Categories
Dieta

Dieta e lëngjeve, humbisni 3-4 kg në javë në mënyrë të thjeshtë

Siç e thotë edhe vetë tituli, kjo dietë ka bazë lëngjet dhe asnjë ushqim tjetër. Këtu futet çdo lëng frutash, kosi, qumështi, të gjithë llojet e supave apo pureve të perimeve e frutave. Dieta e Lëngjeve konsiston në konsumimin e ushqimeve në formën e puresë për një javë, por jo për një periudhë të gjatë kohore, pasi trupi ka nevojë të vazhdueshme për një sërë ushqyesish.

Gjithësesi nëse po kërkoni të pastroni trupin nga toksinat dhe të largoni fryrjen për disa ditë kjo metodë është fantastike. Në këtë artikull  do ju tregojmë të gjithë guidën për të arritur trupin që dëshironi në pak kohë.

Si funksionon kjo dietë? Si fillim shtoni sasinë e lëngjeve në ditën tuaj për ta mësuar trupin me këtë regjim. Zgjidhni të preferuarat tuaja në fruta perime dhe bulmetra duke pasur në mendje që ato të jenë natyrale të sapo gatuara e pa konservantë të shtuar. Pra mundouni t’i përgatisni në shtëpi për të mos u shqetësuar për kaloritë apo yndyrnat e këqija që do të merrni gjatë këtij rrugëtimi.

Sa kilogramë do të humbisni? Nëse do të filloni ditën e striktë të lëngjeve mbani në mendje se kjo dietë është një fillim për personat që janë të paktën 8 kilogramë mbi peshë. Me fillimin e kësaj diete parashikohet të humbisni të paktën 3-4 kilogramët e parë për të vazhduar më pas me dieta të tjera të përshtatëshme për ju.

Duke qenë se ky regjim zgjat vetëm 1 javë nuk është ideal për të humbur mendjeherë peshën e tepërt pasi kjo nuk është as e shëndetshme. Mund ta nisni gjatë fundjavë kur nuk keni shumë aktivitet fizik, nuk shkoni në shkollë apo punë dhe trupi nuk ka nevojë të sforcohet. Kjo dietë detoks përdoret për të larguar ujrat dhe toksinat e këqija nga organizmi.

Çfarë të konsumoni? Megjithëse deri tani përmendësh shpesh frutat e perimet, jo të gjithë prej tyre lejohen. Dieta e lëngjeve ndahet në dy faza të mëdha të cilat do i shpjegojmë në vijim.

3 ditët e para – Dietologët këshillojnë që për të filluar të konsumoni vetëm perime të caktuara nën një regjim strikt. Zgjidhni qepën, preshin, lakrën, lulelakrën, kungulleshkat dhe spinaqin.

Përziejini në mikser për t’i bërë pure dhe konsumojini menjëherë sipas kombinimit që keni menduar. Nuk këshillohet përdorimi i erëzave, vajit të ullirit kripës apo sheqerit.

4 ditët e tjera – Gjatë pjesës tjetër të mbetur të javës këshillohet ta shtoni gradualisht ushqimin me supa, pure, krem frutash e perimesh si dhe supë me lëng perimesh. Mund të përdorni patatet, karotat, bishatajorët e ndërsa për frutat mund t’i konsumoni ato të stinës duke lënë jashtë bananet dhe kajsitë.

Si t’i konsumoni? – Kini parasysh që të konsumoni lëngje gjatë gjithë ditës pa pasur problemin e kalorive. E rëndësishme në këtë dietë është që ju të konsumoni vetëm lëngje e të merrni energji. Një ditë e juaja mund të nisë me kafe ose lëng më pas të vazhdoni duke konsumuar një lëng gfrutash të freskët.

Në drekë konsumoni supë me perime ose kremoze sipas dëshirës, pasdite konsumoni kos me fruta dhe në darkë sërish supë. Siç e përmendëm edhe mëparë, kjo dietë nuk duhet të zgjasë më shumë se 1 javë pasi mund të bëhet e dëmshme për organizmin.

Categories
Këshilla

12 rregulla që ju bëjnë të humbisni 3 kg në javë! Keni guxim?

Nëse jeni në kërkim të një diete për të arritur peshën tuaj ideale, kjo nuk do të thotë patjetër se duhet të vuani nga uria. Mjafton të keni vullnet e të ndiqni disa nga rregullat kryesore që dietologët rekomandojnë.

Ja cilat janë këshillat për të humbur deri në 3 kilogramë në javë në mënyrë të shëndetshme: Pini sa më shumë ujë gjatë ditës – Uji nuk ka kalori dhe është një hidratues i përkryer dhe ju nevojiten të paktën 8 gota ujë natyral në ditë. Mos e zëvendësoni atë me lëngjet e frutave, pasi pavarësisht se lëngjet janë shumë të shëndetshme, mos harroni se përmbajnë kalori dhe nëse e teproni me to, mund ta teproni me karbohidratet pa e vënë fare re.

Largoni plotësisht nga menuja bukën e bardhë, orizin dhe pastën – Ju do të keni mundësi të arrini peshën ideale vetëm nëse dini të distancoheni nga “mëkati i bardhë” siç janë: buka e bardhë, sanduiçet, orizi i bardhë dhe pasta po me miell të bardhë.

Dhe nëse doni të humbisni në peshë, mos e zëvendësoni miellin e bardhë me atë integral, por me perime të shëndetshme. Për shembull nëse më parë do të konsumonit një sanduiç me pulë dhe majonezë, tashmë mund të konsumoni një sallatë jeshile me fileto pule, pomodorini, kastravec, misër etj, pra një pjatë me shumë vlera ushqyese dhe që ju ban në formë.

Largoni plotësisht nga menuja pijet e gazuara dhe lëngjet e konservuara = Pijet e gazuara dhe lëngjet e konservuara të frutave nuk duhet të kenë aspak vend nëse keni vendosur të arrini linjat tuaja perfekte trupore, pasi përveç se ato janë të dëmshme për shëndetin për shkak të përmbajtjes së tyre, ato kanë edhe një sasi shumë të lartë sheqeri industrial si dhe kanë shumë kalori.

Sakrifikoni të paktën një ushqim nga zakoni juaj ditor – Nëse jeni mësuar të konsumoni patatina gjatë orarit të punës apo një ëmbëlsirë pas darkës, mundohuni të hiqni fillimisht dorë nga njëra prej tyre. Pas disa kohësh ju do të harroni fare se më parë e konsumonit atë çdo ditë.

Konsumoni peshk salmon në një vakt gjatë ditës = Salmoni është i pasur me shumë vlera ushqyese dhe me shumë acide yndyrore Omega 3 dhe ka një ndikim shumë pozitiv në shëndetin dhe në lëkurën dhe pamjen tuaj. Prandaj mundohuni që njërin nga vaktet në ditë ta keni peshk salmon.

Bëni kardio të paktën 30 minuta në ditë – Për të rënë deri në 3 kilogramë në peshë gjatë një jave, nuk mjafton vetëm dieta, por edhe ushtrimet fizike. Mundohuni patjetër të bëni kardio në palestër ose ecje në natyrë të paktën 30 minuta në ditë.

Pini një kafe një orë para palestrës – Sipas studimeve nëse ju pini një kafe një orë përpara palestrës, do të ndiheni shumë më tepër energjikë dhe do të përballoni shumë më lehtë aktivitetin në palestër, duke ndihmuar kështu veten në djegjen e kalorive.

Flini gjysmë ore më shumë çdo ditë – Një gjumë i mirë ka një ndikim kryesor në metabolizmin dhe mirëqënien tuaj të përgjithshme shëndetësore. Prandaj nëse doni të bini në peshë, mundohuni të shkoni në shtrat gjysmë ore më parë, deri sa të arrini kohën ideale të gjumit, që është 7-8 orë në ditë.

Qëndroni drejt – Mund tju duket e pa vend, por qëndrimi me trupin drejt është shumë i rëndësishëm jo vetëm në aspektin estetik, por ai shmang edhe deformimet e shumta apo akumulimin e shëndetit dhe dhjamit në zona të caktuara.

Bëni 36 ulje ngritje në ditë – Edhe pa patur nevojë të shkoni në palestër, mundohuni të bëni 3 seanca me nga 12 ulje ngritje çdo ditë, për të forcuar në këtë mënyrë njëkohësisht muskujt e barkut, të këmbëve dhe të vitheve.

Çlirohuni nga fryrja e barkut – Nëse vuani nga fryrja e barkut apo keni problem me gazrat, drejtohuni në farmaci apo në dyqanet me bimë medicinale, pasi nëse sistemi juaj tretës ka probleme ju nuk do të ndiheni aspak mirë me veten dhe do të ndiheni shumë të lodhur e të pa motivuar për të kaluar një ditë sa më aktive dhe me energji.

Drejtojeni ju seksin – A e dini se në një pozicion aktiv gjatë seksit, kur jeni ju partneri që drejtoni dhe bëni lëvizjet kryesore, harxhoni rreth 150 kcal në 30 minuta? Prandaj edhe seksi i mirë është një faktor shtesë për të rënë në peshë. Përveç kësaj, gjatë seksit çlirohet endorfina, hormoni i lumturisë, i cili veç të tjerash ndikon edhe në largimin e toksinave nga organizmi.

Categories
Lajme

Dieta gjermane, humb 9 kg në vetëm 2 javë

Parimi i dietës është të hani ushqimin me të cilin do të humbni më shumë kalori se sa do të merrni. Gjatë tri ditëve të para humbet më së shumti kilogramë, sepse ato tri ditë janë më të rreptat, ndërkaq gjatë tërë regjimit dy javor duhet të merrni nga 1.000 deri në 1.200 kalori në ditë.

Kjo dietë është përgatitur nga Instituti Gjerman i Ushqimit. Në këtë dietë është marrë parasysh parimi i moscënimit të marrjes së vlerave ushqyese në sasinë e duhur si dhe ulja në peshë në mënyrë të konsiderueshme-rekomandohet kryesisht për personat me obezitet të mesëm dhe të lartë.

Karakteristika e saj është se ndikon në përmirësimin e metabolizmit të trupit, duke mundësuar që pesha e humbur të mos rekuperohet me lehtësi (në rast të abuzimit me ushqime kalorike). Specifike e saj është gjithashtu edhe ndjekja në mënyrë rigoroze, pa shtuar apo hequr asgjë nga mënuja.

Dita e Parë – Mëngjesi: Vetëm kafe pa sheqer ose qumësht. Dreka: Dy vezë të ziera dhe një racion spinaq i zier pa kripë. Darka: 200 gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile dhe fruta të çafrëdoshme.

Dita e Dytë – Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur. Dreka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime dhe fruta të ndryshme. Darka: 100 gr fileto pule (mish i bardhë pule).

Dita e Tretë – Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur. Dreka: Dy vezë të ziera të shoqëruara nga një sallatë me domate. Darka: 100 gr fileto pule dhe sallatë mikse me perime (ose vetëm sallatë jeshile).

Dita e Katërt – Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur. Dreka: Një vezë e zier e shoqëruar me djath të bardhë dhe karota. Darka: Kos dhe fruta të stinës.

Dita e Pestë – Mëngjesi: Një sallatë me karrota dhe limon si dhe kafe pa sheqer ose qumësht. Dreka: 250 gr peshk i gatuar në avull e shoqëruar me domate. Darka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime.

Dita e Gjashtë – Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur. Dreka: Gjysëm pule e pjekur në zgarë. Darka: Dy vezë të ziera të shoqëruara me karrota.

Dita e Shtatë – Mëngjesi: Çaj me limon pa sheqer ose qumësht. Dreka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime dhe fruta të ndryshme. Darka: Zgjidhni sipas dëshirës një menu të darkës të gjashtë ditëve më parë.

Dieta e shtatë ditëve përsëritet edhe për shtatë ditët e tjera të mbetura. Pasi dieta është ndjekur në mënyrë rigoroze, rekomandohet që në mbarim të saj të konsumohen ushqime pa kufizime në llojshmëri, por të pasura kryesisht me perime dhe fruta të stinës.

 

Categories
Këshilla

Si të mos fitoni më kg e humbura më parë, 3 “sekrete” për ju

Nëse keni arritur peshën e dëshiruar dhe nuk doni të fitoni kilogramët e humbur, duhet të ndiqni disa rregulla të domosdoshme. Është koha për të rregulluar pak rutinën e përditshme në mënyrë që ta mbani peshën tuaj në nivelet e dëshiruara.

Filloni me dietën – Keni filluar një mënyrë jetese të shëndetshme, tani sfida është të mbani zakonet pozitive të të ngrënit për të mos fituar peshën e humbur. Studimet kanë treguar se për të mos fituar kilogramët e humbur, njerëzit vazhduan të ndiqnin një dietë me më pak kalori krahasuar me dietën para humbjes së peshës.

Hani mëngjes çdo ditë – Ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mund t’ju ​​ndihmojë të shmangni urinë e tepërt dhe më pas të hani më shumë gjatë gjithë ditës.

Qëndro në lëvizje – Mos harroni aktivitetin tuaj të përditshëm fizik. Mund të bëni 20-30 minuta ushtrim fizik tri herë në ditë. Për shembull, një shëtitje e shpejtë në mëngjes, mesditë dhe mbrëmje.