Categories
Shëndeti

Keni kruarje në kokë? Ky është ushqimi që e shëron thuajse plotësisht

Jeni të lodhur nga kruajtja në kokë dhe vazhdimisht kërkoni mbi supet tuaja për plagët e lëna pas nga lëkura e thatë? Provoni këto mënyra të bëra vetë.

Vajrat natyralë të prodhuar nga lëkura në zonën e kokës e mbrojnë atë nga dehidratimi. Lëkura e thatë rezulton nga mungesa e këtyre vajrave ose pamjaftueshmëria e tyre.

Ky është truku i fundit për të luftuar kruajtjen në lëkurën e kokës. Lëng limoni dhe mjaltë: Ky kombinim unik jo vetëm që ndihmon me dhimbjet e fytit kur keni të ftohur, por gjithashtu bën mrekulli për lëkurën e thatë.

Ju e dini se mjalti ka veti antibakteriale dhe limoni është acid dhe ndryshon pH-në e lëkurës në atë mënyrë që parandalon tharjen e lëkurës.

Nëse do e provoni këtë trajtim, ju lutem më tregoni për rezultatet, sepse jam shumë kurioze për këshillat apo pështypjet tuaja specifike.

Mua më gjeni tashmë në dy faqet e mia zyrtare në Facebook dhe Instagram me emrin tim. Faleminderit për ecurinë në Facebook, ku tashmë kam 500 mijë ndjekës.

Categories
Shëndeti

Anila Kalleshi: Ushqimet që nuk duhet të hani para gjumit

Disa ushqime duhen shmangur me cdo kusht gjatë natës, sepse do t’ju prishin gjumin. Mund të mos zgjoheni natën, por do të flini më keq, jua garantoj. Kështu, që të nesërmen do të jemi pak të lodhur, duhet që të hiqni dorë nga këto ushqime:

Çokollata – Jo vetëm që do të konsumoni sheqer, por bashkë me të edhe kafeinë. Çokollata s’përmban shumë kafeinë, por edhe një sasi e vogël e këtij kimikati mund të prishë gjumin.

Yndyra – Qumështi, kosi, avokado, akullorja, arrat, gjalpi dhe djathi janë në listën e shmangies sepse ushqimet e yndyrshme treten ngadalë.

Ushqimi i thartë – Ushqimi i skuqur dhe pikant këshillohet që të mos hahet para gjumit, sepse është “ushqim i thartë”, dhe deri në 10% e meshkujve të rinj vuajnë nga acidi edhe pse nuk e dinë.

Alko.oli – Ndoshta 1 ose 2 gota do t’ju ndihmojë të flini më lehtë, por alkooli prish fazën më të thellë në të cilën pushojmë më mirë.

Këshillë: Nëse jeni të uritur, hani një banane ose kivi, drithëra integrale sepse rrisin sekretimin e serotoninës, vezë të fërguara që gatuhen më shpejt se vezët e ziera

Categories
Shëndeti

Shenjat dhe simptomat e laringitit, ja kur duhet të shkoni te doktori

Laringiti është një inflamacion i kordave vokale (laringut) nga mbipërdorimi, acarimi ose infeksioni. Brenda laringut janë kordat tuaja vokale – dy palosje të mukozës që mbulon muskujt dhe kërc. Normalisht, kordat tuaja vokale hapen dhe mbyllen pa probleme, duke formuar tinguj përmes lëvizjes dhe dridhjeve të tyre.

Por me laringit, kordat tuaja vokale inflamohen ose irritohen. Kjo bën që kordat vokale të fryhen, gjë që shtrembëron tingujt e prodhuar nga ajri që kalon mbi to. Si rezultat, zëri juaj tingëllon i ngjirur. Në disa raste të laringitit, zëri juaj mund të bëhet pothuajse i pazbulueshëm.

Laringiti mund të jetë jetëshkurtër (akut) ose afatgjatë (kronik). Shumica e rasteve të laringitit shkaktohen nga një infeksion viral i përkohshëm dhe nuk janë serioz. Ngjirja e zërit e vazhdueshme ndonjëherë mund të sinjalizojë një gjendje mjekësore më serioze.

Simptomat: Në shumicën e rasteve, simptomat e laringitit zgjasin më pak se dy javë dhe shkaktohen nga diçka e vogël, siç është një virus. Më rrallë, simptomat e laringitit shkaktohen nga diçka më serioze ose afatgjatë.

Shenjat dhe simptomat e laringitit mund të përfshijnë: ngjirja e zërit, zëri i dobët ose humbja e zërit, ndjesi gudulisjeje dhe vrazhdësi në fytin tuaj, dhimbje të fytit, tharja e fytit, kollë e thate

Kur duhet të paraqiteni te mjeku: Rastet më akute të laringitit kalojnë me hapa të vetë-kujdesit, të tilla si pushimi i zërit dhe pirja e shumë lëngjeve. Paraqituni te mjeku nëse simptomat e laringitit zgjasin më shumë se dy javë.

Për të parandaluar tharjen ose acarimin e kordave tuaja vokale: Shmangni duhanin dhe qëndroni larg hapësirave ku konsumohet duhan. Kufizoni alkoolin dhe kafeinën. Pini shumë ujë. Lëngjet ndihmojnë në mbajtjen e mukusit në fyt të hollë dhe të lehtë për t’u pastruar. Mbani jashtë dietës ushqimet pikante. Përfshini një shumëllojshmëri ushqimesh të shëndetshme në dietën tuaj.

Categories
Lajme

5 këshillat e Anilës: Humbni peshë duke bërë 5 veprime

Është e sigurt që ushqimi do t’ju shijonte më shumë duke ngrënë para televizorit dhe duke parë diçka argëtuese, por nëse doni të humbisni peshë duhet të siguroheni të jeni të përqendruar vetëm tek ushqimi gjatë kohës që hani.

Ka shumë mënyra për të humbur peshë, por ato më efektivet janë dietat që kanë të bëjnë me kujdesin e përhershëm ndaj ushqimit. Anila Kalleshi ka zgjedhur 5 prej tyre.

Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni është të fokusoheni tek ushqimi që keni para dhe të mos shpërqendroheni gjatë vaktit të ngrënies. Më poshtë keni 5 këshilla efektive që të humbni peshë.

1.Hani fasule – Mbusheni pjatën tuaj me fasule, ato kanë super proteina bimore. Me këtë ushqim është e pamundur të shëndosheni sepse të ngopin shumë shpejt.

2.Sfidoni veten që të hani për 20 minuta – Ngadalësimi në të ngrënë ju ndihmon të merrni kontakt me urinë tuaj dhe të mos hani si të babëzitur. Duke ngrënë avash dhe me kafshata të vogla ju do të keni mundësi ta shijoni më shumë ushqimin.

3.Pyeteni veten nëse po hani vetëm se jeni të stresuar – Nëse jeni, kjo është krejt normale! Por ndoshta duhet të provoni diçka tjetër si yoga ose vetëm duke marrë frymë thellë dhe kjo do t’ju ndihmojë.

4.Nëse po planifikoni të mbani dietë, bëjeni si diçka që e doni vërtet – Sigurohuni që të shijoni çdo kafshim dhe të ndaleni kur nuk jeni më të kënaqur me të. Më së shumti kënaqësia vjen pas kafshimit të parë, kështu që nuk mund të hani gjithçka ju del para.

5.Mos hani ndërkohë që punoni, lexoni ose shikoni televizor – Në asnjë mënyrë mos e bëni diçka të tillë. Ushqimi mund t’ju dalë jashtë kontrollit dhe nuk do ta kuptoni. Në fillim do t’ju duket e çuditshme, por do të mësoheni me kalimin e kohës.

Categories
Lajme

Anila Kalleshi: Këto janë 5 vitaminat që duhet të merrni teksa vitet kalojnë

Omega-3 – Këto acide yndyrore cilësohen si “thelbësore”, sepse trupi nuk mund t’i prodhojë vetë. Ato janë të rëndësishme për sytë, trurin dhe qelizat e spermës. Omega-3 gjithashtu mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të lidhura me moshën, siç janë Alzhaimeri, artriti dhe degjenerimi makular, që mund të shkaktojë verbim. Nëse mjeku juaj nuk rekomandon ndryshe, është më mirë të merrni omega-3 nga ushqimet si peshku yndyror, arrat, vaji i kanellës ose fara e lirit.

Zink – Shumë të moshuar nuk marrin mjaftueshëm nga ky mikronutrient i nënvlerësuar. Ndihmon shqisën e të nuhaturit dhe të shijimit, dhe lufton infeksionet dhe inflamacionin – merr pjesë në të gjitha proceset e rëndësishme në trupat e moshuar.

Zinku gjithashtu mund të mbrojë shikimin tuaj. Molusqet janë burimi më i mirë i këtij minerali, por edhe mishi i viçit, gaforret dhe drithërat e ngurta të mëngjesit.

Selen – Seleni mbron qelizat nga dëmtimet dhe infeksionet, dhe ndihmon tiroiden të punojë në mënyrën e duhur. Ai gjithashtu mund të mbajë muskujt të fortë, dhe mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të lidhura me moshën si demenca, disa lloje të kancerit dhe patologji të tiroides.

Kalium – Kaliumi luan një rol në pothuajse në çdo pjesë brenda trupit tuaj, përfshirë zemrën, veshkat, muskujt dhe nervat. Ai gjithashtu mund të ndihmojë në mbrojtjen nga goditja në tru, presioni i lartë i gjakut dhe osteoporoza. Kajsitë e thata, bananet, spinaqi, qumështi dhe kosi janë burime të mira.

Acidi folik – Kjo formë natyrale e vitaminës B9 është në zarzavatet me gjethe, arra, fasule dhe ushqime të tjera. Gratë shtatzëna marrin një formë laboratorike të bërë me vitaminë B9 për të ndihmuar në parandalimin e defekteve të lindjes. Folati ndihmon në rritjen e qelizave dhe mund të mbrojë nga goditja në tru dhe disa lloje të kancerit.

Fibër – Ju ndoshta e dini që fibra është e mirë, por a e dini se është edhe më e rëndësishme ndërsa moshoheni? Fibra ndihmon për t’u mbrojtur nga goditjet në tru, të keni një jashtqitje të rregullt, ul kolesterolin dhe sheqerin në gjak – sjell përfitime të mëdha në trupat e moshuar.

Categories
Lajme

7 shenjat e apendicitit që nuk duhet t’i neglizhoni

Apendiksi, njohur ndryshe nga të gjithë si apandesiti organi pa të cilin mund të jetojmë, ndodh të inflamohet e të hiqet nga trupi përmes një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Një në 20 persona e heqin apendiksin çdo vit dhe grupmosha më e zakonshme që ka probleme janë 10 deri në 30 vjeç. Megjithatë e rëndësishme është që një person të kuptojë shenjat e hershme të inflamimit në mënyrë që apendiksi mos të krijojë asnjë shqetësim për organizmin.

1.Dhimbje barku. Simptoma më e zakonshme është dhimbja abdominale. Dhimbja mund të fillojë papritur dhe të përqëndrohet në anën e djathtë. Klinika Mayo shton se dhimbja mund të përkeqësohet kur kolliteni, ecni ose lëvizni.

2. Dhimbje në zonën e kërthizës. Klinika Mayo thotë se ndonjëherë dhimbja mund të fillojë në kërthizë dhe pastaj të migrojë në pjesën e poshtme të barkut. 3.Dhimbje shpine. Përveç dhimbjes së barkut, disa njerëz mund të kenë dhimbje shpine ose në zonën e rektumit.

4.Dhimbje gjatë urinimit. Kjo është një simptomë e pazakontë, por disa njerëz kanë dhimbje dhe vështirësi urinimi. 5.Ndjesi të vjelljes, marramendje ethe.

6.Fryrja e barkut është një tjetër shenjë, që apendiksi është inflamuar dhe brenda një kohe të shkurtër do shfaqë probleme. 7.Humbja e oreksit. Një tjetër simptomë e zakonshme.

Categories
Lajme

A është problem kërcitja e gishtave? Mësojeni tani një herë e mirë

Për shumë njerëz një nga gjërat e para që bëjnë sapo zgjohen nga gjumi është kërcitja e kockave dhe tërheqja e trupit. Me siguri dhe ju që po lexoni mund të ju ketë ndodhur në shumë raste.

Pjesa më e predispozuar për tu kërcitur është pjesa e kurrizit apo duart e gishtat. Megjithëse mund t’ju dhurojë kënaqësi dhe çlodhje të momentit e keni pyetur ndonjëherë veten nëse ky zakon është i rekomandueshëm. Në këtë artikull do t’ju tregojmë çdo gjë që duhet të dini në lidhje me kërcitjen e kockave në trup.

A është e nevojshme? – Nëse në këtë temë e gjeni vetën s’jeni të vetmit, pasi të dhënat tregojnë se 45% e njerëzve i kërcasin të paktën një herë në ditë kyçët dhe nyjat e tyre.

Por zhurma e lehtë e kësaj kërcitje bashkë me ndjesinë e çlirimit, mund të shkaktojë një sërë problemesh në trupin tuaj. Duke nisur nga artriti e deri tek dëmtime të tjera të kockave a janë të vërteta të gjithë çfarë thuhen për shëndetin e kockave?

Pra, a është e dëmshme? Përgjigja e shkurtër do të ishte jo, por mjekët sugjerojnë të bëni kujdes. Nëse ju vjen spontanisht të kërcitni një pjesë të trupit në raste të veçanta nuk shkakton asnjë problem. Studime të shumta kanë treguar se në rastet kur kjo ndodh spontanisht është një çlirim që trupit i duhet dhe nuk shkakton efekte anësore. Rreziku fillon kur e teproni me këtë veprim në çdo pjesë të trupit.

Një zakon i rrezi.kshëm? Njerëzit të cilët e bëjnë këtë veprim çdo ditë, disa herë në ditë apo edhe disa herë në javë, janë të ekspozuar ndaj rrezikut. Kjo do të thotë më shumë mundësi për të pësuar fraktura dhe kocka të thyera e të dobëta.

Ende nuk ka një përgjigje të saktë nga mjekët përse ky fenomen ndodh spontanisht në trup, por kur ju e sforconi atëherë krijoni dëmtime të vogla të kockave të cilat më vonë mund të shkaktojnë probleme. Gjithsesi një lidhje e qartë mes artritit dhe kërcitjes së kockave nuk është vërtetuar ende nga mjekët.

Categories
Lajme

Keni ftohtë? Beniada ju tregon një super metodë si të ngroni sumën

Beniada Nishani Jakiç është një nga banoret më simpatike të këtij edicioni Big Brother VIP. E kemi parë në situata nga më të ndryshmet dhe na bën për vete me karakterin e saj.

Mijëra video të Beniadës qarkullojnë në rrjet për mënyrën sesi ajo flet gjuhën shqipe. Video që të bëjnë për të qeshur. Kujtojmë gafën simpatike me emrin e Ylli Limanit – Ydhi Dhimani sipas Beniadës.

Ajo ka një karakter dhe temperament që të bën për vete. Është e pajisur me një modesti, lehtësi dhe autoironi që përveç se e bëjnë të rezultojë simpatike, janë veti që rrallë i gjen nëpër njerëz.

Do ishte bukur sikur Beniada të dilte fituese e këtij edicioni Big Brother VIP Albania por është diçka gati e parealizueshme.

Arsyeja është e thjeshtë, publiku shqiptar është mësuar me dinamika shumë më të forta, emocione më të forta, përplasje dhe pak sharje tek-tuk por Beniada nuk e përmbush dot këtë nevojë të publikut Shqiptar.

Ajo është gjithmonë e përmbajtur, elegante, e brishtë, e edukuar, nuk ofendon e nuk shan dhe për këto arsye zor se publiku do e konsiderojë të denjë për vendin e parë. Kliko VIDEO per te pare videon.

Categories
Shëndeti

Të hënën në Shqipëri nis acari: Si të përshtatim trupin me temperaturat ekstreme

Vendi ynë pritet që të përballet me temperatura të pazakonta për këtë rajon. Të paktën ky është parashikimi i bërë nga sinoptikanët që ka çuar dhe në mbylljen e shkollave për tre ditë, javën që vjen. Por a ka një mënyrë se si mund të ambientohemi në një dimër të ftohtë dhe në një mot të acartë?

Fatkeqësisht, kurrë nuk do të mund ta mposhtim plotësisht të ftohtin, por ka mënyra se si të mos i ndjejmë kaq shumë temperaturat e ulëta. Kjo është dhe arsyeja pse disa njerëz e ndiejnë më shumë të ftohtin se disa të tjerë.

Më poshtë do ju tregoj disa truke të thjeshta që do t’ju ndihmojnë ta përballoni të ftohtin në një kohë më të shkurtër. Ndoshta që të përshtateni do t’ju duhen disa ditë, por mendoni që pas kësaj nuk do e ndjeni aq shumë acarin.

1, Të ftohtin duhet ta perballoni me të ftohtë. Dilni jashtë më shpesh. Ju duhet të kaloni të paktën dy orë në ditë jashtë. Filloni me pak minuta dhe shtoni gradualisht 15 minuta në ditë. Shmangni veshjen e tepërt. Vishni rroba të mjaftueshme për t’ju mbajtur ngrohtë. Provoni një shall dhe më pak shtresa në trupin tuaj. Një shall ju bën që gjaku në qafë të ngrohet dhe receptorët e trurit marrin idenë se është ngrohtë.

Mos e mbani shumë të lartë temperaturën e kondicionerit. Përveçse do të kurseni para, filloni që dalëngadalë të ulni temperaturën brenda në shtëpi, në një nivel që mund ta duroni.

Mund të bëni dush të ftohtë. E di që tingëllon e vështirë, por filloni duke alternuar ujin nga i ngrohtë në të ftohtë. Pini pije të ftohta rregullisht. Shmangni pijet e nxehta si kafeja, çaji apo çokollata e nxehtë nëse nuk jeni ftohur ose s’keni grip.

2 Rritni aktivitetin tuaj – Ushtrimet e përditshme do ta mbajnë metabolizmin tuaj në një nivel të shëndetshëm dhe do të gjenerojnë nxehtësi për trupin tuaj. Bëni shëtitje, vraponi, kërceni por mos rrini në një vend.

3.Hani siç duhet – Marrja e kalorive shtesë nga yndyrnat e mira është një mënyrë e shkëlqyer për të ushqyer trupin tuaj gjatë muajve të dimrit. Mbani një dietë të ekuilibruar mirë. Ju keni nevojë për proteina dhe karbohidrate.

Categories
Lajme

Anila Kalleshi: 7 mrekullitë që i ndodhin trupit, nëse konsumoni mjaltë para gjumit

Shumica prej jush e dinë se mjalti mund të përdoret për të luftuar gripin dhe për t’i dhënë shkëlqim lëkurës sonë, por a e dinit se shkencëtarët e quajnë atë një super-ushqim për shkak të vlerave të pafundme që ka?

Nëse konsumoni vetëm një lugë mjaltë para se të flini, do të befasoheni nga mrekullitë që do të filloni të shihni në trupin tuaj. Më poshtë ju rendis disa prej tyre:

Mjalti ju ndihmon për një gjumë të mirë, pa mankthe. Ka vërtet efikasitet të lartë në këtë aspekt, duke marrë parasysh faktin se shumë prej jush janë në punë dhe kanë plot stres. Shpesh, ju keni edhe pagjumësi, besoj.

Ul presionin e gjakut. Po, sepse ka një ndikim të jashtëzakonshëm për të “cliruar” qarkullimin e gjakut. Sikur të mos mjaftonte kjo, mjalti përmirëson ndjeshëm sistemin tuaj imunitar.

Trupi juaj do të fillojë ta djegë më shpejt dhjamin, pasi keni konsumuar mjaltë. Mund ta bëni këtë kur zgjoheni nga gjumi, por unë do jua rekomandoja edhe para se të flini. Mendoj se e keni më kollaj ta bëni në darkë para gjumi. Keni më shumë kohë të lirë, ndryshe nga mëngjesi.

Gripi për ju do të jetë një ëndërr e keqe, nëse përdorni sistematikisht mjaltë para gjumit. Ndërkohë, për lëkurën tuaj, mjalti do të funksionojë si një krem anti-rrudhë. Do jeni më pak të predispozuar për t’u prekur nga depre sioni, gjithashtu.