lëkura e grirë në rende, majdanoz i grirë, 2-3 lugë gjalpë, 2 thelpinj hudhër, 2-3 lugë pana, borzilok, kripë, piper.

Në një tigan, skuqim karkalecat me 1 lugë gjalpë. I heqim dhe i lëmë mënjanë. Shtojmë në tigan gjalpin që na ka mbetur bashkë me hudhrën pluhur. I përziejmë për 1 minutë me lugë druri dhe në nxehtësi të ulët, derisa gjalpi të marrë aromën e hudhrës.

Shtojmë më pas panën, borzilokun, majdanozin, lëngun dhe lëkurën e limonit. Shtojmë karkalecat që kishim lënë mënjanë dhe e lëmë në zjarr për 2 minuta. Vëmë taliatelet të ziejnë sipas minutave që shkruhen në paketimin e tyre.

I kullojmë dhe i hedhim në tiganin ku kemi karkalecat. I shërbejmë menjëherë.

Categories
Receta

Receta unike dhe e thjeshtë: Karkelca të mbështjellë me pançetë

Këto karkaleca të mbështjellë me pançetë janë të kripura krokante nga jashte dhe te buta nga brenda. Koha totale për gatimin e tyre është 16 minuta, ndërsa kjo pjata futet te pjesa e gatimeve të thjeshta.

Perberesit: 3 feta bacon, 3 karkaleca deti, 1 domate, pak vaj ulliri, oriz Carnaroli, kripë, piper. Këto përbërës mjaftojnë për përgatitjen e një racioni të kësaj pjate të thjeshtë e të shijshme.

Përgatitja: Në fillim mbështillini karkalecat me proshute. Vendosini në një tavë të vogël dhe vendosini në furrë për 20 minuta në një temperaturë prej 180 gradë.

Pastaj, në një enë, bashkoni orizin e zier, domatet, pak vaj ulliri, pak kripë dhe piper. Trazojini mirë. Vendosni masën që sapo keni përgatitur në një enë të vogël të ndarë në tre pjesë dhe vendosni karkalecat. Të bëftë mirë!