Categories
Receta

Supë krem me kastraveca dhe kos – Provoje për ditët e nxehta të verës

Përbërësit: 480 gr kastravec, 800 ml lëng perimesh, 60 gr qepë, 100 ml kos, 50 gr vaj ulliri, 1 kokërr lëkurë limoni, 3 gr kopër, 3 gr kripë, 1 gr piper.

Për përgatitjen e kësaj recete, si fillim grini imët qepën. Më pas prijini kastravecët në copa të vogla dhe lërini mënjanë. Grini imët edhe koperin dhe lëreni edhe atë mënjanë. Tani filloni me përgatitjen e kremit. Hidhni në një tenxhere vaj ulliri dhe shtoni qepët e grira.

Trazojini mirë deri në momentin që të skuqen mirë dhe më pas shtoni një garuzhde ujë. Shtoni kastravecët e prerë në copa të vogla dhe lëreni të gatuhen për disa minuta, duke i trazuar gjatë gjithë kohës me një spatul. Më pas shtojini lëngun e nxehtë të perimeve, koperin e grirë dhe mbulojeni tenxheren me një kapak. Lërini përbërësit të ziejnë në zjarr mesatar për rreth 20-25 minuta. Më pas fikni zjarrin dhe transferoni të gjithë masën e përgatitur në një mikser.

Frulojini këta përbërës deri në momentin që të përftohet një masë kremoze dhe homogjene. Hidheni kremin e krijuar në një tas dhe grijini sipër lëkurën e një limoni, shtojini kripë dhe piper. Shtojini dhe kosin kremoz, trazojini deri sa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar. Kremi me kastraveca dhe kos është gati për t’u shërbyer.