Categories
Receta

Receta: Supë me kungull, qiqrra, karrotë e selino, një “bum” shijesh e vlerash

Perberesit: 500 gr tul kungulli, 250 gr qiqra te ziera, 1 presh pjesa e bardhë, 1 dege selino, 1 karrote, 1 l leng perimesh, 1 dege trumez te fresket,

2 gjethe sherebele, 3 luge vaj ulliri ekstra I virgjër, disa degë majdanoz, piper te zi, per shoqerim: buke e thekur.  Pasi kemi kaverdisur tulin e bardhe të preshit, së bashku me karroten dhe selinon te grirë në kubikë me 3 luge vaj ulliri ne zjarr te ulet.

I gatuajmë derisa te zbuten, shtojme kungullin e prere ne kubikē, sherebelen, trumezen dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per disa minuta te tjera duke i perziere shpesh.

Shtojme lengun e perimeve dhe e gatuajme supen ne zjarr te avashem per rreth 20 minuta. Shtojme se fundi edhe qiqrat e kulluara nga uji i konservimit dhe te shplara mire dhe vazhdojme gatimin edhe per 10 minuta te tjera.

Elemenojme gjethet e sherebeles dhe degen e trumezes dhe e shperndajme supen neper tasat ku do ta sherbejme. E sperkasim ne siperfaqe me pak piper te zi te sapobluar, e zbukurojme me gjethet e majdanozit dhe e konsumojme me buke te thekur.